Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
3Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
TREGëTIA E LIRë

TREGëTIA E LIRë

Ratings:

4.0

(2)
|Views: 706|Likes:
Published by Heroid

More info:

Published by: Heroid on Feb 26, 2009
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

10/14/2010

pdf

text

original

 
 Hyrje
Me këtë punim dëshiroj të hulumtoj mundësitë përbashkëpunim ekonomik në mes të vendeve të Rajonit tëBallkanit Perëndimor, të cilat mund të arrihen me anë tëMarrëveshjeve të Tregtisë së Lirë në mes të këtyre vendeve.Vendet e Ballkanit, për të zhvilluar dhe forcuar raportetmiqësore, kanë nevojë që të rrisin bashkëpunimin ekonomikdhe sferat e këmbimit tregtar reciprok. Kjo, me siguri, do tëkontribuojë në shpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe në inte-grimin ekonomik evropian, si dhe në përmirësimin e rapor-teve në mes të shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.Që nga viti 1999, ekonomia e Kosovës ka shënuar prog-res të konsiderueshëm, dhe po përparon në rrugën drejt nor-malizimit të saj. Pas periudhës së rritjes rapide në fazën erindërtimit, Kosova shënoi një rritje prej 3,2% në vitin 2004.Meqë rritja është arritur kryesisht duke iu falënderuar asis-tencës ndërkombëtare, dërgesës së parave (remitencave) ngadiaspora si dhe shpenzimeve publike, mund të thuhet seekonomia është larg asaj që të jetë e vetëqëndrueshme. Nëvitin 2005, vlera e Bruto Produktit Vendor (BPV) arriti në2,453 miliardë Euro. Me importe totale prej 1,180 miliardëeuro dhe eksporte vetëm 50 milionë euro në vitin 2005, zvo-gëlimi i deficitit tregtar mbetet një prej prioriteteve ekono-mike të Kosovës.Kosova mbështet politikat e ekonomisë së hapur dhearriti të nënshkruajë Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (MTL)me Shqipërinë në korrik të vitit 2003, ndërsa më vonë edheme Republikën e Maqedonisë. MTL të ngjashme pritet që
. y  e  t   e  a  d i    u k   u  a  t  i    a 
 Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes tëKosovës dhe vendeve të rajonit të Ballkanitperëndimor 
 
Dr. Myrvete Badivuku-Pantina
 
346
Kosova të nënshkruajë edhe me vendet tjera në rajon, por, në anën tjetër,këto Marrëveshje mund të kenë efekte negative në Buxhetin e Konsoli-duar të Kosovës në një afat të shkurtër. Por, këto janë veprime të domos-doshme që duhet të ndërmerren në mënyrë që të mbështetet rritja ekono-mike e Kosovës përmes përurimit të strategjive të qëndrueshme të ekspor-tit dhe investimeve të jashtme të drejtpërdrejta në Kosovë në afat të gjatë.
1. Hyrje
Bota e sotme karakterizohet me procese të mëdha integruese rajonaledhe botërore, të cilat po parashtrohen si nevojë dhe domosdoshmëri përzhvillimin e ardhshëm ekonomiko-shoqëror, si dhe për realizimin e shka-llës më të lartë të mirëqenies së popujve. Me zhvillimin e hovshëm të for-cave prodhuese, sidomos me revolucionin e tretë tekniko-shkencor, tre-gjet kombëtare po bëhen tepër të ngushta, kurse nevoja e bashkëpunimitnë mes të vendeve përherë më e madhe, duke parashtruar kështu nevojëne inkuadrimit të vendeve të ndryshme në kuadër te proceseve integrueseekonomike rajonale apo botërore, në kuadër të të cilave vjen deri te qar-kullimi i lirë i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe diturisë.Gjatë viteve të 90-ta të shekullit XX, por edhe tani në fillim të sheku-llit XXI, vendet e ndryshme të botës po adoptojnë qasje të reja mbi zhbi-llimin, të bazuara në liberalizmin ekonomik dhe në pranimin se sot sfidamë e madhe e tyre është integrimi në ekonominë botërore, ku e shohinshansin për zhvillimin e ardhshëm. Në kohën e sotme mënyrat e bashkë-punimit midis vendeve po bazohen në injorimin e kufijve ekzistues,bashkëpunimin reciprok midis popujve të botës të mbështetur në lirinëdhe barazinë midis subjekteve të ekonomisë së tregut.Integrimet ndërkombëtare, në kuptimin e bashkimit të shteteve nërajone më të mëdha, kanë historinë e shkurtër, sepse nuk përmenden paravitit 1940. Në të vërtetë, ato janë paraqitur pas mbarimit të Luftës së DytëBotërore, kur me zhvillimin e hovshëm të forcave prodhuese dhe revolu-cionit shkencoro-teknologjik u paraqit nevoja e bashkëpunimit më tëmadh dhe të përhershëm ekonomik në mes të vendeve.Bashkimi (integrimi) ekonomik i botës me anë te këmbimit të mallra-ve dhe shërbimeve, licencave dhe diturisë, me eksportimin e kapitalit dhebashkëpunimit ekonomiko-teknik dhe financiar paraqet njërën ndërkarakteristikat kryesore të ekonomisë bashkëkohore. Marrëdhëniet sho-qërore globale me të gjitha kundërthëniet e tyre zënë vendin e parë në je-tën dhe zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore, në të cilën po vjen deri tebartja e njësive ekonomike dhe shoqërore prej suazave lokale dhe rajonale
 
