Welcome to Scribd, the world's digital library. Read, publish, and share books and documents. See more
Download
Standard view
Full view
of .
Save to My Library
Look up keyword
Like this
10Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Terrorizmi

Terrorizmi

Ratings:

4.33

(3)
|Views: 451 |Likes:
Published by Adnan

More info:

Published by: Adnan on Jul 16, 2008
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

03/31/2013

pdf

text

original

 
 Adnan Vishi Kaçanik
A është Islami burim i terrorizmit?
“Perëndimi në rend të parë do të duhej të pushojë të prodhojë ‘lindorë tëkëqijë të proveniencës muslimane’, çfarë është Usame bin Laden, i cili me islamintradicional dhe me literaturën më të rafinuar islame ka aq lidhje sa edhe kryetariaktual i Amerikës me shkencën burimore Jezusit dhe me traditat mistike kristianizmit…”.
1
 
1. Hyrje
Sulmet mbi interesat amerikane në SHBA dhe në pjesë të tjera të botës, pastaj sulmet mbiinteresat e aleatëve amerikanë sikurse në Spanjë në vitin 2004, dhe vende tjera, gjatë viteve të fundit,hapi polemika dhe diskutime akademike e politike rreth çështjes së përkufizimit dhe perceptimit tëterrorizmit. Këtë temë e trajtuan RTV-të e ndryshme botërore dhe lokale, për të u shkrua nëpërgazeta, revy e revista dhe u shkruan libra të tëra, kryesisht nga autorët perëndimorë
2
, por edhe ngandonjë muslimanë
3
. Në pjesën më të madhe të këtyre veprave Islami dhe muslimanët vendosen nështyllën e turpit, si fe dhe popull terrorist. Të paktë janë autorët perëndimorë që shkruajnë ngapozicionet neutrale.
4
Shumica e autorëve perëndimorë fare nuk e njohin frymën e mësimit islam,respektivisht ata e njohin islamin por e shfrytëzojnë klimën e përshtatshme politike për t’i dhënëgoditje re muslimanëve, goditje psikologjike e pastaj ekonomike, politike, kulturore, industriale eedhe ushtarake, duke përdorë shprehje militante si
kryqëzatë e re
,
bosht i së keqes
etj.. Fakti se më11 nëntor 1918, kur përfundoi Lufta e Parë Botërore nuk ka ekzistuar asnjë vend apo popull i pavarurmuslimanë
5
dhe se kjo gjendje ka vazhduar në forma tjera edhe deri sot, pra nën kolonializminevroperëndimor, fletë mjaft për klimën ekzistuese dhe për burimet potenciale të terrorizimit.Meqë termi
terrorizëm
është i vonshëm dhe në përdorim hyn pas Revolucionit francez më1789, doktrina e hershme islame këtë term nuk e njeh. Për këtë arsye, do të përpiqemi që me metodëreverzibile dhe me metoda të kombinuara, të japim shenjë në indikatorët e terrorizimit në mësimetjoislame dhe islame.Jemi të vetëdijshëm se në këtë shkrim nuk mund të hyjmë në analizimin e hollësishëm tëproblemit dhe se disa çështje fare nuk do të preken, as nuk do të gjejnë përgjigje.
6
Kjo mbetet tëbëhet në studime të specializuara.
2. Fillet e terrorizmit
1
S. H. Nasr, Srce islama, Sarajevë, 2002, fq. 413.
2
Noam Čomski, 11 Septembar, Beograd, 2002; Tijeri Mesan, 11 septembar 2001- velika prevara, Beograd, 2002;Ricard Folk, Veliki teroristicki rat, Beograd, 2003; Grup autorësh, Senka Rima nad Vasingtonom, Beograd, 2002;Grup autorësh, ka carstvu dobra ili apokalipsi, Beograd, 2003; Bernard Lewis etj.
3
S. H. Nasr. Srce islama, Sarajevë, 2002; Muhamed Filipovic, Islam i terror, 1423 h./ 2002; Harun Yahya, Islam proklinje terror, Sarajevë, 2003; Ergyn Çapan, Një vështrim islam mbi terrorin dhe sulmet vetëvrasëse, Tiranë, 2004etj.
4
Në këtë grup bëjnë pjesë Noam Çomski amerikan, Tijeri Mesan fracez, Riçard Folk amerikan, Edward Saidiamerikan etj.Edward Said, orientalist i njohur botëror, i bën një kritik të rreptë Bernard Lewisit, po ashtu orientalist, për shkak të shkrimeve të tij tendencioze kundër muslimanëve pas 11 Shtatorit 2001. Shih: Bernard Lewis, Kulture ukonfliktu, Sarajevë, 2002, sidomos faqet: 109-121.
5
Mustafa Spahic, Zemlja bez rodnog lista, Sarajevë, 2001, fq. 15.
6
Për analizë më të hollësishme rreth terrorit dheterrorizmit rekomandoj leximin e veprës së shkëlqyeshme të:Akademik Muhamed Filipovic, Islam i terror, Sarajevë, 2002.
 
