You are on page 1of 15

Totalitarizmi

Ligjerata 9

Totalitarizmi Cili eshte definicioni i demokracise, diktatures dhe totalitarizmit ? Ne demokraci, gjithcka qe nuk eshte e ndaluar eshte e lejuar; Ne diktature, gjithcka qe nuk eshte e lejuar eshte e ndaluar; Ne totalitarizem, gjthcka qe nuk eshte e ndaluar eshte e obliguar ; Sipas Francois Furet, utopite jane ato qe prodhojne sisteme totalitare ne krahasim me pragmatizmin; Totalitarizmi eshte regjim politik ku ka vetem nje parti politike dhe i cili nuk pranon asnje kundershtim te organizuar. Ne kete sistem, shteti ka tendence ta konfiskoje totalitetin e aktiviteteve te shoqerise. Koncepti i totalitarizmit eshte formuluar ne shekullin 20 (ndermjet dy lufterave boterore) dhe nenkupton etimologjikisht : Sistem qe ka tendence kah totaliteti, uniteti ;

Totalitar nenkupton se nuk eshte ne pyetje vetem te kontrollohen aktivitetet e njerezve ashtu sikur e ben diktatura klasike : nje regjim totalitar tenton te nderhyje deri ne sferat intime te mendimit, duke imponuar gjithe qytetareve qe ti perkasin nje ideologjie te obligueshme, jashte se ciles konsiderohen si armiq te komunitetit . Totalitarizmi i shekullit 20 eshte sistem politik shume i ndryshem nga sistemet despotike te se kaluares; Pjetri i Madh i Rusise ose Luigji i 14 i Frances kane qene diktator te fuqishem mirepo, qasja dhe masa e pushtetit te tyre ka qene e kufizuar per shkak te mjeteve te komunikimit dhe te transportit, relativisht te kufizuara te kohes se tyre. Deri ne shekullin 20, komunikimi ka qene shume i ngadalshem dhe shume i veshtire sa qe, ka qene e pamundur per udheheqesit autokratik te kontrollojne te gjithe teritorin e tyre; Ata kane pasur mundesi te kerkojne nenshtrim ndaj pushtetit te tyre por, edhe Luigji i XIV i cili ndoshta ka qene me se afermi diktatorit totalitar, nuk ka provuar te kontrolloje gjthcka ne France. Qytetaret ordinar kane pasur liri personale per ceshtjet e jetes se tyre.

Ne krahasim me sisteme despotike, Shtetet totalitare ne shekullin 20 kane provuar ti transformojne njerzit qe i kane pasur nen kontroll dhe te percaktojne cdo aspekt te jetes dhe aktiviteteve te tyre njerzore. Per kete arsye, Totalitarizmi eshte sistem unik qe eshte zhvilluar pas Luftes se Pare Boterore dhe zhvillimi i tij eshte mundesuar nga teknologjia moderne. Ne esence, eshte model qeverises ku, nje parti ka te gjitha pushtetet: ekonomike, politike, ushtarake dhe juridike. Kjo parti restrukturon shoqerine, percakton vlerat e shoqerise dhe nderhyn ne jeten personale te individeve duke : 1)Kontrolluar preferencat e tyre; 2) Monitoruar dhe kufizuar levizjet e tyre; Kjo ndryshon nga autokracia sepse udheheqesit autokratik zakonisht jane indiferent ndaj kerkesave te subjekteve te tyre. Shteti totalitar insiston ne pjesemarrje massive ne aktivitete te jetes se perditshme dhe ben angazhime me qellim qe te provokoje entuziazem per suksesin e sitemit. Ne koherat moderne, Shteti ka mundesi te kontrolloje aktivitetet e njerzeve nepermjet mjeteve te kontrollit elektronik, deri tek ato me privatet. Teknologjia i ka mundesuar Shtetit qe te kordinoje dhe te centralizoje perdorimin e burimeve dhe te rregulloje jeten ekonomike.

