Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword
Like this
0Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt

Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt

Ratings: (0)|Views: 0 |Likes:
Published by Libra islame
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të kuptuarës së kundërt

More info:

Published by: Libra islame on Apr 13, 2014
Copyright:Traditional Copyright: All rights reserved

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOCX, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

04/13/2014

pdf

text

original

 
Llojet e të kuptuarës së kundërt
E kuptuara e kundërt ka shumë lloje, ato janë dhjetë, e prej tyre janë:
E kuptuara e kushtit, E kuptuara e qëllimit, E kuptuara e numërorit, E kuptuara mbiemrit dhe E kuptuara e përkufizimit.
Kjo tregon se mutekeliminët i marrin të gjitha mënyrat e tregueshmërisë së Hanefijve dhe e shtojnë të kuptuarën e kundërt. Përderisa Hanefijtë e quajnë
“E posaçmja e përmendur”
dhe refuzojnë ta pranojnë këtë lloj tregueshmërie dhe se këto të kuptuara i quajnë argumentime  palejuara.
1. E kuptuara e cilësisë.
 
 – 
Është tregueshmëri e fjalës, e kushtëzuar me cilësi për të mohuar dispozitën nga e cilësuara nëse mungon ajo cilësi.
223
 Si f.v. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe kush nuk ka prej jush mundësi
materiale që të martohet me femra të
lira besimtare, le të martohet me ato besimtare që i keni nën pushtetin tuaj”
. Po ashtu, thënia e Pejgamberit s.a.v.s.:
“Për bagëtinë në kullosë jepet zekati”.
 Tregon se nuk  jepet zekati për bagëtinë, e cila nuk ushqehet në fushë. Rast tjetër thënia e Xhabirit se: Pejgamberi s.a.v.s. ka marrë vendim që çdo njeri të ketë  pjesë pjesëmarrje për çdonjërin nuk i ndahet. Kjo tregon se është e paligjshme
“Shufa”
(shoqëria aksionare)
224
 
në rast të ndarjes. Këtë e ka deklaruar hadithi tjetër
Shumica absolute e Shafiijve dhe Hanbelijve e pranojnë dhe e vëërtetojnë
 argumentimin e të kuptuarës së cilësisë, që do të thotë se e vërtetojnë dispozitën, që është e ndërlidhur me cilësinë, e cila tregon mohimin e dispozitës nëse mungon ajo cilësi. Këtë nuk e pranojnë: Ebu Hanife, Maliku dhe shumica e Muëtezilëve. Këta nuk thonë që të kushtëzohet me cilësi të veçantë, e cila tregon për mohimin e dispozitës nëse mungon ajo cilësi.
2. E kuptuara e kushtit.
 
 – 
Është të kuptuarit e fjalës në të cilën është e ndërlidhur dispozita në kusht, ashtu që nuk dispozitohet nëse mungon ai kusht.
225
 
Shembull:
 Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe nëse ato janë shtatzëna, furnizoni ato sa të vendosin barrën e tyre (të lindin)”.
 Kjo tregon në të kuptuarin e kundërt se furnizimi i gruas në idet, nëse nuk është shtatzënë, nuk është vaxhib. Po ashtu, thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe kush nuk ka prej jush mundësi
materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja
që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat)”
. (En nisa 25). Kjo tregon se duhet kuptuar se është e ndaluar martesa me robëresha nëse ekziston mundësia martesa me gra të lira.
Shembull tjetër 
:
“Nëse u je
pet diçka me mirësi për veten tuaj, hajeni atë, ju bëftë
mirë”
. Kjo tregon se, që të merret diçka prej mehrit, nëse gratë nuk u japin diçka prej mirësisë së tyre, është e ndaluar.
Shembull tjetër 
 thënia e Pejgamberi s.a.v.s.:
“Dhuruesi ka përparësi në dhuratën e tij,
përderisa nuk kompensohet për
të”.
226
 
E kuptuara e kundërt tregon se është e ndaluar që
dhuruesi ta rikthejë dhuratën e tij kur t’i kompensohet.
 Dijetarët në lidhje me këtë nuk janë pajtuar.
 
