You are on page 1of 7

RIKOMPOZIMI

MONOPOLEVE

MBSHTETURA NGA QEVERIA*


Autori: EDUART GJOKUTAJ

Shume qeveri demokratike kane ruajtur monopolet qeveritare ne sherbime te tilla si p.sh. komunikacioni dhe transporti. Shume qeveri te tjera kane ende monopolin e furnizimeve te artikujve te perdorimit te gjere te tilla: si pijet alkoolike, gazi per konsum familjar, energjia elektrike etj. Monopoli eshte konsoliduar duke e kthyer ne tabu konkurimin me shtetin ne keto fusha. Ne vend te ketij trajtimi ndaj konkurences, qeverite kane dhene subvencione te konsiderueshme institucioneve ne varesi te tyre pavaresisht se efektiviteti i tyre ishte ne renie. Keshtu, ne disa vende ishte e paimagjinueshme te mos ishte pjese e skemes publike sherbimi i PTT-se etj. Pervoja e ketyre viteve ne vendin tone, me nje te kaluar mjaft te izoluar ndaj sektorit privat ka treguar se mund te kryhen me se miri nga sektori privat, sherbimet ne telekomunikacion, sherbimet e transportit urban e interurban, sherbimet e transportit ajror te pasagjereve e mallrave e shume sherbime e aktivitete te tjera, qe me perpara kane qene teresisht publike.

Nderkohe, sherbime te tilla si ujesjellesat, furnizimi me energji, perpunimi dhe largimi i ujrave te zeza jane raste te vecanta. Ato kerkojne buxhete gjigande per te qendruar ne nivelin e kerkuar prej qytetareve per te perfituar prej ketyre sherbimeve. Aq me teper, ne rastin e rinovimit te teknologjise ne raport me ndryshimet qe kerkon koha buxheti per to eshte shume here me i larte dhe ne menyre te paevitueshme ato duhet te jene te monopolizuara. Ne keto raste te

vecanta kete lloj drejtimi dhe menaxhimi te tyre mund ta quajme monopol natyral. Por, nese nje monopol natyral liberalizohet nga qeveria te vendoset nje mim te njeanshem per sherbimin qe ofrohet, mimi i larte qe do te vendoset do ti dekurajoje konsumatoret e vegjel per ta blere sherbimin, megjithese ata jane te detyruar ta paguajne cmimin me te larte qe u imponohet ne raport me koston e sherbimit. Megjithate, ky veprim mund te shkaktoje shmangie nga pagimi i detyrimeve dhe ndoshta dhe nje humbje te ndjeshme per monopolin natyral. Monopolet nga ish-vendet socialiste

Shume nga monopolet jane te trasheguara nga qeverite ish-socialiste. Zakonisht, kjo trashegimni ka rezultuar me humbje dhe monopolet kane qene objekt i privatizimeve. Vetem ne disa raste keto monopole kane qene rentable dhe kane vazhduar te punojne me fitim. Por, gjithsesi ketu flitet per furnizime sherbimesh qe kane te bejne me te mira publike. Nderkohe, monopoli i sherbimeve qeveritare eshte i perjashtuar nga treguesi i fitimit. Por nese monopoli qeveritar per nje sherbim te caktuar eshte joefektiv, pse te mos propozoje te ligjvenesit qeveria e partise qe eshte ne pushtet, qe ta zevendesojne me vendosjen e nje tatimi? Ne fakt, po ta mendosh nuk do te ishte ide e keqe. Nese votuesit arrijne te kuptojne se mimi monopol (p.sh. cmimi i energjise elektrike) eshte me i larte se sa ata do te mund te paguanin ne formen e nje tatimi mbi te ardhurat e tyre, partia ne pushtet do te humbte shume vota qe mund ti kishte per mbeshtetje te politikave te saj. Eshte detyrimi i partise ne pushtet, qe duhet ta kuptoje e para se me rritjen e barres ekonomike nepermjet rritjes se cmimeve monopol per qytetaret ajo eshte me e rende sesa pesha qe ata ndjejne nga barra fiskale. Por, monopoli mund te jete nje burim i rendesishem shperblimi per mbeshtetesit dhe besniket e partise ne pushtet. Ai u mundeson atyre vende pune te paguara

