• Embed Doc
  • Readcast
  • Collections
  • 1
    CommentGo Back
Download
 
BOTOI:LOTËT E MALLIT ENDE BËJNË PUNËN E TYRE EDHE NË KRIJIMTARI
Intervistë e Alfred Papuçiut me shkrimtarin Fatmir Terziu
Kur keni filluar të shkruani për herë të parë dhe cili është formimi juaj?
Shpeshherë ngjan si me kohën e fëmijërisë. Të blejnë diçka që e ke për zemër dhe fle me të. Tëdhurojnë diçka që të pëlqen dhe s’e ndan nga mendja e dora. Edhe botimi i parë më duket disi ashtu.Isha vetëm nxënës i shkollës së mesme kur botova një tregim në gazetën lokale të Elbasanit, qëdrejtohej atëherë nga nënkryetari i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, Mefail Pupuleku. Nëgazetën “
Shkumbini
” të asaj kohe tregimi im “
 Drejtori u transferua
” do të më bënte të rrija pagjumë. Por, pa gjumë do më linin edhe disa struktura të Këshillit të Lagjes. Por, nejse ajo lidhet disime zyrtarizimin e krijimtarisë sime. Kam krijuar që herët. Poezitë, skicat, tregimet i mbaja në njëfletore 32 lekëshe të asaj kohe, dhe përkujdesesha si për një thesar. Kur fillova pastaj t’i drejtohemmë gjerë shtypit shqiptar, ndjeja emocione të tjera. Shkrimet e mia nisin me gazetat “Bashkimi”,“Puna”, “Luftëtari”, “Sporti Popullor”, “Tirana” etj. Midis këtyre shkrimeve që ende i kujtoj janëshkrimi problematik për unazën e Elbasanit dhe Zaranikën e tij, të botuar tek gazeta “
 Bashkimi 
”,reportazhi “
Udhëve partizane...” 
(“
 Sporti Popullor 
”; E premte 8 Korrik 1988), skicën letrare për  pilotin hero, Zenel Hyseni, që uli avionin luftarak me fanar të hapur, (“
Tirana
”, 9 Qershor, 1988),skicën letrare “
 Si vëllai me vëllanë 
” (“
Tirana
”, E enjte 7 Korrik, 1988), reportazhin e realizuar nëVurg të Sarandës, “
 Midis popullit 
”, (“
 Luftëtari 
”, E enjte, 9 Qershor 1988), reportazhin “
 Pak radhë  për njerëzit punëshumë 
”, (“
Puna
”, 6 Shtator 1988) etj. Dhe më pas me angazhimin total nëgazetari pas viteve 1990-të, puna ime krijuese mori dimensione të tjera. Në fillim në gazetat lokale,
Fjala e lirë 
”, ku isha edhe drejtuesi i saj për disa vite, pastaj tek “
 Elbasani 
”, gazeta “
 Rilindja Demokratike
” etj.Duke qenë se studimet e mia i kisha në degën e
Gjuhës dhe Letërsisë shqipe
, natyrshëm e ardhmjafliste më shumë në lidhje me këtë pasion timin. Dhe në vitin 2000 botova vëllimin e parë poetik,
 Mos Hesht 
” të botuar nga Shtëpia Botuese “
Sejko
”. Pastaj erdhën me radhë librat e mi “
 Djalli i  Argadasit 
”, “
 Ecje në qelq” botuar 
nga “
Silver
”, “
 Kritika ndryshe: një vëzhgim në brendësi të  prozës dhe poezisë shqiptare
”, botuar nga “
Arbëria
”, “
 Misteriozja
”, botuar nga “
Globus R 
” dhestudimi im në gjuhën angleze për median dhe teknologjinë në fushën e filmit botuar nga “
Globus
”.Duke qenë se edukimi im është në ecje e sipër, duke kryer studimet për regjisurë, pastaj masterin për studime kulturore dhe politike dhe tani doktoraturën në universitetet britanike edhe ambicia ime për të krijuar është akoma më e madhe.1
 
