Aleko Likaj
Malli i Atdheut
Kishim lënë pas brigjet italiane, e trageti ynë dukej si një lëvozhgë are dhei vetëm, në detin e paanë. Ishim nisur që nga Londra përtej, duke kaluar tuneline La Manshit, e pastaj përshkruam gjithë Francën, nga veriu ne jug. Edhegadishullin Apenin deri në portin e Barit, u duk se e bëmë "me një frymë". Plotdymijepesëqind kilometra. Dy ditë rrugë të lodhëshme e rraskapitëse për gjithëfamiljen. Ktheheshim në Atdhe. Babai thoshte se "nuk e ndjente fare lodhjen"edhe pse ka qëndruar gjatë në timonin e makinës sonë. Nëna më ndryshe.Ankohej ndonjëherë se i duhej që të përballonte një "torturë të vertete". Por unee kuptoja se ata nuk thonin te verteten, ose me sakte, nuk donin qe ta pranonin.Këtë e tregonin edhe fytyrat e tyre të tejlodhura.Unë me motrën Albana, qëndronim në sedilet e pasme. Herë flinim rrugëse herë shihnim nga dritaret, pejsazhet që fluturonin para syve tanë, sikur të ishim përballë një ekrani kinemaje. Shumë pak pushime kemi bërë në pikat ku makinafurnizohej me karburant.E ndjeja lodhjen. Kështu edhe ime motër, e cila është një trazovaçe, qënuk ka një shoqe të dytë. Për hiç gjë ndizte edhe sherre që përfundonin vetëm pas disa minutash. Atëherë, kur mamaja kthehej nga ne, e i thoshte.- Albana, e teprove. Nuk është mirë kështu. Respekto edhe më tëmëdhenjtë.Gjatë rrugës i ndruam disa herë vëndet, pasi asaj i pëlqente gjithmonë tëshihte pejsazhe që shfaqeshin, e kalonin nga ana ime. Unë bëja si thoshte ajo.Eshtë gjashtë vjet më e vogël nga unë.Do të rrinim vetëm një muaj për pushime në tokën tonë. Në port gjetëm një anije që nisej në mesditë. Pa u çlodhur nga rruga egjatë, im atë e futi menjëherë makinën aty. Pastaj u ngjitëm lart në kuvertë.Kishte plot njerëz që udhëtonin së bashku me ne. Që të gjithë emigrante. Edheata kishin udhëtuar kështu si ne nga e gjithë Europa. Nëna na tha, se kishtedëgjuar komandantin e anijes kur fliste me një grup udhëtarësh,"Vërtetë që sotnuk kemi kapacitetin e duhur, por ne nxituam se nuk mund që të prisnim deri nëmbrëmje. Përtej na pret një ngarkesë makinash që do të udhëtoj për në Europë"Pasi u çlodhëm ca, unë u ngrita që ta shihja gjithë mjetin lundrues. Kishadeshire që të shihja detin. Ku ai e ku lumi Tamiz aty në Londër që e shikoja çdodite. Babai me vështroi në sy.-Ku do të shkosh -tha ai-Kam dëshire që të vizitoj anijen - i thashë. Vështrova nga mamaja. Ajogjithmonë mi plotëson dëshirat. Dhe ketë herë, kështu u bë.-Vërtetë, Arben, ai është pothuajse i rritur tani, dhe kurioziteti nuk ështëvetëm për fëmijët. Ka edhe mall. Pastaj, është larguar vetëm pesë vjeç. U bënë
Leave a Comment