You are on page 1of 12

1

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS NË TETOVË


FAKULTETI FILOZOFIK: drejtimi studimor : SOCIOLOGJI
LËNDA : SOCIOLOGJIA E GJINIVE
MËSIMDNËNËS: Doc. dr. Flora Sela Kastrati

PUNIM SEMINARIK
TEMA: FEMINIZMI LIBERAL

Tetovë,22.01.2010 Mentor : Doc.dr.Flora Sela Kastrati


Seminarin e punoi: Rexhep Kuçi
2

FEMINIZMI LIBERAL

HYRJA :

Etimologjia e fjalës, nocioni-termi Feminizëm, Feminizmi, Feminist (nga anglishtja,


feminism,feminist), “Lëvizje shoqërore që synon arritjen e barazisë midis sekseve me
anë të zgjerimit “të të Drejtave për gratë “.1 .

Kjo lëvizje ka zanafillën në Angli, në vitet 1890 kishte të bënte me


angazhimet e grave dhe burrave për të fituar të drejtën e votës dhe të
drejtën arsimimit në fusha të ndryshme për gratë .
E drejta e votës u fitua (1918)në Britani të Madhe , më vonë edhe në
SHBA(1928), kështu që gratë e moshës 30 vjeçare kishin të drejtë të
votonin.Pas kësaj fitoreje, filloi “vala e dytë “e feminizmit , një tendencë e
feministeve që të lartësohet pozita e grave në jetën e tyre private, të familjes.
Feminizmi prej vitit 1890 u zhvillua në shumë drejtime , si :
1. Feminizmi Liberal,
2. Feminizmi Radikal,
3. Feminizmi Marksist,
4. Feminizmi socialist, etj.
Kështu, feminizmi i “valës së dytë “, gjatë viteve 1975-1985 ka patur një
ndikim të fuqishëm në sociologji.
Para kësaj dekade, gjatë kësaj dekade dhe pas saj ka patur shumë studime
për jetën e gruas , me theks të veçantë pabarazia e sekseve ku disa
mendimtarë më shumë flisnin për “gjini”, “patriarkat” dhe rolet e sekseve .

1
Fjalor sociologjik i Oksfordit , faqe 104
3

Një pasqyrë më të mirë për rrjedhimet feministe dhe rolin e kësaj lëvizjeje
në sociologji , e gjejmë në veprën : “Feminizmi dhe teoria sociologjike “ të
R.A.Vallas.
Poashtu edhe në veprat e sociologëve amerikan Xhesi Bernard dhe Alise
Rosi : “ Gratë akademike “ apo “ Bota Femërore “gjejmë angazhimet e
sociologëve që të bëhen ndryshime në mënyrën e të kuptuarit të rolit të
femrës në shoqëri.
P.sh. Alise Rosi kritikonte sociologët për interpretimet tradicionale për
pozitën e gruas në familje, shoqëri dhe ekonomi duke i thirrur që të marrin
parasysh komponentët biologjike .
Në fakt, këto janë përpjekje për t’i tejkaluar gjithë ato padrejtësi dhe
pabarazi që iu bën femrës gjatë historisë.

PËRMBAJTJA;
Siç vërejtëm në pjesën hyrëse , feminizmi është lëvizje shoqërore që synon
arritjen e barazisë midis sekseve dhe eliminimin e pabarazisë në këtë
raport . Kjo lëvizje zhvillohet edhe sot në drejtime të caktuara (të
përmendura në pjesën hyrëse ), por që thelbi i secilit drejtim është ai
parimor ( të krijohen shanse të barabarta ) për zhvillim për të dy gjinitë .
FEMINIZMI LIBERAL,
Do t’i bëjmë një shpjegim shprehjes feminizëm liberal.
Duke e kuptuar nocionin feminizëm si “lëvizje shoqërore që synon arritjen e
barazisë midis sekseve “ dhe nocionin “ liberal” si “ithtar i lirisë “,
feminizmi liberal del të jetë prijës i të gjitha drejtimeve tjera feministe ,
madje shumë mendimtarë të feminizmit e cilësojnë këtë si “rrymë kryesore
feministe “2 Kështu mendonte edhe dijetari ( Eisenstein, 1986).
2
Feminizmi modern dhe postmodern, Dr.Zekije Demir , fq.50
4

