Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
1Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Pjekuria e Resulullahut a.s dhe cilësitë fisnike

Pjekuria e Resulullahut a.s dhe cilësitë fisnike

Ratings: (0)|Views: 14|Likes:
Published by Fatmir Shehu

More info:

Published by: Fatmir Shehu on Mar 26, 2009
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

05/10/2014

pdf

text

original

 
Pjekuria e Resulullahut a.s dhecilësitë fisnike
Kush dëshiron ta njohë njeriun më të madh në botë, i cili ka përjetuar shkallën më tëlartë të pjekurisë, le ta dijë se atë e ka ndriçuar drita e Allahut xh.sh, ndërsa Kur'anie ka edukuar.Autor: Safijjurrahman El-Mubarekfuri
Fragment nga libri: "Nektari i vulosur i xhennetit" 
 Resulullahu a.s është shquar për shprehje të pastër dhe të bukur arabe. Të folurin e kishte tëshkoqitur. Në këtë cilësi ishte i pakalueshëm. Aftësi kjo që nuk mund të mohohet.Rrjedhshmëria e të folurit të tij ka qenë dhunti e Allahut xh.sh. Pastërtia e gjuhës, urtësia efjalëve, domethënie e qartë. Jo i gjerësishëm. Konciz. Shquhej me mençuri oirgjinale. I kanjohur dialektet arabe. Çdo fisi i drejtohej në gjuhën e tyre. Diskutonte me ta në gjuhën etyre. Zotëronte fuqinë dhe gjerësinë e elokuencës beduine dhe mprehtësinë e gjuhës, poredhe stilin dhe metodën e shprehjes qytetare në mënyrën e sjelljes me njerëzit e asaj klase(shtrese).Gjëja më e bukur ka qenë dhuntia e Allahut xh.sh për të pranuar Shpalljen dhe shkathtësiapër t'ia kumtuar atë njerëzve.Ka qenë zemërbutë dhe tolerant. Gjithnjë i gatshëm për të falur kur duhet. I durueshëm nëvështirësi. Ka zotëruar cilësi me të cilat e ka pajisur Allahu xh.sh.Nuk kanë ekzistuar njerëz bujar e pa gabime, por atij ia kanë mbajtur mend çdo gabim tëvogël. Vështirësitë dhe problemet në të cilat haste, ia forconin atij cilësinë e durueshmërisë.Ndaj injorantit të pagdhendur Resulullahu a.s ka qenë i kujdesshëm. Aishja radijAllahu anhathotë: "Kur Resulullahu a.s gjendej në dilemë mes dy gjërave, apo dy problemeve, gjithnjëpërcaktohej për rrugën më të lehtë për zgjidhjen e tyre, por nëse nuk ishte mëkat, e nëse kaqenë fjala për ndonjë mëkat, ai ishte njeriu i parë që e gjykonte atë."Kurrë nuk i është hakmarrë dikujt për vetveten e vet. Hakmarrjen e zbatonte vetëm për shkaktë keqpërdorimit të shenjtërisë së Allahut xh.sh, për hir të Allahut xh.sh.Rrallëherë hidhërohej, por shumë shpejt qetësohej. Resulullahu a.s ka qenë shumëdorëdhënës dhe bujar ndaj njerëzve të pafuqishëm dhe të dobët. U ndante të gjithëve, për cilët e dinte se ishin të varfër. Ibni Abbasi r.a thotë: "Resulullahu a.s ka qenë njeriu më
 
dorëdhënës, posaçërisht në Ramazan, kur më së shpeshti e vizitonte Xhibrili a.s Xhibrili Eminvinte për çdo natë, gjatë tërë Ramazanit, e ia mësonte Kur'anin. Resulullahu a.s ishte më ishpejtë për të bërë ndonjë vepër të mirë sesa erërat e dërguara."Xhabiri thotë: "Kurrë nuk ka ndodhur të kërkohet diçka prej tij e ai të thotë: "Jo."Ka qenë guximtar, i patrembur dhe trim që nuk ka mundur të mospërfillet. E kanë konsideruarsi njeriun më të guximshëm. Ka qenë i pranishëm në shumë situata të vështira prej nga kanëikur edhe ata më të guximshmit. Resulullahu a.s ka qenë njeri stabil dhe i patundur.Ballafaqohej me problemin, e nuk ikte nga ai. Nuk tërhiqej, e dihet se ka pasur njerëz edheprej më të guximshmëve, të cilët, jo vetëm një herë, janë tërhequr e janë zmbrapsur ngadetyrat e rënda, me përjashtim të Resulullahut a.s.Aishja radijAllahu anha thotë: "Kur gjendeshim ballë për ballë me armikun, na kaplonte frika,tmerri, e pastaj merrnim shembull nga devotshmëria dhe trimëria e Resulullahut a.s. Aikurdoherë ishte më afër armikut."Enesi r.a thotë: "Një natë në Medinë, njerëzit i zgjoi nga gjumi një zë i trishtueshëm. Atashpejtuan kah ai zë, e Resulullahu a.s i takoi duke u kthyer. Kishte shkuar para tyre për tëkuptuar se ç'ishte ajo. I kishte hipur kalit të pashaluar të Ebu Talhas. Shpatën e kishte të varurrreth qafe. Ai tha: "Mos u brengosni, mos u brengosni!"Ka qenë tejet i turpshëm dhe i kujdesshëm. Ebu Said El-Hudriu ka thënë: "Ka qenë më iturpshëm se virgjëresha e hutuar. Kur nuk i pëlqente diçka, kjo i shihej në fytyrë."Kurrë nuk ia ngulte sytë dikujt. Gjithnjë ka pasur shikim të ulur. Më shpesh shikonte përdhesesa në qiell. Shikimi i tij kishte aftësi vrojtimi. Me bashkëbiseduesin nuk fliste për gjëra tëturpshme dhe rreth temave të urryera. Nuk mbahet mend që dikush të ketë transmetuar prejtij diçka të keqe. Kurrë nuk e kritikonte dikë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por thoshte:"Ç'mendon nëse dikush vep¬ron kësh-tu e kështu?"Ka qenë njeriu më i drejtë.
 