 Marrëveshjet e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit...
 
347
në përmasa botërore. Raportet e bashkëpunimit në mes të popujve dheorganizatave çdo herë janë më të mëdha dhe më intensive.
2. Integrimet ekonomike në Evropë
Integrimet e para rajonale u krijuan në Evropën Perëndimore, Bash-kësia Ekonomike Evropiane (BEE), e cila u themelua në vitin 1957, dheShoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila u themelua në 1959, sireagim ndaj të parës. Përndryshe, tentimet për bashkimin e Evropësekzistojnë qysh prej Perandorisë Romake (shek. i I-rë para erës sonë derinë shek. e V-të). Pas dobësimit të kësaj Perandorie vetëm Karli i Madh(742-814) ka pasur sukses që të krijojë dhe të mbrojë në fillim të shekullittë IX- të integrimin e pjesërishëm të Evropës. Në historinë më të re Napo-leoni prej vitit 1809-1912 ka pasur sukses që të krijojë dhe të integrojë njëpjesë të madhe të Evropës (por me shpatë), kurse pas tij Hitleri gjatëperiudhës 1939-1945 ka tentuar të robërojë botën me përdorimin e meto-dave militaro-fashiste-raciste.
1
Por, deri te bashkimi i vërtetë i Evropës kaardhur tek në vitin 1957 me nënshkrimin e marrëveshjes së Romës mbithemelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane, e cila në fillim numëron-te 6 shtete të Evropës Perëndimore: Francën, RF të Gjermanisë, Italinë,Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun. Në vitin 1972 kësaj organizateiu bashkangjitën edhe Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka. Në vitin1981 në këtë organizatë u anëtarësua edhe Greqia, kurse në vitin 1986 uanëtarësuan Portugalia dhe Spanja, duke u bërë12 anëtarë. Në vitin 1992u nënshkrua marrëveshja e Mastrihtit kur iu vunë themelet e BashkimitEvropian. Në vitin 1995 në këtë bashkësi integruese rajonale u anëtarë-suan edhe Austria, Finlanda dhe Suedia.Gjatë viteve 80-të dhe 90-të, sistemin socialist të Evropës Lindore epërfshiu kriza ekonomike dhe shoqërore, duke paralajmëruar domosdo-shmërinë e transformimit të tij. Ky transformim që filloi në vitin 1990,parashtroi domosdoshmërinë e kalimit nga sistemi me ekonomi centra-liste të dirigjuar në një sistem demokratik dhe në ekonomi të tregut tëmbështetur në konkurrencën e lirë të subjekteve ekonomike. Më 1 maj tëvitit 2004 në BE u anëtarësuan 10 vende të reja, kryesisht vendet e Evro-pës Qendrore dhe Juglindore, disa prej të cilave dikur ishin në kuadër tëTraktatit të Varshavës (SEV-it). Ky zgjerim i BE-së karakterizohet me pra-nimin e një numri më të madh të vendeve në kuadër të këtij integrimiekonomik rajonal, për dallim nga zgjerimet e mëhershme të BE-së të cilatkarakterizoheshin me pranimin e një numri të vogël të vendeve anëtare
1
Miroslav Jovanoviq, Ekonomika Evropske zajednice, Beograd, 1995, faqe 53.

Activity (3)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 hundred reads
1 thousand reads
Anthraksi liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->