Welcome to Scribd. Sign in or start your free trial to enjoy unlimited e-books, audiobooks & documents.Find out more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
1Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Tani në luftë për avantazhet konkurruese

Tani në luftë për avantazhet konkurruese

Ratings:
(0)
|Views: 43|Likes:
Published by kengetar
Artikull i botuar ne gazeten "Shqip"
Artikull i botuar ne gazeten "Shqip"

More info:

Published by: kengetar on Sep 15, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF or read online from Scribd
See more
See less

09/15/2010

pdf

 
Tani në luftë për avantazhet konkurrueseNga:
Dr. MBA. MSc., Enriko CekoPozicionimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën krijon një situatë të përshtatshme për faktorinshqiptar në rajon dhe ndihmon në rivendosjen e balancave në Ballkan ku aspektet ekonomike e tregtare janë shumë tërëndësishme. Të tëra vendet në botë, për të përmirësuar ekonominë e për të shtuar volumin tregtar, sipas faktorëve të prodhimit që kanë, specializohen e bëjnë përpjekje për një rrjedhje sa më të lirë të mallrave e shërbimeve. Në rastinkonkret, faktorët e prodhimit për sejcilin territor shqiptar më vehte janë të pakëta, firmat shqiptare në rajon nuk kanëshumë mundësi për informacion e burime të vlefshme për periudhën afatgjatë, prandaj, për të arritur e shfaqur avantazhet konkurruese e tërë hapsira shqipfolëse në Ballkan duhet t’a shikojë situatën si një treg unik. Kështu krijohetnjë hapsirë e gjerë me faktorë bazë prodhimi (toka, kapitali, burimet njerëzore e teknologjia) të vlefshëm që duhenmanaxhuar së bashku në mënyrë të rinovueshme, për shfaqjen e avantazhit konkurrues. Hapsira shqiptare përbën mëshumë se 50.000 km2, e krahasueshme me vende të tjera, që janë në majat e ekonomisë e tregtisë botërore sepse kanë patur burime natyrore të unifikuara. Hapsira shqiptare në rajon ka burime të shumta ujore, që duhet të përdoren në tëmirën e kombit, për të prodhuar energji të rinovueshme me çmime të ulëta për industritë e qytetarët. Pasuria pyjore eKosovës dhe e Shqipërisë (rreth 50% të territorit të të dy vendeve së bashku) është shans për zhvillimin e mjaftindustrive. Kjo diversifikon ekonominë dhe ul riskun. Toka bujqësore e Kosovës, pasuria jonë e përbashkët krijonkushte për shfaqjen e avantazheve në agrobiznes. Në se toka bujqësore e Kosovës përdoret për prodhimin e drithravetë bukës, foragjereve e frutave dhe toka bujqësore e fermave të vogla të Shqipërisë për prodhimin e perimeve, nëkuadrin e një politike agrare të përbashkët, krijohen shanse që tregu të furnizohet me më shumë produkte bujqësore e blegtorale. Kosova ka burimin e dytë më të madh të qymyreve në Evropë, ndërsa Shqipëria ka burime të shumtaminerare kromi, nikeli, bakri, etj. Nëse këto ofrohen në tregun ndërkombëtar si një paketë e vetme për kontratakërkimi, shfrytëzimi, përpunimi e tregtimi, kemi shansin e një avantazhi punësimi afatgjatë. Bregdeti prej rreth 362 kmgjatësi, kombinuar me turizmit malor e kulturor janë një shans i pallogaritshëm për rritjen e numrit të vizitorëvevendas e të huaj në hapsirat mbarëshqiptare. Kjo kërkon guida dhe aktivitete të përbashkëta turistike për tërë territorin, por edhe mbështetje nga agrobiznesi e transporti. Firmat kosovare duhet të kenë shansin që të shfrytëzojnë lehtësirat portuale në territorin e Shqipërisë, dhe kjo është fare normale, por në këmbim të kësaj këto firma duhet që tëndihmojnë firmat shqiptare me përvojën e tyre në aspektin e bërjes së biznesit jashtë vendit, eksport – importin,manaxhimin e firmave e kontratave me partnerë të huaj, kompetenca bazë shumë të mira këto. Shembuj bashkëpunimika shumë por në themel mbetet manaxhimi strategjik