Giulio22's Documents


  • Greece, the land where myth replace reality, Myths about ΑΠΕΙΡΟΣ, ΖΕΥΣ1Ο, ©ΑRBËRIAONLINE.com

    http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=38&t=172 What is myth and what does it serve? Myth is a narrative based usually on a false story which can not be used as a replacement of history, but sometimes myth might be considered a distorted account of a real historical event. The myth does not differ much from a folktale and usually the boundary between them is very thin. Myth must not be used to reconstruct, however in the ancient society of the so called ""Ancient Greeks"" myth was usually regarded as a true account for a remote past. Surprisingly this tradition’ is descended to the Modern Greeks as well. They never loose the chance to use the myths and the mythology of a remote past and to pose them as their real ethnic history. This job is being done combining the ancient myths with the ones already created in the modern era. Now let’s take a look at two Greek myths, respectively one ancient and one modern, while our job is to prove that even these myths are respectively hijacked or created to join realities not related to each other, but unfortunately propagandized belonging to a real history, the history of the Greek race. Thus before we analyze and expose some of their myths which are uncountable, we are inclined to say that whatever is considered Greek History is completely based on mythical stories, whose reliability and truthiness is deeply compromised for the mere fact that is based on myths not only by the Modern Greeks and especially philhellenes, but even by the ancient authors. http://www.arberiaonline.com

    Category:HistoryReads:429Uploaded:11 / 24 / 2011Add to collection
  • Antologji e Poezisë Arvanitase, Αρβανίτικη γλώσσα, Kamberi-Llalla, 2008

    «Since that I notice that the final goal of the greek administrative organizations is the total disappearence throughout time of the αρβανίτικα dialect, which I can say with intense affliction, happens not simply by the full carelessness, but also from the disregard of the albanian establishment, I should want, in a last attempt, to appeal you to show, at least, some interest not only for the unknown works of the Αρβανίτες, but also to include in the full comprehensive vocabulary of albanian language the arbërisht words of this dialect too, because I feel ashamed that words, that we also find in the written leftovers of Anastas Kullurioti, words that he paid with his own life for the battle of studying this language, have been cleared away by the Academy of Sciences of Albania. I don’t know if it is too much to demand for the rise of the section of 'Αρβανίτοlogy' or something similar, but, without shyness, as an Αρβανίτης and even as a Τσαμ of the diaspora, I request you to include in the diplomatic and didactical works of your university topics of writers that in the past have written in the αρβανίτικα dialect too.» (Νικου Στυλου, Germany) [Tek kjo shqipe e diasporës, "arvanitika" (arbërishtja) e arvanitasit (arbëreshëve të Greqisë), mes shumë barbarizmave greke dhe turke gjinden thesare të vërtetë, format (glosat) më të vjetra të shqipes, të cilat duhet të rigjejnë vendin e merituar në gjuhën e kultivuar shqipe dhe fjalorët gjithëpërfshirës.] Përpjekje të tjëra mbi arvanitika: “Nje fjalor i gjuhes shqipe, ne kuptimin e mirefillte, domethene pasqyrimit te gjuhes shqipe qe flasin arvanitasit mungon edhe sot e kesaj dite. Ne shekullin XIX, nje shkencetar, Panajot Kupitori kishte hartuar nje fjalor te gjuhes shqipe, veper qe per me shume se nje shekull mbeti si doreshkrim ne bodrumet e Akademise se Shkencave te Athines dhe, per shkaqe te panjohura, ende nuk eshte botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidres. Ne vitin 1860 Kupitori botoi ‘Abetare te gjuhes shqipe” dhe me vone fjalorin greqisht-shqip. Ne vitin 1926 fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Nderrmjarja Historike dhe Etnologjike te Greqis. Me tej fati i fjalorit te Panajot Kupitorit nuk dihet. Nje tjeter fjalor i te folmes se gjuhes shqipe te Atikise qe ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do te mbetet i panjohur dhe i pakapshem. Pas vdekjes se Nerukos, vejusha e tij ia dha doreshkrimin gjuhetarit gjermar Gustav Meyer dhe ai e botoi ne vepren e vet “Albanesich Studien V”[..], pjesen nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht. Arvanitasi nga ishulli i Salamines, Anastas Kullurioti (1822-1887), ne vitet 1879-1880 themeloi gazeten “Η Φωνή του Αλβανία”. Veprimtaria e ketij arvanitasi te shquar u nderpre mbasi qeveria greke e arrestoi dhe e burgosi ne Athine. Ne vitin 1887 Anastas Kullurioti vdiq i helmuar ne burgun e Athines. Studiuesi arvanitas Aristidh Kola kish hartuar edhe një vepër me titull “Fjalori krahasues i gjuhes arvanitase, mbi bazen e idiomes se Atiko-Beotise”. -- Zbulimi i ketij dokumenti historik [bëhet fjalë për tekstin "Nde epara vasillopuva jone Aleksandra"], ka nje rendesi te madhe meqenese eshte nje nga deshmite e pakta te shkrimeve ne gjuhen shqipe me shkronja greke ne shekullin XIX qe ka shpetuar deri me sot, pasi kerkuesit e shkrimit te gjuhes shqipe, sic e kemi thene ne pergjithesi, jane marre kryesisht me mbledhjen e kengeve dhe te perrallave gojore te folklorit arvanitas[..]”.