Edhe pse fjala
terrorizëm
kuptimin e vet e merr nga francezët, në fund të shekullit XVIII,Dejvid Rapupert si grupime të para terroriste përmend Zealotët (hebraikët të cilët kundërshtoninpushtetin bizantinas) në Palestinë, Fedainët e Hasan Sabbahut (muslimanë) dhe Tagotë, duke shtuar sekëto grupime kanë qenë edhe më destruktive se sa grupimet terroriste aktuale.
7
 B. Luis mendon se në historinë islame pararendës të terrorizmit modern janë
 fidajinët
(ngakundërshtarët e tyre të quajtur
asasinë
, nga fjala arabishte hashishijjeh përdorues të hashishit), tëcilët vepruan nga shekulli XI-XIII. Si shprehje fjala
 fedajin
hyri sërish në përdorim gjatë luftës së IIbotërore në Iran e Siri. Mirëpo, deri sa për asasinët / fedajinët e dikurshëm është thënë se janë largmësimeve autentike islame, për trashëgimtarët e tyre në kohën tonë kjo nuk mund të thuhet.
8
Në anën tjetër, autori turk Harun Jahja mendon se rrënjët e terrorizmit janë në botëkuptiminmaterialist të botës, i cili vetëm gjatë shekullit XIX-XXI ka ‘prodhuar’ ideologji dhe sisteme vandaliste,shkatërruese sikur racizmi, fashizmi, komunizmi dhe pikëpamje tjera barbare dhe konfliktuoze.Zgjidhja e këtij problemi qëndron, ndër të tjera, në:- Refuzimin e arsimimit darvinisto-materialist, i cili paraqet burimin parësor të terrorit dhe:- Arsimimin e rinisë sipas programit shkencor në pajtim me të vërtetat shkencore dhe mearsimimin edukativ e fetar.
9
3. Domethëniet e fjalës terrorizëm
Fjala
terror 
është me prejardhje latine që do të thotë: tmerr, frikë dhe drojë, qeverisje mefrikësim, dhunë politike, që hyri në përdorim menjëherë pas revolucionit francez më 1789-1794.
Paskësaj kohe, fjala terrorizëm hynë edhe në vendet tjera të botës. Në të drejtën ndërkombëtare kynocion përdoret në Konferencën mbi ndërkombëtarizimin e të drejtës penale të organizuar në vitin1930 në Bruksel të Belgjikës
, për t’u tradicionalizuar gjithnjë e më tepër në fjalorin juridik dhepolitik etj.Varësisht nga këndi i përdorimit dhe eksplorimit të fjalës, kemi edhe përkufizime të shumta.Kështu, një analitikë perëndimor terrorizmin e përkufizon si “përdorimi i forcës mbi caqet e rastit,rastet civile, me qëllim të frikësimit dhe provokimit të frikës së përgjithshme te njerëzit, e me qëllimtë sendërtimit të disa caqeve politike.”
 Një përkufizim tjetër pohon se “Terrorizimi paraqet kërcënimin, dhunën dhe veprimet, luftën edhunshme, synimi i së cilës në fazën e parë është nxitja e frikës”
, kurse një tjetër pohon se “Terroriështë krim kundër njerëzimit. … Terrori në vetvete nuk është vetëm një krim; në të përfshihen pesëkrime të tjera. Një terrorist kryen krim kundër Krijuesit, kundër njerëzimit, kundër individëve tëvacantë ndaj të cilëve është adresuar terrori, kundër vetvetes dhe kundër komunitetit pjesëtar i tëcilit është.”
 Organizata e Kombeve të Bashkuara problemin e terrorizmit e ka trajtuar vetëm në vitin 1972,kur formoi një Komitet të veçantë për çështjet e terrorizmit, i cili gjatë viteve vijuese e shqyrtoi
7
Sipas:http://www.ibn-sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=226&broj_id=14, ose: Znakovi vremena - Broj 18-19, zima-prolj. 2003.
8
Shih një koment jo të balansuar të B. Luisit: Bernard Luis,
 Kriza islama – Sveti rat i svetovni terror 
, Beograd,2004, fq. 139-141. Në tekstet e B. Luisit dhe tekste të ngjashme reagoi ashpër Edward W. Said, i cili Luisin e quajti pseudoshkencëtar dhe pohoi se fajtor i gjendjes aktuale është “koncepti actual amerikan i
 gatishmërisë luftarake”
dhe se ky koncept “do ta përcaktojë llojin e islamit të cilin amerika e dëshiron.” Sipas: Bernard Luis,
 Kriza islama,
shtojca, op. cit., fq. 112.
9
Sipas: Harun Yahya, Islam proiklinje terror, Sarajevë, 2003, fq. 119-141.
10
Milan Vujaklija, Leksikon stranih reci i izraza, Beograd, 1980, fq. 909. Krahaso edhe: Pajazit Nushi, Fjalor i psikologjisë, Prishtinë, 1987, fq. 299.
11
Sipas:http://www.ibn-sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=226&broj_id=14,ose: Znakovi vremena - Broj 18-19, zima-prolj. 2003.
12
Hasan Bashir, Terrorism and Solutions, Faslnameh Aftab, No. 13, February 2002, p. 80, sipas:http://www.ibn-sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=226&broj_id=14,ose: Znakovi vremena - Broj 18-19, zima-prolj. 2003.
13
David, C., Rapoport, Terrorism: Encyclopedia of Government and Politics, Volume 2, London, Rutledge, 1992, p.1063, sipas: :http://www.ibn-sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=226&broj_id=14,ose: Znakovi vremena - Broj18-19, zima-prolj. 2003.
14
Bekir Karliga, në: Ergyn Çapan, Një vështrim islam mbi terrorin dhe sulmet vetëvrasëse, Tiranë, 2004, fq. 47.
 
