You are on page 1of 28

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 

Arritje dhe Sfida

LORD ROBERTSON I PORT ELLENIT


Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

0450-00 NATO GRAPHICS STUDIO

NATO - OTAN
B-1110 Brussels / B-1110 Bruxelles
Belgium / Belgique
Tel: (32-2) 707 4111 l Fax: (32-2) 707 4117
www.nato.int - www.otan.nato.int
KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM
Arritje dhe Sfida

LORD ROBERTSON I PORT ELLENIT


Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s
Përmbajtja

Hyrje 5

Sfondi i krizës 6

Qëllimet e fushatës ajrore 10

Drejtimi i fushatës ajrore 13

Përparimi në Kosovë që nga


përfundimi i konfliktit 16

Puna nuk ka përfunduar ende:


Vlerësime të sfidave me të cilat përballemi 18

Një veprim i drejtë dhe i domosdoshëm 22

Mund të veprohej më mirë? 23

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 3


Hyrje

Një vit më parë, NATO filloi fushatën ajrore për t’i dhënë fund
shtypjes në Kosovë dhe ia doli mbanë me sukses. Në morinë e mendimeve
që janë dhënë, duket e lehtë të shqyrtosh këtë fakt të thjeshtë. Shumë
gjëra ende keqkuptohen mbi atë çka ndodhi. Tashmë është koha e
përshtatshme t’i rikthehemi veprimeve të NATO-s gjatë konfliktit, të
analizojmë arritjet e KFOR-it dhe të hedhim një vështrim në të ardhmen.
Rreziku që kanosej ishte i madh - NATO u përball me shumë probleme -
dhe çmimi ishte i lartë. Por ashtu, siç premtoi Aleanca në fillim të konfliktit,
forcat serbe u larguan, KFOR-i hyri në Kosovë dhe refugjatët u kthyen në
shtëpitë e tyre. Megjithatë, nuk ka vend për iluzione - ajo çka mbetet për
t’u bërë është tepër e vështirë.

Kriza në Kosovë kishte filluar të ngjizej prej një kohe të gjatë dhe është e
pamundur të gjendet zgjidhje për një vit. Ndërkohë që ka arritje të mëdha -
shpesh të papublikuara - askush nuk mund të jetë i kënaqur me situatën e
tanishme. Për ata që kanë dyshime, përgjigjia e thjeshtë është të shqyrtojnë
alternativat. Raporti i OSBE-së, Kosovo/Kosova Siç shihet, Siç flitet, hedh dritë
mbi tmerrin që ndodhi në Kosovë, duke paraqitur një tablo tronditëse të një
fushate të planëzuar dhune kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës.
Askush nuk ishte i sigurt, shkruhej në të, “Kemi të dhëna ngjethëse për vrasje të
paramenduara të fëmijëve me qëllim për të terrorizuar dhe ndëshkuar të rriturit
dhe bashkësitë”. Nëse NATO nuk do të kishte vepruar, atëherë përdorimi i
dhunës do të rritej dhe numri i të vrarëve do të arrinte përmasa të mëdha.
Tashmë do të kishte qindra mijëra refugjatë, vendet fqinje do të ishin nën trysni
dhe gjithë rajoni i destabilizuar. Kritikët, përfshirë ata që sot e kritikojnë NATO-n
për çfarë ka bërë, do ta fajësonin Aleancën për çfarë nuk do të kishte bërë.

Sfida me të cilën përballemi, dhe jo vetëm NATO, është të përfundojmë


punën që kemi nisur. Fushata ajrore dhe hyrja e KFOR-it kanë hedhur themele
të forta mbi të cilat do të punohet, por një gjë e tillë kërkon burime dhe
përgjegjësi të vijueshme, ose, në të kundërt, suksesi i arritur me vështirësi mund
të përfundojë në përpjekje dështake. Populli dhe udhëheqësit e Kosovës, po
ashtu, duhet të shfrytëzojnë mundësitë që u janë ofruar ose do të rrezikojnë të
humbasin mirëdashjen dhe përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar. Urrejtja
etnike ka shkaktuar fatkeqësira në të kaluarën dhe, sado të rënda e të hidhura
të jenë mbresat e përjetuara, duhet të lihet mënjanë, nëse do të synojmë me të
vërtetë që e ardhmja të jetë ndryshe.