 Shumica e dijetarëve, prej tyre Ibni Haxhibi, e që është mendimi i drejtë i Shafiijve, është se:
Kushtëzimi me kusht tregon për mosekzistimin e të kushtëzuarës kur mungon (nuk ekziston) kushti, nga shkaku se gramatikisht kanë nënvizuar se mjetet (elementet) e kushtit janë  për të kushtëzuarën dhe është e patjetërsueshme se nëse mungon kushti, mungon e kushtëzuara.
Ebu Bekri Bakilaniju, shumica e Muëtezilëve dhe Ebu Hanife mendojnë se:
 Kushtëzimi me kusht nuk tregon se mungesa e të kushtëzuarës është prej mungesës së kushtit; mirëpo kjo mungon që nga vetë parimi, e ai është se nuk ka të kushtëzuar kur nuk ka kusht.
3. E kuptuara e qëllimit.
 
 – 
Është tregueshmëria e fjalës që e kushtëzon dispozitën me një qëllim, i cili dispoziton të kundërtën e asaj dispozite, të atij qëllimi.
227
Për qëllimin janë dy fjalë:
“deri”
 dhe
“përderisa
”.
Shembull 
: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
 
“Hani dhe pini derisa t’u
sqarohet juve peri i bardhë nga peri i zi në mëngjes (agim), e pastaj plotësojeni agjërimin
deri në mbrëmje”
.
Kjo tregon me të kuptuarën e kundërt për ndalimin e ngrënies dhe të pijes  pas përfundimit të q
ëllimit, e ajo është “zbardhja në agim” dhe lejimin e ushqimit pasi që të hyjë
nata, prej imsakut e deri në agim.
Shembull 
: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe mos kontaktoni deri sa të pastroheni” 
.
 Kjo tregon lejimin e kontaktimit pas pastrimit nga menstruacioni.
Shembull tjetër 
: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar
“Dhe nëse e shkurorëzon atë
, nuk i lejohet atij (kurorëzimi) deri sa të martohet me një burrë tjetër
. Tregon me të kuptuar të kundërt se i lejohet burrit të parë, nëse e shkurorëzuara tri herë martohet me një burrë tjetër. Këto shembuj tregojnë se dispozita e pas qëllimit është e kundërt me dispozitën para saj. Për këtë dijetarët kanë dy mendime: Shumica absolute e dijetarëve, e prej tyre shumica e fukahave dhe shumica e Muëtezilëve, mendojnë se kur dispozita kushtëzohet me një qëllim, tregon mohimin e asaj dispozite, nëse kalohet prej atij qëllimi. Përderisa Hanefijtë dhe një shumicë e fukahave të mutekeliminëve thonë: Jo.
4. E kuptuara e numrit.
 – 
 
Është tregueshmëria e fjalës, e cila kushtëzon dispozitën me atë numër të caktuar, duke mos lejuar ndryshe, pos atij numri.
228
 Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Prostitutën dhe prostitutin shkoponi 
, çdo njërin prej tyre, me nga njëqind të rën
” 
.
 Me të kuptuarin e kundërt kjo tregon se nuk lejohet të shtohet numri njëqind, e as të  pakësohet numri njëqind.
Shembull tjetër:
 Thënia e Pejgamberi s.a.v.s.:
Kur uji arrin sasikuletejn, nuk bëhet i papastë
” 
.
229
Me të kuptuar 
it e kundërt kjo tregon se uji, i cili është më pak se “kuletejn”, bëhet i
 papastër nëse në të bie papastërtia. Shafiijt dhe shumica e Malikijve, e Hanbelijve dhe të tjerët mendojnë se dispozita është e ndërlidhur me numrin, i cili tregon se çfardo që të jetë më pak ose më shumë, është dispozita e kundërt prej atij numri.
Gazaliju thotë:
 Shafiijtë nuk mendojnë se specifikimi me mbiemër është e kuptuar e kundërt, por ai mendon për të kuptuarin e kundërt se specifikon në cilësi, kohë, vend dhe numër.
Disa mendojnë se
: Numri nuk tregon për mohimin e dispozitës së kundërt nga ai numër.
Shevkani thotë:
 E vërteta është çka mendojnë të parët, të vepruarit me të është e njohur edhe prej gjuhës arabe, edhe sheriatit.
 
