Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
3Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
4.SHOQËRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NË MESJETË

4.SHOQËRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NË MESJETË

Ratings: (0)|Views: 83 |Likes:
Published by vilson

More info:

Published by: vilson on Apr 27, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

03/02/2013

pdf

text

original

 
SHOQËRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NË MESJETË
1. SHOQËRIA SHQIPTARE
 
Fisnikëria
Lindja dhe zhvillimi i fisnikërisë shqiptare të tokës u krye në kushte specifikenëpërmjet veprimit të shumë faktorëve kontradiktorë. Së pari, në kushtet kur vendimbeti përgjatë gjithë kohës nën sundimin e perandorive e të mbretërive të huaja,kuptohet që procesi i rritjes së klasës feudale shqiptare mbartte kufizimet e vetadrejt arritjes së një fizionomie të plotë nacionale të saj.Larmia e gjerë e titujve të fisnikërisë që mbanin krerët shqiptarë tregon shkallën endikimit dhe të integrimit të mjaft prej tyre me sistemet e huaja shtetërore. Nëhierarkinë shqiptare ndeshen sa tituj bizantinë (despot, sebastokrator, sebast,heteriark, protokathimen, kabalarios, qefali etj.), aq edhe tituj perëndimorë (kapiten, judex, miles, kastelan, mareskalk, protontin, admiral) e sllavë (zhupan, kasnec,vojvodë etj). Në fakt, mjaft fisnikë shqiptarë ishin të integruar në administratat ehuaja, qendrore e provinciale, në atë masë saqë dobësoheshin lidhjet me mjediset etyre. Qysh në fillimet e shek. XI ka dëshmi për fisnikë shqiptarë nga familjet Skurra,Arianiti etj., që ishin përfshirë në fisnikërinë e Mbretërisë së Sicilisë apo tëPerandorisë Bizantine. Por kjo nuk do të thotë se shumica e aristokracisë shqiptare,ndonëse nën ndikim e tutelë të huaj, të mos orientohej ku më shpejt e ku më vonëdrejt emancipimit të vet, siç e provoi në fund të fundit edhe krijimi i Principatës sëArbrit që në shek. XII, apo i principatave e formacioneve të tjera shtetëroreshqiptare në shek. XIV-XV.Karakteristikë e përbashkët është se vatrat e këtyre formacioneve ndodheshinthuajse gjithmonë larg qyteteve e kështjellave, ku qe përqendruar administrata epushteti i huaj, qoftë ky bizantin, anzhuin apo serb. Familjet që ishin në krye tëprincipatave të shekujve XII-XV, nga Skurrajt, Blinishtët, Jonimët, Arianitët, Topiajt,Gropajt, Muzakajt, Matrëngët, Buat etj., vinin kryesisht nga zonat malore. Pushteti ityre mbështetej në lidhjet që këta krerë kishin me popullsinë e vendit, duke përfshirëedhe lidhjet e gjakut, në madhësinë e "fisit" e, për rrjedhojë, në numrin dhe nëcilësinë e forcës së armatosur që këta krerë kishin mbas vetes. Kjo përbënte në thelbbazën e autoritetit të tyre. Sunduesit e radhës, bizantinët, anzhuinët apo serbët,detyroheshin t'i llogaritnin këta krerë, që zotëronin një potencial luftarak tëkonsiderueshëm. Ndaj kërkuan t'i tërhiqnin ata duke u njohur, në një farë mase,pushtetin e tyre mbi zonat respektive, duke u dhënë tituj e prona dhe duke ipërfshirë kështu në sistemin e qeverisjes. Ky raport i pushteteve të huaja mearistokracinë shqiptare u shoqërua edhe me joshjen nëpërmjet dhënies së pronavedhe zhvendosjes së mjaft krerëve drejt viseve ku ndodheshin qendrat e pushtetit.Kështu, në shek. XIV, Skurrajt e malësisë së Tiranës ishin bërë zotër të një pjese tëmadhe të ultësirës, që për hir të tyre u quajt "Skurrje". Mjaft prej Skurrajve uvendosën në Durrës e u bënë qytetarë të tij. E njëjta gjë ndodhi me Muzakajt emalësisë së Oparit, të cilët po atë kohë shtinë në dorë një pjesë të mirë të ultësirësmidis Beratit, Vlorës e Karavastasë, e cila për hir të tyre filloi të quhet "Muzakje"(Myzeqeja e sotme). Dhurimin e pronave apo të feudeve në zonat fushore, rreth errotull qendrave të mëdha, si në Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Vlorë, Vageneti,Janinë, Kolonjë, Devoll etj., krerët shqiptarë duhet ta shpërblenin duke u ofruarshërbimet e tyre, kryesisht shërbimin ushtarak, strategëve bizantinë apomëkëmbësve e kështjellarëve anzhuinë. Kështu, qoftë në epokën bizantine, qoftëedhe në atë anzhuine, në kështjellat kryesore të Durrësit e Vlorës përmenden krerëtë ndryshëm nga krahinat fqinje, të cilët qëndronin brenda mureve të kështjellave nëfjalë për një periudhë të caktuar bashkë me suitën e tyre (familia). Atyre u besohej
 
