Welcome to Scribd. Sign in or start your free trial to enjoy unlimited e-books, audiobooks & documents.Find out more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
6Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Shkolla e parë ishte në Shkodër - Elezi, M.

Shkolla e parë ishte në Shkodër - Elezi, M.

Ratings:

5.0

(1)
|Views: 216|Likes:
Published by Arban Blandi
Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Shtypshkronja e Obotit njihet më 1493.
Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Shtypshkronja e Obotit njihet më 1493.

More info:

Published by: Arban Blandi on May 07, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

07/31/2014

pdf

text

original

 
 Giulio22 Channel
Shkolla e parë ishte në Shkodër
 Mehmet Elezi 
Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla elartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan.Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Përdisa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e parashkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësajngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit. Shkolla e Korçës bashkë me poezinë eNaim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera. Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktënqysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend“tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se ështëhapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij tënjohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: AnEthnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak përpara në kohë, në vitin 1632. “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap nëVelë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollëmjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohejgramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shtonse edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639,dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen nëkëto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe njëi tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prejDhërmiut. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para“shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri nëDurrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvilloninveprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës,përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”. Për arsye të njohura historike këto shkollafillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontrolltë fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe.Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishtendryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kurnëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet sekatolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dheqytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, icili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimitse sa të fesë”. Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, tëdielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u
 
 Giulio22 Channel
organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani.Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një papeme gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet epushtimit osman. Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh nëlatinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmonse njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësoninshqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh,bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor tëvendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrimshpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërëzhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumëpak, edhe aq nuk do të ishte bërë. Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk ipërmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh përmungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janëgjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinëmbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore? Përhapësimi injë mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuarhapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuarprej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, ështëme të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies(kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionalisteballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar,kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është epakundshoqe në llojin e vet. Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat tëShkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor,le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit. Me fjalë të tjera, jonusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha nëdhé! Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin eShkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Kjo shkollë e lartë ishte edhenjë qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risishkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoishërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”. Shkodrakështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm nëshkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale. E vërteta duhet më në fund të thuhet:datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpallime shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare tëfillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kurdokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë. Nëstudimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme përmarrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me

Activity (6)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 thousand reads
1 hundred reads
Kushtrim Berisha liked this
Egzon Sadria liked this
Altin Bogdani liked this
Dielli_Juaj liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->