• Embed Doc
  • Readcast
  • Collections
  • 2
    CommentGo Back
Download
 
 
Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR
1
 P J E S A E P A R ËH Y R J E N Ë M A R K E T IN G U N N D Ë R K O M B Ë T A RKREU IKARAKTERISTIKAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR1. Marketingu ndërkombëtar funksion i biznesit
Parahyrje në marketingun ndërkombëtarMarketingu ndërkombëtar, një shkencë e re, degë e marketingut integral, është iformësuar si nevojë e kohës, e marrëdhënieve ndërkombëtare në të gjitha nivelet, pra,edhe në ekonomi. Kushtet e krijuara, më të gjera e të gjithanshme, më të ndërlikuara dhetë domosdoshme, imponojnë nevojën për qasje bashkëkohore, për gjetje të rrugëve tëkalueshme, nga të cilat priten rezultate të realizueshme.Në bashkëkohësi, gërshetimi i mozaiqeve të veprimeve dhe të bashkëveprimevelindin kërkesa të reja, të cilat ndryshojnë shpejt dhe marrin veçori më delikate. Me diçka janë të lidhura me njëra tjetrën. Njerëzimi si tërësi është ngritur falë zhvillimeve tëpjesëve të tij, të kombeve, të popujve.Formimi i kombeve dhe i shteteve kanë vepruar në dy kahe përnjëherë: 1. nëpavarësim dhe, 2. në integrim. Pavarësimi ka krijuar një ndjenjë të mëvetësisë dhe tësovranitetit. Ndërkaq, mbijetesa dhe zhvillimi vështirë sendërtoheshin. Së këndejmi,dashtë e pa dashtë, paraqitej nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë njëri me tjetrin, për t’ipërmbushur mangësitë prezente, ose për arritjen e ndonjë leverdie më të madhe.Në këtë kontekst, mund të thuhet se ekonomia ka një një domethënie, në secilinmjedis ku vepron dhe zhvillohet. Ajo ka për qëllim t’i zgjidhë problemet në rrethanat emangësive dhe të pamjaftueshmërisë, gjëra këto sikur të jenë të ligjësuara në të gjithavendet. Mirëpo, në saje të dëshirës që të jenë të ndara dhe të përkufizuara në kufijtë eshteteve përkatëse, nga një anë dhe, të varshmërive me të tjerët, nga ana tjetër, barierat qëi ndajnë dhe i identifikojnë si tërësi të veçanta, bëhen pengesa të shquara, por edhe tëdëshirueshme, njëkohësisht.Pengesat tejkalohen nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit ekonomik, në rend tëparë me realizimin e shitjeve dhe blerjeve, këmbimit tregtar në mes të shteteve,përkatësisht nëpërmjet eksporteve dhe importeve. Eksportet janë shitjet e mallrave jashtëkufijve, në një apo në më tepër shtete, si pasojë e strategjive të mbështetura në nevoja përgjetje të tregjeve nëpër botë. Gjetja e tregjeve dhe hyrja në to është e ndërlidhur meinteresa të shumta, si bie fjala për të krijuar hapësirë të mjaftueshme dhe penetrim mekonsumatorë, për t’i shitur mallrat, me çka pamundësohet formimi dhe grumbullimi istoqeve në ndërmarrje, mundësohet shfrytëzimi racional i kapaciteteve, zvogëlimi ikostos, çmimi i shitjes më i lirë dhe shumë përparësi tjera që kanë të bëjnë mekonsumatorin dhe me vet firmën. Importi, po ashtu, është kahe e tregtimit, por që blerjabëhet në vendet e huaja dhe është në funksion të përmbushjes së nevojave dhe të
 