Edmund Burke ka thënë se që e liga të ngadhënjejë, duhet vetëm që


njerëzit e mirë të qëndrojnë duarkryq. Në mars të vitit të kaluar të 19 vendet e
NATO-s ndërmorën veprime ushtarake. Më poshtë pasqyrohet mendimi im
vetjak mbi ngjarjet në Kosovë gjatë një viti në vazhdim.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 5


Sfondi i krizës

Kur NATO filloi fushatën ajrore, Kosova po përjetonte rritje të dhunës


etnike, shtypje të demokracisë, thyerje të ligjeve dhe të rregullave, dhunim
sistematik të të drejtave të njeriut nga autoritetet sunduese dhe kundërshtim
të qeverisë së Beogradit për të kërkuar a pranuar një zgjidhje politike. Në të
njëjtën kohë, kishte të dhëna se qeveria e Republikës Federative të
Jugosllavisë po planëzonte të zgjeronte fushatën e saj shtypëse. Komuniteti
ndërkombëtar mund të ndodhej përpara një katastrofe njerëzore, që po
përvijohej. Pa dëshirën e saj, NATO vendosi të përdorte forcën.

Kushtet që çuan në fillimin e krizës ishin si afatshkurtra dhe afatgjata.


Ballkani, që në rrjedhën e historisë është ndodhur në vijën ndarëse midis
besimeve dhe kulturave otomane dhe evropiane, ka qenë për shumë kohë
një rajon i turbulluar. Shekuj gjendjeje të tendosur u pasuan nga dekada
sundimi autoritar nën udhëheqjen e presidentit Tito, i cili i shtypi, po nuk u
gjeti zgjidhje acarimeve të njëmendta.

Zanafilla e tragjedisë në Kosovë i ka rrënjët në ngritjen në fuqi të


Sllobodan Millosheviçit, në fjalimin e tij tanimë famëkeq në Fushë-Kosovë më
1987, dhe në heqjen më 1989 të statusit të autonomisë së krahinës, duke e
sjellë këtë të fundit nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë së Beogradit.
Në vitet e mëpastajshme, pjesës më të madhe të popullsisë së Kosovës iu
mohua dukshëm e drejta e qeverisjes, e punësimit, e përdorimit të sistemit
ligjor e gjyqësor dhe e shkollimit të fëmijëve në gjuhën dhe kulturën e tyre.

Fillimisht, shqiptarët e Kosovës u munduan t’i bënin ballë kësaj situate


me mënyra paqësore. Serbët ishin në krye të strukturave administrative dhe
shqiptarët, më së fundi, krijuan një lloj “qeverie” paralele me atë serbe.
Madje, kjo qeveri mbajti edhe zgjedhje dhe u përpoq të mundësonte
shkollimin e sigurimin shëndetësor për shqiptarët, që u ishte mohuar nga
qeveria jugosllave. Përfundimisht, për arsye se qëndresa paqësore nuk solli
rezultate, disa shqiptarë të Kosovës rrëmbyen armët dhe formuan atë që u
bë e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Në të vërtetë, UÇK-ja ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shtypjes serbe.


Por shfaqja e një force të armatosur e shqiptarëve të Kosovës u shfrytëzua
nga autoritetet jugosllave për të përligjur rritjen e dhunës, duke e armiqësuar
dhe radikalizuar më tej popullsinë. Me qenë se situata në Kosovë po
përkeqësohej, në komunitetin ndërkombetar po rritej së tepërmi shqetësimi
për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe për mundësinë e shtrirjes së
paqëndrueshmërisë në vendet fqinje të rajonit.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 6


Trysnia ndërkombëtare vihet në zbatim
Në dhjetor 1997, ministrat e jashtëm të NATO-s pohuan se interesi i
NATO-s në stabilitetin e Ballkanit nuk qëndronte vetëm në Bosnje dhe
Hercegovinë, po në të gjithë rajonin dhe shprehën shqetësimin për rritjen e
dhunës etnike në Kosovë.

Është e rëndësishme të kujtojmë përpjekjet e jashtëzakonshme të


NATO-s dhe të komunitetit ndërkombëtar për të shmangur ndërhyrjen
ushtarake në Kosovë, ndërkohë që Aleanca ia bëri të qartë presidentit
Millosheviç se ishte plotësisht e përgatitur për përdorimin e forcës, nëse
lindte nevoja. Përvoja na kishte mësuar se diplomacia, pa kërcënimin e
përdorimit të forcës ishte e papërfillshme për Millosheviçin. Në pranverë
1998, ministrat e NATO-s u bënë thirrje të gjitha palëve për të gjetur një
zgjidhje paqësore të krizës, ndërkohë që udhëzuan autoritetet ushtarake të
Aleancës të përgatiteshin për përdorimin e forcës, nëse një gjë e tillë shihej
e domosdoshme.

