Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword
Like this
3Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Dituria islame nr 213

Dituria islame nr 213

Ratings:

5.0

(2)
|Views: 1,531 |Likes:
Published by rem7i
Numri 213 i revistes "Dituria Islame"
Numri 213 i revistes "Dituria Islame"

More info:

Published by: rem7i on Jun 23, 2008
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

08/31/2010

pdf

text

original

 
Fjala e Myftiu të Kosovës, Mr. NaimTërnava në akademinë përkujti-more me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së H. Sherif Ahmetit4Rrugëtimi i gjatë drejt pavarësisë7Komentimi i kaptinës “Jasin” - (4)8 Vepra e zemrës dhe e gjymtyrëve14T’i evitojmë besëtytnitë nga jeta19Myderriz Sherif Ahmetinjeriu që i parapriu kohës së vet37 Aktuale57
dituria islame / 213
3
D I T U R I A I S L A M E
Revistë mujore, fetare, kulturore e shkencore
Boton
Kryesia e Bashkësisë Islame të KosovësPrishtinë
Kryeredaktor 
Bahri Simnica
Redaksia
:
 Agim Hyseni, Burhan Hoxha,Jakup Çunaku, Miftar Ajdini,Muharrem Tërnava, Rexhep Lushta,Sabri Bajgora, Zaim Baftiu
Gazetar në redaksi:
Ramadan Shkodra
Lektor 
Isa Bajçinca
Korrektor 
Skender Rashiti
Kopertina & Red. teknik
Ymridin Trinaku
Operator kompjuterik
Nuhi Simnica
Adresa:
“Dituria Islame”,Rr. “Bajram Kelmendi”, nr. 84.10000 PrishtinëTel & Fax. 038/224-024
www.dituriaislame.net 
E-mail:
dituriaislame@hotmail.comdituriaislame@yahoo.com
Parapagimi:
Evropë 25 Amerikë 40 USA
Shtypi:
“Koha” 
- Prishtinë
Dorëshkrimet dhe fotot nuk kthehen! 
Ti nuk i ngjan askujt vlerësoje atë me punë 
 Dr. James Gordon Gilkee thekson:“Problematika e dëshirës për të qenë vetvetjaështë e vjetër sa vetë historia e njerëzimit. Po ashtu problematika e mosdashjes së vetvetes është burim madhor i çekuilibrimit dhe shqetësimit personal”. E dikush tjetër tha:“ Ti në krijimtarinë tënde je diçka tjetër, ty askush s`të ngja- son,e as që ngjanë dikujt tjetër, ngase Allahu xh.sh. bëri dallim mes krijesave dhe ibëri të ndryshëm nga njëri-tjetri”. Angelo Batero ka shkruar trembëdhjetë libra dhe mijëra artikuj rreth edukimit fë-mijëror. Ai thotë: Askush nuk është i mjerë siç është ai i cili dëshiron të mos jetë sivetvetja, apo si trupi dhe mendimet e tij.Çdo persona i ka cilësitë, dhe talentet e veta, andaj askush mos të shkrihet në tje-trin. Ty të krijoi Allahu Fuqiplotë,me aftësi të caktuara, që t`i kryesh veprat e caktu-ara të përputhura me aftësitë që posedon, dhe ashtu siç thonë:“ Lexo vetveten, që të dish çfarë të ofrosh apo punosh për të tjerët”. Emersoni në esenë e tij “Mbështetja në vetveten” thotë:“Do të vijë koha kur nje-riu do të arrijë në dituritë shkencore që të bindet dhe të besojë se xhelozia është injorancë, imitimi është vetëvrasje, dhe se veten duhet ta konsiderojë ashtu siçështë, sido që të jetë momenti e koha, ngase ky është caktimi i tij. Sado që kjo ha- pësirë është përplot gjëra të mira e të dobishme, nuk do mund të arrijë te kokrra edrithit përveç pas mbjelljes dhe kujdesit të tokës pjellore. Pra, fuqia e brendshme që  gjendet në brendësinë e tij është e re në natyrë, saqë askush nuk e di këtë fuqi të re,madje edhe njeriu që e posedon në vetvete derisa ta provojë.“Dhe thuaj: Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i Dërguari i Tij e edhe besimtarët” (Et-Tevbe,104). Andaj mos t’i frikësohemi vetvetes dhe aftësive tona se dimë, duam dhe munde-mi sikur të tjerët. Sikur po nënçmojmë vetveten dhe po ju besojmë të tjerëve se atadinë dhe munden më shumë se ne, kjo është në kundërshtim me ajetin kur`anor të  sipër përmendur. Allahu xh.sh. u dha aftësi dhe forcë të gjithëve pa dallim por vetëmkërkoi punë dhe angazhim dhe rezultatet nuk do mungojnë.Gjithnjë duke pasur në konsideratë gabimin dhe lëshimin gjatë çdo veprimi ndajedhe për këtë na lehtëson Allahu në ajetin në vijim ku thotë:“Thuaj: O robërit e Mi,që keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së  Allahut, se vërtetë Allahu i falë mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshi-rues!” (Ez-zumer, 53).
Në këtë numër pos të tjerash
 
