You are on page 1of 1

Përbërja

Bërthama e ngurtë e Jupiterit ka një diametër prej 14.000 km, dhe përbëhet pjesërisht nga nikel-
hekur (90 % hekur dhe 8% nikel) e nje sasi e vogel mineralesh të tjera, dhe ka një temperaturë
prej 25.000 K. Kjo bërthamë është e rrethuar nga një shtresë hidrogjeni metalik (90%) dhe
heliumi (10%) me trashësi përafërsisht 40.000 km. Kjo shtresë rrethohet nga një shtresë tjeter e
jashtme me trashësi rreth 20.000 km. Hidrogjeni molekular i lëngshëm dhe në të njëjtën kohë
temperatura dhe trysnia rritet ne drejtim te berthamës. Shtresa e fundit ka edhe sasi të vogla
metani, etani dhe dioksid karboni.

Normalisht planetët thithin dritën e diellit dhe rrezatojnë po aq shumë energji në formë
nxehtësie, mirëpo Jupiteri rrezaton 2 herë më shumë energji se sa thith nga dielli. Mendohet se
kjo rritje e energjisë vjen prej tepricave të energjisë nga koha e krijimit të Jupiterit e që është
ruajtur në bërthamën e planetit. Një tjerër sqarim i mundshëm për këtë dukuri është ndikim i
zvogëlimit të rëndesës e cila shkakton po ashtu rrezatimin e energjisë.

Jupiteri quhet po ashtu një yll i dështuar. Mirëpo ky planet është shumë i vogël që të jetë një
Xhuxh Bojëkaf, Brown Dwarf (angl.) Në një rast të tillë do të duhej që masa e Jupiterit të ishte
së paku 13 herë
më e madhe. Por nëse masa e Jupiterit do të ishte 100 herë më e madhe, atëhere do të ishte e
mundur të fillonte reaksioni i fuzionit bërthamor, domethënë hidrogjeni do të transformohej në
helium duke prodhuar sasi jashtëzakonisht të mëdhaja energjie, dhe kjo do ta kthente Jupiterin në
një yll.

You might also like