Veprimet e NATO-s, përfshirë fluturimet e vazhdueshme demonstruese


të aeroplanëve ushtarakë të NATO-s, padyshim, patën një ndikim frenues ndaj
forcave jugosllave, por UÇK-ja i rriti veprimet luftarake që, së fundi, çuan në
një kundërmësymje serbe nga
mbarimi i verës, e cila u krye në një
© SHAPE

mënyre tipike diskriminuese. Zyra e


Komisionarit të Lartë të Kombeve të
Bashkuara për Refugjatët (KLKBR)
vlerësoi se, si pasojë, u shpërngulën
mbi 200.000 njerëz. Rreth 50.000 të
tjerë u detyruan të jetonin jashtë
nëpër tenda në kushte tejet të këqija.
Si rrjedhojë, në vjeshtë 1998, u
ndërmorën një sërë nismash
diplomatike, përfshirë vizitat në
Beograd të Sekretarit të Përgjithshëm
të NATO-s, Havier Solana, të të
Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të
Bashkuara, Riçard Hollbruk, të
Sekretari i Përgjithshëm
i NATO-s, Havier Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Klaus Nauman dhe të
Solana, Kryekomandatit të Forcave Aleate në Evropë, Gjeneral Uesli Klark. Në shtator,
Kryekomandanti i
Forcave Aleate në
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1199, në të
Evropë, Gjeneral Uesli cilën shprehej shqetësimi i komunitetit ndërkombëtar për përdorimin e
Klark dhe Kryetari i skajshëm të dhunës nga forcat e sigurimit serb, duke paralajmëruar rrezikun e
Komitetit Ushtarak,
Gjeneral Klaus Nauman,
një katastrofe humanitare dhe kërkohej armëpushim nga të dyja palët në
takojnë presidentin konflikt.
Millosheviç në vjeshtë
1998 - një nga orvatjet Për të përfocuar këto nisma, më 13 tetor, Këshilli i Atlantikut Verior, në
e shumta për një përpjekje tjetër për të bindur presidentin Millosheviç të tërhiqte trupat e
paralajmërimin e
pasojave të mosgjetjes tij nga Kosova dhe të bashkëpunonte për dhënien fund të dhunës, lëshoi
së një zgjidhjeje politike urdhrin e veprimit për goditje ajrore kundër Jugosllavisë.
për Kosovën.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 7


Si pasojë e kësaj trysnie, presidenti Millosheviç pranoi të kufizonte
numrin e forcave ushtarake e të sigurimit dhe armatimet e tyre brenda
Kosovës. Ai, gjithashtu, pranoi vendosjen e një misioni vëzhgues në krahinë,
Misioni i Verifikimit të Kosovës (MVK), të udhëhequr nga Organizata për
Sigurimin dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe një mision vëzhgimi
ajror të drejtuar nga NATO-ja. NATO dërgoi dhe një forcë operative ushtarake
në rajon për të ndihmuar, nëse do të ishte e nevojshme, shpërnguljen e
menjëhershme të MVK-së.

Dhuna dhe shtypja në Kosovë rriten së tepëmi


Pavarësisht nga këto masa, akte të organizuara të dhunës, shtypjes,
provokimit dhe hakmarrjes vijuan nga të dy palët, veçanërisht nga ana e
forcave dhe e paramilitaristëve serbë. Në raportin e dhjetorit 1999 -
Kosovo/Kosova, Siç shihet, Siç flitet - Zyra për Institucionet Demokratike
dhe të Drejtat e Njeriut (ZIDDNJ) e OSBE-së vlerësonte se rreth 350.000
kosovarë, kryesisht shqiptarë, përfshirë dhe disa serbë, ishin shpërngulur
nga shtëpitë e tyre në fund të vitit 1998.

Çdo analizë e drejtpeshuar e situatës në Kosovë, veçanërisht qysh


prej vitit 1998, do të provonte se akte të rënda dhune dhe provokimesh u
ndërmorën kundër popullsisë serbe nga shqiptarët e Kosovës dhe, në
mënyrë të veçantë, nga UÇK-ja. Me përfshirjen në vorbullën e dhunës, ata i
zbehën më tej dhe ato pak shpresa që kishin mbetur për një zgjidhje
paqësore. Megjithëkëtë, siç bëhet e qartë në raportin e OSBE/ZIDDNJ-së,
veprimet e UÇK-së ishin të papërfillshme në krahasim me fushatën e
paramenduar, të parapërgatitur e mizore të dhunës e shkatërrimit që kryen
forcat e regjimit jugosllav kundër popullsisë shqiptare të Kosovës.

