Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword
Like this
3Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Meshari i Gjon Buzukut

Meshari i Gjon Buzukut

Ratings: (0)|Views: 1,001 |Likes:
Published by Årmando
Vepra e pare ne shqip e shkruar me 1554 ose me sakt me 24 dhjetor 1554 nga Gjon Buzuku...
Vepra e pare ne shqip e shkruar me 1554 ose me sakt me 24 dhjetor 1554 nga Gjon Buzuku...

More info:

Published by: Årmando on Sep 15, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOCX, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

11/12/2012

pdf

text

original

 
 Meshari i Gjon Buzukut
Libri i pare Shqip
 
Titulli:
 
MESHARI I GJON BUZUKUT
MESHARI I GJON BUZUKUT
Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.Per autorin, nga ishte, ku punoi,mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje tëplotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhekohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit. "uDoni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku" Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës, mendohet tëketë qënë nga Kraja.Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, njëvepër e panjohur.Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazinga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën nëPalermo të cilit i dërgoi një faqe.Libri mendohet te jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuardisa shenja cirilike për tingujt në shqip.Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhënshqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi PalSkiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje,njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.Me 1968, gjuhëtari i shquarshqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhëndhe meritat e autorit.Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera nëmes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe asvendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishtekopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyrelibrave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetemkjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e tëharruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veçfletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpërduar.
Historia e shkrimit te vepres
Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin,ose për botimin e saj, nuk del e qartë.Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimitosman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha ekulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.
 
Titulli:
 
MESHARI I GJON BUZUKUT
Studime e botime mbi vepren
"Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranë 1968.Ky eshte botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cilika shkruar studimin hyres.Namik Resuli, "Il Messale di Giovanni Buzuku, Vaticano  1958, eshte po ashtubotimi i plotë dhe me transkriptim.
Permbajtja e vepres
Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur askopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etjPermban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur "Meshar"Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore ePerëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdorpesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edheautorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike,pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht ishkruar me alfabetin latin.Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:"... Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E sepër fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faje lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e forte fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë..."(... Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, përfat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atëgabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë përt'u punuar në gjuhën tonë.)Ne kohën e protestantizmit në Europë - kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare tëbëhen në gjuhen amtare.I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnindrejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhepikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra eBuzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën epopullit shqiptar për çlirim e përparim.Ai shkruan në pasthenie:

Activity (3)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 hundred reads
1 thousand reads
Rexhina Kasa added this note
Meshari i Gjon Buzukur ka ardhur dje ne bibloteken kombetare,ja vlen per tu pare libri i pare shqipetar

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->