Gjithashtu, Herakleu e ka pyetur Ebu Sufjanin: "A e akuzoni atë se ka qenë gënjeshtar para setë fillonte të fliste atë që flet (të kumtojë Shpalljen)?" Është përgjigjur: "Jo."Ka qenë njeri tejet tolerant. Ka qenë larg mendjemadhësisë. Nuk u lejonte njerëzve të çohennë këmbë për të dhe t'i përulen siç i përuleshin mbretërve. Ua plotësonte dëshiratshërbëtorëve. Ulej së bashku me shokët e vet, të ishte njëri prej tyre. Aishja radijAllahu anharrëfen: "I riparonte nallanet e veta, arnonte rrobat dhe punonte punë shtëpiake, siç punoniedhe ju vetë. Ka qenë njeri sikurse çdo njeri tjetër, i pastronte rrobat e veta, e milte delen dhei shërbente vetvetes."Resulullahu a.s më tepër se çdo krijesë tjetër njerëzore respektonte marrëveshjen dhe fjalën edhënë. I ruante lidhjet farefisnore. Ka qenë më i mëshirshmi, më i ndieshmi dhe i më afërt nësjell¬je me njerëzit. Ka qenë i shoqërueshëm, i thjeshtë dhe tejet i kujdesshëm. Ka qenë largshpirtligësisë, përgojimit, poshtërsisë dhe nuk e kthente të keqen me të keqe.Nuk lejonte që dikush në shoqëri të ecte prapa tij. Nuk dallohej prej shërbëtorëve të vet as nëveshje e as në ushqim. I pëlqente t'u shërbente atyre që i kanë shërbyer. Shërbëtorëve të vetkurrë nuk u ka thënë as "uf". Nuk i qortonte për punët që nuk i kryenin.Nuk i urrente të varfërit për shkak të varfërisë së tyre. I përcillte xhenazet e të varfërve. Nëdisa udhëtime i kryente punët sikurse të tjerët. Një herë urdhëroi që të zihej një dele. Njëritha se do ta therë, i dyti se do ta rrjepë, i treti se do ta ziejë, e Resulullahu a.s tha se do tëmbledhë dru për ta ndezur zjarrin. Ata iu përgjigjën se e lirojnë nga kjo punë, e Resulullahua.s u tha: "E di se do ta bënit ju këtë në vendin tim, por e kam mëri të dallohem nga të tjerët.Me të vërtetë, Allahu nuk ka dëshirë të shohë njeriun i cili dallohet nga shoqëria e tij." Pastaj ungrit dhe filloi të mbledhë dru.Ja se si e ka përshkruar Hinda, vajza e Ebu Halas, Resulullahun a.s.Ajo, mes të tjerash, ka thënë: "Resulullahu a.s shpeshherë ishte i pikëlluar. Gjithnjë mendontepër diçka. Nuk ka pasur kohë të lirë. Nuk i pëlqente bisedat e kota. Heshtte gjatë. Ligjërimin efillonte dhe e përfundonte tejet qartë. Fliste në mënyrë koncize, jo gjerë-sisht, e as në mënyrëtë pashprehur. Nuk përdorte fjalë boshe. Ligjërimi i tij nuk ishte i shterpë e as i amshtë.Madhëronte begatitë e Allahut dhe nuk kritikonte kurrgjë. Nuk qortonte lidhur me shijen eushqimit, por as nuk lavdëronte. Nuk hidhërohej kur i dilte ndonjë problem, por ndërmerrteçdo gjë për ta zgjidhur atë. Nuk hidhërohej e as nuk gëzohej për vetveten. Kur tregonte nëdiçka, këtë e bënte me tërë dorën. Kur çuditej, i përmbyste duart. Kur hidhërohej, i hapteduart dhe vringëllonte me to. Kur gëzohej, e ulte shiki-min. Me buzëqeshje gjithnjë e mundteqeshjen.