Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
0Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Kerko Shume Qe Te Marresh Dicka

Kerko Shume Qe Te Marresh Dicka

Ratings: (0)|Views: 3 |Likes:
Published by Osman Gashi

More info:

Published by: Osman Gashi on Feb 28, 2013
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

02/28/2013

pdf

text

original

 
‘Kërko shumë, që të marrësh diçka!’
Në rast se do të vjen deri te imponimi për status të veçantë për veriun e Kosovës, pse mos tëpërdorim parimin ‘kërko shumë, që të marrësh diçka’ që edhe ne si palë kosovare tëkërkojmë një status të veçantë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe kësisojtë jemi në ofanzivë dhe diplomacia serbe të detyrohet të zgjedh se çfarë të bëjë?!
Kosova gjendet në fazën e bisedimeve negociuese me Serbinë të cilat po realizohen nën patronatin e bashkësisë ndërkombëtare, më saktësisht të Bashkimit Evropian, ku edhe përkundër realitetit të ri të Kosovës, Serbia pas tërë atyre shuplakave që ka marrë, duke përfshirë fillimin e bombardimeve e deri tek vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e drejtëtë Pavarësisë së Kosovës, ende nuk merr vesh dhe vazhdon me avazin e vjetër të qëllimeve dhe pretendimeve për zaptimin e territoreve të shteteve tjera, ku zyrtarë të nivelit të lartë udhëheqësserb dalin me deklarata duke bërë thirrje për ndarje të Kosovës. Kjo sjellje politike eudhëheqësve serb edhe pas tërë këtij ndryshimi të situatës në Kosovë është sikur sjellja e njëfëmije të llastuar dhe kokëfortë që edhe përkundër shuplakave që fiton si peshqesh për shkak  problemeve që bën, ai prapë vazhdon të sillet me të njëjtën mënyrë.
Parimi ‘kërko shumë, që të marrësh diçka’ në politikë
Serbia ndjek një parim në politikën e saj që në shumicën e rasteve ka rezultuar funksional dhe isuksesshëm. Parimi ‘kërko shumë, që të marrësh diçka’ është një parim që përdoret në shumësfera të jetës por edhe në politikë gjen zbatim e tij. Në luftën e fundit, që dërgoi në shpërbërjen eish-Jugosllavisë, pas ndërhyrjes nga politika ndërkombëtare, Serbia detyrohej të ulej në tavolinëdhe gjatë negociatave përdorte këtë parim. Marrëveshja e Dejtonit është një shembull i tillë nga ecila rezultoi në ndarjen e Bosnjës e Hercegovinës (BeH) në dy pjesë ku 51% i takonte federatëssë BeH kurse 49% Republika Serpskës. Kjo situatë ka ardhur pas ndjekjes së këtij parimi nga politika serbe e prirë nga Sllobodan Milosheviç. Dhe sot e kësaj dite, BeH nga kjo marrëveshjendodhet e ndarë edhe pse janë bërë disa ndryshime në marrëveshje, prapëseprapë këmbëngulësiadhe parimi i të kërkuarit shumë që të marrësh diçka nga ana e serbëve, ka bërë që BeH të jetë nëgjendje të këtillë.
Shembulli i Kosovës
 Nëse e kthejmë observimin në Kosovë për të analizuar se çfarë ka ndodhur, fare lehtë vërehetsuksesi i parimit ‘kërko shumë, që të marrësh diçka’. Si pasojë e këmbëngulësisë dhekryeneçësisë së palës serbe, me një fjalë të ndjekjes së parimit, që zbatohet në politikë e sajfqinjësore dhe ndërkombëtare, Kosova është e detyruar të zhvillojë vazhdimisht bisedime meSerbinë. Nëse bëhet një kronologji e pasluftës së Kosovës, shihet suksesi i ndjekjes së parimit‘kërko shumë, që të marrësh diçka’ nga pala serbe që me një aspekt tjetër palën kosovaregjithmonë e ka dërguar në defanzivë dhe kësisoj Kosova nuk ka pasur rastin të sulmojëdiplomatikisht e as mos të ketë mundësinë që të akuzojë Serbinë për gjenocidin e përkrahur shtetërisht që ka bërë në Kosovë. Enklavat serbe, eksterritorialiteti i manastireve që përbëjnë15% të territorit të vendit tonë janë bërë të obliguara me Pakon e Ahtisarit që të realizohen. Këtoobligime kanë dalë si rezultat i procesit negociues dhe këmbëngulësisë së palës serbe dukendjekur parimin ‘kërko shumë, që të marrësh diçka’.

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->