E nderuara familje Ahmeti,Të nderuar pjesëmarrës të kësaj  Akademie përkujtimore,Të nderuar të pranishëm,
Jemi tubuar sonte në këtë akademipërkujtimore me rastin e dhjetëvjetorittë vdekjes së doajenit dhe eruditit tëpublicistikës Islame në Kosovë, HaxhiSherif Ahmetit. Me praninë tuaj, Ju ke-ni nderuar e respektuar personalitetindhe shëmbëlltyrën e këtij dijetari me-ndjendritur.Tash, nëntë vjet pas luftës, kyamfiteatër në të cilin u mbajtën shumëtubime në vitet ‘89-‘99 ju dëshironmirëseardhje, juve që shumë herë ishittë pranishëm në këtë ambient, në tëcilin pothuajse parakaluan kokat më tëngritura e të ditura të kombit tonë. Kyamfiteatër që prej sonte quhet:
”Amfi-teatri H. Sherif Ahmeti” 
edhe më tepër e rrit respektin e nderin e vet, kur nëtë, nëpërmjet kësaj akademie, rikujto-het hoxha e alimi ynë Haxhi Sherif  Ahmeti, i cili në kohën, rrethanat dhehapësirën kur veproi, ishte shembullse si duhet punuar e sakrifikuar për njëtë ardhme sa më të mirë të fesë e tëatdheut.Në këtë akademi përkujtimore dhenë sesionin shkencor që u mbajt sotparadite, ku 21 studiues e hulumtueshodhën dritë mbi figurën kushtuar këtijpersonaliteti të paharruar, ngase i tillëmbeti me punën dhe kontributin e tij,qe një rast i mirë që të thuheshin shu-më të pathëna për këtë alim, mësues,hoxhë, pedagog e vaiz, i cili tërë jetënia kushtoi dijes e shkencës, dhe mbetishembull që duhet ndjekur nga gjener-atat që do të vijnë.Ju faleminderit shumë për marrjenpjesë në këtë akademi përkujtimoreme një numër kaq të madh, sepseHaxhi Sherif Ahmeti e ka merituar këtënder e respekt.Sonte jemi tubuar këtu për të rikuj-tuar edhe një herë porositë dhe me-sazhet e H. Sherif Ahmetit, dhe kështume respekt e mirënjohje nderojmëveprën madhore të hoxhës sonë, i cilinë rrethana jashtëzakonisht të vështi-ra e të disfavorshme për fjalën eshkruar, arriti që këto mësime t’i për-bironte nëpër vrimën e gjilpërës -sithuhet-, në mënyrë që ato të arrinin teklexuesi i cili kishte aq shumë nevojëpër to.I madhi Zot në Kuranin famëlartëthotë: ”...All-llahu i lartëson ata që be-suan prej jush, i lartëson në shkallë tëlartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur me atë që pu-noni”. (ajeti-11, El-Muxhadele).Pata fatin që H. Sherif Ahmetin tëmos e njihja vetëm nga larg, as nëpër-mjet të tretit, por nga afër, nga bankate Medresesë, aty ku kalitej shpirti ibrezit të ri. Edhe pse në kushte e rre-thana tepër të vështira, aty mbillejshpresa për një ardhmëri më të mirëIslame dhe Atdhetare.Gjendja e popullit tonë pas Luftëssë Dytë Botërore ishte tejet e rëndëedhe në fushën e arsimit. Mungoninkuadrot – mësuesit që fëmijëve tanëduhej t’u mësonin shkrim-leximin, për të cilin ishin flijuar shumë breza. H.Sherifin, pa hezituar fare, kur e pa këtënevojë të madhe për arsimimin e bre-zave të rinj, e gjejmë të angazhuar nëprocesin e hapjes së shkollave shqipenë rrethinën e Lypjanit e më gjerë, sidhe mësues të gjuhës shqipe nëpër disa shkolla.Ishte ajo koha kur intelektualët shqi-ptarë të kohës, edhe pse nën sundimine egër serb, u organizuan në hapjen eshkollave në gjuhën amtare, ku haxhiSherifi qe ndër të parët që me shumëzell iu përkushtua misionit të mësuesit.Kështu, më 1949 qe emëruar më-sues i parë i gjuhës shqipe në shkollënfillore të Banullës, ndërsa më vonëHaxhi Sherifi emërohet edhe drejtor igjimnazit të ulët në Gadime të Lypjanit.Më 1952, haxhi Sherifi emërohet drej-tor i tetëvjeçares në Sllovi, detyrë që eushtroi deri më 1955, ku njëkohësishtbënte edhe punën e mësuesit. Aktiviteti dhe kontributi i madh i Ha-xhi Sherif Ahmetit filloi t’i shqetësonteudhëheqësit e atëhershëm serbë, tëinstaluar me dhunë në Kosovë. HaxhiSherif Ahmeti vinte nga një familje metraditë fetare e atdhetare, ndaj nuk itrembej syri nga presionet e vazhdu-eshme të inspektorëve serbë të arsi-mit, që udhëhiqnin edhe arsimin shqipnë Kosovë.Më 1956 H. Sherifi detyrohet ta lërëdetyrën e mësuesit, por atëherë më H.Sherifi me shokë kishin përgatitur kua-dër për të vazhduar rrugën e tyre drejtarsimimit të shqiptarëve.H. Sherifi i rikthehet misionit të ima-mit në xhaminë e fshatit Gllogoc tëLypjanit.Sa ishte imam, zgjidhet kryetar i Kë-shillit të Bashkësisë Islame të Lypjanit,detyra këto që h. Sherifi i kreu mendërgjegje e përkushtim të lartë derinë fillim të vitit 1965, kur nga Lypjanikaloi mësimdhënës në medresenë emesme “Alauddin” të Prishtinës.
4
dituria islame / 213
Fjala e Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnavanë akademinë përkujtimore me rastine 10-vjetorit të vdekjes së H. Sherif Ahmetit
 
