Neni 6Kryetari i Kuvendit e përfaqëson Kuvendin. Neni 7Kuvendi ka vulë.Vula e Kuvendit ka formë rrethi. Në mesin e vulës është stema e Republikës së Maqedonisë,ndërsa rreth saj është mbishkrimi: ¶¶Republika e Maqedonisë - Kuvendi i Republikës sëMaqedonisë - Shkup¶¶. Neni 8Dispozitat e kësaj Rregulloreje në mënyrë përkatëse zbatohen në punën e Kuvendit në rastgjendje lufte ose të jashtëzakonshme, nëse me Kushtetutë ose me këtë Rregullore nuk është përcaktuar ndryshe.II. KONSTITUIMI I KUVENDIT
1. Mbledhja konstituive e Kuvendit dhe verifikimi i mandatit të deputetëve
Neni 9 Nëse mbledhjen e parë të Kuvendit nuk e thërret Kryetari në largim, mbledhja mbahet në ditën enjëzetenjëtë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve, në orën 10.00, ndërkaq të njëjtën e thërretdeputeti i zgjedhur më i vjetër në moshë, nëse edhe ai refuzon ta thërrasë, kjo e drejtë i kalohetdeputetit të zgjedhur të radhës për nga mosha, deri në deputetin e zgjedhur, i cili do të pajtohet qëta thërrasë mbledhjen e parë.Deputeti i cili e ka thërritur mbledhjen e parë, kryeson me mbledhjen e Kuvendit (në tekstin emëtejmë kryesuesi), derisa Kryetari i sapozgjedhur ose njëri prej nënkryetarëve nuk e merr detyrën. Neni 10Kryesuesi me mbledhjen e parë cakton dy prej deputetëve të zgjedhur, të cilët sipas nevojës ezëvendësojnë në kryesimin me mbledhjen.Kryesuesi me apelin e deputetëve të zgjedhur e përcakton numrin e pranishëm të deputetëve tëzgjedhur.Kuvendi mund të konstituohet nëse në mbledhje janë të pranishëm shumica e deputetëve tëzgjedhur.Pasi të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit Verifikues të Kuvendit(në tekstin e më tejmë: Komisioni Verifikues). Neni 11Mandatin e deputetëve, me propozim të Komisionit Verifikues, Kuvendi e verifikon në