You are on page 1of 9

HAKU

(Nga jeta e viganëve islamë)

Përmbushej gjysma e parë e dekadës së shtatë sipas hixhretit. Ende


krem-tohej vendosja e kalifit të ri Abdul-Malikit.
Ndërsa fryma ushtarake e shtetit të ri islam gradualisht shuhej dhe i
lëshonte vendin jetës qytetare - punës, shkencës, ndërtimtarisë, zhvillimit
ekonomik. Me ardhjen e Abdul-Malikut ka përfunduar ndërtimi i xhamisë
Mes-xhidu-Aksa në Jerusalem. Përgjithësisht, të gjitha masat shoqërore
dhe shtetërore ishin të përqëndruara kah mbarësia dhe përparimi. Filloi të
lulëzojë edhe arti: letërsia e bukur, muzika, sporti, lojërat fisnike
kalorsiake. Kalifi i ri me të gjitha mjetet përkrahte zhvillimin e diturisë dhe
të artit. Filluan të duken konturet e para të madhështisë dhe zulmit të
sundimit sheku-llor të Emevive.
***

Heroit të këtij tregimi Sabit b. Zutiu, ish robit persian nga Tibrizi, i
shkoi për dore ta ruan në vete qetësinë dhe dsinjitetin.Qetas e ruante
kujti-min në sundimtarin e besimdrejtëve të urtë si gardist i tij dhe me
vullnet të madh e kryente punën e vet. Ende pa i mbushur të njëzetat kishte
marr pjesë në "Betejën rreth devesë" tek Basra, pastaj në betejën e Siffinit.
Ishte trim dhe i kuptueshëm. Prandej kalifi e çmonte dhe e donte. Gjatë një
pushimi të shkurtër në mes dy sulmeve në çetën e armikut, kalifi e kishte
bekuar duke e puthur në ballë nga shala e devesë së tij, duke i dëshiruar ta
mbijetonte luftën, ta përjetonte pleçërinë dhe të ketë pasardhës të vyeshëm
dhe fatlum.
Sabitit i kujtoheshin ato momente porsi të kishin ndodhur dje. Para
syve i vibronte fotografia e gjallë e trimërisë së sunduesit në luftë e sipër.
Sikur ende i dëgjonte fërshëllimën përcëlluse të shpatës së tij dhulfikar, të
cilën ia kishte dhuruar Muhammedi a.s. si mirënjohje për timërinë
kalorsiake, trimirënë e cila, edhe atëherë në Siffin, shërbente si inspirim më
i lartësuar për vërsuljet e luftëtarëve të tij në armikun. Sabitit iu mbushun

1
sytë lotë nga gëzimi dhe nderi tejet i madh që i bëri Klifi. Tentoi t'ia puthë
doren, por Kalifi e tërhoqi atë duke thënë:
"Jo, trimit të tillë nuk i ka hije që t'ia puthë dorën dikujt! Mos e jep
burrërinë tënde nën këmbën e askujt, e as kalifit, o biri im! Të nënshtruarit
dhe bindja e besimtarit i takon vetëm Allahut!"
"Subhanallahivebihamdihi...subhanallahiladhim..." përsëriste Sabitinë
vete. Vështronte natyrën përreth e në hojëza prej dikah ndiente aromën e
portokajve të pjekur. Ambienti aromatik filloi t'ia nxiste dëshirën e madhe
për portokall të shijshëm e të ftohtë. Dhe - ja! Sikur dikush ta kishte sjellur
me dorë një portokall verdhekuq e të njomë e ta kishte lëshuar në atë
vorbullë të përroit e cila shakulliste sikurse donte ta ziente, luante me të
përderisa nuk e hudhi në cekëtinë afër Sabitit. E ai, duke mos menduar
asnjë çast, u ngrit, hyri ne ujë, mori portokallin e bukur e të njomë, çfarë
shihet rrallë, e teri, e pastai dhe filloi ta qëronte. Felet i kishte të pastra dhe
të lëngshme. Duke i përtypur felat një nga një, tërësisht i ishte dorëzuar
kënaqësisë së thellë e të vërtetë, duke shuajtur dëshirën e pakëmëparshme
sa më plotësisht që mundej. Por, gëzimi dhe kënaqësia e Sabitit zgjatën sa
zgjati edhe portokalli. "Prej nga tetëpjetë përroit ky portokall i pjekur dhe
aq i bukur?", i doli para pyetja e rreptë dhe e paepur sikurse kobi. "I kujt
është ky portokall?", i dëgjonte pyetjet e ashpra që ia bënte një unë tjetër,
një Sabit tjetër cili jetonte i fshehur diku në thellësinë e qenies së tij. "A ke
guxuar ta marësh atë portokall, madje qoftë edhe nga vetë vorbulla e
përroit? A mos, vallë, për shkak të një portokalli duhet të ndëshkohesh
rëndë në Ahiret, sikurse për hakun e huaj, të cilin e ke përvetësuar në
mënyrë të palejueshme?" Sabiti mendoi, e pastaj tundi dorën me lehtësim
mashtrues. Eh, a mos vallë Allahu do ta ndëshkoje atë për shkak të një
portokalli, të cilën edhe ashtu përroi do ta shpiente në Eufrat? Po, por
portokalli është hak i huaj, e Allahu nuk fal hakun e huaj, vetëm gabimet
që bëhen ndaj Tij, or Sabat! Përkujtohu se çfarë qortimi ka përjetuar
Resulullahu a.s. kur hoqi dorë ta udhëzonte lypësin e verbër në mënyrë që
të përgjigjet në pyetjet e kurejshitëve të dalluar! E kush je ti kundrejt
Pejgamberit a.s.? Pra, duhet të pranosh, or Sabit, se konceptimet tuaja mbi
tmerret e ndëshkimit të Zotit dhe madhështinë e mirësisë dhe përdëllesës së
Tij - janë tejet të varfëra! Shumë të rënda janë pasojat, edhe në këtë botë
edhe në botën tjetë, për përvetësimin e pasurisë së huaj, e posaçërisht për

