• Embed Doc
  • Readcast
  • Collections
  • CommentGo Back
Download
 
OJ BIJA IME
!Unë jam një njeri që ka hyrë në dekadën e pestë të jetës. Jampërshëndetur me rininë dhe ëndrrat e saj. Kam shëtitur nëpërshumë vende, jam takuar dhe jam njohur me njerëz dhevende të ndryshme. Dëgjoji nga unë ca fjalë të vërteta dhe tësinqerta nga përvoja e jetës sime, të cilat nuk do t'i dëgjoshnga të tjerët. Kemi shkruar dhe kemi thirrur për përmirësimine moralit, që njerëzit të largohen nga epshet dhe ngatërresat,sa që na janë lodhur lapsat dhe gjuhët tona, por e tërë kjo pandonjë rezultat. Gjërat e shëmtuara jo që nuk u larguan, porpërkundrazi u shtuan, e ngatërresat u përhapën. Zbulimibukurive tek femrat vazhdoi të shtohej dhe të zgjerohej prejnjë vendi në vend tjetër, sa që nuk mbetën pa u prekur mekëtë gjë të shëmtuar as shtetet islame.Nuk patëm sukses dhenuk mendoj se do të kemi sukses. A e dini pse?Ngase, ende sot e kësaj dite nuk ua kemi mësyer dyerve tëpërmirësimit, e as nuk e dimë rrugën tek Ai.Rruga e shpëtimit është para teje, oj bija ime. çelësat janë nëduart e tua, e nëse beson në ekzistimin e saj dhe punon për tëhyrë në të, gjendja do të të përmirësohet. Është e vërtetë semashkulli është ai, i cili e bën hapin e parëtë mëkatit, këtë nuke bën femra, por po të mos ishte dëshira jote ai nuk do tëafrohej. Po të mos ishte dëshira jote, butësia jote, ai nuk do insistonte. Ti ia hape derën e ai hyri. I the hajnit: Urdhëro ..., ekur të vodhi hajni, fillove të bërtasësh: Ndihmë, më vodhën...!E po ta dije ti se të gjithë meshkujt janë si ujqit, e ti je njëqengj, do të ikje prej tyre sikur që ikën qengji nga ujku, dhe pota dije se ata të gjithë janë hajna, do të ruheshe prej tyre sikurqë ruhet viktima prej hajnit.Ujku do nga qengji veçse mishin e tij, e atë çfarë do mashkullinga ti është më e vlefshme për ty se sa mishi për qengjin, dhekjo gjë është më e keqe për ty se sa vdekja për qengjin. Ai donga ti gjënë tënde të shtrenjtë: Nderin tënd me të cilinkrenohesh, dhe për të cilin jeton.Ngase jeta e vajzës, nderin e së cilës ia ka marrë mashkulli,është njëqind herë më e rëndë se sa vdekja për qengjin,mishin e të cilit ia kishte ngrënë ujku.... Po për Zotin, nuk eshikon një i ri një femër përveç se në iluzionet e veta e zhveshatë dhe e paramendon pa rroba.Po të betohem për herë të dytë, mos i beso asaj çfarë të thonëdisa meshkuj se ata në femër nuk shohin veç se moralin dhesjelljet e saj dhe se ata bisedojnë me të si shokë dhe si të tillaedhe i duan ato. Po të betohem se kjo është rrenë.Po t'i dëgjojmë bisedat e të rinjve kur janë vetëm, do tëdëgjoje fjalë të trishtueshme. I riu nuk të buzëqesh, e as nuktë folë fjalë të buta ose nuk ta bën ndonjë shërbim, përveç sekjo është një parapërgatitje për t'ia arritur qëllimit.