Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword
Like this
0Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të paqartës te Hanefijtë

Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të paqartës te Hanefijtë

Ratings: (0)|Views: 5 |Likes:
Published by Libra islame
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të paqartës te Hanefijtë
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të paqartës te Hanefijtë

More info:

Published by: Libra islame on Apr 13, 2014
Copyright:Traditional Copyright: All rights reserved

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOCX, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

04/13/2014

pdf

text

original

 
Llojet e të paqartës te Hanefijtë
Fjala ndahet në bazë të tregueshmërisë së paqartë, pra të fshehurit e saj në katër lloje, e ato janë:
E fshehta, E Turbullta, Globalja dhe E paqarta.
Të gjitha këto nuk janë të një kategorie të fshehtësisë. Më e errëta është e paqarta, pastaj globalja, më pas e turbullta dhe mandej e fshehta. Këto qëndrojnë përballë katër llojeve të fjalës së qartë, të cilat i përmendëm më herët. Shkaku i ndarjes së këtyre llojeve është se fjala ose mund të jetë e kthyer në veten e saj,
ose mund t’i nënshtrohet rastit.
 -Nëse fshehja i nënshtrohet rastit të jo vetë fjalës,
është e fshehtë
, e nëse kthehet në vetë fjalën e vet, atëherë shikohet; -Nëse ka mundësi të kuptohet qëllimi prej vetë fjalës në bazë të logjikës, atëherë ajo fjalë është
e turbullta (mushekel).
 -Nëse ka mundësi të kuptohet qëllimi prej vetë fjalës, prej transmetimeve, e jo prej logjikës, quhet
globale (muxhmel)
. -Nëse nuk mund të kuptohet as prej transmetimeve e as prej logjikës, quhet e
paqartë (muteshabih).
192
Fshehtësia në vetë fshehtësinë e fjalës është prej jo formulës së saj, ndërsa në tri llojet tjera të fjalës së fshehtë ndodh prej paraqitjes së diçkaje, prej formulës së fjalës së fshehtë.
1. E fshehta (El-Hafij)
Definicioni i të fshehtës
:
-Është fjala nga e cila fshihet qëllimi i saj prej diçkaje e jo të formulës së saj e cila nuk mund të kuptohet përpos me hulumtim.
 Kjo do të thotë: kuptimi i saj i jashtëm është i dukshëm prej fjalës së saj, por paraqitet një element i ri, i cili ndikon që të fshihet qëllimi prej
folësit në disa njësi të saj, kështu që ka nevojë të rishikohet dhe të hulumtohet për t’u kuptuar.
193
 Kjo është shkalla më e ulët e fshehtësisë. Përballë saj qëndron e qarta, e cila është kategoria e parë prej kategorive të qartësisë.
E qartë
: -Është fjala që kuptohet qëllimi i saj prej vetë folësit. Ndërsa e fshehtë është fjala që nuk kuptohet qëllimi i saj prej jo formulimit të saj.  Në definicion përmendet se fshehja ekziston joformulimin e fjalës, ashtu qëndrojë përballë të qartës, nga shkaku se fshehtësia në vetë fjalën është më e lartë se fshehtësia  prej ndonjë elementi tjetër.
Fshehtësia:
 Nëse fshehtësia është prej vetë fjalës, nuk është prej kategorisë së parë të fshehtësisë dhe ajo fshehtësi nuk është përballë të dukshmes (Dhahir).
Shembuj të fshehtësisë:
 Fjala
“vjedhësi”
 në thënien e Zotit të Lartmadhëruar:
“Vjedhësit dhe vjedhëses pre
 juani
duart e tyre”
. Në bazë të kësaj fjale, kuptimi është i qartë: Vjedhës quhet çdo njeri që ia merr tjetrit pasurinë fshehtazi nga pronësia e tij,
194
 mirëpo,
 
tregueshmëria në disa njësi tregon diçka të fshehtë dhe të mjegulluar.
Shembull:
 