A ruani ndonjë kujtim nga fëmijëria juaj?
Fëmijëria ime natyrshëm është një magazinë më vete në memorien time. Është një memorie shpeshherë më kujton hartimet e mia që lexoheshin para klasës, dhe mbaheshin në stenda emuzeume. Më kujtohen vjershat e para dhe tentativat për të botuar në revistat për fëmijë. Kur m’u botua një vjershë e vogël për parullat tek revista e asaj kohe për fëmijë
Fatosi
” në vitin 1974, mëdukej vetja si njeri tjetër, si një njeri në rritje e sipër edhe pse isha vetëm dhjetë vjeç.
Zgjedhja e profesionit tuaj si shkrimtar, kineast, regjizor filmi, publicist, gazetar, prozator, sierdhi?
Unë ende nuk mund të mendoj se në jetën time profesioni im është përcaktuar nga të qenitshkrimtar, regjisor filmash me metrazh të shkurtër, gazetar apo edhe më tej. Në jetën time synimi imështë të thelloj studimet dhe të shtoj bindjen dhe vendosmërinë time për të qenë konfident në tërëaspektin profesional. Kështu mendoj se duke qenë gjithmonë në lëvizje dhe i vendosur të arrishmajat bashkëkohore të profesionalizmit edhe zgjedhja e profesionit flet ndryshe, flet tamam me profesionalizëm. Sot, kur ka shumë pena, kur gjithkush paraqitet pa ‘doganë’ në profesionin e tijedhe profesionalizmi duket i vështirë të kuptohet. Ndaj zgjedhja e profesionit më duket e lidhur me profesionalizmin dhe interesimin ndaj tij. Si kineast unë kam nderin të jem përzgjedhur me dy filmanë Britfilms, dhe këta janë “Rruga e erërave” dhe “Retë e tymit”.
Karriera e suksesshme si shkrimtar, skenarist, poet, ju ka ofruar më shumë sfida apokënaqësi?
Më kujtohet një thënie e
Oscar Wilde
, të cilën e gjeta kohë më parë duke lexuar tek
 Kritika si artist 
”. Aty shumëdimensionali dhe i papërsëritshmi Oscar, thekson “njeriu është vetvetja kur ai fletnë vetën e tij. Jepi atij një maskë, dhe ai do të ju tregojë juve të vërtetën.” Kështu duke e lidhur këtëme pyetjen tuaj, mendoj se pa ‘maskë’ është e vështirë të ritregosh sfidën dhe kënaqësinë nga këndii krijuesit. Karrierë në këtë kënd, pavarësisht se si ajo tingëllon zakonisht bën ai që harron maskën evërtetë dhe qëmton pas asaj të gjej veten e tij të humbur. Unë mendoj se jashtë termit karrierë, ajoqë duhet të jetë prezentë gjithmonë midis penës, talentit dhe njeriut duhet të jetë sfida. Sfida të bëntë jesh gjithmonë i vëmendshëm dhe i përshtatshëm. Shkurt lexues dhe i lexueshëm.
Sa vite i bëtë si shkrimtar? Cila vepër e realizuar nga ju, ju ka lënë më tepër mbresa? Sabotime keni bërë deri tani dhe cilat janë planet tuaja për të ardhmen e afërt ?
 Normalisht vitet si pjesë e jetës dhe e krijimtarisë ikin dhe ikin shumë shpejt madje. Kur tenton tëvësh aritmetikën në shërbim të këtyre viteve, gjendesh i gabuar. Gjendesh i tillë, se mbresë më madhe përshembull, mund të të ketë lënë një tregim, një shkrim, një poezi, më shumë se sa njëvepër e tërë. Për mua tregimi në gjuhën angleze “
 Hija diamond 
”, fitues i kompeticionit të BBC-sëYorkshire, dhe tregimi “
 Djalli i Argadasit 
” flasin shumë. Jo vetëm se me to kam fituar çmimerespektive jashtë konkurrimeve brenda vendit, por në Britani të Madhe dhe në Greqi, ku kam fituar çmimin “
Kadmus
”, por edhe për faktin se këto tregime më kanë inspiruar që të krijojë dy vëllime tërëndësishme me tregime. Por, me thënë të drejtën studimi im
 Kritika ndryshe: një vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë shqiptare-pjesa e parë 
” më ka lënë më tepër mbresa, pasi është iveçantë në llojin e vet dhe është pritur jashtëzakonisht mirë. Këtu ndjehem disi më krenar senjohuritë e fituara gjatë studimeve të mëtejshme në Britani të Madhe më kanë ndriçuar më tejrrugën time krijuese.
Çfarë ju ka mbetur në kujtesë nga jeta juaj në Shqipëri?
 