2
ata të cilët Allahu i ka mbushulluar me të gjitha begatitë në këtë botë!
Sabiti mendoi: "O Allahu im! A është ky sprovim për Sabitin Tënd?
Gjithsesi duhet të jetë, pasi që portokalli ishte aq i njom, aq i kuqërremë, që
më lehtë të më joshte! Megjithatë, mbështolli sexhadën nën dorë dhe u nis
tetëpjetë përroit me shpresë se ndoshta do të mësonte prej ndonjë bariu se
pronë e kujtë ishte portokalli që e kishte përvetësuar. Kështu hasi në
portokaj mu në bregun e përroit. Kurora e begatë me frute ende të
pavjelura, u shfaq mu në sipërfaqe të ujit. Shikoi më me kujdesë: frutet në
të ishin të njëjtë sikurse ai që e përvetësojë nga pakujdesia. Diçka i thoshte
se ky është portokalli i njëjtë, andaj iu drejtua barinjve:
"Portokajtë janë të Ebul Kerimit, o i huaj" - u përgjigjën barinjtë.
"Ku mund ta gjej?", - pyeti.
"Ajo shtëpi, që pranë saj ndërtohet e reja, ajo është e Ebul Kerimit."
Sabiti u nis kah shtëpia e Ebul Kerimit. Në saje të kopshtit plotë me
lule të llojllojshme, pastërtisë së oborrit, madhësisë së shtëpisë së vjetër
dhe asaj të resë, ku dëgjoheshin mjeshtrit, ndërtimtarët, shihej se Ebul
Kerimi ishte njeri i pasur dhe i shquar. Sabiti luti që ta dërgojnë tek
shtëpiari. Një plak, i thekërrt nga dielli, i doli para, dhe duke iu afraur
mysafirit të vet, njerëzishëm i tha se ai ishte Ebul Kerimi, e pastaj e pyeti
ç'dëshironte.
"Barinjtë më thanë, o Ebul Kerim i ndershëm, se ai portokall afër ujit
është i yti?", - tha Sabiti.
"Po", - u përgjigj shtëpiari seriozisht dhe me plot dinjitetë burrëror.
"Isha pranë lumit duke pushuar. Duke ndejur mu në breg, përroi e solli
një portokall të freskët e të pjekur. E mora nga uji dhe e hëngra. Pastaj më
ra ndërmend se portokalli nuk ishte i imi, por tanimë e kisha ngrënë atë.
Tani të lutem, o Ebul Kerim i nderuar, të ta paguaj portokallin, e pastaj -
ma bënë hallall edhe në këtë botë e edhe në botën tjetër!"
Ebul Kerimi e shikonte me interesim mysafirin e vet të papandehur,
pastaj e uli kokën e lulëzuar me të thinjur. Sabiti vështronte. Hunda e tij e
fuqishme semite, vijat e fytyrës së tij shprehnin vendosmëri, seriozitet dhe
energji të pakufishme. Duke u menduar Ebul Kerimi tha:
"Ti, o miku im, di të mendosh për sjelljet tuaja!" - heshti pak, e pastaj
vazhdoi me zë pak sa të ulët: "Pasha Allahun! As unë nuk do të guxoja ta
haja portokallin e huaj, e këtë ta harrojë qetazi. Për sa i përket pagesës së