Pas Luftës II Botërore, Serbia mby-lli të gjitha medresetë ekzistuese në-për Kosovë, ato në Prishtinë, Prizren,Gjakovë, Pejë, Vushtrri, Gjilan, Ferizaj,Mitrovicë etj., duke u pamundësuar pjesëtarëve të besimit islam përgatitjetë kuadrit, i cili më vonë do t’i shërbe-nte atij. Megjithatë, pas shumë sakrifi-cash, gjyshërit dhe baballarët tanëarritën të hapnin një medrese nëPrishtinë, në të cilën do të ndiqnin më-simet nxënës nga të gjitha viset shqi-ptare e më gjerë. Medreseja, edhe psepunonte në kushte tejet të vështira,arriti të përgatiste kuadro që shumëshpejt do t’i shërbenin popullit.Krahas detyrës së mësimdhënësit,H. Sherifi për 13 vjet rresht (1970-1983) ka qenë edhe drejtor i Medre-sesë, një detyrë që e kreu me shumësukses.Krahas angazhimit të tij në Medre-se, haxhi Sherifi dha një kontribut tëmadh edhe në udhëheqjen dhe drejti-min e institucioneve fetare të Bashkë-sisë Islame. Kështu më 1969, haxhiSherifi zgjidhet kryetar i Shoqatës sëYlemave. Edhe këtu tregohet udhëhe-qës dhe vizionar i madh. Duke parënevojën e besimtarëve për nxënien enjohurive fetare, dhe mungesën e tek-steve fetare në gjuhën shqipe, HaxhiSherifi me shokë, megjithëqë i ndodh-ur para shumë sfidash e peripecish,vëmendje të posaçme i kushtoi pikë-risht përgatitjes së literaturës islamenë gjuhën shqipe. Këtë mision të vësh-tirë ai e mori me seriozitetin më tëmadh.Haxhi Sherifi, megjithëqë në pen-sion e në moshë të shtyrë, më 1992 iupërgjigj kërkesës së Dekanatit tëFakultetit të Studimeve Islame të Pri-shtinës, që u themelua atë vit, për tëligjëruar lëndën e Akaidit. Haxhi She-rifi, përveçqë ishte i respektuar e inderuar nga nxënësit, kolegët e xhe-mati, për njohuritë që posedonte,respektohej edhe nga qarqe shken-core e nga personalitetet më eminentenë fushën e dijes, me të cilët mbantekontakte e korrespodenca të rregullta.H. Sherif Ahmeti, përveç kontributitsi mësimdhënës e alim i njohur, ështëedhe një ndër themeluesit e publicis-tikës islame në gjuhën shqipe në Ko-sovë. Fillimisht punimet e tij i botoi në“Buletinin Informativ”, pastaj në “Takv-im”, nga viti 1971 në revistën “EdukataIslame”, e më vonë edhe në “DituriaIslame”.Përveç publicistikës, së cilës H.Sherifi i vuri themelet dhe i priu për afro dy dekada, kontribut të madh dhaedhe në përgatitjen e literaturës fille-stare për njohuritë e fesë islame.Kështu në vitin 1969 përktheu ngaboshnjakishtja Ilmihalin, më vonë për-ktheu dhe transkriptoi Jasini sherifin,pastaj përgatiti botimin e Mevludit meshkronja shqipe, dhe në vitin 1988 bo-toi përkthimin e Kuranit në gjuhënshqipe.Puna dhe kontributi