    Category:LiteratureReads:1,219Uploaded:03 / 21 / 2011Add to collection
  • Fjalori Italisht-Arbërisht i Pallagorio-s, Ferraro, Enrico, 2002

    Dopo un lungo sonno questi miei appunti si materializzano e vedono la luce per attestare un mio atto d’amore verso la mia terra e in particolare verso il mio paese di nascita: Puheriu, Palagorio. Io spero abbia saputo “ricordare” e, dai miei cortesi e disinteressati testimoni in altra sede citati, “appuntare” bene “la parlata” del mio paese. Non pretendo di essere stato esaustivo; ho cercato di fare del mio meglio per documentare la mia lingua materna in fase “defungente”, per citare un termine del sempre compianto prof. Gangale. Grazie della vostra comprensione e cortese accoglienza. Crotone, 1977, Parma 2002. Enrico Ferraro.

    Category:Books - Non-fictionReads:652Uploaded:02 / 24 / 2011Add to collection
  • Vangjeli i Shën Matesë, Giordano, Emanuele, 2000

    [Tek shqipja e diasporës, sidomos ajo e Arbëreshëve të Italisë, mes shumë barbarizmave latine dhe greke gjinden thesare të vërtetë, format (glosat) më të vjetra të shqipes, të cilat duhet të rigjejnë vendin e merituar në gjuhën e kultivuar shqipe dhe fjalorët gjithëpërfshirës.] Vangjeli i Shën Matesë, i prierrë në gjuhën arbëreshë nga zoti Emanuil Jordani, e prof. Gustin Jordani, 2000. "Me ‘Vangjelin e Shën Matesë’ zura e përdora një ‘arbërishte standarde’. Sepse Vangjeli është një tekst i thjeshtë e arbërishtja sosën, ka gjithë fjalët çë duhen. Kështu, tek viti 2000, Vangjeli i Shën Matesë u botua nga Eparkia e Ungrës e u shprish gjithaparu. Edhe njetër frasnjot kish pjerrë arbërisht Vangjelin e Shën Matesë. Këtij frasnjoti ja thojin Viçenx Dorsa (1823-1885), prift e shkrimtar, filolog dhe etnolog. Po gjuha çë ai përdori është e folmja arbëreshe e Frasnitës. Arbërishtja ime, përkundra, është një arbërishte ‘standarde’: domethënë nëng qëndrova vet tek e folmja ime frasnjote, po mora gjë edhe ka të tjera të folme arbëreshe. - Me ‘Vangjelin’ vazhdova të ecja në avlaqin e ‘arbërishtes standarde’: përdora ndryshe forma arbëreshe, disha të buthtoja bëgatinë e arbërishtes. Arbëreshëvet (e jo vet) ç’e djovastin i pëlqei shumë. Sepse e kuptuan fjalë për fjalë. - Këto vepra të sprasme arbëreshe kanë, për Eparkinë, një rëndësi të madhe e u ja dhuronj me gjithë zëmer Eparkisë së Ungrës, sepse i lipsen shumë. U kërkova t’i prirja, sa më munda, te një arbërishte standarde sa më e kuptueshme; ku s’munda, përdora fjalë shqipe." (E.Giordano)

