You are on page 1of 10

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVO/ REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVO

MINISTRIA PËR EKONOMI DHE FINANCA


MINISTARSTVO ZA PRIVREDU I FINANCIJE
MINISTRY OF ECONOMY AND FINANCE

Njësia për të Drejtat e Njeriut

Zbatimi i Ligjit mbi Qasjen në Dokumentet Zyrtare Nr. 2003/12


dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2006 për periudhën Janar-
Dhjetor 2008

Kushtetuta e republikës së Kosovës neni 41 paragrafi 1 dhe 2


përcaktojnë të drejtën e Qasjes në Dokumente publike. Paragrafi 1 i
nenit 41 definon se: ” secili person gëzon të drejtën e Qasjes në
Dokumente Publike”.
Paragrafi 2 i nenit të njëjtë thekson: ” dokumentet që mbajnë
Institucionet Publike dhe Organet e Pushtetit Shtetërore ,janë publike
me përjashtim të informacioneve që janë të kufizuar me ligj , për shkak
të privatësisë, të sekreteve afariste ose informacioneve të klasifikuara
të sigurisë”.
Me qëllim që qytetarëve të Kosovës, t’u mundësohet që më për së
afërmi të marrin pjesë në procesin vendimmarrës të institucioneve
publike dhe të garantohet që institucionet publike të gëzojnë
legjitimitet dhe transparencë më të madhe, të jenë më efikase dhe t’i
japin më shumë llogari qytetarëve të Kosovës. Është aprovuar Ligji mbi
Qasjen në Dokumente Zyrtare nr 2003/12 dhe Udhëzimi Administrativ
për zbatimin e këtij Ligji nr. 03/ 2006. Qëllimi i këtij ligji është që të

1
përkufizojë parimet,kushtet dhe kufizimet mbi bazë të interesit publik
ose privat që përcaktojnë të drejtën në qasje të dokumenteve zyrtare
të cilitdo organ apo agjencion të Institucioneve të vetë-qeverisjes të
Republikës së Kosovës.

2
Qëllimi i Udhëzimit Administrativ është qasja e lirë dhe e pa penguar
në dokumente zyrtare si e drejtë fundamentale e një personi të
definuar përmes parimeve, kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara në
ligjin nr. 2003/ 12 për qasjen në dokumentet zyrtare (në tekstin e
mëtejmë: Ligji për Qasje në dokumente zyrtare,ose LQDZ)
NJDNJ-a,në kontinuitet dhe në bashkëpunim e koordinim me të gjitha
subjektet përgjegjëse në MEF, ka ndërmarr masa dhe aktivitete që ky
Ligj dhe Udhëzimi Administrativ të zbatohet drejtpërdrejt dhe në
tërësi .
Për këtë qëllim NJDNJ-a në vazhdimësi ka informuar stafin senior me
Ligjin në fjalë dhe Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Ligji .
Ndërsa përmes pikave kontaktuese, me këtë Ligj dhe Udhëzim
Administrativ janë informuar edhe stafi civil i ministrisë. Me qëllim të
informimit dhe në mënyrë që kjo sferë e veprimit të jetë sa më e
përafërt dhe më e qasshme në veprimet praktike ,NJDNJ-a ka dërguar
edhe një Udhëzim me disa rekomandime dhe përgjigje të shkurtra,
lidhur me atë se cili është qëllimi i këtij Ligji, çka është Udhëzimi
Administrativ për zbatimin e LQDZ, kush duhet të mundësojë qasje në
dokumente zyrtar ; cilat dokumente zyrtare mund të kërkohen ;
përjashtimet e qasjes në dokumentet zyrtare ; procedura rreth qasjes
në dokumente zyrtare; dokumentet zyrtare të përjashtuara nga qasja,
zakonisht kërkohet qasja në dokumente zyrtare tjera. Vlerësojmë se
informimi i tillë ndikon pozitivisht veçanërisht te subjektet përgjegjëse
që ky Ligj dhe Udhëzimi Administrativ të zbatohen në mënyrë sa më
efikase dhe efektive në praktikat tona të qeverisjes .
Duke filluar nga ky ambient i volitshëm ,në bazë të informatave që
kemi dhe në bazë të të vërejturit të drejtpërdrejt vlerësojmë se :
Sipas informatave nga Departamentet, Zyrat apo Njësit , gjatë vitit
2008 dhe periudhën Janar-Prill 2009, të gjithë shfrytëzuesit e
shërbimeve të MEF-it, me një transparencë të plotë dhe konform
rregullave ligjore, gjithherë aty për aty kanë marr përgjigje në çështjet