3
portokallit, më së miri do ta kishe paguar sikur të më ndihmoshe në
ndërtimin e shtëpisë, sepse, po e sheh edhe vetë, nuk kam mjaftë fuqi
punëtore, e vjeshta sa s'ka arritur... A nuk është kështu, mik i nderuar?"
Sabiti vështronte objektin mjaft të madh, pjergullin e mbaruar mirë nën
hardhinë e rrushit, e përsëri objektin grandioz, të cilin e ndërtonte Ebul
Kerimi. I rrudhi krahët i merrakosur dhe pyeti se çka duhet të punonte. E
caktuan që, së bashku me një të ri të fuqishëm t’u bante gurë muratorëve.
Punoi gjer në mbrëmje. Gjatë punës mendonte se ç'u bë nga pushimi i
tij i pasditës, e tundte kokën dhe ngapak zemërohej në vetveten, por
megjithatë punonte me zell, sikurse për vete e jo për Ebul Kerimin!
Shtëpiari i gostiti punëtorët me darkë të begatë nën pjergull, i cili ishte
i zbukuruar me rrush të llojllojshëm e gati të pjekur. Freskia e mbrëmjes i
mbushte me kënaqësi, ndërsa ligjërimi i bulkthave i qetësonte dhe ua
mbushte shpirtin me lumturi. Sikur të mos kishte ardhur kështu papandehur
tek Ebul Kerimi, Sabitit i dukej se do të ishte jashtëzakonisht i lumtur,
madje edhe përkundër kësaj pune të rëndë që punonte.
Ebul Kerimi i nxiste të hajnë ushqim, ëmbëlsira dhe të pijnë langje.
Interesohej se a ishin lodhur shumë. Pastaj fuste ndonjë mahi në kuvendim
e sipër. Rrëfgente ndonjë ndodhi nga jeta e të njohurve të përbashkët lidhur
me ndërtimtari. Atë e pyste me çka merrej, a është tanimë i martuar, si i
venin punët në tregti... Pas jacisë shërbëtori e përcjelli në një dhomë të
rregulluar bukur, të dedikuar, me siguri për mysafirë, në të cilët Sabiti do te
kalonte natën.
Puna me masë të njëjtë vazhdoi edhe dy ditë të tjera. Sabiti e përcillte
shtëpiarin me shikim të drojtur, përderisa ky i zënun me punë vërvitej
nëpër oborr, i dëgjonte urdhrat e tij serioze se çka dhe si do të punonin - dh
easgjë tjetër! Dukej se as që e vërente Sabitin, sikur ta kishte harruar atë,
apo jo? Si mundet!, - ofshante Sabiti, duke menduar për dyçanin e vet të
mbyllur dhe për punëtorët e tij që shëtisnin papagesë nëpër treg duke e
kërkuar atë. E, ai, si djerraditës i fundit ishte ndalur këtu në çiflikun e Ebul
Kerimit dhe bante gurë si ndonjë mushkë! E, përse? Për një portokall! O
Zot, çfarë sprovimi për Sabitin Tënd! Por, jo, Ebul Kerimi pikërisht ishte
duke e soditur atë, për më tepër, duke e matur me sy, buzëqeshi me
kënaqësi me kokë të kthyer dhe i pyeti ashtu përgjithësisht që të gjithë: a
kanë ushqim të mjaftueshëm, a u është mjaft i mirë dhe i shijshëm, a mos,

