Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword or section
Like this
65Activity

Table Of Contents

0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Albanet me famë mijëvjeçare - Kocaqi, Elena, 2006

Albanet me famë mijëvjeçare - Kocaqi, Elena, 2006

Ratings:

5.0

(3)
|Views: 3,287 |Likes:
Published by Giulio22

More info:

Categories:Types, Research
Published by: Giulio22 on May 26, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

08/22/2014

pdf

text

original

 
 
 
Elena Kocaqi
Albanët me famë në mijëvjeçarë
(Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)
Hyrje
Ky studim ka si objekt figurat më të famshme shqiptare, ose me rrënjë shqiptare, të cilëtkanë lënë gjurmë të thella në historinë botërore. Shqiptarët janë krijuesit dhe qeveritarët eperandorive më të mëdha të njerëzimit; Perandoritë, si ajo e Aleksandrit të Madh, Romës,Bizantit dhe Osmanëve, janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura ngashqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanëdhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave tëkultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyrepër krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj.Ata studiues të huaj, të cilët e njohin historinë, e vlerësojnë lart kontributin që kanë dhënëshqiptarët për qytetërimin botëror. Një nga këta është amerikani Xh. Williams, i cili edënon ashpër persekutimin e shqiptarëve në shekullin e XX, kur thotë se:
“Është tragjeditej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtëgjendje, e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit evropian”.
 Ka ardhur koha që të njihet e vërteta historike dhe shqiptarëve t’u jepet vendi qëmeritojnë, për kontributin që kanë dhënë në historinë e qytetërimit botëror. Shqiptarët janëgjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Evropës, si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtëetnik evropian dhe nuk e meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin eXX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin eduhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohëhistorinë e vërtetë të këtij kombi. Në këtë libër, për herë të parë përfshihen fakte të marranga burimet Mesjetare perëndimore, në të cilat flitet për origjinën iliro-trojane të popujvetë perëndimit, apo racës gjermanike nga ku del qartë roli i madh i genit shqiptar nëformimin e kombeve të Evropës dhe të gjuhëve të tyre. Këto të dhëna mendoj se meritojnëtë shihen me kujdes nga historianët shqiptarë dhe të huaj. Për të nxjerrë të vërtetathistorike, të cilat për një historian janë të rëndësishme, jam mbështetur në burimethistorike parësore, si të Antikitetit dhe të Mesjetës, i kam ballafaquar këto burime me njëratjetrën si dhe me të dhëna të tjear. Shpresoj që të kem dhënë sadopak kontribut mbinjohjen dhe rivlerësimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve. Falënderoj Zotin e vetëm të tëgjithë njerëzimit, që e dua më shumë se çdo gjë në këtë botë, i cili më ka dhënë vullnetinpër të studiuar dhe çdo gjë që unë kam. Falënderoj prindërit dhe profesorët e mi përedukimin tim, nga ana njerëzore dhe profesionale si dhe të gjithë intelektualët shqiptarëpër mbështetjen që më kanë dhënë në punën time.
 Autorja Elena Kocaqi
 
MBRETËRIA TROJANE
 
Çfarë etniciteti kanë pasur trojanët
 Qytetërimi trojano-dardan, është një nga qytetërimet më të lashta dhe më të ndritura që kanjohur njerëzimi dhe së bashku me qytetërimet e Kretës dhe atë etrusk përbëjnë bazën eatij që quhet qytetërimi evropian, apo Perëndimor, pasi si qytetërimi grek, dhe ai romaknuk janë gjë tjetër veçse derivate të këtij qytetërimi.Populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur nga autorët e antikitetit si populli iparë që ka banuar atë vend, që pas përmbytjes së madhe dhe Dardani si i pari njeri që kalindur në atë tokë. Për herë të parë në histori, dardanët përmenden si aleatë të Hetëve në betejën e Kadeshit në vitin 1272 p.k. kundër mbretit legjendar Ramses II i Egjiptit. Tëdhënat e tjera rreth tyre jepen nga Homeri dhe më pas nga autorët antikë. Dardanët eTrojës ishin qendra, ose kryeqyteti i Perandorisë trojano-dardane që përfshinte të gjithëAzinë e Vogël me një influencë që shtrihej nga Gadishulli Ilirik deri në EvropënPerëndimore. Troja është qytetërimi më i lavdishëm i racës evropiane.
Nga Troja dhe rrethinat si Thraka, Iliria, dëshmohet se e kanë origjinën pothuajse të gjitha dinastitëdhe kombet e Evropës Perëndimore, kështu që, është e rëndësishme të përcaktohet se cilët ishintrojanët dhe çfarë etniciteti kanë pasur ata.
 
