madhështisë së Tij, veçanërisht nëse po falet bashkë me profetin (a.s.).Profeti e drejtonte namazin e drekës, për shokët të cilët nxitonin në xhami medëshirë të zjarrtë. Nëse ishte ditë e premte namazi përgatitej në mënyrë tëndryshme – me frymën e ditës së festës dhe me entuziazëm. Ata prisnin thonjtë,laheshin, vishnin rroba të reja, lyheshin me aromë. Në xhami shkonin më shumënjerëz sesa zakonisht, fillimisht dëgjohej ligjërata e profetit dhe pastaj falej namazi.Në këtë ditë, ndryshe nga namazet e tjera merrnin pjesë më shumë gra dhe fëmijë.Vakti i drekës nuk përmendet rregullisht në burimet e referencave. Shumat qëpaguheshin për bamirësinë e fitrit dhe disa veprime të tjera llogariteshin sipas dyvakteve në ditë, që tregon se nuk kishte vakt të tretë, përveç mëngjesit dhe vaktit tëmbrëmjes. Kështu kuptohet më mirë sa e lehtë është të agjërosh, nëse e hamëngjesin në kohën e syfyrit. Në të vërtetë të mjaftohesh vetëm me dy vakte në ditëështë sunet (praktikë e profetit), që jo vetëm rekomandohet, por edhe praktikohetsepse kështu fiton kohë, balancon buxhetin dhe është më e shëndetshme. Sigurishtata që vuajnë nga sëmundjet si p.sh. nga diabeti, bëjnë përjashtim.Nganjëherë, profeti Muhamed (a.s) vizitonte shokët e tij, bënte punët e përditshme,trajtonte çështjet me interes për njerëzit si sundimtar, u diktonte shkruesve tëshpalljes, vargjet e shpallura, informonte njerëzit për urdhrat urgjentee që i vininme shpalljen dhe priste miqtë. Për shembull, pas vitit të tetë të hixhrit, shumëambasadorë e vizitonin atë. Një pjesë të ditës e kalonte me ta, u përgjigjej pyetjevedhe kërkesave të tyre.
Pasditja
Pasditja është kohë kur fillon të bjerë intensiteti i punës së përditshme dhe mblidhetfryti i shëndetit, paqes dhe veprave të mira të materializuara gjatë ditës.Profeti i jepte këtij namazi një vlerë të veçantë dhe Bilali thoshte ezanin me zërin etij prekës. Për shkak se namazi i pasdites njihet si koha kur ndryshohen engjëjt enatës dhe të ditës, të cilët kanë detyre të mbrojnë besimtarët, tesbihati bëhet më igjatë. Në fakt, kjo temë tregohet në hadithitn e mëposhtëm: "Një grup engjëjshështë me ne gjatë natës dhe një grup tjetër gjatë ditës. Ata mblidhen bashkë nëkohën e namazit të mëngjesit dhe të mbrëmjes për të ndërruar vendet. MegjithëseZoti e di mirë gjendjen e njerëzve të tij, Ai i pyet engjëjt: "Si i latë njerëzit e mi?"