You are on page 1of 2

Zëvendëspresidenti amerikan XHO BIDEN: HASHIM THAÇI ËSHTË GEORGE WASHINGTONI I KOSOVËS

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, në takim me kryeminsitrin Hashim Thaçi, ka rikonfirmuar


qëndrimin e SHBA-ve se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë nga
zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden.

Zoti Bajden e siguroi kryeministrin Thaçi se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm dhe se
rendi dhe ligji duhet të vendosen në tërë territorin e Kosovës, njoftoi kabineti i kryeministrit.

Në takim, kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëspresidenti Xho Bajden kanë diskutuar për zhvillimet
aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe për
përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike nga ana e institucioneve të Kosovës.

Kryeministri Thaçi në fillim shprehu konsideratën dhe mirënjohjen më të lartë për kontributin që Shtetet e
Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, si dhe tani në
procesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe të përparimit të gjithëmbarshëm.

Zoti Thaçi, me këtë rast, ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të
Kosovës për raporte të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Xho Bajden, kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se pas
marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të fillojë një valë e re e njohjeve
për shtetin e Kosovës, duke dëshmuar kështu se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, më
shumë stabilitet dhe më shumë zhvillim për gjithë rajonin.
Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, shprehu
konsideratën e lartë për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe
ligjit në Kosovë, vendosmërinë në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,
zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve dhe të
proceseve tjera zhvillimore.

Në takim, zëvendëspresidenti amerikan, Bajden, ka rikonfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se


pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se do të ketë vetëm ecje përpara drejt proceseve
integruese dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të të gjitha vendeve të rajonit.

Zëvendëspresidenti Xho Bajden ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi është Xhorxh Uashingtoni i
Kosovës.
Zoti Bajden theksoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian, thuhet në
njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

You might also like