Popullsia trojane e Azisë së Vogël, ishte dardano-albane
 Autorët antikë kanë sjellë një numër të madh faktesh direkt apo indirekt, të cilat, po tëlexohen me pak vëmendje, nxjerrin në pah origjinën e trojanëve. Kur flasim për trojankemi parasysh të gjitha fiset që popullonin Azinë e Vogël si lidët, frigët, myzët, dardanët,karianët, pellazgët, lelekët etj.Faktet që tregojnë se popullsia e Azisë së Vogël është e një fisi me ilirët, dalin qartë nga dhënat e historianëve antik. Le t’i marrim me radhë:1 – Paionët ishin një nga fiset më të mëdha ilire. Herodoti te vepra e tij
Historia
jep bisedënqë zhvillohet midis disa paionëve dhe mbretit të Persisë, Dari, në të cilën ai përcjell fjalët epaionëve kur tregojnë për origjinën e popullit të tyre
“Paionia në brigjet e Strymonit (nëMaqedoninë bregdetare) dhe se ky lum nuk ishte shumë larg Helespontit, se ishin meprejardhje teukrase dhe koloni e trojanëve”
 2 – Straboni te
Gjeografia
thotë po të njëjtën gjë për paionët
“Paionët disa i quajnë kolonifrigase disa të tjerë vendas”.
 Paionët një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve quhen trojanë dhe frigas, nga Herodotidhe Straboni.3 – Paionët Trojanë janë ilirë dhe këtë na e tregojnë autorët antikë, midis tyre Apiani, i cilithotë se
“Paionët janë një fis i madh pranë Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga Japodëtderi te Dardanët. Prej helenëve ata quhen paionë, kurse prej romakëve quhen panonë,të cilët përfshihen në Iliri”
.Pra, paionët janë ilirë, por e konsiderojnë veten e tyre si trojanë, atëherë edhe trojanët janëi njëjti fis me ilirët.
Nga këto fakte del se meqë paionët ilirë, janë trojanë, atëherë ilirët dhe trojanët

Activity (65)

You've already reviewed this. Edit your review.
AfrimHalili added this note
Do te kisha dashur qe te Elena ta kishte sqaruar nje cike me mire disa gjera kyce,po edhe keshtu mendoj te jete nje thesar qe ka dhene per te ndricuar historine pellazgjike.Faleminderit zoti ta shperblefte ! Gjithe bota e din historine por une mendoj qe eshte nje politike qe luan e gjithe bota me ne. Nxjerja ne drite e historise se vertete do te ndershkonte shume popuj !
Naim Salihu liked this
1 hundred reads
1 thousand reads
Manjola Rejnaldo added this note
z. elen je enderuar dhe erespektuar ,nga ana ime per vepren qe keni bere. z. autore e shume librave, te lutem mos ma mere per keqe, per te me sqaruar nje pyetje. pelazgo-iliret ju i merni vec pelazget dhe vece iliret apo te pa ndare (ne nje njesi pelazgoilire) dhe per mendiminduhen te jene te pa ndare, se dhe iliret pellaz duhet te kene qene,pore jane quajtur te lire mbasi profetet e tempullit
Artan liked this
Jeton Fazliu liked this
Vigan Bujupi liked this
Donald Merizaj liked this

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->