ruajtja e objekteve të veçanta, zakonisht e kullave përgjatë murit rrethues. Pjesëntjetër të vitit krerët feudalë e kalonin në zotërimet e tyre ku ndodhej banesa efortifikuar (fortis domus), në të cilën ata strehoheshin bashkë me familjen e menjerëzit e tyre të armatosur. Sipas shtrirjes së zotërimeve të tyre, feudalët mund tëkishin disa vendqëndrime të tilla të fortifikuara. Mjaft prej tyre kishin dhe rezidencaverore, ku kalonin muajt e nxehtë të vitit, si, p.sh. Balshajt në malësinë e Tivarit apoMuzakajt në atë të Skraparit. Që nga shek. XIII feudalët shqiptarë fillojnë të tërhiqenpas qyteteve të mëdha, si Durrësi, Shkodra, Ohri, Kosturi, Janina, ku kalonin njëpjesë të kohës "për punë ose për t'u zbavitur" (pro suis factis vel pro placere).Shumë prej tyre blenë aty edhe banesa. Emrat e disa prej familjeve aristokrate tëqyteteve tona, si Skurraj, Vranajt, Neshat në Durrës, Sumat e Spanët në Shkodër,flasin për një proces urbanizimi të aristokracisë së tokës në shek. XIII-XIV. Në kohëne emancipimit të plotë të tyre, në shek. XIV, mjaft krerë shqiptarë e shpërngulënselinë e tyre kryesore në qytetet e kështjellat e mëdha. Kështu, Topiajt kaluan ngaKruja në Durrës, Balshajt e vendosën rezidencën kryesore në Shkodër, Zahariajt nëDejë, Dukagjinët në Lezhë, Gropajt në Ohër, Muzakajt në Berat, Shpatajt në Artë, ekështu me radhë. Vendqëndrimi i tyre në qytet ngrihej në pjesën mbizotëruese të tij(castrum), aty ku më parë qëndronte qeveritari bizantin, serb apo anzhuin. Aiformonte një sistem të fortifikuar të mëvetshëm brenda kështjellës, shpeshherë endarë prej saj me mure. Rezidenca e sundimtarit përfaqësohej nga banesa për tëdhe për familjen, si dhe kazerma për gardën e tij të armatosur. Në të përfshiheshindepot e drithit e të armëve, pusi ose cisterna e ujit, farkëtaria e deri burgu ikështjellës, pra gjithçka që lejonte funksionimin e pavarur të kësaj pjese të qytetitnë rast rrethimi. Zona rezidenciale e kështjellës përbënte në çdo rast pjesën më tëmbrojtur të saj dhe bastionin e fundit të qëndresës në rast sulmi.Objekte të rëndësishme ushtarake, siç ishin kullat përgjatë mureve rrethuese tëqytetit, merreshin në mbrojtje nga njerëz të besuar të feudalit me trupat e tyre.Veçoritë që karakterizuan zhvillimin e fisnikërisë shqiptare gjetën pasqyrim edhe nëmënyrën e organizimit e të funksionimit të oborrit feudal e, në një kuptim më tëgjerë, të formacioneve feudale shqiptare. Edhe këtu, ndikimi i traditës ishte mjaft ifuqishëm.Nëse lihet mënjanë një shtrirje e kufizuar e territorit bregdetar shqiptar, ku nëperiudha të veçanta u ndie fort ndikimi i feudalizmit perëndimor, në përgjithësi nëShqipëri vepronte e drejta bizantine, por dhe kjo ishte efektive në viset fushore,pranë qendrave të mëdha administrative. Kjo e drejtë njihte si zot e pronar të vetëmshtetin, në personin e perandorit, ndërsa feudalët e veçantë s'ishin veçse përdoruestë tokës, të cilën vetë perandori ua kalonte me dekret të veçantë, për një kohë tëkufizuar dhe me kushte të përcaktuara, ndër të cilat shërbimi ushtarak në favor tëperandorit përbënte kushtin kryesor. Ky qe thelbi i sistemit të pronies, që përbëntebazën e feudalizmit bizantin në shekujt XI-XIV. Kuptohet që një sistem i tillë, ndërsakrijonte një shtresë fisnikësh të lidhur me pushtetin qendror, i krijonte tej masepengesa fuqizimit dhe emancipimit të tyre politik, për sa kohë ata nuk ishin pronarëme të drejta të plota të tokës së tyre. Në rast se proniari ose pasardhësi i tij nuk upërmbaheshin detyrimeve ndaj perandorit, përkatësisht detyrimit ushtarak, ataprivoheshin nga pronia, e cila po me dekret perandorak (krysobullë) i jepej njëpersoni tjetër. Rrjedhimisht, sistemi qe menduar i tillë që nuk nxiste fuqizimin efeudalëve të veçantë, qoftë nëpërmjet kufizimit e kushtëzimit të institucionit tëtrashëgimisë.
E drejta dhe jeta feudale në Shqipëri
Është e vërtetë se veprimi i së drejtës bizantine paraqitej i kufizuar në Shqipëri,
 