Masakrimi i 40 civilëve shqiptarë të paarmatosur në fshatin Raçak, më


15 janar 1999, sipas raportit të OSBE/ZIDDNJ-së “ilustron vërtetësisht
shkarjen drejt dhunës, që arrin përmasat e krimeve të luftës dhe të krimeve
kundër njerëzimit”. Kjo masakër tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe
kristalizoi vendosmërinë e tij për gjetjen e zgjidhjes së krizës.

Të tjera ngjarje të rëndësishme, që u veçuan nga OSBE-ja përpara se


të fillonte konflikti, ishin: vrasjet e shqiptarëve të Kosovës nga policia në
Rugovë dhe në Rakovinë në fund të janarit; fillimi i “stërvitjeve dimërore”, që
u shoqëruan me goditjen me artileri të fshatrave dhe dëbimin me dhunë të
fshatarëve të komunës së Vuçiternit në shkurt dhe mars; mësymja e forcave
ushtarake dhe policore në Kaçanik në shkurt, gjatë së cilës u zbatua taktika
e djegies dhe e shkatërrimit të shtëpive të civilëve, në mënyrë që, gjoja, të
pastrohej zona nga UÇK-ja; dhe një sulm ndëshkimor policor në fillim të
marsit në një lagje shqiptare të Prishtinës, pas vrasjes së dy oficerëve të
policisë. Pas vrasjeve në Raçak, raporti i OSBE/ZIDDNJ-së arrin në
përfundimin se këto ngjarje nxjerrin në pah “forma të rënda keqtrajtimi të
popullsisë civile nga forcat jugosllave dhe serbe”.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 8


Bisedimet në Rambujé dështojnë
Në fund të janarit 1999, Grupi i Kontaktit për ish-Jugosllavinë (Franca,
Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara) ranë
në ujdi që të thërrisnin për bisedime palët në konflikt. NATO e mbështeti këtë
nismë, duke u dhënë paralajmërim të dy palëve se do të përdorte goditje
ajrore, nëse shihej e nevojshme. Më 6 shkurt, të dyja palët u takuan në
Rambujé, jashtë Parisit, për të diskutuar marrëveshjen e paqes.

Bisedimet zgjatën 17 ditë bashkë me sesionin në Paris në mes të


marsit. Propozimet që u bënë u ofruan shumë gjëra të dyja palëve por,
njëkohësisht, kërkoheshin dhe lëshime të mëdha. Shqiptarëve të Kosovës iu
ofrua autonomi mjaft e gjerë, e siguruar nga prania e një force të drejtuar nga
NATO-ja, po jo pavarësi. Serbëve iu kërkua të pranonin dhënien e
autonomisë, po jo sovranitet, duke e lënë statusin e Kosovës përfundimisht
të hapur. Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e mëdha të komunitetit
ndërkombëtar dhe vendimin e delegacionit të shqiptarëve të Kosovës për të
nënshkruar Marrëveshjen e Rambujésë, delegacioni jugosllav nuk pranoi ta
bënte një gjë të tillë. Eshtë e qartë se qeveria jugosllave asnjëherë nuk ishte
e prirur seriozisht për të hyrë në bisedime për paqe në Rambujé.

Madje dhe gjatë kohës së vazhdimit të bisedimeve, forcat ushtarake


dhe policore jugosllave po përgatiteshin të intensifikonin operacionet e tyre
kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë. Duke shkelur marrëveshjet e tetorit
1998, ata e shtuan në mënyrë të ndjeshme numrin e forcave dhe të
armatimeve në krahinë. Gjatë kësaj periudhe, KLKBR-ja, OSBE-ja dhe
organizata të tjera raportonin vazhdimisht mbi përkeqësimin e gjendjes së të
drejtave të njeriut. Pas përpjekjes së fundit të Riçard Hollbrukut për të bindur
presidentin Millosheviç të ndryshonte kursin e politikës, Sekretari i
Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, duke e kuptuar se diplomacia e
kishte kryer detyrën, dha urdhrin që të fillonte Operacioni i Forcave Aleate.