4
ndoshta, dëshirojnë edhe diç tjetër përveç ushqimit dhe langjeve nga
qumështi dhe ujit të ëmbëlsuar me mjaltë, e përsëri - u largua. Dhe gjithnjë
kështu!
Natën e tretë, Sabiti mori guxim ta pyeste, se deri kurrë ai, Ebul
Kerimi, e ka ndër mend ta mbate këtu. Paj, dyçanin e ka të mbyllur,
punëtorët nuk punojnë asgjë, mushterinjtë do të ikin...
“E, e shtrenjtë është portokalli i huaj, or mik!”,- u përgjigj Ebul Kerimi
seriozisht. “Duhet ta fitosh! Sepse, një orë e shiddetit të Xhehennemit është
më e rëndë sesa tërë dunjallëkun ta ngarkosh në shpindë e ta bartësh atë!”
Diç më vonë, pas darke, mes kuvendimit të punëtorëve, Ebul Kerimi e
thërriti Sabitin që të bisedonte me të vaçan. Disa çaste e soditën
njëri-tjetrin porsi dy mejdanxhi, sikur ia hulumtonin dhe ia matnin fuqinë e
njëri-tjetrit, e pasta, Ebul Kerimi Tha:
“Mu bë se duhet ta vazhdojmë bisedën tonë të filluar pas dreke, Sabit i
nderuar.”
Sabiti heshtte.
“Ti, o Sabit i nderuar, me sa jam duke vërejtur, je njeri i mirë, por, a
jam unë fajtor që ti e përvetësove portokallin tim? Më thuaj - a mos të nxita
unë që ta marrësh e ta hashë portokallin tim? Jo, këtë se kam bërë, dhe kjo
është e vërtetë! Këtë po e sheh edhe ti vet. A është kështu, Sabit i
nderuar?”
“Po, vërtetë është kështu!”, me gjysmëzëri u përgjigj Sabiti.
Heshtën. Dukej sikur Ebul Kerimit i vinte keq, nguronte. Sabiti e
shikonte, pastaj tha:
“Vazhdo, o Ebul Kerim!”
“Shiko, Sabit i nderuar - filloi të flasë Ebul Kerimi - ai portokal
ndohsta është gjë e imtë. Gjithsesi e imtë, saqë nu e vlenë as një herë t’u
dërgosh muratorëve lartë në shtëpi madje edhe një gurë.Por, ky çmim, të
cilin desha ta paguash, e që, ndoshta, do ta paguash edhe më shtrenjtë -
është mësim pikërisht për njeri të tillë, virtytet e të cilit nuk durojnë as aq
devijim siç është marja e fryteve të huaja, madje edhe nëse ato shkojnë
tetëpjetë ujit, të humbur për pronarin e tyre. E pyes veten se, a mos është
vallë, ky gishti i kësmetit... Sepse, vetëm Zoti i Madh e di se, përse një
njeri aq i nderiuar ta përvetësojë portokallin tim, e pastajë të vijë të më
tregojë për këtë dhe të ma paguajë atë! Këtë e dëshmon e vërteta se se ai

5
portokall të ka ardhur tek vetë këmbët e tu si sprovim i madh të cilin
vështirë do ta përballonte kushdo qoftë ai. Mëshira e Allahut është e
pamatshme, Sabit i nderuar, por edhe ndëshkimit e Tij janë të
trishtueshme!” Ebul Kerimi heshti një çikë, pastaj vazhdoi: “E tërë kjo më
jep të drejtë të ta bëjë një ofertë, e në këtë mënyrë e tërë situata të
përfundojë, si më duket, në mënyrë më të mirë. Unë kam një bijë të vetme,
Lejlën, të cilën dëshirojë ta martojë për një burrë të ndershëm. Ajo, në të
vërtetë, është pakëz shurdhër dhe sheh diç më dobët... porse është e
vyeshme dhe e ndershme. Do të rregullojë që kurorëzimi të bëhet të premte
kur edhe shtëpia do të jetë e mbuluar, e që të gjitha njëkohësisht t’i
festojmë. E, pastaj me zemër do ta bëjë hallall portokallan dhe do të jemi
miqë të mirë!
Ebul Kerimi fliste edhe më, porse fjalët nuk arrin gjer tek Sabiti dhe
veshët e tij, por i bëhej sikur nga larg dëgjonte zëzëllimën e brumbullit.
Mendimet e tij thureshin marramenthi rreth ofertës së befasishme të Ebul
Kerimit që t’ia dhurojë bijën e vet për grua. Bijën e ndershëm dhe plotë
virtyte, porse me të meta, për të cilat Ebul Kerimi foli lehtë duke mos u
dhënë kurrfarë rëndësie. Ai e ka lehtë, ai dëshironë ta martojë bijën e vet!
Por ai, Sabiti, si e ndien veteb? Fliste vetë me vete heshtazi, gati sa i
ngurosur: e shurdhër, nuk sheh mirë, pra e verbër, që don të thotë se edhe
sytë nuk i ka pa të meta! Oh! e tundtte kokën Sabiti, duke shikuare para
vetes. Oh, Ziti im! Përse më dënove? Nëse është kjo për at portokall të
Ebul Kerimit, unë nuk mund të paramendoj dënim më të hidhët dhë më
instruktiv! Pastaj filloi të mendojë se a ekziston ndonjë mundësi që ta
refuzojë ofertën e Ebul Kerimit.
“Mirë, i nderuari Ebul Kerim, oferta yte le të presë gjer ditën e nesërm,
që të mendoj edhe pak, ngase Allahu nuk e do nxitimin.”
Ebul Kerimi buzëqeshi, e mikëloi për krahë e tha: “Allahu të drejtoftë
shtigjeve të Tij, o Sabit i dashur!”
Kështu u ndanë, çdonjëri me pyetjet e veta, me brengat e veta. Pas
jacisë, Sabiti ia drejtoi të Lartmadhërishmit lutjet e veta që Ai ta udhëheqë
rrugës së tij, çfarëdo qoftë ajo, e ky do ta pasojë atë i lumtur dhe krenar. Le
t’i ndihmojë rreth ofertës së Ebul Kerimit. Le të flasë Ai me gojë të tij,
ngase ai, Sabiti, me të vërtetë nuk di se ç’duhet bërë. Ai nuk ka kurrfarë

