Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
1Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
"Origjina"

"Origjina"

Ratings: (0)|Views: 44|Likes:
Published by Julian Kastrati
Shkolla e Sabatit T1 2013 - Kisha Adventiste ne Shqiperi (ALM Publishing Service)
Shkolla e Sabatit T1 2013 - Kisha Adventiste ne Shqiperi (ALM Publishing Service)

More info:

Published by: Julian Kastrati on Dec 22, 2012
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

12/22/2012

pdf

text

original

 
KISHA ADVENTISTE NE SHQIPERI
STUDIMI BIBLIK I SHKOLLËS SË SABATIT PËR TË RRITUR 
Origjina
nga: L. Jakobi Gibson
+Janar, Shkurt, Mars2013
www.adventist.al
 
Në fillim të Zanafillës
Hapeni Biblën tek libri i parë, kapitulli i parë, rreshti i parë! Vëreni: nuk thuhet asgjë për Krishtin, i cili vdes për mëkatet tona; asgjë për Ardhjen e Dytë; asgjë për ringjalljen e Tij në mish nga varri; asgjë për gjendjen etë vdekurit; asgjë për Ditën e Shfajësimit apo për Sabatin e ditës së shtatë.Fjalët e para të Biblës nuk janë për këto mësime, sepse ato dhe të vërtetat e lidhura me to janë të pakuptimta pa atë, e cila thuhet në fjalët e para të Biblës — dhe ajo është, “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën”.Krijimi është themeli i të vërtetës së Shkrimeve. Të gjitha mësimet e tjera biblike – mishërimi, Kryqi, Ardhjae Dytë dhe çdo mësim tjetër — ngrihen mbi të vërtetën që bota jonë u krijua nga Perëndia.Kjo është arsyeja pse Krijimi përmendet jo vetëm në faqet e para të Biblës, por edhe tek pesë librat e parë tëMoisiut, tek profetët, Psalmet, tek Ungjijtë dhe letrat, tek Veprat dhe tek Zbulesa. Thuajse në të gjitha rastet,konteksti teologjik kërkonte kuptimin fjalë për fjalë të Krijimit.Për shembull, Pali shkroi “por vdekja mbretëroi nga Adami deri tek Moisiu dhe mbi ata, që nuk kishinmëkatuar me të njëjtën shkelje si Adami, që është figura e atij që duhet të vinte” (Rom. 5:14). Pali jo vetëmlidh Adamin e vërtetë me Jezusin e vërtetë, por në kontekstin e Romakëve 5, ai lidh këtë dyshe me planin eshpëtimit – një doktrinë kryesore që duhet ta kuptojmë fjalë për fjalë, sepse ne jemi qenie të mëkata, të cilatdo të përballen me shkatërrimin e përjetshëm apo jetën e përjetshme – në kuptimin e parë!Dhe ja, Vetë Jezusi, duke cituar nga Zanafilla 1 dhe 2: “Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ‘A nuk është elejueshme që burri ta lërë gruan e tij për një shkak çfarëdo”? Dhe tha: “Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atindhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm”. Kështu që nuk  janë më dy, por një mish i vetëm’” (Mat. 19:4–6). Përderisa Jezusi e pranoi dhe e përcolli rrëfimin e Krijimitnë kuptimin e parë, si mund të pretendojnë të bëjnë ndryshe ata, që shpallin të jenë ndjekësit e Tij?Vetë emri ynë, Adventistë të Ditës së Shtatë, jep dëshmi për një krijim prej gjashtë ditësh. Megjithëse disazëra mund të na kërkojnë që të përfshijmë diçka nga evolucioni në teologjinë tonë, Adventizmi i Ditës sëShtatë dhe Darvinizmi janë kundërshtarë që nga fillimi. Logjikisht, askush nuk mund t’i ketë të dyja këtokëndvështrime njëkohësisht.Pra, mësimet e këtij tremujori shqyrtojnë doktrinën e krijimit ashtu si ajo përshkruhet tek Zanafilla 1 dhe 2dhe eksplorojnë implikimet e saj tek disa besime tonat – përfshirë moralin, mëkatin, martesën, kujdestarinë
 
dhe më shumë. Duke u mbështetur në supozimin se kjo histori është e vërtetë, ky tremujor do të tregojë përsërise mesazhi kryesor i Biblës ngrihet mbi të vërtetën historike të historisë së Krijimit.Le të marrim si shembull, ungjillin. Sipas Shkrimeve, njerëzit u krijuan më të mirë sesa jemi sot. Jezusi erdhi për të na shpëtuar nga vdekja e sjellë nga mëkati i Adamit dhe Evës. Por në modelin e evolucionit, Perëndiamishërohet në një majmun të zhvilluar, të krijuar nëpërmjet ciklit vicioz dhe të dhimbshëm të përzgjedhjesnatyrore; e gjitha kjo për të shkatërruar vdekjen, “armikun e fundit” (1 Kor. 15:26). Por, si mund të jetë vdekja“armiku”, duke qenë se ishte një nga mënyrat e zgjedhura të Perëndisë për të krijuar njerëzimin? Perëndiaduhet të ketë harxhuar shumë lloje majmunësh të vdekur (Homo erectus, Homo heidelbergensis dhe Homoneanderthalensis) në mënyrë që të arrinte tek njëri, i cili do të ishte në përputhje me imazhin e Tij (Homosapiens). Nëse evolucioni do të ishte i vërtetë, atëherë Jezusi erdhi për të shpëtuar njerëzimin nga procesi qëPerëndia përdori për ta krijuar atë në fillim. Ne mund shohim se kombinimi i vërtetave biblike me këndvështrimet jo biblike gjeneron absurditetelogjike, që shqetësojnë kërkuesin e sinqertë të së vërtetës. Ndërsa mësojmë gjatë këtij tremujori, ne do tëgjejmë akoma më shumë arsye pse një krijim gjashtë ditor është thelbësor për gjithçka që ne besojmë dhe, të bëjmë kompromis me krijimin nënkupton shkatërrimin e bazave të ungjillit dhe të mësimeve, që na bëjnë ajoqë jemi.
 L. Jakobi Gibson është drejtor i Institutit Kërkimeve Gjeologjike (www.grisda.org) Loma Linda, Kaliforni. Ai ka shkruar shumë artikuj për marrëdhënien midis Krijimit dhe shkencës.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->