Karakteristikat e perbashketa te totalitarizmit: Zakonisht merren 6 karakteristika kryesore: 1) Nje ideologji e imponuar per te gjithe; 2) Nje parti e vetme qe kontrollon aparatin shteteror, e dirigjuar inicialisht nga nje shef karismatik; 3) Nje aparat policor qe ushtron terorin; 4) Nje autoritet qendror per ekonomi; 5) Nje monopol te mjeteve te komunikimit masiv; 6) Nje monopol te forces ushtarake; Kater nga keto karakteristika kan qene te pamundura te arriten ne sisteme paraindustriale dhe jane qendrore per sistem.

Nje ideologji gjitheperfshirese (All encompassing) Ideologjia totalitare eshte mjet zyrtar e doktrines qe u takon te gjitha sferave te jetes njerezore; Ajo permban teorite e historise, ekonomise dhe te zhvillimit te te ardhmes politike dhe shoqerore dhe furnizon kornizat filozofike sipas te cilave merren vendimet ; Ideologjia e pershkruan boten bardhe ose zi, me shume pak ngjyra tjera ndermjet. Keshtu, qytetari konsiderohet se ka mundesi te jete ose me shtet ose kunder shtetit. Ideologjia totalitare flet zakonisht per nje shoqeri perfekte te cilen njerzimi do ta arrise ne te ardhmen (te marksizmi per shembull, shqeria pa klasa do te coje kah zhdukja e shtetit si i panevojshim) Tek nacizmi eshte Reich-i 1000 vjecar Te gjithe qytetaret duhet te perkrahin ideologjine zyrtare dhe zakonisht i kushtojne kohe studimit te saj; Mesimet per komunizmin kane qene te obliguara ne te gjitha shtetet komuniste, dhe kjo qe nga shkolla fillore.

Nje parti unike Vetem nje parti egziston legalisht dhe kjo parti udheheqet zakonisht nga nje person i cili identifikohet fuqishem me doktrinen dhe me fatin e shtetit. Ai krijon ate qe quhet kulti i personalitetit si diktator. Gjate historise, Italia fashiste eshte udhehequr nga Musolini, Gjermania nga Hitleri, Mao Zedong ne Kine, Stalini ka qene lider i pakontestueshem i BRSS, deri sa kane qene gjalle; Hyrja ne kete parti politike te vetme eshte zakonisht e kontrolluar (anetaresimi zyrtar eshte zakonisht nen 10% te popullsise) dhe konsiderohet ni nder; Ky anetaresim eshte i shoqeruar me privilegje. Anetari i partise i dedikohet partise per te merituar privilegjet Spastrimet dhe ekzekutimet masive zavendesohen me procese politike nepermjet te cilave eshte dramatizuar vlera dhe konformiteti dhe eshte furnizuar nje forum per te promovuar doktrinen zyretare. Statistikat per proceset kunder disidenteve kane qene momente ku jane treguar limitet e lirise se shkrimit dhe te publikimit.

Monopolizimi i Komunikimit Funksioni primar i mediave publike ne shtete totalitare eshte te indoktrinojne njerzit me ideologji zyrtare. Kultura dhe edukimi jane prona shtetrore. Monopli i Armeve Qeverite e shtetve totalitare kane kontroll komplete mbi armatimin dhe nje pjese e madhe e industrise konvertohet ne industri te armeve. Qellimi eshte qe tu tregojne kundershtareve per fuqine e tyre. Ekonomi te kontrolluar Ekonomia e shteteve totalitare eshte e centralizuar dhe u nenshtrohet rregullave rigjide. Ky kontroll I ekonomise ka dy qellime kryesore: 1)I ndihmon shtetit qe te behet i fuqishem, te gjitha burimet kryesore sherbejne industrine e rende, per prodhimin e armeve ose per tjera nevoja te shtetit; 2) Se dyti, nje ekonomi e centralizuar sherben si instrument i udheheqjes politike. Per shembull, njerzit shprengulen me dhune per te plotesur nevojat e prodhimit ne zona pak te populluara.