mire, sherbime te vlefshme per ta dhe miqte e familjaret si dhe shume favore te tjera. Per te kuptuar pse mungon efektiviteti le te mendojme per pak, sikur jemi ne vend te nje monopolisti. Ne rastin e qenies si mopolist, natyrshem kuptohet se monopolin e ndan me aksionere te tjere dhe shperndan me ta cdo fitim qe realizon shoqeria monopoliste. Ne nje ekonomi tregu ku rregullat funksionojne jo rregullisht, nese nje shoqeri aksionere monopoliste eshte e lire te vendose faredo mimi, shuma e fitimit do te varet kryesisht nga masat per korrektimin e mimit sipas menyres qe zgjidhet prej menaxherit te zgjedhur (Drejtorit) dhe nga masat qe merren per prodhimin e sherbimit apo produktit me koston me te ulet te mundshme. Nese aksioneret besojne se menaxheri nuk po realizon njeren prej ketyre masave atehere ata shume mire mund ta pushojne nga puna. Eshte ky kercenim qe duhet te sherbeje si nje nxitje per menaxherin e nje shoqerie aksionere per te marre masat e duhura ashtu si thame me lart.

Rregullatort e mimeve monopol Rregullat jane pikerisht per te ruajtur dhe ndryshuar sipas nje rendi te caktuar ceshtjet e ndryshme, si aktuale dhe te perspektives. Nese keto rregulla funksionojne edhe per monopolet natyrale, atehere ata qe i bejne dhe zbatojne rregullat ne nje vend, te nisur nga qellimi i efektivitetit te nje sherbimi a do te perpiqeshin ta detyronin monopolistin per te ulur cmimet duke garantuar cilesine pa kosto shtese? Megjithe deshiren e rregullatoreve qeveritare per te nderhyre ne kete drejtim nuk eshte e thene se ata e kane te lehte realizimin me sukses te kesaj detyre. Nje zyrtar qeveritar qe eshte ngarkuar me detyren e rregullatorit eshte i ngjashem me shume zyrtare te tjere qeveritare ne lidhje me deshirat per te shperndare

shpenzimet qe ka ne perdorim per nevojat e publikut. Por, nese zyrtari qeveritar

beson se nga monitorimi i afert i funksionimit te shoqerise aksionere mund te kene favore zyrtaret e tij, ai e sakrifikon efektivizimin e metejshem te monitorimit me kusht qe zyrtaret te kene ne vazhdimesi perfitime personale te tjera. Nga ana tjeter, edhe nese eshte i motivuar te beje nje monitorim efektiv, mungesa e informacionit i shkakton pengese ne njohjen e kostos se sherbimit te shoqerise aksionere. Kjo mungese informacioni apo dhe nese merret ai eshte i crregullt perben nje problem per gjithe shoqerine demokratike.

Politikanet dhe votuesit arrijne te kuptojne qe mungesa e informacionit perben nje problem per te kuptuar se pse eshte i larte nje cmim i caktuar. Ne vend qe ti bejne analize ketij problemi, rregullatoret zyrtare perpiqen ta zhvendosin vemendjen te fitimi. Duke u nisur nga fitimi korporativ qe duhet raportuar e menyre te rregullt per rregullatoret qeveritare behet e lehte te modifikojne cmimet ne nje menyre te tille qe shoqeria aksionere te mos dale me fitime te jashtezakonshme. Shefi i qeverise, pasi eshte konsultuar me rregullatorin qeveritar vendos per cmimin e sherbimit bazuar ne vleresimet e bera per fitimet e ardhshme qe do te realizoje shoqeria aksionere (Sh.A). Synimi kryesor qendron ne aftesimin e shoqerise aksionere per te qene fitimprurese ne vazhdimesi, por jo me fitime shume te medha. Nje veprim i tille eshte nje sistemim i fitimit. Ky sistemim behet per nje qellim. Ai i jep avantazhe politikaneve te shumices si dhe qeveritareve te saj qe te heqin sikletin e te qenit te paragjykuar dhe te akuzohen per favorizim per perfitime personale. Duke u nisur nga menyra e sistemimit te fitimit, menaxheri perballet me nje situate te tille, ku fitimi i shoqerise aksionere do te mbetet pak a shume i njejte pavaresisht nga fare ndodh. Nese kostot fryhen matane kufijve te percaktuar, rregullatori qeveritar rishikon vleresimet e tij per fitimin qe do te vije ne te ardhmen duke paralajmeruar per nje cmim me te larte te sherbimit apo produktit. Nese investohet ne teknologji, duke ndikuar ne uljen e kostos, perseri rregullatori qeveritar rishikon vleresimet e tij per fitimin qe do te vije ne te