 
Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR
2kërkesave të konsumatorëve vendor. Me eksport mundësohet përmbushja e kërkesave tëkonsumatorëve jashtë vendit, ndërkaq, nëpërmjet importit përmbushen kërkesat ekonsumatorëve vendorë. Në mënyrën më të thjeshtë mund të thuhet se eksporti, në tënjëjtën kohë është import. Ndërmarrja (ose individi) që shet jashtë, eksporton dhe, firma(ose individi) që blen nga jashtë, importon.Marrëdhëniet me botën nga aspekti ekonomik nuk janë të limituara vetëm mekëmbimet tregtare, por ekzistojnë edhe forma të tjera, që paraqesin një nivel më të lartëdhe delikat të bashkëpunimit. Është fjala për shitjen e liçencave, për lizingun,franshizingun, prodhimin e formave të caktuara, investimet e përbashkëta, të investimevetë tërthorta, të drejtpërdrejta e tjerë. Të gjitha këto prezantojnë modalitete dhe teknikapërkatëse, të cilat duhet të dihen paraprakisht, të përkufizohen dhe të kenë përmbajtje mevizione dobiprurëse.Me këte nënkuptohet se duke filluar nga format dhe mundësitë më të thjeshta tëbashkëpunimit, deri tek ato më të ndërlikuarat, paraprakisht nevojiten informacione,analiza dhe trajtime të nevojshme, modelime, për të pasur mundësi në vendimmarrje mefakte e argumente mbështetëse, të qëndrueshme. Për të shitur jashtë vendit, duhet të dihetse për cilin mjedis përgatiten ofertat, sa mund të jenë konkurrente në arenën ekonkurrencës, sa mund të jenë të pranueshme dhe të dobishme për konsumatorin, çfarëshkalle profiti kanë për vet kompaninë. Maten mundësitë që i ka ndërmarrja për t’iu qasurdhe arritur këtyre objektivave. Tërë ky kompleks i punëve bëhet me hulumtimesistematike, të organizuara dhe të manaxhuara përgjithësisht mirë.Përcaktimi i orientimeve, i përkufizimit të portfoliove prodhuese, i shërbimeve, iidentifikimit të tregjeve dhe i kërkesave, matja e mundësive dhe e forcës së konkurrencës,nuk mund të bëhen rastësisht, por me aksione dhe aktivitete të manaxhuaraprofesionalisht e shkencërisht. Nëpër mjedise të ndryshme ekzistojnë të panjohura më tëshumta se sa në tregun vendor. Prandaj, ato duhet zbuluar, analizuar, për t’i vënë nëinteraksion mundësitë që i ka ndërmarrja për t’i bërë ballë konkurrencës në tregjet e huajatë synuara. Anipse në aspektin global mund të thuhet se ekziston vetëm një treg, nga faktise secili syresh kanë elemente të përbashkëta, megjithatë, kushtet tjera që kushtëzojnëmjedise të ndara jo vetëm fizikisht, por edhe juridikisht, me kulturë, me nivel tëzhvillimit ekonomik e me tipare tjera, në rrjetën “enigmatike” duhet depërtuar për t’isqaruar konfiguracionet e të gjitha elementeve që janë të pranishme nëpër mjedisetpërkatëse.
2. Nocioni i marketingut ndërkombëtar
Ndërmarrjet janë të detyruara të orientohen për në tregjet e huaja, për t’i plasuarproduktet dhe shërbimet, ose për të realizuar aranzhmane dhe projekte të ndryshme tëbashkëpunimit. Marketingu ndërkombëtar, në cilësinë e një shkence bashkëkohore,paraprinë në hapjen e dyerve në tregjet anekënd botës.Marketingu ndërkombëtar është kopjim besnik i marketingut vendor (nacional),me përmbajtje dhe prerogativa, por me një dallim të madh se koncepti, procesi, filozofiae përgjithshme e tij ballafaqohet me mjedise të ndryshme që ndryshojnë në mes veti. Përtë qenë i suksesshëm shtrohet nevoja e gjurmimit adekuat e secilit mjedis të synuar veç eveç, për të penetruar me sukses në tregjet që janë objektiv i ndërmarrjes.
 
