Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
41Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Java 2 - 3 - Kontratat

Java 2 - 3 - Kontratat

Ratings: (0)|Views: 5,846 |Likes:
Published by asllanbeqa
Shume Mire
Shume Mire

More info:

Published by: asllanbeqa on Dec 19, 2009
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

12/05/2014

pdf

text

original

 
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.
KONTRATAT
 Java e Dytë
I.H
 YRJE
Kontrata është marrëveshje apo manifestim i pajtimit të vullnetittë dy apo më shumë personave të caktuar që ka për qëllim të krijojë,shuajë apo ndryshojë një marrëdhënie të detyrimeve.Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht ushtrimi iveprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohetme anë kontratave. Kontratat rbëjput shpeshta juridiko-ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik.Pra, me anë të kontratave bëhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve.
II.
USHTET
 
E
 
PËRGJITHSHME
 
PËR
 
LIDHJEN
 
E
 
KONTRATËS
Për t’u lidhur një kontratë, është e domosdoshme që plotësohen këto kushte të përgjithshme:1.pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese2.aftësia punuese e palëve3.objekti i kontratës4.baza (kauza ose arsyeja) e kontratës5.forma e kontratës (vlenë vetëm për kontratat formale që ekanë formën e caktuar të parashikuar me ligj)
Pajtimi i vullnetit 
Pajtimi i vullnetit është një ndër kushtet thelbësore për lidhjen ekontratës. Kjo del edhe nga vet nocioni i kontratës së dyanshme, te ecila paraqiten dy vullnete me pajtimin e të cilave mund të lindin tëdrejta dhe detyrime. Cdo kontrasupozon koekzistenn e dyvullneteve: njëra ka veti të iniciativës, dhe quhet
ofertë
, ndërsa tjetraka veti të pranimit të asaj iniciative, dhe quhet
 pranim i ofertës
.Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kontrata konsiderohet elidhur momentin kur pat kontraktuese jamarrë vesh relementet thelbësore kontratës. Elementet thelbësore janë ndryshme, varësisht nga lloji i kontratës, p.sh: te kontrata e shitblerjes,
1
 
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.
elementet thelsore jadozimi i sendit/mallit dhe pagesa eçmimit. Në praktikën e gjykatave konsiderohet se elemente thelbësoretë kontratave janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë.Për lidhjen e kontratës kërkohet që vullneti i palëve të shprehetlirisht, pa asnjë presion. Në qoftë se me rastin e lidhjes së kontratës kapasur të meta në shprehjen e ullnetit, si pasojë e të cilave vullneti injërës palë nuk ka qenë i lirë, atëherë kontrata mund të anulohet.Kemi të bëjmë me të meta të vullnetit nëse kontrata është lidhur nënndikimin e kërcënimit, lajthimit apo të mashtrimit.
1.
Kërcënimi
ekziston kur njëra pakontraktuese ose ndonperson i tretë, me kërcënim të palejueshëm, ka shkaktuar frikëtë arsyeshme te pala tjetër për shkak të së cilës ajo ka lidhurkontratën. Që kërcënimi të ketë ndikim në shprehjen e lirë tëvullnetit, frika duhet të jetë e arsyeshme, përdnryshe anulimi ikontratës nuk mund të kërkohet për cdo lloj kërcënimi.
2.
Lajthimi
është përfytyrim i gabuar për ndonjë rrethanë. Pra nësenjëra palë ka një mendon se është duke lidhur kontratë për njëarsye, por më vonë del se ai përfytyrim apo vlerësim ka qenë igabuar, sepse kontrata po lidhet për arsye apo bazë tjetër,atëher kemi lajthim. Që të mund të ketë ndikim në vlefshëmrinëe kontratës, lajthimi duhet të jetë thelbësor, pra të ketë lidhje mecilësie objektit apo mallit, me personin me cilin lidhetkontrata, etj.
3.
Mashtrimi
ekziston atëher kur njëra palë me qëllim e vë nëlajthim palën tjetër, me qëllim që ta lidhë një kontratë të cilënajo palë nuk do ta kishte lidhur sikur ta dinte për këtë lajthim.Pala që është mashtruar mund ta kërkojë anulimin e kontratës.
 Aftësia punuese/vepruese e palëve
Aftësia punuese/vepruese nënkupton se secili person lidhkontran duhet keaso cisi me veprimet e veta dhedeklarimin e vullnetit të vetë, të mund të krijojë të drejta dhe detyrime.Lidhur me këtë, është me rëndësi që në rradhë të parë të spjegohetdallimi në mes të
 personit fizik 
dhe
 personit juridik 
. Personat fizikë janënjerëzit apo indivit, ndërsa personat juridik jandërmarrjet,kompanitë apo bizneset.
Personat fizi
afsir vepruar e fiton me arritjen emoshës madhore. Në Kosovë, mosha madhore arrihet në moshën 18
2
 