“Tarar”
 është mashtruesi i cili e merr pasurinë e tjetrit nga dora haptazi, por me dinakëri, pa u hetuar. Dhe,
 shembull tjetër 
: Nebashi:
 është vjedhësi i kufomave në varre. Këto dy çështje kanë rezultuar me emërim të ri të vjedhësve, që sjellin në dyshim a të quhen vjedhës apo jo. Kështu që ka nevojë për analizë të thuktë për të njohur realitetin. Dijetarët kanë hulumtuar se
Tarari
është vjedhës e më shumë se vjedhësi, nga shkaku se vjedhësi vjedh kur të tjerët flejnë dhe sytë i kanë në gjumë, ndërsa
Tarari
vjedh kur tjetri nuk është syfjetur; për këtë arsye janë pajtuar se për
Tararin
 vlen dispozita e vjedhësit dhe i pritet dora e tij. Përveç kësaj, ka prioritet në prerje të dorës dhe merret vendimi i obligueshmërisë së  prerjes dorës me tekst, sepse fjala vjedhës e përfshin edhe atë, sepse ai është vjedhës  profesionist. Mirëpo dijetarët kanë hasur se te
Nebashi
mungon kuptimi i fjalës vjedhës, kështu që,
te shumica absolute e dijetarëve Hanefi
 j, nuk zbatohet si titullim vjedhës, nga shkaku se varri nuk llogaritet ruajtës i personit në të dhe se zakonisht qefini nuk llogaritet pasuri. Duke  pasur parasysh se i mungon kuptimi i vjedhjes, për arsye se nuk llogaritet pasuri ruajtje dhe nuk llogaritet pasuri, nuk i pritet dora te ta, por vetëm ndëshkohet, ndërsa,
Dijetarët tjerë dhe Ebu Jusufi thonë se:
 Llogaritet vjedhje dhe i pritet dora. Prej shembujve te Hanefijtë është gjithashtu: Fjala
“Vrasës”
 në hadithin:
“Vrasësi nuk trashëgon asgjë”
.
195
Kjo është fjalë gjenerale, përfshin vrasësin me qëllim dhe pa qëllim, mirëpo qartazi në tregueshmëri ka të bëjë për vrasësin me qëllim. Ndërkaq, sa i përket vrasësit pa qëllim tregueshmëria është e mjegulluar, për shkak të atributit të gabueshëm, kështu që nevoja e kërkon të analizohet dhe të studiohet.
Malikijtë mendojnë se
: vrasësi pa qëllim nuk privohet nga trashëgimia, dhe nuk bën  pjesë në përgjithësimin e hadithit, nga shkaku se nuk ka pasur për qëllim vrasjen.
Shumica absolute e dijetarëve mendojnë se
 vrasësi pa qëllim, sikurse vrasësi me qëllim, privohet nga trashëgimia, sepse kështu ngushtohet rrethi i rasteve ku mund të arsyetohen, dhe si mburojë para kriminelëve të cilët dëshirojnë ta shpejtojnë trashëgiminë dhe thonë se vrasja ka ndodhur pa qëllim.
Dispozita e fjalës së fshehur
: -Është obligative të hulumtohet dhe të analizohet derisa të sqarohet qëllimi, pra të analizohet dhe studiohet rasti dhe shkaku pse ka ndodhur fshehtësia.  Nëse Muxhtehidi gjen shkakun e fshehjes disa njësi, cilat janë shtesë, sikurse te rasti i
“Tararit”
 
 për t’a llogaritur vjedhësen
, e dispoziton atë çka e tregon fjala e qartë. Nëse e gjen shkakun e fshehjes në disa njësi, të cilat janë mangësi të kuptimit të fjalës, sikurse të rasti i fjalës
“Nebash”
, sipas mendimit të Ebu Hanifes dhe Muhamedit, Zoti i pastë mëshiruar, nuk e llogaritin si fjalë e qartë për ta titulluar vjedhës dhe nuk e dispozitojnë ashtu si vjedhës.
2. El Mushekel- E turbullta
Definicioni i fjalës së turbullt: -Është fjala e cila ne vete fsheh qëllimin e kuptimit, për shkak të substancës së saj, ashtu që nuk kuptohet, përveç pasi të analizohet dhe qëllimi arrihet nëpërmjet të argumentit që e sqaron atë
.
196
 Kjo fjalë qëndron përballë fjalës tekstuale. Siç shihet, dallimi në mes saj dhe fjalës së fshehtë, sipas këtij definicioni, është se fshehtësia në fjalën e turbullt buron nga vetë fjala dhe nuk mund të kuptohet qëllimi, përpos nga ndonjë faktor tjetër që tregon atë qëllim. Ndërkaq te fjala e fshehtë, fshehtësia kuptohet nga
 