3
që ata kanë qenë të interesuar apo kanë shprehur interesim, në këtë
kontekst edhe qasje në dokumente zyrtare. Në këtë dre jtim nuk kemi
njohuri për ndonjë ankesë nga kushdo qoftë, për pengim në qasje të
dokumenteve zyrtare apo mos përgjigje në këtë drejtim.
Cilido banor i përhershëm i Kosovës ose cili do person i cili plotëson
kushtet për t’u regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës,dhe cilido
person fizik ose juridik i cili banon dhe ka të regjistruar zyrën në
Kosovë, realizon të drejtën në qasje të dokumenteve zyrtare të MEF-
it,duke iu nënshtruar parimeve , kushteve dhe kufizimeve të
përkufizuara me këtë Ligj.
MEF-i duke iu nënshtruar të njëjtave parime, kushteve dhe kufizimeve
ju krijon mundësi dhe qasje në dokumente zyrtare cilit do person fizik a
juridik që nuk banon ose që nuk e ka zyrën e vet të regjistruar në
Kosovë, konform nenit 3 paragrafi 3.2.
Ky Parim vlen për të gjitha dokumentet që mbahen në MEF të
hartuara ose të pranuara nga institucionet tjera në të gjitha fushat e
punës dhe aktiviteteve të veta adekuat nenit 3 paragrafi 3.3.
Pa cenuar nenin 4 dhe 8 dokumentet janë të hapura për publikun në
Web faqen e Ministrisë ose në bazë të kërkesës së bërë me shkrim ose
në bazë të kërkesës së drejtpërdrejt në formë elektronike apo përmes
regjistrit. Në veçanti,dokumentet e hartuara apo të pranuara gjatë
hartimit së procedurës ligjvënëse bëhen drejtpërdrejt të qasshme në
pajtim me nenin 11.
Ashtu siç është përcaktuar me ligj neni 3 paragrafi 3.5 në bazë të të
vrejturit të drejtpërdrejt dhe informacioneve që kemi mundë të
konstatojmë se dokumentet e ndjeshme,që janë përkufizuar në nenin
8.1 i nënshtrohen trajtimit të veçantë në pajtim me atë nen.
Ky ligj nuk cenon të drejtat e qasjes publike në dokumentet që mbahen
nga institucionet, e të cilat mund të rrjedhin nga instrumentet e së
drejtës ndërkombëtare apo akteve të institucioneve të cilat i zbatojnë
ato,komforë nenit 3 paragrafi 3.6 .

4
Në bazë të bisedave gjatë shqyrtimit të këtij Ligji ,në departamente ,
zyra apo njësi, vlerësojmë se ekzistojë njohuri veçanërisht te stafi
senior se refuzimi i qasjes në dokumente zyrtare mund të bëhet në
rastet kur një dokument bëhet publik do të rrezikojë mbrojtjen e
interesit publik që ka të bëjë me: sigurinë publike, mbrojtjen dhe
çështjet ushtarake, marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën financiare,
monetare apo ekonomike të institucionit , sferës private apo
integritetit të individit ,veçanërisht në pajtim me legjislacionin e
aplikueshëm që ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale ,
interesave komercialë të personave fizikë apo juridikë, përfshirë
pronën intelektuale,procedurave gjyqësore apo këshillimit ligjor,
qëllimit të inspektimeve, hetimeve dhe auditiveve, përveç nëse ka
interes qenësor publik për bërjen publike .
Rekomandojmë që në pajtim me Ligjin dhe Udhëzimin Administrativë,
MEF-i në kontinuitet duhet të përtërijë dhe plotësoj listën e
dokumenteve që do të trajtohen si të ndjeshme nga fushë veprimet e
parapara me nenin 4 dhe 8 me qëllim të mbrojtjes së interesit publik,
në praktikën e zhvilluar lidhur me qasjen në dokumentet zyrtare.
Qasja në dokumente të hartuara nga një institucion për përdorim të
brendshëm ose në dokumente të pranuar nga një institucion e që ka të
bëjë me një çështje për të cilën vendimi nuk është marrë në atë
institucion, refuzohet nëse bërja publike e dokumentit do ta rrezikonte
seriozisht procesin vendimmarrës të institucionit, përveç nëse ka
interes qenësor publik për bërjen publike të dokumentit adekuat nenit
4 paragrafi 4.4 .
Qasja në dokument i cili përmban mendime për përdorim të
brendshëm si pjesë e shqyrtimeve dhe konsultimeve preliminare
brenda institucionit në fjalë refuzohet edhe pas marrjes së vendimit,
nëse publikimi i dokumentit do ta rrezikonte seriozisht procesin
vendimmarrës të institucionit, përveç nëse ka interes qenësor për
bërjen publike të dokumentit.

