Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
8Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Luan Topçiu NAIM FRASHËRI MODELUES I VETËDIJES POETIKE SHQIPTARE

Luan Topçiu NAIM FRASHËRI MODELUES I VETËDIJES POETIKE SHQIPTARE

Ratings:

5.0

(1)
|Views: 566|Likes:
Published by David
Sprove per Naim Frasherin
Sprove per Naim Frasherin

More info:

Published by: David on Dec 19, 2009
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOCX, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

06/03/2014

pdf

text

original

 
 NAIM FRASHËRI - MODELUES I VETËDIJES POETIKE  SHQIPTARE 
Naim Frashëri është poeti që nismoi një shekull reformash shpirtërore dhe artistike në jetën e shqiptarëve, një zë me timbrin dhe forcën e një të riu dhe me pjekurinë e një të moçmi,sjellësi i disa rtetave dhe i disa projekteve ëndërrore, asnjë mendje, sado eguximshme të ishte, nuk do t`iu jepte dot jetë; në këtë kuptim mund të flasim për poetin eparë modern Letërsinë Shqipe. Naim Frashëri mund të konsiderohet një poet modern ereformator, i vendosur në një kontekst të dhënë historik e në rrethana të veçanta. Poeti ynëkombëtar projektoi gjuhën dhe gjeografinë shpirtërore të shqiptarëve, ndërtoi një të tashme,duke sunduar në të shkuarën dhe hartoi vizionin tejet të qartë për të ardhmen.Ndonëse komunikimi poetik që do të sugjeronte poeti nuk mbante shenja të ndonjë vizionirevolucionar; përkundrazi, Naim Frashëri mund të klasifikohet si tipi i poetit intim. Ai do të fusënë poezinë shqipe misionin-sakrificë të poetit. Imazhi fillestar i të qenit i vetmuar do të mbetetderi më tash jo vetëm një unikat, por dhe një forcë sugjestive për të gjitha ndjeshmëritë që dotë provonte poezia shqipe. Poeti ynë kombëtar, i pranuar si i tillë njëzëri edhe në vigjiljen ekëtij fillim shekulli e fillim mijëvjeçari në mënyrë unanime, është ndër krijuesit dhe përpunuesitmë të mëdhenj të gjuhës letrare shqipe. Është autori i njëzet e dy veprave të botuara, katër nëturqisht, dy në greqisht, një në persisht dhe pesëmbëdhjetë në shqip.Krijimtaria letrare e Naim Frashërit në gjuhën shqipe ka filluar rreth vitit 1880, kur vjershae tij atdhetare “
Shqipëria” 
qarkulloi në dorëshkrim ndër shqiptarët jashtë vendit, sidomos nëRumani. Veprat më të rëndësishme të Naim Frashërit u botuan në Bukuresht, ku ishte ngriturdhe një shtypshkronjë shqiptare nga
Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip
më 1886. Po këtu aibotoi një varg tekstesh në gjuhën shqipe për shkollat fillore, si p.sh. tekstin me dy pjesë
Ekëndimit çunavet këndonjëtoreja
, Bukuresht 1886;
Vjersha për mësonjtoret e para
, Bukuresht1886;
Istori e përgjithshme për mësonjtoret para
, Bukuresht 1888. Ai ushtroi gjithashtugjithë ndikimin e vet për marrjen e autorizimit që lejonte hapjen e shkollës së parë shqipe nëKorçë më 1887. Edhe përmbledhjet më të rëndësishme më të njohura të tij janë botuar po nëBukuresht
Bagëti e Bujqësija,
Bukuresht 1886, përmbledhjen
Lulet e verësë
, Bukuresht 1890me njëzet e tre vjersha që do të vendosin bazat e poetikës moderne shqipe, përmbledhjapoetika
Parajsa dhe fjala fluturake
, Bukuresht 1894, shkrimet,
Mësimi
, Bukuresht 1894, dy vjetmë pas doli
Iliadë e Omirit 
, Bukuresht 1896, vepra më e rëndësishme poema epike historike
Istori e Skëndërbeut 
, Bukuresht 1898 prej 1.500 vargjesh,
Qerebelaja
Bukuresht 1898, poemëepike fetare me njëzetepesë këngë,
Fletore e Bektashinjve
, Bukuresht 1896. Ndërron jetë nëmoshën 54 vjeçare, më 20 tetor 1900.se rrahim krijimtarinë naimiane gjitha shkalt e hartimit saj, nga zonafilozofike deri tek ajo gjuhësore, hasim një unitet të përkryer të njësive. Poeti nuk e ka parëveten kurrë të detyruar të bjerë në axhustime të sforcuara për kapjen e harmonive të thella, nëbeteja të brendshme, që gërshetojnë në një tingull të vetëm idenë me tonin verbal. Ështëthënë, për kaq e kaq herë, që tek Naim Frashëri vetëdija universale i nënshtrohet dhe shkrihetme parapraken ndërgjegje kombëtare. Në fakt është një dukuri që ekziston jo vetëm tek poetiynë por tek të gjithë krijuesit e mëdhenj. Për aq sa rrënjët janë të ngulura në tokën amtare -kurora e pemës bëhet më e rrumbullakët dhe hijelënëse në plan universal. Këto dy llojvetëdijesh nuk mund ndahen asnjëherë. Naim Frashëri përbën një personalitet krijoi
 
