• Embed Doc
  • Readcast
  • Collections
  • CommentGo Back
Download
 
KUR’ANI PRIN RRUGENDREJT SHKENCES
HARUN YAHYA
 
PERMBAJTJA
HYRJELIBRI I PARË:FEJA NXIT SHKENCËNFEJA NDIHMON UDHËHEQJEN E DREJTË TË SHKENCËSFEJA DHE SHKENCA JANË GJITHMONË NË PËRPUTHJEMREKULLITË SHKENCORE TË KUR’ANITLIBRI I DYTË:SHKENCËTARËT BESIMTARËPËRFUNDIME
 
HYRJE
Zoti i thërret njerëzit të hetojnë dhe reflektojnë rreth qiejve, tokës, maleve, yjeve, bimëve, farave,kafshëve, ndryshimeve të natës me ditën, krijimit të njeriut, shiun dhe shumë gjëra të tjera të krijuara. Duke iekzaminuar këto, njeriu njeh aftësinë artistike të krijimtarisë së Zotit në botën rreth tij dhe së fundmi njehKrijuesin tonë, i Cili krijoi të gjithë universin dhe çdogjë në të nga asgjëja.“Shkenca” ofron një metodë me të cilën universi dhe të gjitha gjallesat aty, mund të ekzaminohen për tëzbuluar aftësinë artistike të Zotit dhe t’ia komunikojë atë njerëzimit.
Si rrjedhim, feja e nxit shkencën duke epërdorur atë si një mjet me të cilën të studiohen kompleksitetet e krijimeve të Zotit.
Feja, jo vetëm që nxit studimin shkencor por gjithashtu, e mbështetur nga të vërtetat e sjella nga Islami,lejon që kërkimet shkencore të jenë të shpejta dhe efektive. Kjo sepse feja jep përgjigje të sakta e të qarta rrethkrijimit të universit dhe të jetës. Si të tillë, nëse mbështeten mbi bazën e duhur, kërkimet do japin të vërtetatrreth origjinës së universit dhe organizimit të jetës në një kohë mjaft të shkurtër dhe me minimumin e përpjekjeve dhe energjive. Siç citohet dhe nga Albert Ajnshtajn, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët mëtë mëdhenj të shek. të 20,
“shkenca pa fenë është e çalë”
, që do të thotë se shkenca e paudhëhequr nga fejanuk mund të ecë korrektësisht, por përkundrazi, do shpenzojë shumë kohë në nxjerrjen e disa rezultateve eç’është më e keqja, shpesh është dhe pa rezultate.Studimet shkencore të ndjekura nga shkencëtarët materialistë të paaftë të shohin të vërtetën, sidomos nëdyqind vjetët e fundit, kanë bërë që të shpenzohet mjaft kohë, të bëhen kërkime të kota dhe të derdhen milionadollarë.Ka një fakt që duhet të shihet qartë: shkenca mund të përftojë rezultate të besueshme vetëm nëse pranonsi objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave të krijimit në univers dhe përpiqet vetëm drejt këtij fundi.Shkenca mund ta arrijë qëllimin e saj në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm nëse orientohet nga drejtimi i duhur, pra nëse udhëhiqet drejt.
of 00

Leave a Comment

You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...
You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...