5
Për sa i përket dokumenteve të palës së tretë,institucioni konsulton
palën e tretë ,për të vlerësuar se a vlen përjashtimi nga neni 4.1 apo
4.2, përveç nëse është e qartë se dokumenti bëhet apo nuk bëhet
publik, nëse vetëm pjesë të dokumenteve të kërkuara përfshihen nga
ndonjë prej përjashtimeve ,pjesët e mbetura të dokumentit bëhen
publike .
Përjashtimet e parapara në nenet 4.1 deri 4.5, vlejnë vetëm për
periudhën gjatë së cilës mbrojtja e dokumenteve arsyetohet në bazë të
përmbajtjes së dokumentit .
Gjatë përcaktimit se a ka interes qenësor publik në përbërjen publike
të ndonjë dokumenti, institucioni merr parasysh në mënyrë të duhur
çështjet siç janë : dështimi për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor,
ekzistimi i ndonjë shkelje të ligjit,dështimi të Ligjit, keqpërdorim të
pozitës ose neglizhencë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare etj.
LQDZ në nenin 5 paragrafi 5.1 definon se kërkesat për qasjen në
dokumente zyrtare parashtrohen në çfarëdo forme të shkruar, duke
përfshirë edhe formën elektronike, dhe me saktësi të duhur e cila ia
mundëson institucionit ta identifikoj dokumentin . Parashtruesi nuk
është i detyruar t’i jap arsyet për parashtrimin e kërkesës. Praktika e
zbatimit të këtij Ligji në MEF është adekuat me normën juridike të
përcaktuar në ligjin e përmendur .
Në raste të tilla konform këtij Ligji, përkatësisht nenit 5 paragrafi 5.2
nëse kërkesa nuk është sa duhet e saktë, institucioni kërkon nga
parashtruesi që ta qartësojë kërkesën dhe ti ndihmojë kërkuesit që ta
bëjë këtë të qartë , për shembull : ofrimin e informatave mbi
përdorimin e regjistrave publik të dokumenteve .
Në rast se kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë të gjatë ose me
një numër të madhë të dokumenteve institucioni në fjalë mund të
negociojë jo formalisht me parashtruesin ,me synim të gjetjes së një
zgjedhje të drejtë.

6
Në bazë të informacioneve që disponojmë si dhe shqyrtimeve të
drejtpërdrejta në departamente, zyra apo njësi gjithherë i ofrojnë
personave informata dhe ndihmë se si dhe ku mund të parashtrohen
kërkesat për qasje të dokumente zyrtare .
Të gjitha kërkesat për qasje në dokumente zyrtare duhet të trajtohen
shpejt dhe me korrektësi duke u bazuar në Ligj dhe në Udhëzimin
Administrativ për zbatimin e këtij ligji duke ofruar qasje në pajtim me
nenin 9 të Ligjit ose, me një përgjigje me shkrim,jep arsyet për
refuzimin e plotë apo të pjesërishëm dhe informon parashtruesin për
të drejtën që ai/ajo ka për parashtrimin e një kërkese konfirmuse në
pajtim me nenin 6 paragrafi 2.
Kuptohet se në rast të refuzimit të plotë apo pjesërishëm, parashtruesi
mundet, brenda 15 ditëve të punës pas marrjes së përgjegjësisë nga
institucioni,të parashtrojë kërkesën konfirmuse duke kërkuar nga
institucioni që të rishqyrtojë vendimin .
Ligji mbi qasjen e dokumenteve zyrtare përcakton se në raste të
veçanta, kur kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë të gjatë ose
me një numër shumë të madh të dokumenteve, afati kohor i paraparë
në nenin 6.1 mund të zgjatet, me kusht që parashtruesi të njoftohet
paraprakisht dhe të jep arsye të hollësishme.
Nëse institucioni nuk përgjigjet brenda afatit kohor të përcaktuar,
parashtruesi ka të drejtë ta parashtrojë kërkesën konfirmuese .
Natyrisht kur është fjala për kërkesën konfirmuese Ligji për qasjen në
dokumente zyrtare i nenit 7 paragrafi 7.1 definon se : kërkesa
konfirmuese duhet të trajtohet shpejtë, brenda 15 ditëve të punës prej
kohës së regjistrimit të kërkesës, institucioni lejon qasje në
dokumentin e kërkuar dhe ofron qasje në pajtim me nenin 9 brenda
kësaj periudhe ose, me një përgjigje me shkrim, jep arsyet për
refuzimin e plotë apo të pjesërishëm .Në rast të refuzimit të plotë apo
të pjesërishëm, institucioni informon parashtruesin për mjetet ligjore
që ai/ajo ka në dispozicion, që janë nisja e procedurës gjyqësore