problemin e terrrorizmit, përkufizimin, motivet, caqet etj. Ky Komitet më 1979 dha një raport, dukemos ofruar ndonjë përkufizim konkret të terrorizmit. Këshilli i përgjithshëm i KB gjatë viteve të 70-tashekullit XX, nëpërmjet komiteteve ndryshme, nuk specifikon kuptimet e terrorizmit, pormegjithatë bën dallimin ndërmjet terrorizmit dhe aktiviteteve të caktuara në planin e sendërtimit tëtë drejtave në vetëvendosje mbi fatin e vet. As deri në vitin 1989 OKB-a nuk arriti koncensus rrethdefinimit të terrorizmit.
Edhe vendet islame e kanë përkufizuar terrorizmin. Konventa e Organizatës së KonferencësIslamike mbi terrorizmin pohon:
“Me terrorizëm nënkuptohet çdo vepër e dhunshme apo kërcënuese ecila, pa marrë parasysh synimet dhe motivet e kryesve të tij, paraqet plan kriminal të individit apo grupit, me synim të nxitjes së frikës dhe kërcënimit ndaj njerëzve, dëmtimi, rrezikimi i jetërave,nderit, lirisë, sigurisë dhe të të drejtave ose kërcënimit me dëmtimin e mjedisit, të të mirave dhe pasurisë së përgjithshme dhe private të njerëzve, me qëllim të frikësimit, përvetësimit, rrezikimit tëdisa prej resurseve nacionale apo infrastrukturave ndërkombëtare, ose kërcënimi i stabilitetit,integritetit territorial, unitetit politik ose suverenitetit të shteteve të pavarura.”
Ndonëse komitetet e caktuara të OKB-së, e kanë konsideruar legale luftën çlirimtare të atyrepopujve të cilët janë okupuar nga agresioni i shteteve të tjera, viteve të fundit po vërehet qartë se sivija e ndarjes së kësaj lufte, luftës çlirimtare dhe terrorizmit dal nga dal po humbet. Kjo është përshkak se fuqitë e mëdha botërore kanë standarde të ndryshme, varësisht nga interesat e tyre politikedhe ekonomike.
Këtë e thekson qartë edhe Paul Findley, amerikan, autor i disa veprave dhe aktivist itë drejtave të njeriut:
“Këto standarde të dyfishta ushqejnë stereotipin më të përhapur dhe më tëturpshëm për Islamin. Është fjala për stereotipin që i lidh muslimanët me terrorizmin. … jam indërgjegjshëm se përhapja e stereotipeve dhe imazheve të rreme u shërben interesave të ngushtë fanatikë.”
4. Islami dhe terrorizmi
 Fjala
terrorizëm
nga Franca kaloi edhe në gjuhët dhe vendet tjera, e madje edhe në gjuhënarabe. Kështu në gjuhën arabe kemi disa shprehje për të përcaktuar dukurinë e terrorizmit: ihrab,fetk, guluv etj. Fjala
irhab
(
باهْرإ
) domethënë frikësim, tmerrim, kërcënim, dhunë politike dhe nuk egjejmë në literaturën islame përveç kohëve të fundit. Në Kur’an dhe Sunnet e hasim fjalën
tarhib
, ecila do të thotë nxitje e frikës dhe ka karakter prevencioni.
Në Kur’an thuhet:
“Dhe kundër tyre përgatitni sa të mundeni forcë e kuaj për betejë, që t’i tmerroni me këtëarmiqët e Allahut dhe të tuajit edhe të tjerët. …”.