rruga, e cila është jashtë fjalës dhe kuptohet qëllimi pa faktor tjetër të jashtëm. Edhe te fjala e turbullt, edhe te e fshehta, patjetër duhet të hulumtohet dhe të analizohet qëllimi i vërtetë.
Shembull 
: Fjala:
“Enna”
 në fjalën e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe shkoni në ara të juaja nga të doni”
.
Fjala “
enna
 është fjalë dykuptimëshe. -Ndonjëherë përdoret në kuptim të
“Si”
 siç është thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Si
 është e mundur që unë të kem fëmijë?
, pra ka kuptimin
“Si”
. -Ndonjëherë përdoret në kuptimin
“Nga”
, siç është fjala e Zotit të Lartmadhëruar:
“Prej nga
vijnë te ju këto?
, pra ka kuptimin
“nga”
. -Kështu është trubulluar qëllimi. Pas analizimit, i jepet përparësi kuptimit
“Si”
. Pra, si të doni: ulur, në këmbë, shtrirë, ose nga mbrapa, por jo në anus, nga shkaku se ara është vendi ku kërkohet të mbillet fara e trashëgimtarëve dhe fëmijëve, ndërsa anusi nuk është ajo arë.
Shembull tjetër 
 fjala
“etapë”
në thënien e Zotit të Lartmadhëruar:
“Të shkuror
ëzuarat
le të presin në veten e tyre tri etapa të pastrimit”
. Është fjalë dykuptimëshe, në kuptimin e  pastrimit dhe kuptim menstruacionit. Këtu është trubulluar qëllimi. A përfundon ideti me  pastrim apo menstruacion? Pas analizave të fakteve dhe argumenteve të tjera të sheriatit, Hanefijt dhe Hanbelijt i  japin kuptimin e menstruacionit, duke u bazuar hadithin
 
“Ideti i robëreshës është dy menstruacione”
.
197
 Nuk ka dallim në mes të së lirës dhe robëreshës, sa i përket çështjes së idetit. Hadithi
“Mustehada nuk fal namazin në kohën e etapave të saj”
,
198
 nga shkaku se ideti është ligjësuar që të kuptohet pastërtia e mitrës nga shtatzënia. E kjo kuptohet nëpërmjet menstruacionit. Malikijt dhe Shafiijt i japin kuptimin e
“pastrimit”
,
 për shkak se numri i tre në këtë rast është i gjinisë femërore, e kjo nënkupton që e numëruara është e gjinisë mashkullore; ky është  pastrimi, e jo menstruacioni. Po ashtu, nga shkaku se interpretimi i fjalës
“pastrim”
 është më i afërt me gjenezën e saj, sepse ka kuptimin e bashkangjitjes dhe të tubimit. E, nuk ka dyshim se etapa e pastrimit është etapa ku tubohet gjaku në mitër, ndërsa etapa e menstruacionit është etapa e lirimit të gjakut nga mitra.
 Prej shembujve tjerë kemi fjalën
 
“Ai te i cili është në dorën e tij kon
trata e
kurorëzimit”
 me thënien e Zotit të Lartmadhëruar:
“Përpos nëse falin ose
 nëse fal, ai te i cili
është në dorën e tij kontrata e kurorëzimit”
 (El Bekare 237).
A është qëllimi për burrin apo kujdestarin?.
Pas një analize dhe ixhtihadi Malikijt dhe shumica e sehabeve dhe Tabiinëve mendojnë se qëllimi është për burrin (bashkëshortin ose bashkëshorten), nga shkaku se fjala është e  paimagjinueshme të jetë ndaj dikujt tjetër, përpos nga ai që mund të heqë dorë nga mehri. Nëse gruaja ka imunitet që të falë për veten e saj ose kujdestari i saj, fal dhe nuk merr asgjë nga mehri; nëse burri fal, atëherë gruaja e meriton mehrin e plotë, nëse shkurorëzimi ndodh para kontaktit seksual. Kështu që ajeti komentohet kështu:
Përpos nëse gruaja fal, dhe heq dorë nga e drejta e saj, ose burri fal dhe heq dorë nga e drejta e tij
, pra prej gjysmës së shumës së mehrit dhe gruaja e merr tërë mehrin e plotë.
Malikijt mendojnë se qëllimi është për kujdestarin
 dhe ka të bëjë me gruan, e cila fal nëse është kompetente, pra që të mos jetë e vogël (para pubertetit) ose e robëruar. Por, nëse nuk është kompetente (imune), atëherë fal kujdestari i saj. Kështu që fjala përcaktohet me pjesën, nëse është imune kompetente për këtë, ndërsa pas kësaj fjala
“jeafunë”
 (falin), qëllimi është për kujdestarin e saj.

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->