3
3. Te
Kângët kreshnike
jemi edhe një hap më tutje. Veprat janë krijime popullore-gojore që mbajnë shenjat e thella të kësaj forme në strukturë e në destinim. Duke qenë vepra kolektive, që rrinë të gjalla në kohë, ato kanë në vete edhe shenja të kohëve tëndryshme. Bie fjala mund të njihen kohët që i përcaktojnë figurat kosmike:
Dielli
e
Hana
,pastaj figurat mitologjike:
Orët
e
Zanat
, deri te kohët që i referohen
Zotit
. Kur këto kohëtrazohen në tekst, atëherë gjejmë formulën e çuditshme kur
Zana e përben Zotin
.Duam të theksojmë se një formë të lëvizshme e relative të
kângëve
do ta bëjëpërnjëherë të qëndrueshme paraqitja e tyre në trajtën e shkruar. Edhe këtë herë, në këtëproces të kalimit të oralitetit në shkrim, gjendet një gjysmë-autor, ta zëmë Bernardin Palajapo Donat Kurti. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e zgjedhjeve të varianteve më tëmira, siç janë
Martesa e Mujit
,
Martesa e Halilit
apo
Vdekja e Omirit
, por edhe me redaktimetme rastin e botimit, të cilin e pranojnë autorët e parathënies te “Visaret e Kombit”.Kângët, qí po paraqesim, janë kângët e popullit. Në kje se shifet ndoj ndrrim a ndërêmna a ndër të shprehuna në krahasim me rapsodi të botueme deri tash, këta rrjedhëprejse
i kemi plotsueme
me shka mâ të bukur kemi gjetë
ndër motërzime me argument të njinjishëm
”.Më në fund, edhe këtu ka të bëhet me procesin (krijues) kaq të ndërliqshëm tëkalimit të tekstit të folur (kënduar) në tekst të shkruar; të kalimit të kulturës popullore nëkulturë të shkruar. Nëse nuk mund të flitet shumë në këtë proces për ndërrimstrukturash, atëherë mund të flitet për ndryshim total të statusit të tekstit në komunikim.Në këtë paraqitje është mirë të bëhen edhe disa saktësime me të dhëna.Barleti, i lindur në Shkodër më 1460, mori formimin kulturor në Venedik, kursekryeveprën e vet
Histori e Skënderbeut
e botoi në Romë në latinisht në vitet 1508-1510. Vepra pati botime të njëpasnjëshme në Strasburg, në Frankfurt e në Zagreb. Në shqipkëtë vepër e përktheu latinisti shqiptar Stefan Prifti. Merita e Barletit ështe se hartoi një vepër për kryetrimin duke e ngritur atë nga heroi jetësor në hero të literaturës. Fama e veprës u rrit për aq sa u bë një amëz e veprave kulturore e krijuese në letërsi, pikturë emuzikë. Mund të jetë deri më sot vepra më e njohur që ka shpallur kulturën e krijimtarinëshqiptare para të huajve.
Kanuni i Lekë Dukagjinit
, mbledhë e kodifikue prej A. Shtjefën Konst. Gjeçov, ubotua në Shkodër më 1933. Vepra shoqërohet me një biografi të Pashk Bardhit përGjeçovin, me një Parathanie të Gj. Fishtës e me do kujtime të Faik Konicës. Ky ështëbotimi i parë dhe i plotë dhe duhet të kihet për bazë si referencë. Vë këtu theksin mbasinë botime të mëvonshme të
Kanunit
sa herë në Kosovë e në Shqipëri janë bërë shkurtime,sidomos duke mënjanuar
Librin e parë: Kisha
. Vepra e plotë e Kanunit e kodifikuar ngaGjeçovi ka dymbëdhjetë libra. Termin
kanun
, në vështrimin e tërësisë së të drejtës së pashkruar, studiuesit e sjellintë prejardhjes greko-bizantine, që në shqip vjen nëpërmjet osmanishtes. Çabej provon qëpërballë
kanun
e
zakon
(sllavisht) të vë emrin foljor shqip
doket
, duke e parë të dalë ngafolja
duket
.Kujtoj, dhe përpiqem të provoj, që
Kanuni i Lekë Dukagjinit
nuk është vetëm “tërësiae normave të të drejtës zakonore”, por më tepër, vepër që përmban “palcën etnike tëkombit shqiptar dhe të kulturës së tij”. Gjithnjë në këtë rrjedhë, cilësia e tij ka bërë që ngaamëza e tij të rritet një letërsi etnike shqiptare.
Leave a Comment