Ky vendim kërcënues u ndërmor pas disa muajsh bisedimesh politike


intensive dhe thirrjesh që iu bënë Jugosllavisë nga Kombet e Bashkuara,
Grupi i Kontaktit, Grupi i tetë vendeve të industrializuara dhe organizata të
tjera për të ndalur shtypjen dhe aktet e dhunës, të cilat po shkaktonin një
krizë humanitare, që po përkeqësohej gjithnjë e më shumë. Mospërfillja e
paarsyeshme e regjimit jugosllav ndaj këtyre thirrjeve, fushata e terrorit
kundër popullsisë së vet, në kundërshtim të plotë me standardet më
themelore të sjelljes njerëzore të pranuara në shkallë ndërkombëtare dhe
dështimi i të gjitha përpjekjeve diplomatike për të gjetur një zgjidhje politike,
nuk i lanë NATO-s shteg tjetër, përveç përdorimit të forcës.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 9


Qëllimet e fushatës ajrore

NATO i kishte dhënë presidentit Millosheviç paralajmërim të qartë se


çfarë do të ndodhte, nëse kërkesat e komunitetit ndërkombëtar nuk do të
pranoheshin. Thelbi i diplomacisë shtrënguese qëndron në faktin se një
kërcënim për përdorimin e forcës, që të jetë i besueshëm, duhet të
mbështetet nga një forcë reale, nëse lind nevoja. NATO e kishte marrë më
seriozitet këtë çështje.

Më 12 prill, kur u kuptua qartë se qeveria jugosllave ishte zhytur në


politikën e dëbimit masiv me dhunë të shqiptarëve të Kosovës, Këshilli i
Atlantikut Verior shpalli argumentimin politik për vendimin e tij si më poshtë:

“Sulmi i shfrenuar i forcave ushtarake, policore dhe paramilitariste


serbe, nën udhëheqjen e presidentit Millosheviç, kundër popullsisë civile
kosovare ka krijuar një katastrofë masive humanitare, e cila kërcënon
qëndrueshmërinë e rajonit përreth. Qindra mijëra njerëz janë dëbuar
© Crown

Trupat e NATO-s
kujdesen për të
dëbuarit etnikë
shqiptarë të
shpërngulur nga
Kosova prej
forcave serbe.
(Brazda, ish-
Republika
Jugosllave e
Maqedonisë* -
prill 1999)

*
Turqia e njeh
Republikën e
Maqedonisë
me emrin e saj
kushtetues.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 10


mizorisht nga Kosova prej autoriteteve të RFJ-së. Ne i dënojmë këto
dhunime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe përdorimin pa dallim të
forcës nga qeveria jugosllave. Këto veprime të skajshme dhe kriminalisht të
papërgjegjshme, që nuk mund të mbrohen me asnjë arsyetim, e bënë të
domosdoshme dhe e përligjin ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.

Veprimet ushtarake të NATO-s kundër RFJ-së mbështetin qëllimet


politike të komunitetit ndërkombëtar për një Kosovë të qetë, shumetnike dhe
demokratike, në të cilën të gjithë njerëzit të mund të jetojnë në siguri dhe të
gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore në mënyrë të barabartë”.

Raporti i OSBE/ZIDDNJ-së konfirmonte se spastrimet nga forcat


jugosllave dhe serbe u kryen “me plane të qarta strategjike dhe në
kundështim të plotë me ligjet dhe rregullat e luftës” dhe se “dhuna e ushtruar
ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës pas 20 marsit ishte një vazhdim i
veprimeve të forcave jugosllave dhe serbe, të cilat ishin parapërgatitur aq
mirë, saqë kishin filluar veprimet në disa zona të Kosovës shumë kohë
përpara 20 marsit”. Në fillim të prillit, u zbuluan të dhëna mbi një plan të
fshehtë serb (Operacioni Patkoi), që ishte hartuar muaj më parë për dëbimin
me dhunë të shqiptarëve nga Kosova.

Me ndërmarrjen e fushatës ajrore, NATO ia bëri të qartë presidentit


Millosheviç dhe regjimit të tij se duhej të plotësonte kërkesat e mëposhtëme,
në mënyrë që ajo të ndalonte veprimet:

1. të siguronte ndalimin e verifikueshëm të të gjitha veprimeve luftarake


dhe përfundimin e menjëhershëm të dhunës e shtypjes;
2. të siguronte tërheqjen e forcave ushtarake, policore dhe
paramilitariste nga Kosova;
3. të pranonte vendosjen në Kosovë të një force ushtarake
ndërkombëtare;
4. të pranonte kthimin e sigurt dhe pa kushte të të gjithë refugjatëve dhe
personave të dëbuar dhe të mos pengonte ndihmën që do t’u jepej
atyre nga organizatat humanitare;
5. të garantonte siguri të besueshme gatishmërie për të punuar mbi
bazën e bisedimeve të Rambujésë në krijimin e një plan-marrëveshjeje
politike për Kosovën në pajtim me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e
Kombeve të Bashkuara.
Kur këto kushte u plotësuan nga presidenti Millosheviç, Këshilli i
Atlantikut Verior, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, pranoi të pezullonte
operacionet ajrore më 10 qershor 1999. Gjatë kohës së konfliktit, në shumë
raste, NATO e bëri të qartë se nuk po drejtonte një fushatë për të mposhtur
Serbinë apo Republikën Federative të Jugosllavisë dhe se nuk po luftonte
kundër popullsisë serbe. Ajo nuk ishte luftë. Ishte një operacion i kujdesshëm,
që u ndërmor për të ndaluar fushatën jugosllave të dhunës në Kosovë me anë
të goditjeve në mënyrë përpjesëtimore dhe të saktë të makinës ushtarake, që