7
kundër institucionit në pajtim me dispozitat e ligjit të aplikueshëm
relevant dhe /ose parashtrimi i ankesës para Ombuspersonit në pajtim
me Kushtetutën dhe infrastrukturën Ligjore në këtë drejtim. Në raste
të veçanta, kur kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë ma të
gjatë ose me një numër shumë të madh të dokumenteve, afati kohor i
paraparë në nenin 7.1 mund të zgjatet edhe për 15 ditë të tjera të
punës, me kusht që parashtruesi të njoftohet paraprakisht dhe të jepen
arsye të hollësishme, gjë që në praktikën tonë të vetëqeverisjes në
MEF nuk kanë ndodhur raste të tilla.
Mos përgjigja e institucionit brenda afatit të caktuar konsiderohet si
përgjigje negative dhe i jep të drejtë parashtruesit që të nisë
procedurën gjyqësore kundër institucionit në pajtim me dispozitat
ligjore të aplikueshëm relevant dhe/ose të parashtrojë ankesë para
Ombuspersonit, në pajtim me infrastrukturën Ligjore në këtë sferë të
veprimit.
Rekomandojmë që përherë në MEF të definohen , përtërihen dhe të
regjistrohen dokumentet e ndjeshme të klasifikuara në pajtim me
rregullat e institucionit në fjalë, për të mbrojtur interesat qenësore të
institucionit.
Në këto raste kërkesat për qasje në dokumente të ndjeshme sipas
procedurave të parapara në nenet 6 dhe 7 trajtohen vetëm nga ata
persona që kanë të drejtë ta kenë të njohur përmbajtjen e
dokumenteve të tilla. Këta persona po ashtu vlerësojnë se çfarë
referencash në dokumente të ndjeshme mund të bëhen në regjistrin
publik.
Në rastet e tilla në dokumentet e ndjeshme regjistrohen në regjistër
ose lëshohen vetëm me pëlqimin e autorit të tyre .
Në rastet praktike të kërkesave për qasje në dokumente zyrtare,
zakonisht parashtruesit kanë qasje në dokumente ose duke i parë aty
për aty ose duke marrë një kopje, duke përfshirë, kur kjo është e

8
mundur edhe kopje elektronike, varësisht se cilën preferon
parashtruesi, ashtu siç parasheh Ligji ,neni 9 paragrafi 9.1.
Në rastet kur dokumenti është bërë publik nga institucioni dhe
parashtruesi ka qasje të lehtë në të, institucioni përmbush detyrimin e
vet lejimit, të qasjes në dokumente duke e informuar parashtruesin se
si ta marrë dokumentin e kërkuar. Dokumentet ofrohen në versionin
dhe formatin ekzistues.
Për secilin dokument regjistri përmban numrin e referencës ,lëndën
dhe një përshkrim të shkurtër të përmbajtjes së dokumentit si dhe
datën në të cilin është pranuar ose hartuar dhe regjistruar në regjistër.
Referencat bëhen në mënyrë që të mos rrezikojnë mbrojtjen e
interesave të parapara në nenin 4.
Rekomandojmë që në institucion subjektet përgjegjëse të ndërmarrin
masa të nevojshme për krijimin apo përtërirjen e një regjistri i cili
duhet të jetë operacional dhe funksional kur do që e kërkon nevoja ,
përkatësisht parashtruesit për qasjen e dokumenteve zyrtare.
Zakonisht qasje e drejtpërdrejtë ofrohet në veçanti në dokumentet
ligjvënëse, përfshirë dokumentet e hartuara ose të pranuara gjatë
procedurave për miratimin e akteve normative, brenda kufizimeve të
parapara në nenet 4dhe 8.
Sugjerojmë që, aty ku është e mundur, duhet të ofrohet qasje
drejtpërdrejtë në dokumente tjera, kryesisht në ato dokumente që
kanë të bëjnë me zhvillimin e politikave dhe strategjive. Aty ku nuk
ofrohet qasje e drejtpërdrejtë nëpër mes regjistrit, regjistri për sa është
e mundur, tregon se ku gjendet dokumenti.
Gjithherë dhe në kontinuitet pjesëtarët e komuniteteve, ashtu siç është
përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës i ushtrojnë të
drejtat e tyre të përcaktuara në këtë Ligj në gjuhën e tyre përkatëse.
Sugjerojmë që subjektet përgjegjëse në MEF dhe më intensivisht të
krijojnë praktika të mira administrative për ta lehtësuar ushtrimin e së

9
drejtës për qasje në dokumente zyrtare të cilën e garanton ky ligj dhe
Udhëzimit Administrativ për zbatimin e tij.

10

You might also like