Para se të merremi drejtpërdrejtë me feminizmin liberal është me interes do


të thoja të përmendet vepra e feministes së palodhur Simone de Buvuar:
“Seksi i dytë “ në të cilën ajo pasqyron pozitën shumë diskriminuese të
femrës që prej antike e këndej .
Ky studim mbase edhe mund të jetë nxitës për angazhimet e mëvonshme të
feministëve , në radhë të parë atyre liberal, sepse qelës kryesor për barazi
është liria individuale .
Që në antikë sipas De Buvuar gjejmë shkelje të rënda për gjininë e “ dytë“
Aristoteli për femrën thoshte së është “lëndë pasive, mashkulli është parimi
që jep forcë, gjallëri , që jep jetë”3.
De Buvuar kujton se edhe Hipokrati fliste për dy lloje farëzash “Një e
dobët, nga femra dhe një e fortë , mashkulli “4
Feminizmi liberal, nënkupton synimin për arritjen e barazisë midis sekseve,
Duke qenë ithtarë i lirisë . Duke qenë se kanë lidhshmëri mendimi liberal
dhe Feminizmi liberal, do theksojmë fillimisht komponentët e Mendimit
liberal :
1. Individualizmin,
2. Lirinë,
3. Shtetin e kufizuar dhe
4. Ekonominë e tregut .

Historikisht , feminizmi liberal ka një paralelizëm të zhvillimit të tezave


liberale me filozofinë liberaliste , sepse mendimi liberal politik para
feminizmit është munduar ta ngre zërin e feminizmit liberal .
Që në shekullin XVIII feministët liberal kërkonin që femra të barazohej me
meshkujt, pasi që edhe ajo ka të drejtat natyrore .

3
Seksi i dytë , Simone de Buvuar , fq. 28
4
Po këtu , fq, 28
5

Në shekullin XIX, feministët liberal kërkonin të drejtën e votës për femrat,


të drejtën e pronës dhe barazi para ligjit për të dy sekset .
Mendimtarët vërejnë se raportet burrë-grua janë prishur në dëm të femrës ,
në periudhën e industrializimit , kur “punët në industri “ u bene punë
meshkujsh , ndërsa ato të shtëpisë , fëmijët, higjiena , ushqimet , etj , mbeten
“punë femrash “ .
Në këtë raport edhe u bë dallimi esencial ( burrat paguheshin për punën e
bërë , ndërkaq gratë jo ), dmth. Fuqia ekonomike ishte “mollë “sherri për
debalans te raportit burrë-grua .
Në këtë mënyrë shpërthyen pikëpamjet individualiste për të kërkuar të
drejta të barabarta dhe këto pikëpamje fillimisht kuptoheshin si radikaliste .
Në shekullin XIX, feminizmi liberal kërkonte të drejta ekonomike , shanse
të barabarta si për meshkuj, ashtu edhe për femra.
Dallimet ishin drastike edhe në mënyrën e pagesës , femrat për të njëjtën
punë që bënin sikur edhe meshkujt paguheshin 50%, në vende urbane,
ndërsa në vende rurale edhe më pak , ky ishte një diskriminim i llojit të vet .
Feministët liberal , duke parë se “lufta “ nuk solli asnjë fitore( për gratë ),
vendosen që të orientohen në kërkesa për të drejta politike , kështu filloi
“lufta “për të drejtën e votës.
Kjo “luftë “ u fitua , në Angli , 1918 gratë e moshës 30 vjeçare mund të
votonin , kjo u përhap shpejt edhe në vendet tjera , fillimisht në ShBA dhe
gjetkë. “ Në shekullin XX u zhvillua ideja se femra si bashkëshorte dhe si
grua, është e ndryshme por e barabartë me mashkullin “5
INDIVIDUALIZMI, ndër veçoritë e mendimit liberal , vendin e parë ,
themelor e zë individualizmi për faktin se esenca e mendimit liberal është
pikërisht individi ( individi racional ).
5
« Feminizmi modern dhe Postmodern « Dr. Zekije Demir fq. 46
6