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 11


© Belga

po kryente këto sulme. Aleanca e mori përsipër këtë


fushatë vetëm që të bindte presidentin Millosheviç të
zbatonte kërkesat e arsyeshme të parashtruara më
sipër. Si përfundim, zgjidhja ishte shumë më e keqe
për qeverinë jugosllave sesa propozimi i paraqitur në
Rambujé.

NATO nuk e mori me lehtësi vendimin për


përdorimin e forcës ushtarake. Prirja për
mospërdorimin e armëve është një meritë e
demokracive perëndimore. Drejtpeshimi i interesave
dhe i përparësive të 19 vendeve, me ndryshime të
dallueshme në politikën e brendshme, ishte një sfidë
e madhe. U deshën të bëheshin edhe kompromise,
të cilat mund të kenë ndikuar në vështirësimin e
detyrave ushtarake. Por ky ishte çmimi i
konsensusit, që përbën tiparin më thelbësor të
politikës së NATO-s. Ky nuk është një argument
shfajësimi, po krenarie. Në një situatë të mbarsur
me rreziqe politike, të gjithë aleatët e NATO-s ranë
Popullsia lokale i bën
një pritje në ujdi se ndërhyrja për shmangien e shtypjes së
jashtëzakonisht të vazhdueshme në Kosovë ishte e ngutshme dhe e
ngrohtë forcave
gjermane (Prizren, rëndësishme ishte që NATO të dilte fitimtare.
qershor 1999)

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 12


Drejtimi i fushatës ajrore

Koncepti për Operacionin e Forcave Aleate u parashikua si një fushatë


ajrore me faza për arritjen e objektivit politik të NATO-s me sa më pak forca.
Këto faza shtriheshin nga demonstrimi i forcës në periudhën fillestare deri në
operacione kundër forcave serbe në Kosovë, duke u përhapur më tej, nëse
shihej e domosdoshme, në objektiva të tjerë në të gjitha anët e Republikës
Federative të Jugosllavisë, që mbështesnin fuqinë e regjimit në sulmet
kundër popullsisë civile të Kosovës. U shpresua, po kurrë nuk u pretendua,
se presidenti Millosheviç do të kuptonte shpejt vendosmërinë e NATO-s dhe
do të pranonte kërkesat e saj. Krejt ndryshe, ai e zgjeroi fushatën e
spastrimit etnik dhe, në përgjigje, drejtuesit e NATO-s përshpejtuan dhe
fuqizuan ndjeshëm fushatën ajrore.

© DoD (US)

Bombarduesit
luftarakë F-16 të
Shteteve të Përzgjedhja e objektivave
Bashkuara të
rreshtuar për Fushata ajrore u ndërmor për të dobësuar fuqinë ushtarake serbe si
fluturim në bazën
ajrore Aviano të
nga ana strategjike, ashtu dhe taktike. Goditjet kundër objektivave taktikë, të
Italisë gjatë tilla, si artileria dhe shtabet fushore, kishin një efekt të menjëhershëm në
Operacionit të
ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës. Goditjet kundër objektivave
Forcave Aleate.
strategjikë, si ministritë dhe rafineritë kishin një ndikim më afatgjatë dhe më
të gjerë në makinën ushtarake serbe. Nga më shumë se 38.000 aviofluturime
luftarake, përfshirë 10.484 aviofluturime goditëse, që u kryen nga forcat

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 13


aleate, nuk pati asnjë humbje prej tyre, çka përbënte një arritje të shkëlqyer.

