Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
1Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
RREGULLOREN E PUNËS SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

RREGULLOREN E PUNËS SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Ratings: (0)|Views: 18|Likes:

More info:

Published by: Na ndiqni ne Facebook PUNIME SHKENCORE on Oct 18, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOCX, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

11/04/2011

pdf

text

original

 
 Në bazë të nenit 61 paragrafi 2 dhe nenit 66 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës tëMaqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 18 korrik 2008,miratoi:RREGULLOREN E PUNËS SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISËI. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1Me këtë Rregullore pune rregullohet organizimi dhe funksionimi i Kuvendit të Republikës sëMaqedonisë (Kuvendi) dhe i trupave punues të Kuvendit (trupa punues).Trupat punues, në përputhje me dispozitat e kësaj Rregulloreje, mund të miratojnë Rregullore për  punën e vet. Neni 2Seancat e Kuvendit dhe të trupave punues janë publike.Kuvendi dhe trupat e tij punues mund të vendosin që të punojnë pa praninë e publikut, në kushtetë përcaktuara me Kushtetutë dhe me këtë Rregullore. Neni 3 Në punën e Kuvendit gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.Deputeti i cili flet gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, e të cilën e flasin së paku 20% eqytetarëve në Republikën e Maqedonisë, mund të flasë në këtë gjuhë në seancën e Kuvendit dhenë mbledhjen e trupit punues.Qytetarët e shteteve të tjera, të cilët janë të ftuar të marrin pjesë në punimet e Kuvendit ose t¶idrejtohen Kuvendit, kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre.Fjalimi i mbajtur në gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, detyrimisht përkthehet në gjuhënmaqedonase. Neni 4Kuvendi për të gjitha çështjet vendos me votim të hapur.Kuvendi me votim të fshehtë mund të vendosë vetëm për zgjedhjen, emërimin ose shkarkimin e bartësve të funksioneve publike dhe funksioneve të tjera.Kuvendi mund të vendosë që votimi të jetë i fshehtë me propozimin e Kryetarit tëKuvendit ose të një deputeti, kërkesën e të cilit e mbështesin dhjetë deputetë. Neni 5Kuvendi është në punime të përhershme.Pushimi i Kuvendit zgjat prej 1 deri më 31 gusht.Kryetari i Kuvendit edhe gjatë kohës së pushimit mund të thërrasë seancë të Kuvendit.
 
  Neni 6Kryetari i Kuvendit e përfaqëson Kuvendin. Neni 7Kuvendi ka vulë.Vula e Kuvendit ka formë rrethi. Në mesin e vulës është stema e Republikës së Maqedonisë,ndërsa rreth saj është mbishkrimi: ¶¶Republika e Maqedonisë - Kuvendi i Republikës sëMaqedonisë - Shkup¶¶. Neni 8Dispozitat e kësaj Rregulloreje në mënyrë përkatëse zbatohen në punën e Kuvendit në rastgjendje lufte ose të jashtëzakonshme, nëse me Kushtetutë ose me këtë Rregullore nuk është përcaktuar ndryshe.II. KONSTITUIMI I KUVENDIT
1. Mbledhja konstituive e Kuvendit dhe verifikimi i mandatit të deputetëve
  Neni 9 Nëse mbledhjen e parë të Kuvendit nuk e thërret Kryetari në largim, mbledhja mbahet në ditën enjëzetenjëtë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve, në orën 10.00, ndërkaq të njëjtën e thërretdeputeti i zgjedhur më i vjetër në moshë, nëse edhe ai refuzon ta thërrasë, kjo e drejtë i kalohetdeputetit të zgjedhur të radhës për nga mosha, deri në deputetin e zgjedhur, i cili do të pajtohet qëta thërrasë mbledhjen e parë.Deputeti i cili e ka thërritur mbledhjen e parë, kryeson me mbledhjen e Kuvendit (në tekstin emëtejmë kryesuesi), derisa Kryetari i sapozgjedhur ose njëri prej nënkryetarëve nuk e merr detyrën. Neni 10Kryesuesi me mbledhjen e parë cakton dy prej deputetëve të zgjedhur, të cilët sipas nevojës ezëvendësojnë në kryesimin me mbledhjen.Kryesuesi me apelin e deputetëve të zgjedhur e përcakton numrin e pranishëm të deputetëve tëzgjedhur.Kuvendi mund të konstituohet nëse në mbledhje janë të pranishëm shumica e deputetëve tëzgjedhur.Pasi të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit Verifikues të Kuvendit(në tekstin e më tejmë: Komisioni Verifikues). Neni 11Mandatin e deputetëve, me propozim të Komisionit Verifikues, Kuvendi e verifikon në
 
mbledhjen konstituive. Neni 12Kuvendi e zgjedh Komisionin Verifikues në mbledhjen konstituive, me propozimin e kryesuesit.Komisioni Verifikues përbëhet prej kryetarit dhe katër anëtarëve, nga radhët e deputetëve të cilëtu takojnë partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend. Neni 13 Në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjen e çdo deputeti,Komisioni Verifikues i paraqet Kuvendit raport me shkrim me propozim për verifikimin emandatit të çdo deputeti veças. Neni 14Kuvendi e shqyrton dhe e voton në tërësi raportin e Komisionit Verifikues. Nëse Komisioni Verifikues e konteston zgjedhjen e deputetit të caktuar, i propozon Kuvendit qëta shtyjë verifikimin e mandatit të tij. Për çdo propozim të tillë Kuvendi debaton dhe vendosveças. Neni 15Kuvendi mund ta shtyjë verifikimin e mandatit të deputetit dhe me konkluzion të kërkojë qëKomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve t'i kryejë shqyrtimet e nevojshme për shkak të kontrollimit tëligjshmërisë dhe rregullshmërisë së zgjedhjes së zbatuar dhe brenda afatit prej 30 ditësh për këtëta njoftojë Kuvendin. Neni 16Deri në marrjen e njoftimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deputeti, verifikimi i mandatiti të cilit është shtyrë, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Neni 17Verifikimin e mandatit të deputetëve, të cilët janë bërë deputetë nga lista e kandidatëve për mandatin e mbetur, Kuvendi e bën në mbledhjen e parë të radhës në bazë të raportit tëKomisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa me propozim të Komisionit për Çështje tëRregullores, Mandatit dhe Imunitetit. Neni 18Me verifikimin e mandatit, deputeti fiton të drejta dhe detyra të përcaktuara me Kushtetutë, meligj dhe me këtë Rregullore.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->