(El-Enfal, 60). Pra, frikësojini armiqtë tuaj me
15
 http://www.ibn-sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=226&broj_id=14, ose: Znakovi vremena - Broj 18-19,zima-prolj. 2003.
16
 http://www.ibn-sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=226&broj_id=14, ose: Znakovi vremena - Broj 18-19,zima-prolj. 2003.
17
Do ta theksojmë një thënie e cila indirekt shpjegon interesat botërore: Këshilltari i zonjës Theçër, lordi Tebbit për gazetarë deklaroi: “Mastrihti u bë me qëllim që të vendoset nën kontroll rreziku që transporterët gjermanë sërish tëmos nisen të lëvizin nëpër Evrope.” F. W. Engdahl, Stoljece rata, Zagreb, 2000, fq. 361.Po ashtu, qeveria anlgeze qëndronte pas lëvizjes çeçene, moralisht dhe materialisht, me qëllim të dobësimittë Rusisë dhe kontrollimit të fushave dhe rrugëve të naftës. F. W. Engdahl, op. cit., fq. 360.Vashingtoni më 1980 në fshehtësi e nxiti Irakun ta sulmojë Iranin, kurse më vonë aleanca anglo-amerikane përgatiti planin për të gjetur pretekst ta sulmojnë Irakun. Po ashtu, më 27 korrik 1990, deputetja amerikane nëBagdad, Aprill Gaspie, u takua me sadamin dhe pohoi se SHBA nuk do të deklarohem kundër okupimit të Kuvaititnga ana e Irakut. Pas një jave, Iraku e okupoi Kuvaitin. Mirëpo, SHBA e Anglia nuk e mbajtën fjalën, filluan përgatitjet psikologjike të masës nëpërmjet mediumeve dhe sulmi kundër Irakut në gusht të vitit 1990. Shih: F. W.Engdahl, op. cit., fq. 343 e tutje.
18
Paul Findley, Mjaft me heshtje, pa vend botimi, 2004, fq. 57. Është me interes që lexuesi t’u referohet faqeve 51-73 të këtij libri.
19
Tewfik Muftic, Arapsko-srpskohrvatski jezik, I, Sarajevë, 1973, fq. 1308 e tutje; Krhs.: Rohi Baalbaki, në fjalorinetij arabisht – anglisht shprehjen Irhab e përkufizon si: terror, terrorism, terrorization, terrifying, scaring, frightening,intimidation, në: Al-Mawrid - Kamus Arabij – inklizij, botimi XV, Bejrut, 2001, fq. 77.Për të shprehur skajshmëritë në islam kemi edhe shprehje tjera: tenettu’, tetarruf, inbi’as, mutesheddidunislamijjun, selefijjeh, usulijjeh islamijjeh etj. mirëpo, asnjë nga këto shprehje nuk e përmbajnë kuptimin e fjalësterrorizëm. Shih: Islamski fundamentalizam – sta je to?, Sarajevë, 1990, fq. 25-43.

Activity (10)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 hundred reads
1 thousand reads
Dylber liked this
Imposible Baka liked this
Fatos Morina liked this
Taulant Ramabaja liked this
Dren Qerimi liked this
Bekim Sfishta liked this
Bekim Sfishta liked this
Bekim Sfishta liked this

You're Reading a Free Preview

Download
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->