Fillimisht, me rëndësi të veçantë ishte dëmtimi i rrjetit të mbrojtjes


ajrore serbe. Kjo rezultoi të ishte një sfidë e vështirë, pasi ishte mjaft i
zhvilluar dhe përfshinte shumë elemente lëvizëse. Por, pa epërsinë ajrore,
NATO nuk do të kishte qenë në gjendje të arrinte objektivat e saj ushtarakë
në mënyrë të efektshme, ndërkohë që duhej të mbronte edhe trupat e veta
dhe, vetëkuptohet, që aftësia e forcave aleate do të ishte më e kufizuar në
goditjen e objektivave ushtarakë me saktësi dhe me sa më pak “dëmtime të
padëshirueshme”. Megjithëqë NATO e mposhti me sukses rrezikun, ishte e
pamundur që ai të shmangej plotësisht, gjë që kërkonte një vigjilencë të
pandërprerë gjatë gjithë fushatës.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve të NATO-s u përqendrua në goditjen e


objektivave taktikë, si pajisjet ushtarake, trupat fushore, armatimin e rëndë,
mjetet e transportit dhe formacionet ushtarake në Kosovë dhe në Serbinë
Jugore. Shumë nga këta
© DoD (US)

objektiva ishin me
lëvizshmëri të lartë dhe
përcaktoheshin me
vështirësi, veçanërisht
gjatë motit të keq të fazës
së parë të fushatës.
Goditjet, gjithashtu, u
vështirësuan dhe nga
përdorimi cinik prej
serbëve i shtëpive dhe
ndërtesave civile për
fshehjen e armatimeve dhe
të mjeteve të transportit,
nga bashkëpërzierja e
mjeteve të transportit
ushtarak me ato të lëvizjes
së qytetarëve dhe,
Një aeroplan
F-15E, Shqiponja herëherë, nga përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore. Në këtë mënyrë,
Goditëse, i shqetësimi i NATO-s për shmangien e humbjeve në radhët e civilëve u
Shteteve të
Bashkuara, niset shfrytëzua nga serbët. Por prania e qëndrueshme e forcave ajrore të NATO-s
për fluturim nga i frenoi serbët, duke i detyruar të fshiheshin dhe, shpesh, u ndëshkuan kur
baza italiane.
dilnin për të vepruar.

Objektivat strategjikë përfshinin mbrojtjen ajrore serbe, objektet e


komandimit e të kontrollit, shtabet e forcave ushtarake dhe policore
jugosllave dhe rrugët e furnizimit. Në disa raste, NATO u kritikua për këto
goditje, nga ata që shpreheshin se veprimet e Aleancës rrezikonin civilët dhe
pronat e tyre njëherësh. Në fakt, NATO i përzgjodhi me kujdes objektivat,
duke u bazuar në rolin që do të luanin ndaj orvatjeve luftarake të serbëve.
Objektet u goditën vetëm kur u vlerësua se do të ndikonin dukshëm ndaj

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 14


përgatitjeve luftarake të serbëve dhe se shkatërrimi i tyre garantonte një
përfitim të sigurt ushtarak. Përpjekje të pareshtura u bënë për të zvogëluar
ndikimin e fushatës ajrore te popullsia civile serbe.

Ulja e rrezikut për civilët


Përzgjedhja e objektivave u shqyrtua imtësisht në shumë nivele koman-
dimi, si dhe nga forcat aleate që kryenin goditjet. Këto shqyrtime bëheshin për
t’u siguruar se ishin në pajtim me ligjin ndërkombëtar, të përligjura
ushtarakisht, dhe për të shmangur rrezikun për jetën dhe pasurinë e civilëve.

Në fakt, shqetësimi për shmangien e dëmtimeve të paqëllimshme ishte


një faktor detyrues i gjithhershëm. Shumë objektiva nuk u goditën, sepse
rreziku për popullsinë civile u vlerësua i madh. Por këto kufizime nuk e
ndryshuan rezultatin përfundimtar. Teknologjia moderne, aftësitë e pilotëve të
NATO-s dhe kontrolli i përzgjedhjes së objektivave bënë të mundur që Aleanca
t’ia dilte mbanë me sukses me humbje jashtëzakonisht të pakta nga ana e
civilëve.

Humbjet e vërteta në njerëz nuk do të jenë të njohura kurrë me saktësi,


por grupi i pavarur, Vëzhgimi i të Drejtave të Njeriut, ka vlerësuar se ka pasur
90 incidente me vdekje të civilëve, në të cilat kanë humbur jetën rreth 488-527
civilë, 87 prej tyre në Korisa, ku forcat serbe detyruan popullsinë civile të futej
në një objekt ushtarak të njohur. Këto shifra janë shumë më të vogla se 1.200-
5.700 vdekje të civilëve të njoftuara nga jugosllavët.

NATO shpreh keqardhjen e saj të thellë për çdo humbje të shkaktuar


në radhët e civilëve, por këto humbje duhet të shihen në dritën e ardhmërisë
ndaj asaj që NATO po kërkonte të parandalonte dhe veprimeve të regjimit të
Beogradit. Çdo studim historik tregon se ekuipazhi ajror i Aleancës përcaktoi
dhe arriti standarde mjaft të larta. Nuk është e drejtë të presësh që të gjitha
rreziqet të shmangen. Kjo është kuptuar mirë dhe është pohuar shpeshherë
çiltazi nga vetë shqiptarët e Kosovës.