çfarë paskësaj, çfarë o vajzë? Mendo!Bashkoheni në kënaqësi për një moment, e pas kësaj ai tëharron, e ti përgjithmonë do t'i ndiesh pasojat e saj. Ai do tëvazhdojë të kërkojëndonjë femër tjetër të pakujdesshme dheta vjedhë nga ajo nderin e saj, e te ti në barkun tënd do tëmbetet pjella e tij. Me ty do të mbeten brengat dhe turpi. Kjoshoqëri zullumqare do t'ia falë atij, dhe do të thonë: Ka qenë iri, kishte gabuar pak, por është penduar. E ti do të mbeteshme mërzinë dhe turpin tënd gjatë tërë jetës, shoqëria ty nukdo ta falë kurrë.Andaj, nëse e takon ule kokën dhe shikimin tënd, bëja me dijerefuzimin tënd... E nëse në këtë mënyrë nuk largohet, por gjenguxim të të afrohet dhe të gjuaj me fjalë, atëherë lirisht mundta nxjerrësh këpucën prej këmbës dhe ta godasësh atë nëkokë. Nëse do ta kishe bërë një gjë të këtillë do ta kishevërejtur se secili, i cili kalon atypari do të të ndihmonin ty, e tëpamoralshmit e tjerë nuk do të kishin pasur guxim që ta bëninnjë gjë të tillë. E nëse është i mirë dhe pendohet për gjestin ebërë, atëherë do ta kërkojë lidhjen në mënyrë të lejuar; do tëkërkojë martesë me ty.E femra, pa marrë parasysh pasurinë e saj ose pozitën dhefamën që ka, ajo shpresën dhe lumturinë më të madhe e kanë martesë, ku do të bëhej grua e mirë, nënë e kujdesshme, sidhe edukatore e shtëpisë. Në këtë dëshirë janë të njëjtambretëreshat dhe princeshat, artistet e Holivudit, të cilat janëtë famshme dhe me ndikim, me të cilat mashtrohen shumëprej femrave.Martesa është dëshira më e madhe e femrës,qoftë edhe delegate në parlament a pushtetare.Prostitutën nuk e marton askush. Edhe ai, i cili e mashtronfemrën e ndershme duke i premtuar asaj martesë, nëse emashtron e dhe shkon. Pastaj shkon dhe e martonndonjëren prej femrave të ndershme për arsye se ai nukpranon që zonja e shtëpisë dhe nëna e vajzës së tij të jetëprostitutë.E mashkulli nëse ëshi pamoralshëm, nëse nuk gjen nëtregun e kënaqësisë femër që do të pranonte t'ia dorëzojënderin e saj atij dhe të jetë lodër në duart e tij, nëse nuk gjenfemër të pakujdesshme që do të jetonte me të sipas fesë sëIblisit (shejtanit), atëherë do të kërkojë ndonjë femër që do të jetë grua e tij sipas parimeve islame. Shkatërrimi imartesave është nga ju vajza! Po të mos ishin tëpamoralshmet nga mesi i juaj, nuk do të prisheshin martesat eas nuk do të shtohej tregu i amoralitetit.... E atëherë, pse nukpunoni? Pse nuk punojnë femrat e ndershme në luftimin ekësaj të keqe? Ju duhet të prini në këtë, ngase jeni më të aftase ne në këtë çështje, ngase ju e dini më mirë gjuhën efemrave dhe mentalitetin e tyre. Dhe për shkak se askush nukdo të humb më shumë se ju, femrat e ndershme, të edukuaradhe fetare. Në shumë shtëpi tani gjejmë femra, të cilat janëpër martesë, por nuk e gjejnë dot atë, me të cilin do tëmartohej, për arsye se të rinjtë kanë gjetur shoqe të interesit,cilat ua plotësojnë nevojat, andaj nuk kanë nevopërmartesë. Andaj, duhet që të formoni shoqata të femrave tëpërbëra nga shkrimtare, mësuese, studente dhe intelektualetjera, që rpiqemi për t'i kthyer motrat tuaja devijuara në rrugë të drejtë. Frikësojini ato duke uapërkujtuar zotin, e nëse nuk frikësohen, atëherë tërhiquanivërejtjen nga sëmundjet e ndryshme, e nëse edhe pas kësaj
 