qoftë për statusin e veçantë që kjo kishte në kuadrin e Perandorisë Bizantine, qoftëdhe për faktin se këtu, për kushtet e terrenit, kishte peshë deri vonë në shek. XIVprona e vogël e lirë e fshatarit. Kjo e fundit i nënshtrohej më së shumti veprimit tësë drejtës tradicionale dokesore, e cila, nga ana e saj, nuk mungoi të ndikojëfuqishëm edhe në marrëdhëniet që ndërthurreshin përreth familjeve dhe oborrevefeudale, aq më shumë që këto e kishin prejardhjen e tyre nga zona ku bashkësiafshatare dhe prona e vogël e lirë mbeteshin tipar mbizotërues i marrëdhënieve tëpronës dhe i atyre shoqërore.Një nga veçoritë thelbësore të së drejtës dhe praktikës dokesore shqiptare ishte ajoqë kishte të bënte me institucionin e trashëgimisë. Në Shqipëri ishte zakoni qëaskush nga fëmijët meshkuj nuk përjashtohej nga e drejta e trashëgimisë. Një gjë etillë pengonte përqendrimin dhe favorizonte copëzimin e vazhdueshëm të pronave.Ky copëzim pasqyrohej edhe në lëmin e autoritetit dhe të pushtetit. Qoftë familjafisnike e zakonshme, qoftë principatat e mëdha apo të vogla drejtoheshin në bazë tëparimit të bashkëqeverisjes (konregjencës). Në fakt, institucioni i bashkëqeverisjesnjihej dhe zbatohej sa në Bizant, aq edhe te popujt fqinjë të shqiptarëve. Por tek ataky institucion realizohej nëpërmjet kooptimit në pushtet nga ana e babait sovran, enjërit prej bijve, zakonisht më të madhit, me qëllim trashëgimin e plotë e të pandarëtë pushtetit. Përkundrazi, te shqiptarët si drejtimi i ekonomisë familjare, ashtu dheqeverisja e shtetit (principatave) realizohej nëpërmjet bashkëpjesëmarrjes së tëgjithë vëllezërve. Kështu, Principatën e Balshajve në gjysmën e dytë të shek. XIV eqeverisnin njëherësh tre vëllezërit, Strazimiri, Gjergji e Balsha II. Po atë kohë,Despotati shqiptar i Artës (Epirit) qeverisej nga vëllezërit Gjin e Sguro Bua Shpata.Vëllezërit Lekë e Pal qenë në krye të Dukagjinëve të Lezhës, në kohën kur trevëllezërit, Gjin, Stojë e Teodor, drejtonin po ashtu Principatën e Muzakajve. Asnjëvendim që kishte të bënte me principatën nuk mund të merrej në një mënyrë tënjëanshme nga