You are on page 1of 2

Morali, pozita dhe opozita

Nuhi Shala

Këtyre ditëve ishim dëshmitarë të një debati të ashpër, shpeshherë edhe banal nga shumica e
deputetëve dhe ish-ministrave kosovarë lidhur me programin qeveritar 2008-2011 si dhe lidhur me punën
tre mujore të Qeverisë së Kosovës.
Ajo çfarë pamë dhe dëgjuam për disa ditë në Kuvendin e Kosovës lidhur më këto qështje më
shumë paraqiste anën e errët dhe të pamoralshme të disa deputetëve dhe ish-ministrave sesa ndonjë
vlerësim real apo kritikues ndaj programit qeveritar. Me nje politikë abuzuese, poshtëruese dhe të
papërgjegjshme dhe duke u ndier pa asnjë barrë mbi vete, disa deputetë dhe ish-ministra shprehnin
mllefin e tyre duke kritikuar programin qeverisës si dhe punën tremujore në mënyra të ndryshme
shpeshherë duke tejkaluar edhe premisat e nje mirësjelljeje bazuar në kodin e etikës (moralit) gjatë
debatit parlamentar.
U tha gjithëqka por në fakt ishin mllefet dhe predispozitat personale ato që mbizotëruan në
shumicen e debatit parlamentar. U debatua dhe u kritikua shumë koalicioni qeverisës për politika
abuzive dhe keqmengjuese si dhe në tërësi u kritikua programi qeveritar për të cilin program, një pjesë e
deputetëve dhe ish-ministrave konsideronte se nuk ekzistonte fare apo se ishte një broshurë e thjeshtë
apo një ese me përmbajtje dhe shtjellim të pakët. Më të zëshmit kundër programit qeveritar dhe Qeverisë
në përgjithësi ishin opozita aktuale të cilet deri dje ishin pjesë e qeverisë dhe hartues të planeve të tilla.
Por a kishin të drejtë ata deputetë dhe disa ish-ministra të shprehnin një mllef të tillë dhe një qasje
joreale ndaj programit qeveritar?
A kane fare pak të drejtë këta deputetë dhe ish-ministra për të adresuar kritika të tilla banale dhe
injorante ndaj programit qeveritar dhe Qeverisë në tëresi tash kur ka filluar dhe po aplikohet në tërësi një
qeverisje e mirëfilltë dhe e mbarë ndaj qytetarëve të Kosovës. A janë duke i parë keta deputetë dhe këta
ish-ministra përpjekjet dhe qëllimet e drejta të qeverisë aktuale për një mirëqenie sociale dhe për një jetë
më të mirë të qytetarëve tanë. A duhet që ne ta kujtojme kohën e qeverisjës së deridjeshme nga po këta
deputetë dhe ish-ministra kur bileta e tyre e fluturimit me aeroplan kushtonte hiq më pak se 20 mijë
euro, kur lëvizte toka pa ndihmën e ndonje termeti, detonimi apo vullkani, kur bllokohej dogana
Prishtinë-Shkup dhe bugjeti i konsoliduar i Kosoves humbte miliona euro, kur shpërthenin kazanat e
KEK-ut gati për çdo javë për t’u “riparuar” dhe “ndrequr” pastaj me paratë e bugjetit të Kosovës, kur
Ministritë shpenzonin miliona euro në derivate, telefona mobil, darka e dreka dhe zijafete familjare, kur
shiteshin ndërmarrjet më të mëdha publike për 3-4 milionë euro më lirë, kur nxënësit mbanin mësim në
kontainerë dhe shkolla të improvizuara8 vjet pas luftës.
A ishin po këta deputetë dhe ish-ministra pjesë e qeverisë paraprake kur ndihej me të madhe
mungesa e energjisë, mungesa e ujit, mbizotëronte varfëria ekstreme, kur mbizotëronte abuzimi qeveritar,
keqmengjimi, Mitrovica e ndare , enklavizimi serb, vizita e liderëve serb nëpër Kosovë e shumë qështje të
tjera. Ishin vetë këta deputetë dheish-ministra qe të gjitha këto qështje i kanë “trajtuar’ mizorisht apo nuk
i kanë trajtuar fare ngase janë marrë me punë tjera “qeveritare” siç janë keqmengjaimi, luksi e qështjet
partiake. Është krejt normale që qeveria e tanishme nuk është e përkryer dhe ka ministra të pazotë dhe
joprofesional edhe në këtë Kabinet Qeveritar, por të kërkosh realizimin e krejt premtimeve brenda vetëm 3
muajve është pothuajse e pamundur dhe e parealizueshme. Atë çfarë këta deputetë dhe ish-ministrat nuk
kanë mundur ta bëjnë për 8 vjet rresht, presin ta bëjë këtë Qeveria aktuale për vetëm 3 muaj të
qeverisjës. Jo 3 muaj por 6, 9 apo 12 muaj do ti duhen Qeverisë aktuale per t’i riparuar, sanuar apo
përmirësuar keqmengajimet dhe abuzimet e bëra gjatë mandatitqeverisës nga Qeveria paraprake.
Zotërinj deputetë dhe ish-ministra, problemin energjetik, varfërinë,papunësinë, keqmengjimin
dhe abuzimet me poste qeveritare kjo Qeveri aktuale i ka trashëguar nga vetë ju dhe ministritë tuaja gjatë
mandatit tuaj qeverisës.Ndoshta juve popullata e Kosovës mund t’iu kuptojë dhe heshtazi t’i pranoje disa
nga kritikat tuaja sepse nuk e keni më atë luksin si pjesë e qeverisjës dhe ministrive andaj edhe reagimi
juaj është i kësisoji dhe mbase i arsyeshëm. Jam i bindur thellë se atë që e keni keqmenagjuar për 4-5 vit
rresht tash po e shijoni dhe nuk besoj se për një kohë të shkurtër do të tentoni përsëri të merrni
pushtetin në dorë dhe të vazhdoni me keqmenagjimet tuaja.
Dhashtë Zoti që ju deputetë aq të zëshëm dhe ish-ministra të mos ju shohim kurrë më në poste
ministrore apo qeveritare. Kjo është më e mira që kishit mundur të bënit për Kosovën dhe popullatën e
saj.

You might also like