Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more ➡
Download
Standard view
Full view
of .
Add note
Save to My Library
Sync to mobile
Look up keyword
Like this
1Activity
×
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Festivali që vetëm i tillë nuk ishte

Festivali që vetëm i tillë nuk ishte

Ratings: (0)|Views: 264|Likes:
Published by kengetar
Artikull i botuar ne gazeten "Shqip" 30 / 12 / 2006, per festivalin e kenges se lehte shqiptare ne RTSH.
Artikull i botuar ne gazeten "Shqip" 30 / 12 / 2006, per festivalin e kenges se lehte shqiptare ne RTSH.

More info:

Published by: kengetar on Sep 16, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF or read online from Scribd
See More
See less

09/16/2010

pdf

 
Festivali që vetëm i tillë nuk ishte
Enriko CekoFesta e muzikës shqiptare nuk qenka më e tillë. Kjo sepse cilësia e këngëve, që paraqiten prej vitesh para publikut, është e ulët. Ka mjaft kohë që festivali në RTSH nuk konceptohet më si festë e muzikës shqiptare, por si një spektakël i radhës, koncert teQyteti Studenti, detyra tjetër e shtëpisë dhe si e tillë mund të cenohet edhe cilësia. Vetëmato pak shkëndija që sollën zërat e Jonida Maliqit, Rozela Gjylbegut e ndonjë tjetri, që janë pranuar nga publiku si këngëtarë në rritje, nuk mundën të bënin atë që kanë bërëfestivalet e dikurshme, e jo më të ngrinin më lart festivalin e këtij viti. Pa hyrë në prapaskenat, skenën, regjinë, dirigjentët, orkestrën e të tjera si këto, në përgjithësifestivali në aspektin e këngës, ndërtimit dhe interpretimit të saj, sjelljes së interpretuesveetj., që janë pjesa më e rëndësishme dhe magjia e veprimtarisë, kishte defekte e gabimeduke filluar që nga qëndrimi skenik, nxjerrja e tingujve dhe fjalëve e deri te mënyra se sikëngëtarët përdorin teknologjinë apo te megalomania e disa mendjemëdhenjve që vetëmartistë nuk mund të jenë. Për të përsiatur rreth këtyre dukurive po marrim në analizë natëne tretë të festivalit në RTSH, pasi presupozohet se këngët e kësaj nate duhet të ishin më tëmirat. Konkretisht.1. Këngëtarët nuk dinë se si të mbajnë mikrofonin, i cili ka një kënd të caktuar ku përplaset zëri, në mënyrë që ai të dalë sa më mirë, kuptohet kur këndohet drejtpërsëdrejti.Kjo nuk falet në një veprimtari të tillë kombëtare, ku këngëtarët e përdredhin mikrofoninsi të ishte akullore, apo diçka tjetër e kësaj natyre apo forme.2. Të gjitha këngët e natës së tretë pa përjashtim kishin thirrma, pasthirrma e këlthitje tëtilla si "aaaaaaa", "eeeee", "mmmmm", "tarara tarara", "nananananana", "heu", "ouej","au" etj., që, me sa duket, janë vendosur në këto këngë jo për të krijuar efekte, por si njëqëllim në vetvete, a thua se pjesa më e rëndësishme e këngës është pasthirrma e këlthitjae teksti i këngës na qenka thjesht një element plotësues. Kjo u vu re te "Të dua zemër tëdua", ku kishte "uoj, uoj" të shpeshta e të ekzagjeruara dhe disa "hej, hej, hej" në mes tëkëngës sikur këndohej në dasmën e ndonjë njeriu prehistorik e jo në një festival, që ngarëndësia dhe hija që ka kërkon klas, stil, modesti dhe pjekuri artistike. Në këngën "Ah jetë o jetë", "na na na na na" -ja u bë qëllim në vetvete. Tek "Eklips", "tarararam tararam"ishte mjaft e zgjatur. "Por ti mos trego", kënga fillon me një "ououou" e me vibrato tepër të panevojshme dhe "jei, jei, jei" në mes të fjalëve të këngës ishte e panevojshme e mundtë ishte zëvendësuar me ndonjë vegël muzikore apo me fjalë një apo dyrrokëshe, qëshqipja i ka me shumicë etj.3. Vendosja e veglave muzikore në momente të caktuara të këngëve le shumë për tëdëshiruar, sikundër edhe përdorimi i zërave të ndryshëm gjatë këngës në shoqërimin ekëngëtarit. Kishte këngë në të cilat kakofonia e kitarës elektrike nuk shkonte fare meromanticitetin e teksteve ("Të dua zemër të dua"). Në disa këngë veglat muzikorenxirrnin tinguj të fortë atje ku këngëtari ulte zërin, sepse duhet të tregonte një farëintimiteti të këngës e ndjenjave që ajo përcjell, gjë që prishej nga forca e veglave. Në një prej këngëve, violinat në fund dhe shoqërimi i tyre nga këngëtarja me një stil operistik 
 