Ne sisteme totalitare, nevojat dhe kerkesat e konsumatoreve jane sekondare ne krahasim me ato te Shtetit; Plani pese vjecar Sovietik ose Reforma agrare kineze jane shembuj te angazhimeve ekonomike edhe pse rezultatet e ketyre politikave ne afatgjate jane tejkaluar; Ne sisteme demokratike, egzistojne dhe kane egzistuar ekonomi pjeserisht te kontrolluara mirepo, ne ndryshim nga ato te parat, ketu rregullat jane te percaktuara nga Qeverite e zgjedhura demokratikisht; Edhe ne sisteme demokratike, ne momente krize, ndodhe qe shteti zbaton politika ekonomike te cilat i subordinojne interesat individuale, interesave te pergjithshme; Gjate Luftes se Dyte Boterore, shumica e shteteve demokratike kane vendosur sisteme te rracionit ushqimor per te siguruar ndamjen e ushqimit etj.

Imazhi dhe realiteti i kontrollit total Ashtu sikur nuk ka demokraci perfekte, ashtu nuk ka as diktature totalitare perfekte. Zakonisht, vizituesit e Italise fashiste ose Gjermanise naciste (ose Rusise komuniste) kan qene te impresionuar nga ajo qe e kane pare gjate vizitave ne keto shetet. Vizituesit e Italise fashiste i ka impresionuar aparenca ligjore, rregula, pastertia dhe vete imazhi i asaj qe kane menduar se eshte pushteti i nje personi; Sot dihet se shume Italian nuk e kane dashur Musolinin dhe se organizimi i planeve te tij ekonomike kane qene nje spektakel dhe se nuk ka qene i vetmi ne krye te pushtetit; Nga vdekja e Stalinit, cdo udheheqes Sovietik e ka kritikuar sistemin e tij byrokratik dhe politiken e tij te spastrimeve masive etj. Megjithate, as Krushcevi, as Brezhnevi e as Gorbacovi nuk kan arrite ta rregullojen situaten ekonomike;

Ekonomia sovietike ka qene larg nga ajo e planifikuara sic eshte pretenduar dhe sot e dime se pjesa me e madhe e ekonomise eshte udhehequr me metoda nen tavoline qe e kane sfiduar planifikimin qendror. Punetoret sovietik kane vjedhur gjithcka nga radiot deri tek lokomotivat dhe kane ardhur ne pune te dehur ose nuk kane ardhe aspak; Duhet te themi se modeli totalitar i prezantuar eshte vetem nje model dhe se ne realitet nuk eshte perputhur gjithmone. Modeli i prezantuar pershkruan nje tentim per te imponuar nje kontrolle totale, jo edhe arritjen e ketij sistemi. Dobesia e ketij sistemi eshte verejtur ne vitin 1989 kur shtetet e Evropes Lindore lirohen nga ky system, njera pas tjetres; Edhe partite komuniste qe kane qene shume te organizuara e kane dorezuar pushtetin jokomunisteve; Terori i organizuar e humbe forcen e vet dhe ekonomite e kontrolluara shnderrohen ne ekonomi tregu. Kjo tregon se regjimet totalitare nuk kane ushtruar kurre kontrolle totale.

Totalitarizmi i Djathte Totalitarizmi i djathte si ai ne Italine fashiste dhe ne Gjermanine nacional-socialiste eshte zhvilluar ne shoqeri industrial te cilat kane pasur depresion ekonomik, protesta popullore, konfuzion politik dhe zbehje. Eshte zhvilluar ne vende ku bazat e demokracise nuk kan qene te konsoliduara . Germania ne vitet 1920-1930 ka pasur krize ekonomike te forte dhe shteti Gjerman ka qen i obliguar te paguaje demshperblime lufte te konsiderueshme. Ka pasur papunesi dhe protestat popullore kane qene te shpeshta, madje shpesh edhe te dhunshme. Inflacioni ka shkaktuar humbjen e kursimeve te klases se mesme , te profesioneve liberale etj. Hitleri e merr pushtetin duke premtuar se do ti disciplinonte protestuesit (sindikatat), te restauroje rregullin, te mospaguaje demshperblim dhe te refuzoje Versain (Kongresi i Versait i jep fund Luftes se Pare Boterore). Hitleri premton gjithashtu te mbroje pronen privat nga komunizmi ne lindje. Programi i Hitlerit u eshte drejtuar klasave te mesme dhe industrialistave me te fuqishem te cilet perbenin kurrizin e perkrahjes se shtetit nacist ;