nuk ndryshojnë, atëherë foluni atyre me gjuhën e realitetit,dhe thuani atyre: Ju jeni vajza të bukura, andaj edhe meshkujtvijnë dhe ju sillen vërdallë. Por, a thua rinia dhe bukuria juajdo të zgjasë përgjithmonë? A thua ka qenë diç e përhershmeqë rinia dhe bukuria juaj të jetë e përhershme? E si do të jetëme ju kur të plakeni e t'ju shtrembërohet shpina e t'ju rrudhetfytyra? Kush do të pyet për ju? A e di kush interesohet përplakat dhe kush i nderon ato? Djemtë dhe vajzat e tyre, nipatdhe mbesat e tyre. Disa plaka janë mbretëresha në familjet etyre duke qëndruar edne në fronin e tyre, e janë të tjerat metë cilat ju e dini më mirë se ç'bëhet. Prandaj, a mund tëkrahasohet kjo kënaqësi me atë mjerim? Dhe a do ta kisheblerë me këtë fillim një përfundim të tillë?E shembuj të këtillë nuk ka nevojë që t'i tregojmë. Prandajpunoni që t'i udhëzoni motrat tuaja të mjera e të devijuara,dhe nëse këtë nuk mund ta bëni, atëherë punoni në ruajtjen ee femrave shëndosha nga sëmundja e tyre dhe tinejxhereve të reja të papërvoja që të mos e ndjekin rrugën etyre.Unë nuk kërkoj nga ju që femra muslimane sot të bëhetmenjëherë ashtu si duhet të jetë muslimanja e vërtetë, assesi.Unë e di se kthimi i rnjëhershëm zakonisht është ipamundur, por dëshiroj që të kthehemi kah e mira hap pashapi, sikur që kishit shkuar kah e liga hap pas hapi. Ju ishkurtuat rrobat tuaja copë pas cope, e larguat mbulesën, tërëkëtë ndryshim e bëtë me durim pas një kohe të gjatë. Burrate ndershëm nuk e kishin ndier menjëherë këtë ndryshim, erevistat e ndryshme e nxisin këtë amoralitet së bashku me tëpamoralshmet, kështu gjersa arritëm në këtë gjendje, me tëcilën gjendje Islami assesi nuk është i kënaqur, e as feja ekrishtere nuk është e kënaqur me këtë gjendje, të cilën edheshtazët do ta refuzonin.Nëse dy gjela do të ngatërroheshin për një pulë, ata do tambytnin njëri tjetrin nga xhelozia dhe dëshira për ta mbrojturpulën.Ndërsa, sot burrat muslimanë fare nuk i xhelozojnë gratë etyre muslimane, të cilat ecin të zbuluara plazheve dhe rrugëvetona. Ata nuk xhelozojnë as nëse ndonjë i huaj ua shikonfytyrat, duart, gjoksat e grave të tyre. Me një fjalë, edhe nëseshikojnë çdo gjë të turpshme në to.Por, përkundrazi gjen burra muslimanë, të cilët nëpër klubedhe kafene ndryshme të elitës ua ofrojnë gratë e tyremuslimane të huajve që të vallëzojnë me to, ku puqet gjoksime gjoks, barku me bark, goja me faqe, e krahu është i lidhurme trupin e saj dhe ndaj tërë kësaj të keqe askush nuk thotëasgjë. Nëpër universitete të rinjtë muslimanë rrinë me vajza tëreja muslimane, të cilat pjesët e turpshme të tyre i kanë tëzbuluara dhe askush as për këtë të keqe nuk bën vërejtje, asetërit dhe nënat e këtyre vajzave muslimane, e shembuj tëtillë kemi shumë.Këta shembuj nuk largohen për një ditë, e as duke nxituar, porvetëm nëse i kthehemi së vërtetës nga e njëjta rrugë me tëcilën kemi shkuar nga e liga, edhe nëse tani këtë rrugë eshohim të largët, ngase ai që nuk shkon rrugës përveç së cilësnuk ka rrugë tjetër, nuk e arrin asnjëherë qëllimin.Nëse zbulohet fytyra ashtu siç e ka krijuar Zoti, e pranojmë njëgjë të tillë. Por, të përzihet femra me meshkuj të huaj, kjoështë krejt tjetër gjë. Femra e zbuluar s'guxon të jetë vetëmnë shtëpi me shokun e burrit, ose t'ia japë dorën kolegut tëvet në