epokë si dishepull i Rilindjes sonë kombëtare, një çelës i udhëve të letërsisë shqipe, krijuesi mënë zë i letërsisë artistike shqipe, krijues i gjuhës kombëtare, vendosës i kufijve shpirtërorë tëshqiptarëve, krijues i “matricës stilistike shqiptare”, krijues i “horizontit hapësinor inkoshientkombëtar”. Që në fillim duhet thënë se poezia e klasikut të madh shqiptar nuk ka qenë vetëmvepra e një shërbyesi romantik të frymëzimit, por e një artisti të ftilluar, një misionari, “njëapostulli të shqiptarizmës” një krijuesi të poetikës në kuptimin modern të fjalës.Vepra poetike e Naim Frashërit shfaqet me nota didaktike dhe formohet si e tillë gjatëgjithë krijimtarisë, duke kapluar në mënyrë më të sigurt këtë karakter, për aq kohë sa autorit ibëhet më i qartë qëllimi i veprimtarisë letrare të tij, që në fakt, i parë sot pas një shekulli, ështëai i një misionari të idealit kombëtar.Është simptomatik fakti poeti e ka paraqitur veprën si një ansambël madhkompozicional, pjesët e së cilës kanë funksione simbolike dhe didaktike poetike të qarta. NaimFrashri është i pari poet shqiptar që ndjen nevojën e ndërtimeve epiko-lirike, të poemës mefryepopeje figuralizojë mënyrë simbolike gjenezat e mëdha, dhe njëjtënkohë, është ai që do të shtrojë për herë të parë parimet e pyetjet mbi poetikën.Kjo vepër shfaqet si një laborator i pasur ku përgatiten sintezat letrare të letërsisë sëlëvruar shqipe. veprën naimiane mund shihen gjithë “shembujtklasikë dheromantikë, lindorë dhe perëndimorë, duke anuar nga këta të fundit (admirimin për Lamartin-in,Rouseau-in, Volter-in Naim Frashëri do ti shprehë hapur, ndonëse religjioziteti dhe misticizmi itij ishte i një përkatësie orientale), të kërkuara në radhët e vlerave universale dhe të rendituranë një konfiguracion origjinal. Liriku i madh i letërsisë shqipe me “
Lulet e verësë
”,
Bagëti iBujqësi
”,
“Dëshira e vërtetë e shqiptarëve” 
(greqisht),
“Parajsa dhe fjala fluturake” 
mehartimin e poemave të mëdha epike
“Historia e Skënderbeut” 
dhe
“Qerebelaja” 
, me vjershatpër fëmijë, me “
Vjersha për mësonjëtoret para
” dhe “
Parajsa dhe fjala fluturake” 
, mepoemën si
Parajsa
”, dhe me vjershat e gjata si “
Gjithësia”, “Dituritë”,
me aforizmat ebashkuara nën titullin “
Fjalët e urtët” 
do të formojë një nga personalitetet më komplekse tëhistorisë së kulturës sonë kombëtare.Naim Frashëri provoi lirën në të gjitha modalitetet e poezisë, duke i lënë letërsisë sonë njëterren pjellor me nyje poetike, që nuk mbetën pa jehonë në krijimtarinë e mëvonshme, madjegjeneruan poezinë e mëpasme shqipe të markuar thellësisht nga hija e këtij lisi të madh.Poeti ynë kombëtar himnizon natyrën rustike shqiptare, “idilizon”, pra konvencionalizonekzistencën, duke derdhur forma me tipare skenike thjeshta, baladizon, duke përdorurmjeshtërisht arsenalin e romantizmit. Ekzotizmin mesjetar të frymëzimit, dritën do që do tëhedhë mbi figurën e heroit tonë kombëtar - Gjergj Kastriot Skënderbeut, mbi origjinën epopullit shqiptar si një nga popujt më të vjetër të Europës, mbi prejardhjen e një gjuhe antike epasur, mbi virtyte trasguara nga parët taetj, e infiltron r vedijen ebashkëkohësisë së tij, por, siç jemi të gjithë dëshmitarë sot, ka qenë dhe mbetet dhe njëprojekt bujar për të ardhmen. Poezia naimiane ndihet aktuale në çdo moment, sepse në ekziston ontologji shqiptare, qenie shqiptare, problem shqiptar, emancipim shqiptar, kulturëshqiptare, gjuhë shqipe etj. Poeti mori misionin e një profeti për kombin e tij, të një dijetaritërësor, duke u bërë zë i brendshëm i vetëdijes kombëtare, një “at kombëtar”, projektues ishpirtit dhe idealit kombëtar, bërësi i kombit.Në plan kombëtar, Naim Frashëri dëshmon se është një eksponent i pandashëm i trevavetona, së pari përmes gjuhës dhe më pas përmes stilit apo rrymës artistike që ai përfaqëson.Kemi mendimin se asgmirë se kategoria quasi-estetike e quajtur
idilik 
, mund tëkarakterizojë poezinë e Naim Frashërit. Zakonisht kur thuhet “idilë” kuptohet një peizazh rustiki ëmbëlsuar, ku realja është idealizuar nga pikëpamja hapësinore në konformitet me optikënatemporale. Tabloja i takon një çiltërie tipike. Elementi njerëzor projektohet në përhershmëri.Bariu këndon në vise parajësore, vasha i rri pranë me zemër të dëfryer e buzëqeshur, tëveshur në tesha piktoreske; as një re nuk shqetëson këtë peizazh, natyrë e njeri dehen në këtë
 