Totalitarizmi i djathte Nuk ka per qellim te revolucionarizoje shoqerine krejtesisht. Ai ka per qellim qe te prezervoje rregulat sociale egzistuese dhe te glorifikoje shtetin ; Provon qe te eliminoje ato elemente te shoqerise ose ato institucione te cilat mendon se e pengojne shtetin te arrise madherine (greatness). Politikat ekonomike jane te orientuara gjithashtu kah glorifikimi kombetar. Sistemet totalitare zakonisht e kontrollojne zhvillimin ekonomik dhe prodhimin nepermjet Karteleve (ne ekonomi Karteli eshte marreveshje eksplicite ndermjet firmave te pamvarura te nje sektori aktivitetesh, me qellim qe te pengojne konkurencen dhe te kontrollojne tregun dhe te maksimalizojne profitin. Keto marreveshje mund te behen mbi volumin e prodhimit, kontrollin e shprendarjes dhe fiksimin e cmimeve, gje qe mundeson nje mbi-profit. Keto marreveshje behen nen mbikqyrjen e shtetit.

Edhe pse ka pasur shume kritika, analiza nepermjet prizmes se totalitarizmit nuk ka perfunduar. Shume kritika e kan mbrojtur vleren heuristike (shpikese, inventive) te totalitarizmit. Shumica e teoricieteve te totalitarizmit mendojne se nje shoqeri perfekte totalitare eshte joegzistuese mirepo, kjo nuk eshte pengese qe nje sistem te trajtohet si totalitar. Nese e marrim shembullin e Bashkimit Sovietik, dihet se ky sistem ka pasur ndryshime te rendesisheme mbrenda mirepo, keto ndryshime nuk kane arritur kurre ta ndryshojne komunizmin rrenjesisht. Qellimi i sistemit sovietik ka qene, ne esence, te arrise nje kontroll sa me totale te mundur; Sipas kesaj logjike, totalitarizmi eshte nje lloj ideal-tipi , nje abstrakcion i cili nuk gjindet si i tille ne realitet mirepo, i cili na mundeson kuptimin e konceptit. Sipas kesaj logjike, fjala totalitar nuk do te thote se regjimet e caktuara kane ushtruar nje kontrolle totale mbi popullaten (sepse kjo eshte e pamundur) por, qe nje kontrolle totale ka qene aspirim i tyre kryesor. Regjimet tentojne te behen totalitare mirepo rezistenca e realitetit ekonomik dhe social, rezistenca aktive ose pasive e popullsise u mundeson ketyre te fundit qe te ruajne hapsira te pakontrollueshme.

Deri ne vitin 1990, historianet komunsit e kane mbrojtur idene se BRSS ka qene i reformueshem. Megjithate, reformat e deshtuara te Gorbacovit e bejne kete fakt te pavlefshem. Per disa historian, totalitarizmi mbetet koncept baze per te kuptuar shekullin 20. Keshtu historiani i njohur italian, Enzo Traverso thote se totalitarizmi mbetet nje imazh i shekullit 20 i cili, nese do te harrohej, do te pengonte qe te kemi nje qasje pergjegjese persa i perket historise prezente, si ne plan etik ashtu edhe ne plan politik. Sipas tij, ky koncept mbetet i pashmangshem per teorite politike dhe filozofine politike te cilat konfrontohen me regjime radikale qe kane per qellim te eliminojne politiken.

You might also like