 
5. E kuptuara e mbiemrit.
 – 
Është e kuptuara e emrit, i cili shpreh për vetvete, pa marrë  parasysh se a është emër përveçëm apo mbiemër, apo emër i llojit.
Shembull:
 Emër i përveçëm
Muahmedi i Dërguar i Allahut” “Zejdi qëndron në këmbë”
.
Shembull i mbiemrit 
: Hadithi:
Për të pasurin që nuk jep lejohet që ti mirret pasuria e tij dhe që të dënohet
.
Shembull i emrit të llojit 
: Hadithi i kamatës:
“Ari për ari, agjendi për argjend”
.
Shembull i emrit të llojit 
:
“Për bagëti jepet zekati”
 Janë dakorduar Usulijinët,
 përpos Dikakit, për atë se e kuptuara e mbiemrit nuk është argument,
230
 që do të thotë që të mohohet dispozita, e cila është e ndërlidhur për mbiemrin e tjetrit, e që për tjetrin të vendoset dispozita e kundërt e të përmendurës. Në shembujt e sipërpërmendur nuk jep të kuptohet se nuk ka pejgamber pos Muhamedit a.s., dhe që të tjerët pos
Zejdit, nuk janë në këmbë, dhe se atij që jep, lejohet t’i merret pasuria dhe të dënohet, apo zekati
nuk jepet, përpos gjashtë llojet e përmendura. Drejtimi i shumicës absolute të dijetarëve nuk e konsideron argument të kuptuarën e kundërt të mbiemrit, nga shkaku se të përmendurit e fjalës nuk tregon kusht, as specifikim e as  përjashtim .
6. E kuptuara e përkufizimit
.
 – 
Është të mohuarit e të papërkufizuarës nga ajo çka është  përkufizuar dhe vendosjen e dispozitës kundërt prej saj, si f.v. Thënia e Pejgamberit s.a.v.s.:
“Vërtet,
 veprat shrblehen sipas qëllimi
”.
Shprehimisht tregohet për përkufizimin e shpërblimit të veprave vetëm sipas qëllimit, ndërsa nga të kuptuarit e kundërt nuk merren  parasysh veprat pa qëllim. Po ashtu thënia e Pejgamberit s.a.v.s
.:
“Vërtet,
 bashkëpjesëmarrja në atëqënuk ështëndarëshprehimisht, tregohet për bashkëpjesëmarrjen nëpjesën çka nuk është 
ndarë” 
.
dërsa me të kuptuar të kundërt mohohet bashkëpjesëmarrja në ndarjen e inventarit, i cili është ndarë nga bashkëpjesëmarrja. Shembull: Hadithi:
“Çelësi i namazit 
- pastërtia, ndalimi (i veprimeve)- tekbiri, lirimi (prej namazit)-
selami” 
.
231
 Vlefshmëria e namazit është përkufizuar në pastërti, ndalimi (i veprimeve) është përkufizuar në tekbir dhe lirimi (i namazit) është  përkufizuar në selam.
Rreth argumentimit me të, Usulijinët nuk janë pajtuar.
Hanefijtë, Kadiu Ebu Bekri dhe një shumicë e mutekeliminëve mendojnë se nuk tregon  përkufizim. Gazaliu, Herasiju dhe një shumicë e fukahave mendojnë se tregon për përkufizim.
232
I  jepet përparësi këtij mendimi se mjetet e përkufizimit gramatikë janë edhe për mohuar, edhe për të vërtetuar së bashku. Kështu që e para është për të vërtetuar atë që përmendet me fjalë dhe të mohohet ajo çka kuptohet prej të heshturës, e cila është e kundërt e të përmendurës.
Mendimet e dijetarëve për argumentimin e të kuptuarit të kundërt
 Nga ajo u përmend kuptohet se parim dijetarët rreth argumentuarit me kuptuarin e kundërt janë të ndarë në dysh: Mendimi i parë është mendimi i shumicës absolute të dijetarëve dhe Mendimi i dytë është mendimi i Hanefijve.
233
1. Mendimi i shumicës absolute.
 
 – 
E kuptuara e kundërt, përpos të kuptuarit e mbiemrit është argument dhe është obligative të punohet me të. Kjo do të thotë se kur një tekst i sheriatit tregon një dispozitë të kushtëzuar me kusht, ai tregon vendimin e kundërt të asaj dispozite, nëse mungon ai kusht. Kjo nënkupton se teksti tregon për dy dispozita: E para: -Nëpërmjet të përmendurës, dhe

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->