Vëzhgim mbi librin poetik për fëmijëAleko LikajSi ndriçon xixellonja e Nase Janit Nase Jani di që të të befasojë. Edhe këtë herë brenda zhanrit të vargut, të cilin e parapëlqen shumë, por duke i u drejtuar fëmijëve. Ata që i ndesh aty, në jetën dhe nërrugët e Athinës. Plot mbresa. Dashuri, që u fal të vegjëlve si një prind e si një gjysh ivërtetë. Këshilla. Jetë fëmijësh. Dashuritë tona që nuk shuhen e vdesin kurrë brendanesh, marrin një dimension krejt të rri brenda 60 faqeve të një libri që nuk ështëmodest, por diçka më shumë se i tillë për lulen tonë të jetës, fëmijët tanë. Nuk e di pse, mbase kjo është një përshtypje e çastit që e përjetoj ende, ndërsahedh këto rreshta tani që kam përpara një libër të titulluar “Si ndriçon një xixëllonjë”, por para pak kohësh, më ranë në duar dy a tre poezi për fëmijë. Nasja duhet që të jetëskuqur nga ana e telit ndërsa po i thosha: Nipërit e tu, Nikola e Teo, duhet që tëndjehen krenarë kur të të rriten, për gjyshin e tyre që u ka thurur poezi kaq të ndjerë,të ëmbla, të bukura e të vërteta…. Një çast heshti. Kuptova se u emocionua. Pastaj,sikur të vinte nga një botë e largët, me një zë që thyhej plot ngjyrime e të ngadaltë:“Te faleminderit. Nuk është puna vetëm e nipërve të mi këtu, por edhe e atyre tëtjerëve emigrantë që, së bashku me familjet, janë dhe gjenden sot në këtë botë tëvogël.”Kaq desha unë. M’u duk se më erdhi në shtegun që po mendoja sapo i kisharilexuar disa herë dhe, pothuajse i kisha mësuar përmendsh.-He, Nase ç’pret. Ta quaj fillimin e një vëllimi poetik për të vegjlit? – i thashë menjë frymë dhe qesha.-Kam bërë një provë vite më parë kur kam botuar “Lotët e hënës”. E, pse jo?!-E presim. Hajde Nase. Je qe je, - bëra shaka – çoje në fund projektin. Nuk do të mëgëzosh vetëm mua, nga ne të rriturit, por më shumë të vegjlit, fëmijët dhe nipërittanë…Dhe ashtu siç thonë në Elbasan, “u tha , u ba”.Pas dy muajsh, poeti Nase Jani, më nis një e-mail. “Po të dërgoj një lloj boceti për librin e ardhshëm. Janë dy a tre cikle me poezi për moshën e nipërve të mi. Shikoji njëherë. Nëse të pëlqejnë, më thuaj, pa dorashka, dhe nëse të pëlqejnë mund që të jeshredaktori i ardhshëm i këtij projekti të përbashkët. Më thuaj nëse nuk pranon.Por nuk mund që të refuzohej Nasja. Por nuk mund që të rrijë gur përpara atyrevargjeve te ndjera, që ta trazojnë gjakun…Mu duk se kisha përpara një xhevahir, a madem që shndrit. Thashë me vete. Mosmarrosem kot pas këtyre vargjeve të cilat me kanë errësuar gjykimin dhe vlerësimin?Dhe, për të qenë i sinqertë deri në fund, pa marrë aspak lejen e shkrimtarit Jani, i a
Leave a Comment