i haxhi Sherifitnë publicistikën islame, e bëjnë atë njëerudit të gjysmës së dytë të shekullit tëshkuar. Me punimet e tij në periodikune kohës, ai trasoi një rrugë të sigurtpër brezat e rinj duke hapur perspekti-vën e sigurt për të ngritur këtë fushënë themele të shëndosha.Shoqëria jonë në shekullin qëshkoi, me ideologjinë komuniste, mu-nd të themi se i ngjante një ndërteseqë e kishte goditur një tërmet i fortëdhe pothuaj asgjë nuk kishte mbetur në vendin e vet. Shumë nga vëllezërite motrat tona kishin rënë aty ku nukduhej.Shekulli që shkoi, ishte përplot dhi-mbje e lot për popullin tonë, por edhekrenar, ngase aty edhe u vunë gurthe-melet e shtetësisë se Kosovës medaljen në skenë edhe të UÇK-së, kur shumë nga vëllezërit e motrat tona uflijuan për të pasur një fillimshekull të rime plot të mira e shpresë të madhepër një të ardhme edhe më të mirëbrenda trojeve tona etnike.Në këtë shoqëri të nëpërkëmbur ungrit myderrizi ynë si fryma që i jepgjallëri organizmit për ta shpëtuar atëqë është e mundur të shpëtohet, kur tëgjitha forcat ishin vërsulur për ta fshirënga mendja e shpirti ndjenjën e besim-it.Ndaj, për ta luftuar këtë çmendurinjerëzore në raport me besimin, hoxhau ngjit me një energji të paparë deriatëherë, duke qëndruar stoikisht dheduke i bërë me dije besimtarët se çfarëështë duke ndodhur me popullin tonë.Emri i tij kishte depërtuar jo vetëmtek nxënësit e medresesë, por në tëgjitha familjet islame në Kosovë, Ma-qedoni, në Malin e Zi, Luginën e Pre-shevës, Sanxhak etj.Kushdo që lexoi me vëmendjeshkrimet e H. Sherif Ahmetit nëpër re-vista e libra, apo dëgjoi këshillat e tij,shihte para vetes një mendimtar shu-më të sinqertë e pa kompleks, i cilithoshte të vërtetën për Islamin edhenë kohën kur ishte vështirë të thuhej.Kjo cilësi e të thënit të mendimeve derinë fund dhe ballafaqimi me realitetin,është dëshmia më e madhe e një edu-kate të lartë intelektuale që bazohej nëparimin: ”E vërteta duhet të thuhet ,sado e hidhur qoftë”.Kjo cilësi e H. Sherif Ahmetit dësh-mon shkallën e lartë të origjinalitetitdhe intelektualitetit që e posedojnënjerëzit që shquhen për guximin e rra-llë të dijetarit të mirëfilltë.Shkrimet e tij ishin mishërimi i tërëpërkushtimit të tij jetësor. Të ngritur menjë guxim në mbrojtje të parimeveislame në kohën kur në Kosovë ishteinstaluar me dhunë sistemi komunisto-ateist, dëshmon për guximin, gatishm-
dituria islame / 213
5

Activity (3)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 hundred reads
1 thousand reads
Ahmet Bojaj liked this

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->