Welcome to Scribd. Sign in or start your free trial to enjoy unlimited e-books, audiobooks & documents.Find out more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
0Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Islami Dhe Ambienti

Islami Dhe Ambienti

Ratings: (0)|Views: 4|Likes:
Published by Ardit Kraja

More info:

Published by: Ardit Kraja on Dec 27, 2012
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

12/27/2012

pdf

text

original

 
Islami dhe ambienti
Hamza Massimiliano BoccoliniPërktheu Ardit KrajaTashmë prej kohësh madje edhe në vendet e lindjes së mesme ose më në përgjithësi në tëgjithë botën arabo-islamike flitet për problemin e ndotjes atmosferike. Përparimi idegjenerimit të tokës, progresi industrial i disa vendeve dhe shfrytëzimi intensivë i burimeve natyrale pa asnjë tutelë për ambientin përbën seriozisht një rrezik për ekuilibrinambiental të këtyre rajoneve, por në traditën e këtyre vendeve si ka lindur sensibiliteti për sa i përket ambientit dhe faunës? Mënyra më korrekte për studimin e raportit të islamitme ambientin është ai i analizimit të burimeve të kësaj feje që janë Kur’ani dhe Sunneti,çka do të thotë tradita profetike e Muhammedit. Vetëm përmes këtyre burimeve ne mundtë mësojmë faktet fetare të nevojshme për të kuptuar cilat janë principet që rregullojnë jetën e myslimanit mbi këtë argument.“A e shihni ujin që po e pini? A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?” [Sura Uakia: 68-70]Kështu Zoti përmes Kur’anit i kërkon llogari njerëzve për sjelljet e tyre dhe përdor metaforën e ujit si burim i jetës për të gjithë qeniet e gjalla na ndihmon të reflektojmëmbi sjelljen tonë në lidhje me të, dhe në lidhje me natyrën që na rrethon. Në optikën islame njeriu është përfaqësues i Zotit mbi tokë dhe është krijesa më erëndësishme e universit. Në fakt ne shohim në Kur’an: “"Unë po krijoj (po përcaktoj) nëtokë një zëvendës"![Sura Bekare: 30] Të gjitha gjërat që ndodhen në univers janëvendosur në dispozicion të njeriut: “Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka nëtokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente”. [SuraXhathije: 13] dhe “Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dheaso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje). Hani nga ajo qëAll-llahu ju dhuroi..”[Sura En’am: 142] Kjo megjithatë nuk do të thotë që njeriu mund ta përdor sipas pëlqimit të tij natyrën, e as që mund ta dhunojë dhe ta ndot. Sundimi mbikafshët dhe i gjithë asaj që është mbi tokë dhe në qiej është një dhuratë e Zotit ndajnjeriut, një dhuratë që duhet respektuar dhe ruajtur.“Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhelutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim semëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve. Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbinjë tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithëfrutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit)”.[Sura Araf: 56-57]Fatkeqësitë ekologjike janë për islamin fryt i mosbindjes ndaj ligjeve të Zotit dhe godasintë gjithë njerëzit. Progresi material i ndarë prej frikës ndaj Zotit vë në duart e njerëzve
 