6
aspiratash të veçanta përkitazi me shoqen e ardhshme të tij, porse të jetë e
shurdhër, ngapak e verbër... Eh!

***

Atë mëngjes Sabiti vajti në shtëpi të vet që t’i përgatisë ftesat dhe të
bëjë çka është e nevojshme për ta sjellur nusen në vatrën e vet. Bri kësaj u
përkujdes që edhe pamjen e vet ta rregullojë sa më mirë që dinte.
Kishte premtuar se të premtën do të vinte ta marrë nusën e vet nga
shtëpia e Ebul Kerimit, ku do të bëhet edhe kurorëzimi. Gjatë tërë kohës që
kishte mbetur gjer tek kjo ditë, Sabiti punonte sikur të mos ishte dhëndër i
ardhshëm. Vëtëm natën diç më vështirë e mërrte gjumi, mirëpo, flinte mirë
dhe prunjshëm e priste atë ditë, atë të premte, që ta sheh nusen e vet dhe ta
sjellë në shtëpi të vet si dhuratë që i takon sipas veprës dhe meritës së tij.
E, si duket ajo dhuratë, dhe sa e vlefshme është ajo, gati sa edhe nuk i
interesonte gjithaq.
Kurorëzimin e kryejti, sipas dëshirës së Sabitit, imami i xhamisë së
Vogël nga Xhebel Dari, e cila ia përkujtonte xhaminë e vet nga ëndërrat, i
cili ia shqiptoi duanë dhe i pari ia urojë martesën duke e pyetur se përse
nuk orvatet që ta shohë gruanë e re? Sabiti vetëm pahati me dorë. Imami e
kishte pyetur edhe atëherë kur duhej të dëshmonte se a e do Lejlën për
bashkëshorte të vetën, e edhe atëherë kishte refuzuar ta shikonte, në
mënyrë që pamja e saj mos ta dekurajonte e të bënte ndonjë marrëzi. Sepse
diç të tillë assesi nuk dëshironte të bënte dhe ngase e dinte se më nuk ka
kthim. Ebul Kerimit i pëlqeu shumë procedimi i Sabitit, andaj pasë duasë e
poërqafoi dhe e puthi i pari.
“Je njeri fatlum, o mik i nderuar, Sabit. Ebul Kerimi është njeri i
vërtetë. Ta përziesh gjakun tënd me të tijin, është nder i madh për
çdonjërin!”
Sabiti nuk u përgjigj, porse nuk arriti ta fshehë buzëqeshjen e idhët.
“Nuk jamë kurorëzuar me Ebul Kerimin!”, - mendoi ai.
Ebul Kerimi kishte sjellje të përzemërt prindërore ndaj tij dhe me
shikim të brengosur e përcillte çdo lëvizje të tij, fjalë të tij. Ngapak çuditej
se Sabiti nuk tentonte t’i afrohej dhomës së Lejlës, në mënyrë që ta shohë
atë, porse kjo, megjithatë iu duk e kuptueshme, duke pasur parasysh
seriozitetin e Sabitit. Dhe, sado që serioziteti i Sabitit e brengoste, aq edhe
7
e gëzonte, ngase edhe vet e donte seriozitetin të cilin ia impononte tradita e
fesë së tij të cilës e kishte nderin t’i takonte edhe vet.Mirëpo, në zemrën e
tij kishte vend edhe për çapkëni dhe ishte i gatshëm t’i lejonte ato.
Natën e tretë, sipas zakonit e shpien në dhomën e vet, të pastër, të
atolisur me gjëra të bukura dhe të mbuluar me qilima të shtrenjtë.
Gazmendi qetësohej. Mysafirët u ndanë. Qetësisht, sikurse hija, në