Unë edhe pse jetoj larg Atdheut, kurrë s’kam menduar dhe as e kam çuar ndërmend të rikujtoj diçkasi të lënë pas. Por, nga puna ime me median shqiptare kujtoj të qenit Drejtor dhe drejtuesemisionesh të rrëndësishme në televizionin “
Dardan
” për disa vite, duke qenë gazetari i parë dhekrijuesi i emisioneve dhe lajmeve të tij, dhe puna me plot pasion në drejtimin e gazetës “
Fjala eLirë
” dhe si gazetar në “
Rilindja Demokratike
”, madje në vite shumë të vështira. Natyrshëmkujtoj emocionet e çmimit të marë në vitin 1996-të, si reporteri më i mirë dhe tmerret e vitit 1997-të.
Cilët shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj, sidomos britanikë janë udhërrëfyes për ju, në veprattuaja ?
 Në fakt kush e ka marë në dorë studimin tim “
 Kritika ndryshe: një vëzhgim në brendësi të prozësdhe poezisë shqiptare-pjesa e parë” 
, shumë lehtë e ka kuptuar esencën e pyetjes suaj. Në këtë rast preferoj të them se leximi i këtij studimi do të ishte më shumë se një përgjigje e imja në këtëintervistë. Unë e kam thënë dhe do ta them atje, pra në pjesën e dytë që del së shpejti nga botimi,fjalën për udhërrëfyesit e letrave.
Si paraqitet kinematografia shqiptare në ditët e sotme në krahasim me hapat e para të saj ?Cilat filma shqiptarë ju kanë lënë më tepër mbresa ?
Arti viziv ka një sfidë tjetër në fushën e krijimtarisë. Filmi si pjesë e tij, sot mbetet më i varfëri.Është më i pambuluari dhe më deficitari. Është për shumë arsye i tillë dhe në gjendje problematike, por më kryesorja mbetet paraja e munguar për të. Këtu duhet shumë për të shpjeguar.
Ju keni realizuar disa dokumentarë për Kosovën, Shqipërinë. A mendoni ta zgjeroni këtëkrijimtari edhe për figura të tilla të Kombit si Skënderbeu, Nënë Tereza etj ?
Filmi dokumentar është dhe mbetet pasioni im. Planet e mia janë të shumta. Shumë shpejt do tëmundohem të realizoj pikërisht atë që mendoj se i ka munguar dhe i mungon filmit dokumentar shqiptar. Jam në proces të studimeve për doktoraturën dhe kështu për këtë më duhet pak kohë flasë më hapur, se skenarët dhe kushtet i kam gati.
Pasioni juaj për letërsinë, kinematografinë, botimet tuaja i bëni se e keni hobi apo edhe për tësiguruar jetën?
 Në Perëndim ku jetoj unë nuk mendohet thjesht, për hobi, apo edhe as për të siguruar jetën. Mediaka hapësirën e vet, dhe unë jam pjesë e kësaj hapësire. Natyrshëm në një hapësirë të tillë kaqkonkurruese gjithkush që e sheh letërsinë, apo edhe tërë fushën ku ai krijon si një pjesë të jetës,ekziston një lidhje dyfishe mes hobit dhe nevojës jetike. Të dyja konvergojnë në një pikë.
Çfarë mesazhi keni për brezat e rinj të shkrimtarëve dhe letrarëve shqiptare? Cili ështëmendimi juaj për letërsinë shqiptare në tërësi?
Unë vetë mendoj se kam shumë për të mësuar nga të gjithë brezat krijues. Nga më të vjetrit që umbetem borxhli për ‘
meshën’
e tyre letrare tek ndërgjegjja ime që i rri, që në bangat e shkollës dhetë tjerëve duke u qëndruar shumë afër si lexues dhe kritik i tyre për të ecur bashkërisht dhe nëmënyrë të pandarë në të gjitha aspektet e kulturës. Kështu në një lidhje lexues-krijues dhe krijues-lexues edhe mendimi për letërsinë shqiptare, që sot ka prurje të bollshme duket disi elokuent. Unëmendoj ndryshe nga disa që kanë shpotitur krijimtarinë e sotme. Sot, krijohet, synohet dhe ka njëkonkurrencë të heshtur në të gjitha shkollat krijuese. Ata që krijojnë jashtë Atdheut duket se kanëmë shumë kohë dhe më shumë resurse në hapin e tyre krijues. Do të vijë një ditë që ata do të prishin3
of 00

Leave a Comment

You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...

ciao mire jeni desha te pyes ku rrini aktualish se me duket se jemi te afert?shihemi bye

You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...