 
Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR
3Marketingu ndërkombëtar, njësoj sikurse edhe marketingu vendor, pikësynim dheshënjestër e ka konsumatorin. Dallimi gjendet në faktin se konsumatorët, blerësit, klinetëtshtrihen dhe janë të dispersuar në vende të ndryshme, anekënd globit tokësor. Natyrishtata janë të zhvilluar me disa specifika, që nuk janë të njëjta çdo kund, si refleksion ikulturave kombëtare, ose e subkulturave, i kulturës globale, i kushteve të jetesës dhe tëinfluencuar nga shumë faktorë. Marketingu ndërkombëtar zhvillimin e aktiviteteve tëveta e përqëndron të konsumatori i huaj, me qëllim të caktuar, sepse duke e identifikuarate, duke i përgatitur dhe ofruar produkte dhe shërbime që i pranojnë dhe i konvenojnë, e josh, e përvetëson, e bënë lojal dhe në këtë proces të tërësishëm shitet malli, inkasohet(arkëtohet) paraja dhe kështu firma i realizon objektivat e veta nëpërmjet fitimit (profitit).Prej që ka filluar këmbimi tregtar në mes fiseve, popujve, madje shteteve,shfaqjet e elementeve të marketingut ndërkombëtar dalin në skenë. Mirëpo, nëplotëkuptimin shkencor, marketingu ndërkombëtar formësohet dhe merr forcënimplementuese në tridhjetëvjetshin e fundit të shekullit XX. Në aspektin teorik, si dhe nëatë praktik zgjerimet bëhen të bujshme, derisa arrihet ndjenja se pa këtë disiplinëshkencore nuk mund të përparohet dhe të zhvillohet biznesi ndërkombëtar.Ndërmarrjet e mëdha shumëkombëshe, por edhe ato të mesmet dhe të voglat nëmënyrë imediate e ndiejnë nevojën për aplikimin e marketingut ndërkombëtar, si njëfilozofi vepruese me orientime në tregjet e huaja. Dita me ditë shtohen varshmëritë, siçshtohen edhe nevojat për marketingun ndërkombëtar. Në këtë drejtim, autorë të ndryshëmorvaten të disenjojnë definicione sa më të sakta për kuptimin e marketingutndërkombëtar. Të kuptuarit mirë të nocionit të marketingut ndërkombëtar, është i lidhurfillimisht me njohjen e strukturës dhe të strategjive të marketingut vendor.Definicionet mund të gjurmohen që nga vitet e ‘70 të shek. XX e këtej, pasi që mëparë as që ishte përfshirë në thesarin e fjalorit ekonomik terminologjia e marketingutndërkombëtar. Fillimisht dhe vrullshëm trajtimet e definicioneve prezantohen në SHBA.Bie fjala, Hess & Cateora marketingun ndërkombëtar e definojnë “aktivitet biznesor, i cilirrjedhat e mallrave dhe të shërbimeve i orienton drejt konsumatorëve në një ose në mëtepër vende”(1, fq.4).Autorët Miracle & Albaum (2, fq.5) në marketingun ndërkombëtar i vështrojnë dyçështje: “veprimtaritë e marketingut për produktet që plasohen jashtë kufijve të shtetit, sidhe aktivitetet e marketingut të firmës e cila prodhon dhe produktet i shet nëpër shtetettjera.”Sipas këtij klasifikimi përfshihen aktivitetet e brendshme të firmës përkoordinimin e elementeve të marketingut miks, madje edhe aktivitetet që kanë të bëjnëme kërkimet e nevojshme nëpër tregjet e huaja të synuara.Terpstra, me rastin e bërjës së definicionit të marketingut ndërkombëtar, synonkah marketingu global. Ai thotë (3, fq. 5): “Marketingu ndërkombëtar identifikon nevojate konsumatorëve në tërë botën dhe përmbushjën e këtyre nevojave dhe të kërkesave mëmirë se konkurrenca, qoftë e vendit apo ndërkombëtare.”Edhe Kigen (Keegan) marketingun ndërkombëtar e identifikon si marketingglobal, duke theksuar se: “Marketingu global paraqet proces të orientimit të resurseve dhetë objektivave të kompanisë në mundësitë e tregut global (botëror)” (4, fq.1).Vezjak është i mendimit se “Marketingu ndërkombëtar paraqet nocion tëtërësishëm për koncipimin dhe këmbimin ndërkombëtar të mallit, të shërbimeve, tëteknologjive, të diturive, të ideve dhe të kapitalit (mjeteve financiare)” (6, fq. 59). Merastin e definimit ai i klasifikon pesë qasje të mundshme analitike: lëndore, konceptuale,
of 00

Leave a Comment

You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...
You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...