10 këshilla biznesi
Zakonisht duhen muaj apo edhe më shumë se një vit për të pasur fitim
1
.
Kurse sa më shumë para që të mundesh para se të fillosh
Gjithmonë e më shpesh bizneset e reja po hapen gati pa asnjë lek të kursyer, duke marrëhua në bankë apo tek të njohurit.Kur hap një biznes të ri optimizmi është i lartë dhe mendohet se borxhet do të paguhenme të ardhurat nga biznesi. Por, zakonisht duhen muaj apo edhe më shumë se një vit për të pasur fitim. Kështu që shpejt mund të fillojnë problemet, sidomos në rastin e një huaje bankare ku duhet të shlyesh këstet periodike.Këshilla e ekspertëve është që të kurseni sa më shumë para, që të keni mundësi përpara seti hyni një biznesi. Mundësisht të gjitha shpenzimet për një vit, pasi ka shumë mundësi qëtë mos nxirrni ndonjë fitim të madh për vitin e parë. Edhe nëse do të keni të ardhura, përsëri do ju duhen për shpenzimet shtesë për të rritur kapacitetin apo detyrime dheshpenzime të paparashikuara.
2.
Bëji llogaritë mirë
Mendo edhe detajet. Mos merr me qira ambiente që nuk të nevojiten dhe mos punësoaskënd të cilin nuk ke mundësi që ti japësh punë gjatë të gjithë orarit që do e paguash. Tëmarrësh punonjës me kohë të pjesshme nuk është ide e keqe. Nëse mban shpenzimet në nivele të ulëta, atëherë gabimet që mund të bësh nuk do tëkenë pasoja të pakthyeshme.
3.
Mbro pasurinë personale
Kur hyn në biznes zakonisht mban vetë përgjegjësi për të gjitha detyrimet që mund tëlindin, siç mund të jenë taksat, kredia, qiraja, detyrimet për furnitorët dhe gjobat emundshme. Për të paguar këto detyrime mund të humbësh edhe asetet personale, simakinën apo shtëpinë.Por për ti shpëtuar rrezikut të humbjes së makinës apo shtëpisë është më e mira të krijoninjë firmë me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.).
4.
Kupto si dhe kur do të arrish fitim
Duhet të shprehësh në disa fjali se si planifikon të nxjerrësh fitim. Duhet të llogarisnikostot, inventarët që ju duhen, pagesat për qiranë, pagat e punonjësve dhe një listë mekosto të tjera shtesë.Pasi të keni bërë llogaritë e shpenzimeve, mund të gjykoni se sa duhet të shisni në muajdhe me çfarë çmimi për të mbuluar shpenzimet dhe për të pasur fitim.
5.
Shkruani një plan biznesi, s’ka rëndësi sesa të shkurtër
Llogaritja e kostove dhe të ardhurave të parashikuara, është hapi i parë në një plan biznesi.Krijimi i një plani biznesi ju mundëson të përcaktoni se cilat do të jenë kostot e duhuradhe cilat janë strategjitë tuaja të marketingut (pra, si do të arrini të shisni tek klientët).
Leave a Comment