Duke u nisur nga ky parim , njeriu normal do të mendojë me kokë , në


mënyrë racionale se trupi ynë si qenie biologjike përbëhet nga dy elemente :
Trupi dhe Mendja .
Mendja e bën njeriun të dallohet nga qeniet tjera të gjalla dhe këtë ia
mundëson aftësia e tij për të menduar .Këte aftësi , Jaggar e quan Dualizëm
normativ.Nga këtu del edhe pyetja : A kanë kapacitete mendore të barabarta
femra dhe mashkulli ?, nese jo, si mund të jenë të barabartë dhe nese po, pse
të mos jenë të barabartë . Kjo është pika fillestare e debateve feministe .
LIRIA , Vetë kuptimi i fjalës “liberal”, të qenit ithtarë i lirisë , tregon se
mendimi liberal , rëndësi të madhe dhe vend parësor i lë lirisë , autonomisë
së individit .
Koncepti liberal i lirisë , kuptohet si “liri negative “ që do të thotë se
individi duhet të jetë i lirë dhe i pavarur .
Individët e pavarur e ndërtojnë shoqërinë ashtu sikur që ndërtohet muri me
tulla të pavarura .
Ky individ liberal ka dëshira , nevoja , kërkesa , por këto nevoja ,kërkesa,
dëshira , logjikisht janë të abstrahuara nga shoqëria , andaj , del se individi
është njësi abstrakte .

SHTETI I KUFIZUAR , Në aspektin sociologjik, shteti duhet të sigurojë


për qytetarët e vet : ushqime, kushte për punë , për jetës , siguri, mbrojtje ,
rend , ndërtim të brendshëm , etj. Këtij parimi i qëndrojnë besnik liberalistët.
Liberalistët janë të mendimit se shteti duke kryer këto obligime , ai ka
caktuar edhe rregullat e sjelljes dhe po ashtu edhe mekanizmat për të
mbrojtur ato rregulla , tani ai vetëm përcjell sa po zbatohen ato rregulla dhe
kush i prish ato .
7

Tani që këtë detyrë shteti e ka përmbushur , duhet që të krijojë mundësi të


barabarta për të gjithë qytetarët që të mos ketë privilegje të caktuara mbi
baza të caktuara .

EKONOMIA E TREGUT , Sipas liberalistëve , ekonomia e tregut të lirë ,


është mjeti i vetëm i padhunshëm për bashkërenditjen e veprimtarive në
shoqëritë industriale .
Në këtë mënyrë , shërbimin më të mirë individi ia bën shoqërisë nese ai
interesohet për interesin e vet .
Duke e ruajtur interesin e vet individi po bën shumë shërbime me interes për
shtetin ( Bëhet i pavarur nga shteti, shteti nuk e ka barrë atë ), nxit të tjerët
për veprimtari ekonomike dobiprurëse , nxit bashkëpunimin në mes
afaristëve , nxit progresin shoqëror , nxit zhvillimin e përgjithshëm , mbi të
gjitha ndihmon në përfshirjen e fuqisë punëtore në prodhim ( nga e cila punë
ata përfitojnë të ardhura për të jetuar dhe ekzistuar ), mban në gjendje
aktive konkurrencën në treg ( për cilësi dhe kualitet ), etj, etj .
Sipas liberalistëve , gara e individëve që din më së miri i japin shoqërisë më
të dobishmen .
Meqë kam dhënë një historik të shkurtër të lindjes së Feminizmit liberal në
fq.5, tani do të paraqes me një vështrim të shkurtër
VEÇORITË KRYESORE TË FEMINIZMIT LIBERAL ,veçori
kryesore të feminizmit liberal janë :
1. Barazia në arsim
2. Dalja në sferën publike
3. Barazia ekonomike
4. Barazia politike dhe juridike