universitet, ose ta zgjatë bisedën dhe të shëtitë me tërrugëve dhe të përgatitë me të së bashku provimet dhe tëharrojë se Zoti e ka krijuar atë femër e atë mashkull dhe se dy gjinive u ka krijuar epshe ndaj njëri tjetrit, e këtë gjë tëkrijuar nuk mund ta ndërrojë as ajo, as ai, e as tërë njerëzit ekëtij planeti, e as t'i barazojë të dy gjinitë dhe t'i fshijë këtoemocione nga ata. E ata, të cilët thërrasin në barazinë dhepërzierjen e dy gjinive, janë gënjeshtarë nga të dy anët. Përarsye se ata me këtë nuk dëshirojnë të arrijnë gjë tjetërpërvse të shkaktojnë kënaqësi gjymtyrëve dhe tëepsheve të veta, t'i kënaqin sytë e tyre, por ata nuk gjejnëguxim ta thonë këtë haptazi, andaj fillojnë t'i maskojnëqëllimet e tyre me këso fjalë tërheqëse, pas së cilave nukqëndron gjë. Prosperiteti, civilizimi, jeta në universitet(jashtë rregullave islame) nuk janë përveç se fjalë boshe. Atagënjejnë, ata nuk e njohin të vërtetën, për ata e vërteta nukështë ajo e cila qëndron përballë së keqes, por sipas tyre evërteta është ajo, e cila vjen nga perëndimi, qoftë vallëzim alakuriqësi, përzierja nëpër universitete, zbulimi i trupit nëpërfusha sportive a plazhe.Ndërsa, e keqe është çdo gjë që vjen nga feja, xhamia dhenga studimet fetare, edhe nëse nderi, udhëzimi, etika dhepastërtia, ajo e zemrës dhe ajo e trupit mësohen aty. shtetet perëndimore ka shumë familje, cilat me njëpërzierje të këtillë të gjinive jo vetëm që nuk pajtohen, poredhe e kundërshtojnë atë.Ka shumë prindër atje, të cilët nuk lejojnë që vajzat e tyre tërritura të dalin me djem ose që ai ta shoqërojë vajzën e tyrederi në kinema dhe nuk e lëshojnë atë gjersa nuk vërtetohenme përmbajtjen e filmit, e nëse e dinë përmbajtjen e tij dhebinden se filmi nuk ka skena të fëlliqura, atëherë i lëshojnë atoqë të shkojnë në kinema. Unë me këtë nuk po ju mbajligjëratë të rinjve, e as nuk pres që të më dëgjojnë. Unë e di seata mund të kundërshtojnë dhe mos e lqejnëmendimin tim, për arsye se shumë kënaqësi, të cilat i kanë nëdorë po ua ndaloj. Unë po ju drejtohem juve, femrave të reja. Juve të rejave muslimane, të ndershme dhe të moralshme.Askush nuk do të pësojë më shumë se ju. Mos u bëni viktimë eIblisit (shejtanit). Mos i dëgjoni fjalët e etyre, të cilët uazbukurojnë jetën e përzier me meshkuj në emër lirisë,qytetërimit, prosperitetit dhe shpirtit universal. Për arsye seshumica e tyre nuk janë të martuar dhe nuk kanë fëmijë dhenuk u intereson asgjë tjetër, përveç se kënaqësia trupore.Ndërsa, unë jam baba i pesë vajzave dhe kur ju mbroj ju, imbroj edhe vajzat e mia dhe jua dua të mirën sikur që ua duavajzave të mia. Askush prej tyre nuk do të kujdeset që takthejë nderin e humbur të femrës, e nëse femra bie moralisht,nuk mund të gjesh askënd t'i ndihmojë asaj dhe ta ngrejë ngaajo ndytësi, por përkundrazi i sheh që të gjithë se si vrapojnëpas bukurisë së saj, e nëse refuzon largohen prej saj, sikur qëqentë ikin nga ngordhësira, në të cilën nuk ka mbetur asnjëcopë mishi.
of 00

Leave a Comment

You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...
You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...