duket qartë se ishin vënë në këngë për efekt minutazhi dhe nuk dhanë fare emocion.4. Midis këngëtarëve kishte mungesë përqendrimi që në fillim të interpretimit kur ata efillonin këngën pa marrë frymë thellë e mirë që është elementare për një interpretuesfestivali. Kënga dilte nga kontrolli para refrenit si te "Të dua zemër të dua". Mungesa e përqendrimit solli edhe mangësi në intonacion si tek "Ah jetë o jetë", ku u këndua me njëzë të ulët, aq sa nuk dëgjoheshin fjalët dhe më tej në pjesën "ououououou" u këndua fare pa intonacion. Këngëtarja e mori veten vetëm në fund të këngës kur artikuloi "eeeee,eeeee".5. Fjalët e këngëve nuk kuptohen. Tek "Ah jetë o jetë" kur këngëtarja tha "po vijnë paçelur mirë" u duk se tha "po vij pa celulit". Tek "Eklips", këngëtarit nuk i kuptohet asnjëfjalë. Ai u ha pjesët e fundit të fjalëve pothuajse të tëra rreshtave të poezisë, gjë që nuk është normale në këngët shqiptare. Te "Por ti mos trego" kishte shqiptim mjaft të keq tëfjalëve.6. Këngëtarët nuk kanë aftësi vokale. Këngëtarët nxjerrin frymë e jo muzikë, ata bëjnëkëlthitje e të tjera si këto e jo tinguj si te kënga "Ku është dashuria" etj. Kjo bën që nëveshin e dëgjuesve melodia të shkojë me humbje. Tek "Eklips", këngëtari bënte shumëkëlthitje gjatë tërë këngës, aq sa të shqetëson, sepse kënga dëgjohet për fjalët e muzikën e jo për këlthitjet. Në një prej këngëve në fund të saj, kur këngëtarja thotë "vetëm për ty", pati dridhje zëri, që vijnë nga mungesa e përvojës dhe ngarkesa emocionale, pavarësishtnga dëshira me të cilën ajo e këndoi këngën. Tek "Eja zemër", interpretuar nga GretaKoci, mënyra e të kënduarit ishte më shumë një lloj recitimi me disa tinguj muzikorë aty-këtu. Stonimet dominuan pjesën e dytë të këngës. Fryma që nxirrte këngëtarja i humbtetërë vlerat muzikës. E dridhura e zërit në momentin kur këndohej "oooooo" në mes tërefrenit ishte tërësisht e panevojshme dhe tregon papjekuri totale jo vetëm të këngëtares, por edhe të krijuesve të këngës.7. Mungoi emocioni dhe lidhja e intimitetit të muzikës e poezive së këngëve me lojën einterpretuesve si te "Ku është dashuria", "Eja zemër" etj. Kur këngëtarja Greta Kocithoshte "eja" shëmtohej aq shumë sa s‘kishte fare lidhje me fjalën që ajo artikulonte.8. Këngëtarëve u mungon "stamina", që është aftësia për të përqendruar vëmendjen,forcat, energjitë, në një njësi të caktuar kohe për të kryer një punë me qëndrueshmëri nërastin tonë realizimin e këngës. Për shembull "Në fund të botës", Arbër Arapi, nëmomentin kur tha "të dua deri në fund të botës" nuk kishte fare fuqi vokale dheinterpretative, edhe pse vazhdoi të thoshte "do jem me ty gjithmonë". Nga këngëtarët enatës së tretë vetëm Jonida Maliqi dhe Rozeta Gjylbegu ishin të afta që ta tregoninstaminën e tyre nga fillimi deri në fund të këngës dhe deri-diku edhe Evis Mula.9. Kishte shumë mendjemadhësi, megalomani, veprime të pakontrolluara, shprehje efjalor jo të zgjedhur në skenë nga ana e këngëtarëve si për shembull, Frederik Ndoci,Tonin Marku e ndonjë tjetër.10. Në disa këngë u vu re se orkestrimi ishte i mirë, por jo gjatë tërë këngës. Për 
 