    Category:Books - Non-fictionReads:2,020Uploaded:02 / 02 / 2011Add to collection
  • Το Ελληνο-Αλβανικόν Λεξικόν του Μάρκου Μπότσαρη, Γιοχάλας, Τίτος

    "Το Ελληνο-Αλβανικόν Λεξικόν του Μάρκου Μπότσαρη", Τίτος Π. Γιοχάλας. Φιλολογική έκδοσις εκ του αυτογράφου, εν Αθήναις 1980. - [Source: ellines-albanoi.blogspot.com]. Kur gjendej i internuar në Korfuz, Marko Boçari mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh i greqishtes dhe shqipes së thjesht” (Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ), 1809, që e shkroi Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza. Përfundimi i këtij fjalori ishte i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suliotët arvanitas greqisht dhe të merren vesh me grekët. Si do që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër gjuhësore dhe kulturore, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mund të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip. Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas dorëzimit të armëve arvanitasit duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë. Fjalori ka rëndësi të veçantë se shpreh elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekët. Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dygjuhësh, me qëllim që arvanitasit, pra shqiptarët, në një farë mënyre u detyruan që të mësonin greqisht, që po fitonte terren si gjuhë e tregtisë në Ballkan. Gjuha arvanitase ngeli një gjuhë kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj, duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin Ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano-turk. Dhe heroi Marko Boçari, me një vullnet dhe guxim, në moshën 19-vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull origjinal “Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ”. Fjalori dygjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në Muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili. Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë, Pukëvili, duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në Muzeun Kombëtar të Parisit.

    Category:ResearchReads:1,512Uploaded:01 / 29 / 2011Add to collection
  • Kangët I-III, Lahuta, Gjergj Fishta

    - "Po të kishin lexuar Fishtën shqiptarët për ato 50 vjet, do ishin më shqiptar, dhe më e rëndësishmja: më njerëz." Disa refleksione dhe mbi standardin '72-shit.. "I ndërtuar mbi një filozofi përjashtuese, standardi i ri e gjymtoi keq gjuhën shqipe. Brenda dy-tre dhjetëvjeçarësh vepra e Fishtës, e njohur dhe e shijuar më përpara edhe në jug të vendit, e deri krijimtaria e stilistëve të përkryer si N. Mjeda e E. Koliqi, u bënë thuajse të pakuptueshme për brezat që po edukoheshin me standardin. Provo me e përkthye veprën e Fishtës në anglisht: bëhet, Robert Elsie ia doli. Ndërsa provo me e “përkthye” veprën e Fishtës në shqipen standard: e pamundshme! Ndodh kështu sepse pasuritë e gjuhës së Fishtës nuk i ka standardi. Pra standardi që kemi në përdorim është një shqipe e varfëruar. E njëjta gjë vlen edhe për vepra ose autorë të tjerë madhorë. Provo me e “përkthye” në shqipen standard Ciklin e Kreshnikëve, Kanunin e mbledhur prej Gjeçovit, Prozën popullore nga Drenica të A. Çettës: e pamundshme. Sepse mjetet gjuhësore të këtyre veprave nuk i ka standardi. Kjo do të thotë edhe një herë se standardi, për t’u shprehur butë, është një shqipe e qethur si ushtar!" "Dëshiroj me e shpalosë qartë se nuk shtrohet problemi gegërishtja a toskërishtja. Shqetësimi kryesor nuk është pse e pësoi gegërishtja. Shqetësimi kryesor është se duke u kryqëzuar gegërishtja e pësoi gjuha shqipe e qytetërimi shqiptar. Duke therur njërin ka në mes të lavrës krimi bie mbi kaun e therur, por në një vështrim të gjërë dëmi afatgjatë bie mbi lavërtarin dhe arën e shterpuar. Këto pasuri të nëpërkëmbura i përkasin fjalësit, strukturës gramatikore dhe fonetikës. Aq i madh është gjymtimi, saqë shkrimtarë të mëdhenj që kishin shkruar e botuar vetëm 20-30 vjet më parë, si Fishta, Mjeda etj., për gjuhën e standardizuar u bënë të largët e të pakuptueshëm gati si arbëreshët e Italisë. Pa folë për kryevepra si Visaret e Kombit, Eposi i Kreshnikëve etj., të cilat, bashkë me autorët e mësipërm, për t'i bërë të kuptueshme për brezat e rinj duhet me i "përkthye" prej shqipes në shqip. Eshtë e kotëorvatja me e fshhë këtë të vërtetë me praktikën e strucit." "Gjuha e Fishtës është tepër-tepër e pasur. Eshtë lumë që derdhet me shungullimë duke mbledhur burimet e ujvarat e krejt trevave kah kalon. Gjithsesi kulmi i këtij lumi, domethënë rryma kryesore, mbetet shkodranishtja." "Kush i llogarit më si shqiptarë disa banorë nëpër do treva kufitare, që pavarësisht prej prejardhjes, flasin gjuhën e vendit ku bëjnë pjesë? Kurrkush nuk do ta bënte ADN-në e gjakut me dëshmue se qenkeshim ilirë, pra të tjerë. Gjuha shqipe për ne është shumëçka, për të mos thënë gjithçka: është përkatësi kombëtare, është vetvetësi. Pa gjuhë shqipe nuk ka Shqipni, thotë Fishta. Pa gjuhë shqipe nuk ka shqiptarë."