dhomën e tij hyri nusja e re. Sabitin e ndjeu një dridhmë rreth zemrës së
vet. A mos vallë, kjo është ajo? Jo, kjo nuk është nusja e tij Lejla, aq
shtathedhur, shtatgjatë, e mbështjellë me pelerinë të bardhë e të shtrenjtë!
Megjithatë, sipas shtatit të gjatë e të drejtë dhe sipas mbresave të
përgjithshme, kjo do të mund të ishte e bija e Ebul Kerimit. Vajsa e hoqi
nga vetja pelerinën e bardhë e të shtrenjtë dhe përshëndei: “Paqja qoftë mbi
ty, o Sabit!”
Ky e shikonte i mahnitur. I ra ndërmend trëntëfilli i bukur nga ëndrra e
vet e cila i pëshpëriste butësisht, duke iu përkulur: “Më merr, Sabit, më
merr lirisht, e jotja jam...” Kjo ishte bukuroshe e mrekullueshme, semite
zeshkane, symadhe, që shndrisnin në gjysmerrësirë sikurse kandila të
ndezur. “A mos vallë, kjo është ëndërr?”, - pyetej Sabiti. “A mos është kjo,
ndoshta, fanitje e hyrisë së Xhennetit?”
“Kush je ti?”, - pyeti i hutuar.
“Unë jam Lejla, Sabit, nusja yte.”, - u përgjigj ajo, gati me pëshpëritje,
gati me të njëjtin zë, i dukej, sikurse ai që i kishte ardhur nga lulja e bukur
trëndafili.
“Pasha Allahun, babi yt i nderuar, Ebul Kerimi, më pat thënë se ti,
Lejla, je pak e shurdhër, ndërsa po e shoh se ti dëgjon mirë. E, atëherë?...
“Po... Kjo është e vërtetë, porse vetëm në një pjesë. Kurrë nuk kam
dëgjuar fjalë të padenja, biseda të shëmtuara...”
“Pra... babai yt qenka njeri i jashtëzakonshëm, lejla! Tani diç e kam më
të qartë. Falënderimi i qoftë Allahut për mëshirën e Tij të pakufishme!”, -
tha Sabiti qetësisht, duke e ndier se si nga gëzimi po i mjegulloheshin sytë.
I picërronte sytë sikurse fëmija, duke dëshiruar që ma mirrë ta shohë nusen
e vet, që t’i dëgjojë fjalët e saj të cilat zbrisnin nga buzët e saj, sikurse nga
ato të pikonin fjalët tanimë më të ëmbla se mjalti.
“Babai im, o Sabit, e ka zakon që fjalët e hidhëta t’i thotë më parë,
madje edhe atëherë kur ato i nevojiten për të bërë shaka”, - tha Lejla. Sabiti

8
tani e dinte se Lejla e tij sheh mirë. Ndjeu falënderimin e thellë të cilin e
shprehte zemra e tij e gjerë ndaj Zotit të vet të Lartësuar. Nuk është
mashtruar kur thëllësisht besonte se Krijuesi i tij nuk do ta harrojë atë,
Sabitin, robin besnik e shpirtëdlirë të Tij. Zemra i brohoriste nga krdnaria
se ai, megjithatë, është njëri prej atyre fatlumëve që i do Allahu i
Lartmadhëruar e edhe ata don Atë pamasë dhe dinë të jenë falënderues,
duke jetuar dhe punuar vetëm në rrugën e Tij të lartësuar. Ndërsa Kalifit të
vet ia këndoi Fatihan dhe ia dhuroi me sy plotë lot gëzimi.
Nga kjo martesë u lind njëri nga juristët më të mëdhenj islam, Imami
Azzam ibni Sabit Ebu Hanife radiallahu anhu.

You might also like