shembull, "Në fund të botës", pjesa e dytë e këngës ishte mjaft cilësore me sa duket engrohur edhe nga shoqërimi me saksofon. Tek "Eklips", kitara e mrekullueshme,kombinuar me veglat e tjera stimulon spektatorin dhe orkestrimi ishte në nivel të pëlqyeshëm, por kjo vetëm në pjesën e parë të këngës, pastaj kënga binte në një farërutine, me sa duket edhe nga këngëtari, që e kishte marrë detyrën thuajse po këndonte nëndonjë fushatë elektorale.11. Këngët mund të ishin trajtuar ndryshe. Për shembull, te "Rrëfim në mesnatë", këngamund të ishte trajtuar e tëra, ndoshta si një baladë me të kënduar në një formë e mënyrëmjaft të qetë, por të plotë dhe kjo do t‘i kishte dhënë më shumë pikë interpretimit, duke e bërë atë vërtet këngë e jo copëz operetë. Te "Mik i dhimbjes" nëse këngëtari do të ishteshoqëruar që në fillim nga kori, apo kënga të këndohej nga një kuartet djemsh do ishtemë ndryshe.12. Në disa punime kishte mungesë totale të vlerave artistike që përmbledh një këngë,apo mungesa e mangësi në disa prej elementeve që përbëjnë këngën. Për shembull, te"Kjo është jeta", teksti i këngës ishte i gjetur e me krahasime interesante, por këngëtari katreguar edhe mjaft herë të tjera në të tilla veprimtari që stonon. Motivet e këngës tëkujtojnë krijimet e disa dhjetëra viteve të shkuara, pavarësisht se ato ishin mbuluar menjë të luajtur pianoje të tipit vugi-bugi në fillim të këngës. Kënga në fjalë ishte një kopje ekeqe e këngës që Kujtim Prodani paraqiti festivalin e kaluar (jo jo jo jo unë ty nuk të kamfaj……). Te "Mik i dhimbjes", këngëtari e filloi interpretimin tërësisht i pasigurt. Vetëmnë fund të strofës së dytë u dëgjuan fjalët dhe këto gjysma-gjysma, sepse këngëtari ihante fundet e rreshtave. "Më lër ta mbaj dhimbjen sot…. Veç ti jeto…" është pjesa më e bukur e kësaj kënge, por motivet sikur janë një reminishencë e keqe e një kënge - tipninulle, kënduar rreth 40 vjet më parë, gjë që nuk solli ndonjë të re në këtë festival. Te"Kepi i shpresës së mirë", këngëtari edhe pse duket me përvojë dhe me një zë interesant,e fillon këngën fare i papërqendruar, pa marrë frymë në fillim të këngës, ndërsakëngëtarja që e shoqëronte atë nxirrte më shumë frymë sesa muzikalitet, po ashtu edhe dyvajzat që shoqëronin. Melodia kishte nuance sllave, pa përmendur këtu që elementi poetik i "kepit të shpresës së mirë" është përdorur edhe më parë në veprimtari të tilla."Ëndrra ime", është thjesht një kopje e këngëve që Tonin Marku ka kënduar zakonisht nëskenat shqiptare. Të njëjtat nota, të njëjtat akorde, i njëjti kapadaillëk, e njëjta mungesëtotale e modestisë, karakteristika që e bëjnë këtë individ mjaft të largët për skenën efestivalit, e cila kërkon më së shumti dinjitet. Pra, asgjë e re nga fronti i perëndimit, nga icili vjen ky këngëtar për të kënduar në festival. Kënga kishte një "aaaaaaaaaaaaaaaaaaa"si qarje të përsëritur disa herë, por që nuk të ngjall aspak emocion. "Falem‘n‘er‘s" ekëngëtarit e thënë totalisht me një mendjemadhësi tepër të pamenduar dhe fjalët e gjestete tij pasi përfundoi këngën, janë një shprehje e dukshme e përzgjedhjes jo normale ngaana atyre që selektuan këngët e këtij festivali.13. Këngët më të mira? Sa pak. Në festivalet e dikurshme këngët e mira që mbaheshinmend sapo mbaronte festivali ishin më shumë se gishtat e dy duarve, e në disa raste edheme gishtat e këmbëve bashkë, ndërsa te ky i fundit vetëm tre a katër këngë mund të quhenkëngë shqiptare e mund të mbahen mend nga njerëzit, sepse këngët për ata bëhen. Këtumund të përmendim këngën "Pa identitet", teksti i së cilës ishte mjaft i goditur, kënga

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->