    Category:ResearchReads:722Uploaded:01 / 27 / 2011Add to collection
  • Canto I, Divina Commedia, ndë Arbërisht, Gerbino, Gaetano

    Dante Alighieri, ‘Komedia Hyjnore’ - ndë të folmën e Horës së Arbëreshve - kënga e parë. Gaetano Gerbino.

    Category:ResearchReads:539Uploaded:08 / 16 / 2010Add to collection
  • Zanafilla e Greqisë moderne është Shqiptare, Mehmeti, Salih

    Obsesioni i sëmurë i Greqisë për të përvetësuar jo vetëm të tashmen por edhe të kaluarën e moçme është qesëndisur nga gazeta si New York Times e cila i referohej pozicionit të Greqisë si ‘histeri mbi historinë’. Kurse një diplomat i panjohur perëndimor i cituar në New York Times e përshkruante pozicionin e Greqisë si “tërësisht iracional”. Klithjet histerike të togës së marincave grek që përçarteshin se “grek lindesh, grek nuk bëhesh” jo që janë qesharake por edhe janë tregues se ideologjia e sotme greke s’e ka haberin e domethënësisë së termit “grek” në lashtësi dhe sot, që për hir të së vërtetës nuk duhen ngatërruar në asnjë mënyrë.

    Category:HistoryReads:1,211Uploaded:08 / 13 / 2010Add to collection
  • Fjalori Arbërisht-Italisht i Horës së Arbëreshëvet, Gerbino, Gaetano, 2010

    Jo vetëm gegërishtja, por edhe shqipja e diasporës, sidomos ajo e Arbëreshëve të Italisë, tek e cila mes shumë barbarizmave latine dhe greke gjinden thesare të vërtetë, format (glosat) më të vjetra të shqipes, të cilat duhet të rigjejnë vendin e tyre në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe nga ku janë zbuar me dhunë tridhjetë vjet më parë, dhe kështu ato të rizënë vendin e merituar në gjuhën e kultivuar shqipe.

    Category:Books - Non-fictionReads:1,511Uploaded:08 / 11 / 2010Add to collection
  • Triumfi Shqiptar - Bruqi, Flori, 2010

    Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë. Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë". Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga "vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë", është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka "yshtur" po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual. Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun. Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i enciklopedisë së mendimit shqiptar.

    Category:ResearchReads:3,772Uploaded:07 / 07 / 2010Add to collection