njëri prej vëllezërve. Deri edhe kancelaria dhe vula zyrtare ishte epërbashkët.Në planin praktik, secili nga vëllezërit sundimtarë merrej me administrimin dheqeverisjen e një pjese të zotërimit feudal. Vëllait të madh, i cili gjithsesi gëzonteprivilegjin e moshës, i takonte të drejtonte zotërimet tradicionale të familjes. Lidhjete veçanta historike, njerëzore e shpirtërore që familja sundimtare kishte me to, ebënin këtë pjesë tradicionale të principatës elementin bazë e të qëndrueshëm të saj.Kështu në vitet 70 të shek. XIV, më i madhi i vëllezërve Muzaka, Gjini, administrontezotërimet e hershme të familjes në malësitë e Oparit, ndërkohë që të vëllezëritqeverisnin vendet më të buta e më të pasura të Myzeqesë e të fushës së Korçës e tëKosturit. Por fakti që në Opar e në viset përreth Muzakajt kishin fillimet e historisë sëtyre, njerëzit më besnikë, vatrat dhe varret e hershme të tyre, e bënte këtë krahinëqendrën shpirtërore të principatës.Gjithsesi, bashkadministrimi dhe bashkëqeverisja e zotërimit familjar apo eprincipatave sillte shpërqendrimin e copëzimin e pronës e të pushtetit, për rrjedhojëedhe dobësimin e tyre, aq më tepër që kjo ndarje nuk i shmangte, por përkundrazi inxiste grindjet e rivalitetet. Nuk është e rastit që zotërimet feudale shqiptare njohënkulmet e zhvillimit kur në krye të tyre, për një arsye apo tjetrën, qëndroi vetëm njëperson. Kështu ndodhi me Balshajt në kohën e sundimit të Balshës II, me Topijat nëkohën e princit Karl Topia, apo me Muzakajt në kohën e sundimit të gjatë të despotitAndrea II (1335-1371).Krijimi i zotërimeve e i principatave të pavarura shqiptare në shek. XIV kurorëzoi njëproces të gjatë zhvillimi, gjatë të cilit klasa feudale shqiptare fitoi gjithnjë e mëshumë atribute e pavarësi ekonomike, politike e së fundi dhe ato gjyqësore.Sunduesit bizantinë, serbë etj., e mbajtën me fanatizëm deri në fund pushtetingjyqësor, si tregues kryesor i sovranitetit. Proceset dhe çështjet gjyqësorezgjidheshin nga gjykatës të dërguar nga qendra dhe që vepronin në bazë të ligjeve

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->