instrumente të rrezikshme shkatërruese për vetë njerëzimin dhe vendbanimin e tij; por siçna e kujton edhe Kur’ani do të jetë vetë njeriu ai që do t’i “shijojë” rrjedhojat pasuese.“Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela,skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj tëkeqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat)”. [Sura Rum: 41]
Agrikultura
Tema e rëndësishme që do të na ndihmojë për të kuptuar lidhjen midis islamit dheambientit është ai i agrikulturës. Kjo në fakt është gjithmonë e vlerësuar dhe promovuar në traditën e Profetit Muhammed, kështu siç e shpjegon një nga më të urtët e historisë sëislamit, Ibën Tejmija në shkrimet e tij rreth ekonomisë. Shumë shpesh islami mbahet sivetëm feja e tregtarëve që nuk ka vëmendjen e duhur për agrikulturën dhe për jetën joshtegtare. Kjo është e dukshme që është fallse sepse mesazhi islam është një mesazhuniversal. E kështu akti i mbledhjes së një peme konsiderohet si një akt me vlerë. Idërguari i Zotit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë përsa i përket kësaj: “Kurrënjë mysliman nuk mbledh një peme nga e cila të mos marrë shpërblimin sikur të ishte njësadaka ( një bamirësi), ajo që ha nga kjo pemë është një sadaka, ajo që vidhet nga kjo pemë është sadaka, ajo që kafshët hanë dhe ajo që zogjtë hanë nga kjo pemë është njësadaka. Pema nuk është për të një humbje por është për të një sadaka”.Mbjellja e një peme dhe të ushqyerit nga frutet e saja të një qenie të gjallë është njëçështje po aq e rëndësishme për një mysliman, sesa rigjallërimi i jetës së natyrës që do tëthotë vlerësim dhe ruajtje ndaj asaj që na ka dhuruar Zoti.I dërguari i Zotit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, thotë gjithashtu: “Kush mbjellë një pemë dhe ka patur durimin për ta kultivuar dhe e ka ndjekur derisa jep frutet e saja do tëketë për çdo person që vjel këto frute një shpërblim (në botën tjetër)”.Ose: “Cilido njeri i cili mbjellë një filiz Zoti do ta shpërblejë në mënyrë të barabartë atijqë ky filiz do të prodhojë”.Islami inkurajon njeriun të kujdeset për tokat e braktisura duke shpjeguar për kultivimindhe rigjallërimin e tyre, sipas thënies së Muhammedit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të:“E drejta origjinale e pronësisë së tokës është e Zotit, e Profetit të Tij e pastaj e juaja.Kushdo që i ringjallë tokat e harruara dhe të braktisura ka të drejtën t’i marrë si pronësi tëtijat”.Umar Ibën Katabi, Halifi i dytë i islamit dhe shok i Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, i ashtu quajtur edhe si Princi i besimtarëve, duke u mbështetur nëkëto thënie të Profetit ka thënë: “Kush e ringjallë tokën e braktisur si rrjedhojë bëhet pronari. Nëse dikush ka kaluar pa e kultivuar tokën për tre vjet, në atë moment që dikushtjetër e kultivon dhe e rigjallëron, ky i fundit bëhet pronari”.
Kafshët në islam
 
Përsa i përket raportit ndërmjet myslimanit e krijesave jo njerëzore që na rrethojnë, mundtë shohim mirë që si në Kur’an ashtu edhe në thëniet e Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ashtu edhe respekti dhe mëshira që ligji islam ka për këto krijesatë Zotit. Duhet të thuhet që vëzhgimi i sjelljes së kafshëve të egra dhe zogjve ka qenë një preokupim i përhershëm i beduinëve të Arabisë, një studioz islam i zoologjisë me emrinXhahiz (m. 868) ka lënë në fakt një traktat për zbutjen e kafshëve. Por ne shohim qëKur’ani thotë këtë: “...nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e tokë,madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tijdhe për madhërimin e Tij. All-llahu e di ç'punojnë ata”. [Sura Nur: 41]E rëndësishme për myslimanin është jetesa në harmoni me natyrën dhe me kafshët që e popullojnë. Sepse ai është i ndërgjegjshëm se të gjitha krijesat do t’i kthehen Zotit.“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë tëndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen”. [Sura En’am:38]
Si duhet t’i trajtojë besimtari kafshët?
Për myslimanin pjesa më e madhe e kafshëve janë krijesa të denja për respekt dhedhembshuri. Ai ka dhembshuri për to sepse Zoti i ka treguar atyre dhuntinë e Tij, e mbankëtë sjelje ndaj tyre.Ai i jep atyre të hanë dhe të pinë kurdo që kanë nevojë. Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, në fakt ka thënë: “Zoti e shpërblen këdo që bën mirë ndajnjë krijese të gjallë”.Përsëri: “Kush nuk ka dhembshuri për të tjerët nuk do të ketë dhembshurinë e Zotit.Bëhuni të mëshirshëm me qeniet e gjalla, Zoti do t’i trajtojë në të njëjtën mënyrë”.Muslimani ka mëshirë për kafshët për shkak të rekomandimit të Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të. Një ditë kur po shihte disa njerëz që qëlloninkundër një zogu të lidhur ai u tha: “Qoftë i mallkuar kushdo që përdor si shënjestër njëqenie të gjallë”.Duke parë një zog që rrotullohej rrotull duke kërkuar të vegjlit e saj që i ishin marrë ngafoleja. Profeti tha: “Kush e ka zemëruar këtë zog dhe ja ka marrë të vegjlit? Rivendosininë fole!”Ka shumë raste të tjera që mund t’i sjellim nga Kur’ani dhe Sunneti (thëniet e Profetit),mjafton të mendojmë që nga 114 kapituj në Kur’an (ose sure) shtatë mbajnë emrin ekafshëve ose mendoni që meditimi i natyrës dhe perfektësisë së saj të madhe dhe bukurisë është e rekomanduar shumë nga Zoti sepse është instrumenti që mund të japkuptimin e madhështisë dhe perfektësisë së Krijuesit të saj. Ne mund të themi që të gjitha

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->