lumturi. Një tablo të tillë sjell në letrat shqipe poeti ynë me poemën “Bagëti e bujqësi”, sipasfrymës se veprës “Punë dhe ditë” Hesiodit apo të veprës “Stinët” të poetit lituanian shekullit XVIII Kristianos Donelaitis (1714-1780). Vizioni i antikitetit greko-latin ka krijuar njëkategori ekzistenciale diellore. Hesiodi, Alkeu, si dhe Virgjili, të gjitpoebukolikë, do tashohin shpalosjen e ekzistencës në mënyrën idilike. Më pas gjithë klasicizmi europian do takonvencionalizojë këtë perspektivë. Në kuadrin rustik, idilikja paraqet kuptimin më real dhënëgjallesave në një kozmos të shëndetshëm, diellor. Vendi i saj gjeometrik, do të ishte fshatiarkaik, i konsideruar si një “centrum mundi”, i përjetshëm, i pandryshueshëm nga historia. Kyabsolutizim i funksionit të fshatit atemporal është i dubluar nga interesi i poetit dhe filozofit përhistorinë. Naim Frashëri manifestoi njohjen e perimetrit të gjerë të interesit për krijimtarinëpopullore të cilën ai e demonstroi në ansamblin e veprimtarisë së tij. Çdo fshat ndihet, nëvetëdijen kolektive të bijve të vet, një lloj qendre e botës, si në mënyrë optike çdo njeri evendos veten në qendër të botës. Vetëm ashtu shpjegohen horizontet e gjëra të krijimtarisëpopullore në poezi, në art, në besim, atë përjetim që merr pjesë tek e gjitha, siguria epagabueshme e krijimtarisë, begatia e nkuptimeve dhe e nuancave, implikimet e njërezonance të pafundme dhe vetë spontaniteti i shpenguar. Naim Frashëri, si dhe poetët e tjerëballkanikë, do të pranojë në praktikën poetike “fshatin-model”, “fshatin ide” konservator dhetë padepërtueshëm në qytetërimin modern. I lindur në fshat, Naim Frashëri do ta konsiderontegjithmonë atë si një vend të privilegjuar: Fshati gjendet në qendër të botës dhe përzgjatohetnë mit. Ai integrohet në një short kozmik, në një ecuri jete tërësore - përtej këtij horizonti nukekziston asgjë.Kjo poemë është në thelb një poemë malli, nostalgjie, dashurie për vendin, ndaj natyrësdhe fshatit. Ajo nuk ka strukturën e poemave
 pastourelle