E donte faljen. Fliste sinqerisht. E çmonte lart amanetin. Këtë ekanë vërtetuar edhe miqtë edhe armiqtë e tij. Para pejgamberisë e quanin "El-Emin." Kërkoningjykimin e tij për shumë gjëra edhe para Islamit.Tirmidhiu transmeton nga Aliu r.a, se Ebu Xhehli ka thënë: "Ne nuk të konsiderojmë tygënjeshtar, por mendojmë se pejgamberia jote është e rrejshme." Përkitazi më këtë Allahuxh.sh ka shpallur: "Ne vërtetë e dimë se ty të pikëllon ajo që thonë ata. Ata përnjëmend nuktë akuzojnë ty se je gënjeshtar, por jobesimtarët i mohojnë Fjalët e Allahut." (El-En'am: 33).
 
Gjithashtu, Herakleu e ka pyetur Ebu Sufjanin: "A e akuzoni atë se ka qenë gënjeshtar para setë fillonte të fliste atë që flet (të kumtojë Shpalljen)?" Është përgjigjur: "Jo."Ka qenë njeri tejet tolerant. Ka qenë larg mendjemadhësisë. Nuk u lejonte njerëzve të çohennë këmbë për të dhe t'i përulen siç i përuleshin mbretërve. Ua plotësonte dëshiratshërbëtorëve. Ulej së bashku me shokët e vet, të ishte njëri prej tyre. Aishja radijAllahu anharrëfen: "I riparonte nallanet e veta, arnonte rrobat dhe punonte punë shtëpiake, siç punoniedhe ju vetë. Ka qenë njeri sikurse çdo njeri tjetër, i pastronte rrobat e veta, e milte delen dhei shërbente vetvetes."Resulullahu a.s më tepër se çdo krijesë tjetër njerëzore respektonte marrëveshjen dhe fjalën edhënë. I ruante lidhjet farefisnore. Ka qenë më i mëshirshmi, më i ndieshmi dhe i më afërt nësjell¬je me njerëzit. Ka qenë i shoqërueshëm, i thjeshtë dhe tejet i kujdesshëm. Ka qenë largshpirtligësisë, përgojimit, poshtërsisë dhe nuk e kthente të keqen me të keqe.Nuk lejonte që dikush në shoqëri të ecte prapa tij. Nuk dallohej prej shërbëtorëve të vet as nëveshje e as në ushqim. I pëlqente t'u shërbente atyre që i kanë shërbyer. Shërbëtorëve të vetkurrë nuk u ka thënë as "uf". Nuk i qortonte për punët që nuk i kryenin.Nuk i urrente të varfërit për shkak të varfërisë së tyre. I përcillte xhenazet e të varfërve. Nëdisa udhëtime i kryente punët sikurse të tjerët. Një herë urdhëroi që të zihej një dele. Njëritha se do ta therë, i dyti se do ta rrjepë, i treti se do ta ziejë, e Resulullahu a.s tha se do tëmbledhë dru për ta ndezur zjarrin. Ata iu përgjigjën se e lirojnë nga kjo punë, e Resulullahua.s u tha: "E di se do ta bënit ju këtë në vendin tim, por e kam mëri të dallohem nga të tjerët.Me të vërtetë, Allahu nuk ka dëshirë të shohë njeriun i cili dallohet nga shoqëria e tij." Pastaj ungrit dhe filloi të mbledhë dru.Ja se si e ka përshkruar Hinda, vajza e Ebu Halas, Resulullahun a.s.Ajo, mes të tjerash, ka thënë: "Resulullahu a.s shpeshherë ishte i pikëlluar. Gjithnjë mendontepër diçka. Nuk ka pasur kohë të lirë. Nuk i pëlqente bisedat e kota. Heshtte gjatë. Ligjërimin efillonte dhe e përfundonte tejet qartë. Fliste në mënyrë koncize, jo gjerë-sisht, e as në mënyrëtë pashprehur. Nuk përdorte fjalë boshe. Ligjërimi i tij nuk ishte i shterpë e as i amshtë.Madhëronte begatitë e Allahut dhe nuk kritikonte kurrgjë. Nuk qortonte lidhur me shijen eushqimit, por as nuk lavdëronte. Nuk hidhërohej kur i dilte ndonjë problem, por ndërmerrteçdo gjë për ta zgjidhur atë. Nuk hidhërohej e as nuk gëzohej për vetveten. Kur tregonte nëdiçka, këtë e bënte me tërë dorën. Kur çuditej, i përmbyste duart. Kur hidhërohej, i hapteduart dhe vringëllonte me to. Kur gëzohej, e ulte shiki-min. Me buzëqeshje gjithnjë e mundteqeshjen.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->