Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword
Like this
7Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Dy tingellima për Skenderbeun - Ledi Shamku Shkreli (18 Jan 2009)

Dy tingellima për Skenderbeun - Ledi Shamku Shkreli (18 Jan 2009)

Ratings:

5.0

(1)
|Views: 908 |Likes:
Published by xhibi
Në këtë përvjetor të 451-të të vdekjes së Kastriotit po i sjellim lexuesit tonë dy tingllima, a sonete, që i kushtohen pikërisht atij, shkruar nga Luigi Groto dhe Gabriele Faerno.
Në këtë përvjetor të 451-të të vdekjes së Kastriotit po i sjellim lexuesit tonë dy tingllima, a sonete, që i kushtohen pikërisht atij, shkruar nga Luigi Groto dhe Gabriele Faerno.

More info:

Published by: xhibi on Jan 20, 2009
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF or read online from Scribd
See more
See less

05/24/2012

pdf

 
E diel,
18
 Janar
2009
Dy tingëllima për
SKENDERBEUN
II- ZBULIMI
Tingllima e parë titullohet “Skanderbegut të pamposhtun” dhe ështëshkruar nga Luigi Groto (1541-1585) njohur si i verbti i Adries;
ndërsatingllima e dytë quhet “Mbi vorr të Skanderbegut”, dhe është konceptuar në latinishtnga Gabriele Faerno (1510-1561).
Vargjet
Panjohura
e
Vijnë pë herë të parë në gjuhën shqipe në kujtim të 541-vjetorit të vdekjes
LEDI SHAMKU SHKRELI
K
a një debat të rëndësishëm mbiGjergj Kastriotin këtë periudhë në Shqipëri. Por duket seedhe jashtë saj. Në t’vërtetë kydebat nuk është aspak i ri, kambi pesë shekuj e gjysëm që mbahet i nde-zur. Nëse do rreshtoheshin këtu emrat eatyre që shkruan mbi këtë hero të Europës,nuk di kush do të mbetej jashtë.E në fakt Skënderbeu i vërtetë nuk ësh-të tjetër pos asaj miksture që ka mbeturgjallë në imagjinatën e njerëzve, në shk-rimet e humanistëve të Rilindjes Europi-ane, në legjendat e maleve dhe kullat eMacukullit, në shkrimet kritike bashkëko-hore e në ëndrrat e fëmijëve tanë; është nje-riu që e futi vrullshën popullin shqiptar nëhistorinë e popujve modernë; është ati ynëi përbashkët tokësor.Këtë përkatësi atnore do të ketë ndjerëedhe bujari Lek Pervizi kur është ulë përtë përkthyer shkrimin madhor të DhimitërFrangut
“Veprat e lavdishme të Skënder- beut” (Arbëria 2007), sipas ribotimit të 1584- ës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scander- beg, Prencipe d’Epiro”.
Botesa e librit unxit prej Girolamo Angelo Flavios, pinjolli Engjëlloreve (Êjllorve) të Drishtit dhe siçdeklaronte ai vetë, stërnip i Kastriotit tëMadh. Por nuk do të flas këtu mbi këtë përk-thim të vyer, për të cilin Shqipëria ruanteprej shekujsh një borxh të dyfishtë (ndajHeroit dhe ndaj At Dhimiter Frangut që eshkroi); në këtë përvjetor të 451-të të vde-kjes së Kastriotit dua ti sjell lexuesit tonëdy tingllima, a sonete, që ndodhen në bot-imin shqiptar e që i kushtohen pikërishtatij.Në shenjë falenderimi ndaj përkthimittë Pervizit, por edhe për shkak të dimen-sionit veçanërisht epik të poezive, shqipë-rimet e këtyre tingllimave vendova ti bëjnë koinenë gege (tjetër borxh ky ndaj “gju-hës sonë shqyptare”). Tingllima e parë tit-ullohet
“Skanderbegut të pamposhtun” 
dheështë shkruar nga Luigi Groto (1541-1585)njohur si i verbti i Adries; ndërsa tinglli-ma e dytë quhet
“Mbi vorr të Skanderbe- gut” 
, dhe është konceptuar në latinisht ngaGabriele Faerno (1510-1561).Vargnimet e kësaj natyre hasen rëndomnë poezinë e Rilindjes Italiane dhe ndry-shojnë nga tingllimet (sonetet) klasike. Kjoka qenë edhe një nga sfidat në shqipërimine këtyre dy soneteve, të papërkthyera mëparë ndër ne. Shqipërim i cili përveç aspe-ktit teknik, paraqiste edhe vështirësi tëkarakterit historiko-gjuhësor, pasi një pjesëe fjalëve të italishtes, në mënyrë të veçantënë poezinë e Groto-s, ka ndërruar kuptimë-si në këto katër shekuj e gjysëm. Kështufjalët