(poezi lirike mesjetare). Për një poetballkanik jeta fshat dhe jeta e barinjve një vend posaçëm jen dhe subkoshiencen kolektive, nuk është aspak e rastit që pjesa më e shëndetshme e poemës“Bagëti dhe Bujqësi” është ajo baritore. Kjo vetëdije ruan imazhe arhetipale, një peizazh mëshumë ideal, ndërtuar nga ndjenja, ndërtuar nga larg, nën shtypjen e nostalgjisë dhe mallit.Në veprën naimiane hasim dhe gamën lirike të pamasë, ku bashkëjeton intuita e ardhmes, ansambli i gjitha jehonave mitike, historia dhe peizazhi shqiptar, asimilimi ifilozofisë panteiste, shkencës, i moralit, arsimit etj. Hasen të gjitha dispozitat e brendshme:ekzaltimi, ekstaza, ëndërrimi, mallëngjimi, qartësia e vizionit etj.Si Goethe në Gjermani, Naim Frashëri tek ne tejkalon lëminë e kufizuar të poezisë, dhebëhet një shprehje më e gjerë e asaj që ka të bëjë me nocionin e unikes.Idilikja tek Naim Frashëri, derivon nga një formë kulture, e ruajtur në tiparet popullore.“Vepra e Naim Frashërit-shkruan Lasgush Poradeci- ka arësyer në një shkallë të gjerë ndjenjëne vetëdijes shqiptare, dhe me karakterin e saj kryesisht popullor, si e mburuar nga zemra epopullit, ajo qëndron gjithnjë aktuale për mbrujtjen e kulturës sonë.”Poeti ynë romantik, në plan kohor, bën pjese në një rrymë të përgjithshme të romantizmitnë Europë e më gjerë. Ja disa shembuj: poeti portugez Antero de Quental ka lindur vetëm katërvjet para poetit tonë, dhe ka vdekur nëntë vjet para tij, poeti më i ndjerë brazilian, Antonio deCastro-Alves, ka lindur vetëm një vit pas poetit tonë, ndërsa krahasuar me poetët romantikëballkanikë, poeti ynë ka lindur vetëm dy vjet para bullgarit Hristo Botevi dhe katër vjet pararomantikut rumun Mihai Eminescu-t, pra, nuk është as i vonuar as i izoluar, por integron meshkëlqim një rrymë universale të romantizmit. Është fjala për afirmimin romantik të popujvedhe kulturave, që në atë kohë nuk mundën të manifestohen në rrethin universal. Megjithatëkëto kultura kanë ofruar vlera si dhe romantikët e parë, ashtu si romantizmi francez mbërritirezultate po aq të larta si dhe romantizmi anglez apo ai gjerman, të shfaqura para tij.rmes tij krahasimi mund themi se, një aspekt caktuar, madje deri teromantizmi francez ndodhet në të njëjtin plan me atë portugez, brazilian, bullgar, rumun nëfazën naimiane. De Rada në Kalabri, ashtu edhe Naimi mbetet një bir i romantizmit të vonë.

Activity (8)

You've already reviewed this. Edit your review.
AfrimHalili added this note
Naimi i madh !
AfrimHalili liked this
1 thousand reads
1 hundred reads
Sara Musta liked this
light2004pg1765 liked this
BrunildaTernova liked this
urimdoci liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->