stabilitetin e valutës dhe për disiplinën financiare. Banka Qendrore duhet të organizohet ashtu, qëtë kryejë punët nga kompetencat që i takojnë, siç janë:
•
punët monetare,
Â
•
punët devizore dhe të qarkullimit të pagesave me botën e jashtme,
Â
•
punët kreditore dhe të marrëdhënieve kreditore me botën e jashtme, si dhe meorganizatat financiare ndërkombëtare,
Â
•
punët e kontrollit,
Â
•
punët e trezorit,
Â
•
punët e kërkimeve (hulumtimeve), informatikës dhe të statistikës,
Â
•
punët e qarkullimit të pagesave në vend,
Â
•
punët e emisionit të kartmonedhave dhe të monedhave, si dhe
Â
•
punët tjera të caktuara me norma ligjore.
Â
Struktura organizative e Bankës Qendrore duhet t'u përmbahet funksioneve të saj dhe nevojëspër efikasitet.Me qëllim të rregullimit të sasisë së parave, Banka Qendrore e Kosovës duhet të zbatojë:
•
operacionet në tregun e hapur,
Â
•
rieskontimin e letrave me vlerë me afat të shkurtër, të vendit dhe të botës së jashtme,
Â
•
rifinancimin e kreditit në bazë të letrave me vlerë të caktuar afatshkurtër,
Â
•
emetimin dhe tërheqjen e bonave të arkës të Bankës Qendrore,
Â
•
blerjen dhe shitjen e mjeteve të huaja të pagimit, duke përfshirë çeqet, letrat me vlerëdhe kërkesat, si dhe arin dhe metalet tjera fisnike,
Â
•
caktimin e rezervës së detyrueshme të bankave të Bankës Qendrore,
Â
•
caktimin e normës eskonte dhe të normave të kamatës.
Â
Banka merr përgjegjësinë për ecuritë e brendshme të situatës monetare si dhe të likuiditetit të jashtëm.Banka Qendrore e Kosovës në fazën e tranzicionit do të ketë ndikim të madh në drejtimin epolitikës monetare-kreditore me qëllim të ndikimit në kushtet e afarizmit, në ecurinë e tëardhurave, në orientimin dhe shpejtësinë e zhvillimit.Organizimi dhe rrjeta e degëzuar e bankave, si dhe politika afariste e tyre, janë parakushteinstitucionale me rëndësi, nga të cilët varet ndikimi i politikës monetare-kreditore në politikënzhvillimore të ekonomisë së Kosovës, të regjioneve të saj dhe të subjekteve ekonomike. Politikakreditore duhet ta mbështesë konsolidimin financiar të ekonomisë, transformimin pronësor,realizimin e projekteve investive të reja dhe të mënjanimit të dëmeve gjatë shaktërrimit tëekonomisë së Kosovës. Natyrisht, në bazë të principeve të afarizmit bankar, duke shfrytëzuar kapitalin vetiak të bankave nga bota e jashtme (kreditë ndërkombëtare) dhe nga tregu financiar etj.Sistemi monetar-kreditor në Kosovë do të ballafaqohet me probleme të mëdha, sepse më parëduhet të ndërtohen dhe të aplikohen institucionet e ekonomisë së tregut, meqë ato janë tëpazhvilluara, në një nivel të ulët, e, nga ana tjetër, kemi të bëjmë me problemet e mëdha tëzhvillimit ekonomik dhe konfliktet zhvillimore në Kosovë.
5.2.3. SISTEMI BANKAR DHE TREGU FINANCIAR
Leave a Comment