ardhmen dhe me qellim qe te shmange fitime me te larta qeveria i komunikon menaxherit te monopolit qeveritar te ule cmimin. Meqenese fitimet nuk mund te pesojne rritje apo ulje nga veprimet e menaxherit, aksioneret e shoqerise e lene ate te lire te ndjeke mendimin e tij, brenda limiteve te percaktuara nga rregullat e vendosura. Por nese menaxheri i shoqerise aksionere publike perpiqet tu imponohet aksionereve, cfare mund te beje ai? Mendimi i pare qe mund ti vije atij eshte te perpiqet tu mbushe mendjen aksionereve qe ti rrititn rrogen dhe shpenzime te tjera qe i kerkon per nje menaxhim me te mire. Duke qene se ato jane kosto qe nuk ndikojne ne

produktin monopol, si dhe nisur nga fakti se do kosto kalon ne shpatullat e konsumatoreve ne formen e mimit, aksioneret nuk humbin asnje gje duke i permbushur kerkesat e menaxherit. Atehere ndodh qe menaxheri ka ne disponim fonde te tilla te fryra per te paguar mime te kripura per furnizimet qe i duhen shoqerise. Qellimi personal i menaxherit do te jete pak a shume i orientuar drejt sigurimit te sa me shume parave apo favoreve. Lejimi i konkurencs

Supozojme se monopoli natyral qe funksionon sipas rregullave te vendosura eshte duke operuar ne menyre eficiente. Nje konkurent, teper i guximshem dhe ndoshta pak i krisur per ndermarrjen qe do te hape ka vendosur te konkuroje per nje sherbim te caktuar monopol qeveritar. Nese monopoli eshte joefektiv, konkurenti mund ta nxjerre jashte loje monopolin natyral duke aplikuar cmime me te ulta. Por, pas kesaj rregullatori qeveritar do ta detyroje monopolin e ri te vendoset ne te njejtat pozita si monopoli i vjeter. Gjithsesi, per konsumatoret fitimi do te jete i dukshem gjate gjithe periudhes se konkurences apo tranzicionit te kalimit nga njeri monopol te nje tjeter. Ne fakt, nje shoqeri private me rentabilitet normal nuk ka mundesi te behet nje monopoliste. Ne keto kushte,

monopolist per nje sherbim apo produkt te caktuar arrijne te behen vetem nese bashkohen disa konkurente se bashku, qe do te jene ne gjendje te ofrojne nje cmim me te ulet dhe sherbim me te mire. Duket sikur nuk ka arsye te forta per te kufizuar konkurencen ne monopolet natyrale. Ne fakt ka me shume arsye te mira per ta lejuar ate. Edhe pse jemi te sigurt se nje industri e caktuar eshte nje monopol natyral, rregullat e vendosura per administrimin e tij mund te ndryshohen nga teknologjia, e cila avancon me shpejt se rregullat. Menyra e vetme per ta zbuluar eshte lejimi i konkurences. Por, mbetet per tu analizuar veshtiresia ne kuadrin politik. Nuk mund te lejohet konkurenca e monopoleve pasi ajo ka qene e ndaluar per gjithe keto vite. Rezistenca e pare do te vije prej punonjesve te sektorit monopolist qe nuk duan te humbasin vendet e tyre te punes dhe nga vete monopoli, i cili eshte i mberthyer ne kryqin e subvencioneve. Le te marrim nje shembull. Nje shoqeri prodhuese e elektricitetit, kerkon investime qe nga paisjet e prodhimit deri ne ato te shperndarjes ne cdo adrese konsumatori. Qeveria vendos nje zyre qendrore ne te cilen mund te mblidhet energjia e prodhuar nga cdo kompani private dhe te shperndahet ne cdo adrese. Secila kompani private do te konkuronte me te tjerat per sa me shume kontrata me konsumatore individuale. Pas premtimit per te furnizuar nje shtepi me elektricitet, nje kompani mund te jete pergjegjese per furnizimin e zyres qendrore me shumen e energjise elektrike qe konsumatoret perdorin. E njejta logjike mund te perdoret dhe per ujesjellesin, shperndarjen e gazit familjar, etj.

Eshte e mundur gjithsesi qe te krijohet nje zevendesues per qeverine si p.sh. rasti zyres qendrore me lart. Ajo do te kete funnksion te saj qe ne kuadrin e rregullimit te veprimtarise se monopolit qe furnizon nje sherbim me nje cmim te caktuar te bleje te njejtin sherbim me te njejtin cmim nga furnizues te tjere. P.sh. nese bleni nje central te vogel dhe si rrjedhoje prodhoni me shume elektricitet nga sa keni nevoje per perdorim, nje politike e tille do tju mundesoje te shisni

elektricitetin qe nuk keni nevoje ta perdorni te ndonje kompani lokale apo kombetare me te te njejtin cmim qe kompania mund tja u shiste juve nese do te blenit elektricitet nga ajo.
* fragment nga libri Syri ekonomik ne demokraci, 2005

You might also like