5. riorganizimi i sferës private


8

BARAZIA NË ARSIM ,
Mendimtarët M.Volstonkraft dhe J.S. Mil, konsiderohen ndër ideologë të
feminizmit liberal.
Sipas këtyre mendimtarëve , ndërmjet njerëzve nuk ekzistojnë dallime te
potencialit mendor , prandaj edhe ndërmjet femrës dhe mashkullit nuk
mund të flitet për ndonjë dallim të tillë , atëherë , sa flasim për natyrat e
gjinive , më mirë është të flasim për natyrën njerëzore .
Mospërfshirja e femrës në jetën shoqërore , nuk është pasojë e paaftësisë së
saj , por rezultat i pabarazisë së mundësive të barabarta .
Për ta evituar këtë dallim dhe këtë padrejtësi , sipas feministëve duhet
përgatitur ambient ku të dy gjinitë do t’i shfrytëzojnë mundësitë e barabarta
për arsimim .
Feministët liberal nuk pranojnë asnjë dallim për femrën ne procesin e
arsimit, nuk pranojnë as zërat që flasin për disa aftësi të femrës dhe disa
përparësi të meshkujve .
Sipas liberalistëve , nuk duhet bërë dallim në arsimim, sepse që të dy gjinitë
janë me të njëjtat kapacitete mendore dhe prandaj ashtu duhet edhe të
arsimohen dhe të marrin detyra shoqërore që u takojnë (sipas përgatitjes).
DALJA NË SFERËN PUBLIKE ,
Duke i dhënë rëndësinë e merituar dhe të duhur arsimimit të femrës ,
liberalistët pohojnë se shpëtimi i femrës është arsimimi dhe dalja jashtë
shtëpisë ku është mbyllur dhe është bërë rob i orendive shtëpiake .
Beti Fridan një feministe liberale (1963) me këmbëngulësi pohonte se i
vetmi shpëtim për femrën është dalja jashtë shtëpisë , angazhimi i saj në
ekonomi, , në punë të tjera me dobi shoqërore .
Sipas kësaj mendimtarje, femra e mbyllur në shtëpi është bërë e
mërzitshme edhe për fëmijët , edhe për burrin , por edhe për veten e saj .
9

BARAZIA EKONOMIKE ,
Feministët liberal, nuk janë të kënaqur vetëm me arsimimin e femrës, vetëm
me daljen e saj në publik, jashtë shtëpisë , ata duan ta qojnë deri në fund
idealin e lirisë, ai është “ femra të fitojë të gjitha të drejtat: politike, sociale
dhe juridike “.
Sipas liberalistëve , “lufta “ e femrave nuk ka të bëjë vetëm me fitoren në
fushën e arsimit, të drejtës së punës, por edhe në shëndetësi , në paga të
barabarta dhe mbi të gjitha , të drejtat juridike dhe politike janë shumë të
rëndësishme ( Roberta Sans , 1992).
Realizimi i këtyre kërkesave , dmth. Përmirësimi i jetës shoqërore të femrës
në shoqëri , varet nga reformat ë mirëfillta shoqërore që nënkupton
zgjidhjen e tri problemeve ,me rëndësi të madhe dhe ato janë :
1. Të eliminohet diskriminimi i femrës që i bëhet në suaza të ligjit ,
2. Zhdukja e praktikës që gjatë pranimit në punë të merret parasysh
gjinia e jo kompetencat(kriter për pranim në punë të jetë aftësia ).
3. Zhdukja e sjelljeve diskriminuese , eliminimi i praktikes që fëmijët
të edukohen sipas përkatësisë gjinore , edukimi të bëhet si njerëz
mbi të gjitha .
RIORGANIZIMI I SFERËS PRIVATE ,
Duke u angazhuar për të drejtat e femrave , liberalistët marrin në shqyrtim
një temë shumë të ndjeshme , ajo është Punët e shtëpisë.
Kush do të merret me këto punë , me këto probleme , konkretisht; kush do
të kujdeset për fëmijët , kush do përgatis ushqimet , kush do kujdeset për
pastërtinë e fëmijëve dhe të shtëpisë , kush do kujdeset , etj. ?.
Iiberalistët pohojnë : Burri duhet të tërhiqet ( të rri në shtëpi ) dhe të kryej
disa nga punët e shtëpisë .
10

Atëherë , çfarë duhet bërë ?, liberalistët pohojnë se nevojitet një edukim i ri


për ndryshim kulturor , për ndryshim të mentalitetit dhe atë jo për një kohë
të shkurtër ( nevojitet kohë e gjatë ).
Nese arrihet kjo ( besojmë se do të arrihet në shoqërinë e së ardhmes ),
atëherë identiteti i femrës dhe i mashkullit në çdo aspekt afrohet , dallimet
minimizohen , të dy gjinitë i kanë shanset (mundësitë ) e barabarta , sundimi
i burrit mbi gruan do të marr fund .