novo, invitto, fero, par, opri 
etj. në ital-ishten e sotme, kanë ndryshuar formë (psh.
invitto 
, sot:
invincibile 
), por kanë ndry-shuar edhe hierarkinë e kuptimësisë (psh.
opri 
, sot
apri 
, dikur përdorej në kuptiminzbuloj). E gjithaq vërehen edhe forma ru-dimentale të latinishtes vulgare që asoko-he gëlonin në italishten e Pesëqindës (
ad huom non lice 
).Tingllimi
“Dell’Invittissimo Scander- beg” 
(
“Skanderbegut të pamposhtun” 
) nd- jek në pikëpamje prozodike, por edhe në atëpoetike, modelin e konsoliduar të një tra-dite apologjike, e cila është dhe karakteris-tikë e rimatorit të njohur venedikas LuigiGroto. Tingllima këtu i përmbahet vargëz-imit me dy korpuse: nistori duket si njëstrofë tetëvargëshe, por në fakt është i për-bërë nga dy strofa katërshe të tipit a/b/b/a. Nga ana tjetër, këto strofa lidhen së bash-ku pasi a-ja dhe b-ja e katërshes së dytërimojnë me të njëjtin tingull e kadencë mekatërshen e parë. Ndërsa korpusi i dytëndryshon nga i pari pasi nuk ndahet aqthjeshtë në dy grupime (3+3), pasi këtukemi një thyerje të strukturës së korpusitnistor, duke kaluar në një vargnim të tipita/b/c+a/b/c. Në këtë rast a-të dhe b-të nukrimojnë me ato të korpusit të parë.Groto e përmbyll këtë sonet me një lojëtë hollë e të këndshme fjalësh ndaj emritAngelo-Engjell, me të cilin ka njiherit para-sysh qoftë nxitësin e botesës, Angelo Flavi-on, stërnip i Skanderbegut, qofte edhe en-gjellin si banor të Qiellës e t’amshimit, qëndryshe ka ne, banorët e tokës, ka fuqinët’i rrokë ngjarjet e figurat prej së larti e tëpërshkruajë kësisoj ç’përmasa të përbot-shme ato kanë.Sa i takon tingllimit të dytë, duhet thek-suar që në krye se këtë nuk e kemi sjellë nëshqip nga origjinali, i cili është shkruar nëlatinisht dhe përshfaqe që në motin 1531,por nga përkthimi italisht i Anonimit tëPalermos të një libri mbi historinë e GjergjKastriotit, përshfaqur më 1845 në Siqeli.Dëshprimi për grabitjen e eshtrave tëSkanderbegut dhe humbja e mundësisë përta kthyer mauzoleun e tij në një altar tëfrymëzimit për luftë ndaj turqve, i dha sh-kas autorit më të madh neo-latin të kohës,poetit nga Kremona, Gabriele Faerno t’ikushtojë këtë tingllim fatosit shqiptar. Poe-zia përzgjidhet me kast nga humanisti ishquar italian Paolo Giovio, si një paradig-më e Feniksit që rilind nga vdekja e vet, merasën e ribotimit të veprës
“Jeta e njerzve të shquem” 
, në vjetin 1577.Sikurse shihet,
“Mbi vorr të Skanderbe- gut” 
, nuk përman elemente të italishtes sëvjeter duke dëshmuar një moshë më tëpjekur të gjuhës dhe ndonëse i sjellë në ital-ishten e shek. XIX, tingllimi i përshtatetbukur mirë në strukturë formës së Ril-indjes. Tingllimi në origjinalin latin del tëketë pasur pesë radhë më tepër dhe njëmetrikë të ngjashme, ndonëse me trok tëndryshëm, ndërsa sa i përket kuptimitshmangiet janë thuajse vetëm të natyrësstilistikore.
 Në këtë përvjetor të451-të të vde-kjes së Kastri-otit po i sjellimlexuesit tonë dytingllima, asonete, që ikushtohen pikërisht atij,shkruar nga Luigi Grotodhe GabrieleFaerno
Luigi Groto

Activity (7)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 hundred reads
1 thousand reads
Ledi Shamku added this note
Perkthim madheshtor!
Ledi Shamku liked this
Ledi Shamku liked this
Ledi Shamku liked this
Ledi Shamku liked this

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->