eficient dhe efikas i burimeve natyrore e njerëzore në nivel firmee në nivel ekonome. Kjo është pika kryesore ku kundërvihet politika e jashtëme sllave dhe akademikët serbë tëfushave të ndryshme, që përpiqen të argumentojnë se shqiptarët, sidomos ata të Kosovës “nuk kanë aftësi tëmanaxhojnë burime natyrore dhe prandaj duhet të jenë nën patronat”. Shqipëria dhe Kosova, më vehte, i kanë patur të pakëta burimet natyrore. Ndarja e territoreve shqiptare ka patur pikërisht qëllimin që burimet natyrore të shqiptarëvet’i shfrytëzojnë kombe të tjera, me synim asgjësimin e nocionit të kombit dhe etnitetit shqiptarë si njësi e vetmeekonomike, kulturore e sociale. Nëse i hyjmë debatit, nga bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë dhe me shqiptarët në trojete tyre në vendet e tjera në Ballkan, qoftë edhe në rastin e krijimit të një konfederate shqiptare, tre nga kombet apo popullsitë që do përfitojnë më shumë janë sllavët, grekët dhe italianët, që në rastin konkret do bëhen partnerët më mëdhenj tregtarë të shqiptarëve, të cilët në një treg unik do prodhojnë shumë, me cilësi të lartë, me çmime të ulëta dhe pa kosto të larta transporti. Duke marrë në konsideratë mundësitë e shkëlqyera që ofron e tërë hapsira shqiptare,zgjerimi i faktorëve të prodhimit mbi bazën e gjetjes dhe shfrytëzimit të kompetencave bazë të firmave të vogla e tëmesme krijon avantazhe konkurruese të mira, që garantojnë integrim të shpejtë e cilësor në rajon e më gjerë. Kjosituatë kërkon që vendimet kryesore për fatet e kombit të shikohen në dy aspekte, (1) të lidhura me vendimetstrategjike e operacionale në infrastrukturë, nxitjen e investimeve të huaja, edukim, gjetjen e partnerëve strategjikë,fokusimin tek cilësia e produkteve, arritjen e standarteve ndëkombëtare në nivel firme dhe sektori, etj, dhe (2) nëngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për të përcaktuar sektorët e fushat e bashkëpunimit. Gjetja e shfrytëzimi iavantazheve konkurruese kërkon largpamësi e bashkëpunim midis forcave shqiptare që jetojnë në zonën shqipfolëse për një nxitje për bashkëpunim midis institucioneve e organizmave kryesisht shkencore, të cilat duhet të japin ide dhemendime për mënyrat e mjetet e bashkëpunimit, për një treg unik në hapsirat mbarëshqiptare, për të shfaqur sa mëshpejt avantazhet konkurruese si komb e si biznese, mbi bazën e manaxhimit të përbashkët të burimeve natyrore nëmënyrë të rinovueshme në favor të interesave tona kombëtare. Kjo frymë bashkëpunimi e pune i hap rrugën krijimit tëmë shumë shanseve praktike për formimin e një konfederate Shqipëri – Kosovë, sepse për bashkime të tilla, që njihentashmë në teorinë e praktikën ligjore, ekonomike e tregtare ndërkombëtare, në radhë të parë duhet që të ekzistojë dhembizotërojë interesi, ku rol kryesor luan interesi ekonomik e tregtar, aq më shumë kur në rastin e shqiptarëve nëBallkan, në plan të parë mbetet padyshim interesi kombëtar. Në rastin shqiptar, në fund të fundit, avantazhi konkurruesarrihet duke u mbështetur tek teoria ekonomike në të cilën janë mbështetur edhe kombet e tjera për zhvillimin dhe prosperitetin që gëzojnë sot. Nuk ka asnjë devijim dhe asnjë ndryshim nga përvoja ekonomiko - tregtarendërkombëtare dhe asnjë manipulim e spekulim të marrëveshjeve e traktateve ndërkombëtare, prandaj, askush në rajondhe më gjerë nuk ka asnjë të drejtë të pengojë shqiptarët që, mbështetur në të drejtën ndërkombëtare e në teorinë eekonomisë së tregut, duke u përpjekur për zhvillimin e demokracisë së qendrueshme, të krijojnë një hapsirë uniketregu me tipare të qendrueshme afatgjata, që në fund të fundit nuk do bëjë gjë tjetër veçse do verë në vend një të drejtë

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->