PERFUNDIMI ,
Duke shfletuar literaturën e gjerë kam ndje kënaqësinë që kam takuar aq
shumë ide , aq shumë punë të palodhshme të mendimtarëve ( në këtë rast të
feministëve liberal ) që kanë luftuar për një çështje aq madhore siç është
çështja e të drejtave dhe lirive të njeriut me theks të veçantë të drejtat dhe
liritë e femrës, gruas që është shtylla e shoqërisë .
Duke lexuar për përpjekjet e social-utopistëve francez që bënin për të
ndërtuar një rend të ri shoqëror, rend ku të gjithë njerëzit do të ndiheshin të
barabartë, kujtoj se mbaj mëndë një thënie të Zhan Zhak Rusos : “ Më trego
se në çfarë niveli është femra e arsimuar,do të ju them çfarë shoqërie keni “.
Kjo tregon se çfarë është rëndësia e arsimimit të femrës , kjo tregon se
liberalistët kishin plotësisht të drejtë në luftën e tyre për ta çliruar femrën
nga prangat e miteve , nga prangat e “fateve “ ( që ua kanë caktuar të tjerët ).
Në veçoritë e feminizmit liberal janë vërejtur ato kërkesat elementare të
luftës së drejtë të feministëve për të garantuar barazi , drejtësi , liri dhe paqe
për të dy gjinitë .
Mendoj se edhe sot ka nevojë , madje mendojë se kjo nevojë është më e
madhe se kurdoherë për të krijuar kushte të barabarta për të gjithë pa dallim
11

Gjinie, ngjyre , race për pjesëmarrje të barabartë në jetën shoqërore , në të


gjitha fushat e saj.
E them këtë për arsye se po jetojmë në një kohë tranzicioni ( që nuk e dimë
se kur do të përfundojë ), në kohën kur kemi një rrënim total të vlerave
kulturore , morale , politike dhe njerëzore dhe kjo e qon shoqërinë në
shkatërrim .
Është përgjegjësi e të gjithëve që të marrim sipër angazhimet tona , të
bashkëveprojmë dhe të tejkalojmë këto sfida me të cilat po ballafaqohemi
sot si shoqëri njerëzore, por unë vej theksin në shoqërinë tonë ( shqiptare ).
Për atë që po ndodh rreth nesh nuk mund të fajësojmë të tjerët , për
problemet që po na dalin në familje , nuk mund të fajësojmë kumshin (edhe
pse si faktor social mund të këtë pjesën e vet të fajit ), pra , për dështimet
dhe sukseset në radhë të parë janë anëtarët e familjes përgjegjës .
Në këtë kontekst, nuk mund të fajësohet vetëm nëna , por as vetëm babai .
Nese është e vërtetë fjala e urtë popullore dhe filozofike : “Mendja e
shëndoshë ,në trup të shëndoshë “!
Unë them : “ Shoqëria e shëndoshë , me gjymtyrë të shëndosha “ dhe
gjymtyrët e shoqërisë janë femra dhe mashkulli”.
Andaj , të gëzojmë së bashku liritë , të drejtat dhe barazinë , ta gëzojmë
jetën.
12

LITERATURA E PËRDORUR :
1. Fjalor sociologjik i Oksfordit nga Gordon Marshall
2. Feminizmi modern dhe postmodern Dr. Zekije Demir
3. Seksi i dytë / faktet dhe mitet Simone de Buvuar
4. Përplasja e identiteteve /femra në politikë nga Muhamedin Kullashi
5. Studime gjinore / përmbledhje Nita Luci & Linda Gusia
6. Materiale&dokumente nga Doc.dr.Flora Sela Kastrati

You might also like