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.
vjeq, megjithatë, një aftësi të tillë mund ta fitojë edhe personi i miturnë rastet kur me vendim të gjykatës kompetente i lejohet lidhja emartesës. I mituri i moshës 15 vjet, nësë është i punësuar, mund tëlidhë kontratë në mënyrë të pavarur, në kuadër të të ardhurave tëfituara nga vendi i tij i punës. I mituri deri në moshën 14 vjeq nukposedon aftësi kontraktuese dhe kontrata e lidhur nga një person derinë këtë moshë është nule (e pavlefshme). Megjithatë, kontrata me anëtë të cilës një i mitur fiton vetëm të drejta (p.sh kontrata e faljes apo edhuratës, ose kontrata me vlerë të vogël, sic janë blerja e gazetës apoe gjërave ushqimore) prodhon efekte juridike dhe është e vlefshme.
Personat juridik 
e fitojnë afsie veprimit momentin eregjistrimit organet kompetente r regjistrimin e bizneseve.Praktika e gjykatave e ka mbështetur ndrim, sepse momentin e regjistrimit, një person juridik e vertëton se ështëthemeluar sipas ligjit. Personat juridik mund të lidhin kontrata vetëmnë suaza të aftësisë së tyre vepruese, pra vetëm për ato veprimtari që jareegjistruar dhe themeluar sipas ligjit. Çdo kontralidhet jashtë kufijve të aftësisë vepruese është e pavlefshme.
Objekti i kontratës
Objekti i kontratës është kusht që duhet të plotësohet në mënyrëqë kontrata të jetë e vlefshme. Objekt i kontratës është ajo për çkapalët janë marrë vesh. Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, objekti ikontratës ka të bëjë me dhënie, bërje, mosbërje ose pësim. Për tëqeobjekti i kontras juridikisht i vlefshëm, duhet je: emundshme, e lejueshme, dhe e përcaktuar.
Baza (kauza) e kontratës
Baza ose kauza paraqet shkasin, arsyen apo qëllimin edrejtpërdrejt r marrjen përsipër detyrimit kontraktuar. Praështë arsyeja pse palët kanë lidhur kontratë. Te kontratat e shitblerjes,kauza e detyrimit të blerësit për pagimin e cmimit është arsyeja qëshitësi, me dorëzimin e mallit, ia kalon të drejtën e pronënsisë atij;ndërsa, kauza e detyrimit shitësit për dorëzimin e mallit ëshpagimi i cmimit të mallit nga ana e blerësit. Këto spjegime mund tëvlejnë edhe për llojet e tjera të kontratave, p.sh kontratën mbi qiranë,huanë, sipërmarrjes, etj. Në anën tjetër, nëse kemi një kontratë tënjëanshme (pra që krijon detyrime vetëm për njërën palë), sic është
3

Activity (41)

You've already reviewed this. Edit your review.
ShkurteJashari liked this
Arbnor Xhemajli liked this
1 thousand reads
1 hundred reads
Luljeta Rexha liked this
Shpejtim Hoti . liked this
Shpejtim Hoti . liked this
Shpejtim Hoti . liked this
Shpejtim Hoti . liked this
Shpejtim Hoti . liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->