Pavarësisht nga përpjekjet cinike serbe për të shfrytëzuar imazhet e


humbjeve të rastësishme të civilëve nga goditjet ajrore të NATO-s, Aleanca
mbajti qëndrim të patundur. Presidenti Millosheviç përllogariti që, nëse ai nuk
dorëzohej për një kohë të gjatë, NATO do të dobësohej. Ai gaboi. Zgjatja e
fushatës ajrore shkaktoi shqetësim te aleatët, por bashkimi dhe qëllimi i
përbashkët, që përbëjnë thelbin e NATO-s, ishin një kundërpeshë e
qëndrueshme. Rritja e përshkallëzuar e fuqisë ajrore dhe e efektshmërisë së
aleatëve, si dhe fakti që NATO po qëndronte e bashkuar, luajtën një rol
themelor në tërheqjen e Serbisë.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 15


Përparimi në Kosovë që nga
përfundimi i konfliktit
Trupat e KFOR-it

© Crown
përshëndeten me
lule gjatë hyrjes në
Kosovë në qershor
1999.

Duke parë trashëgiminë e dhunës, nuk duket i habitshëm fakti që


situata në Kosovë është ende e pamëkëmbur dhe që do të nevojitet një
angazhim afatgjatë nga komuniteti ndërkombëtar. Por, ndërsa ka probleme
të rënda, hasen dhe shumë shenja të mira. Mjaft gjëra janë përmirësuar që
nga vendosja e KFOR-it.

Qëkurse përfundoi fushata ajrore, mbi 1.300.000 refugjatë janë kthyer


në shtëpitë dhe fshatrat e tyre: 810.000 nga Shqipëria, ish-Republika
Jugosllave e Maqedonisë1 dhe vende të tjera të botës dhe 550.000 të
zhvendosur brendapërbrenda Kosovës. Ndonëse krimi mbetet akoma një
problem kryesor, ai ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Për shembull,
megjithëse është ende e lartë, shkalla e vrasjeve është ulur nga 50 në javë,
që numërohej në qershor 1999, në rreth 5 në javë tashmë.

Përveç përmbushjes së misionit të vet për vendosjen dhe ruajtjen e


një mjedisi të sigurt, KFOR-i është përfshirë gjerësisht në ndihmesën ndaj
1 bashkësisë civile dhe Administratës së Brendshme të Misionit të Kombeve
Turqia e njeh
Republikën e të Bashkuara në Kosovë që të kapërcejnë tmerret e luftës dhe të hedhin
Maqedonisë me themelet për një shoqëri paqësore, tolerante dhe shumetnike në të ardhmen.
emrin e saj
kushtetues.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 16


Ushtarët e KFOR-it dhe komuniteti ndërkombëtar kanë pastruar mbi
16.000 shtëpi, 1.165 shkolla dhe rreth 2.000 kilometra rrugë nga municione
dhe mina të paplasura. Ata kanë shpërndarë mbi një milion tjegulla për çati,
18.000 soba dhe 4.000 kamionë me ngarkesë drurësh për zjarr nëpër
shtëpitë dhe fshatrat kosovare. Mbi 43.000 kosovarë kanë marrë shërbim
shëndetësor në qendrat mjekësore të KFOR-it. Stacionet elektrike, rrugët,
urat dhe hekurudhat janë meremetuar nga xhenierët e KFOR-it.

Përveç këtyre, mbi 50 përqind e trupave të KFOR-it janë vënë në


shërbim të mbrojtjes së pakicave kombëtare (kryesisht serbe) të Kosovës.
Kjo përfshin ruajtjen e shtëpive dhe të fshatrave, transportimin e njerëzve në
shkolla dhe dyqane, patrullimin, mbikëqyrjen e pikave të kontrollit, ruajtjen e
trojeve trashëgimore dhe ndihmesa të tjera për popullsinë lokale.
© ARRC Images

Forcat serbe
shkaktuan
shkatërrime të
pafundme në
Kosovë.

Është e rëndësishme të mbahet mend përmasa e vërtetë e tragjedisë


së kohëve të fundit në Kosovë, ashtu si dhe e kaluara historike. Do të
nevojitet kohë që të shërohen plagët fizike dhe psikologjike. Duhet të jemi
realistë për përmirësimet që mund të priten brenda një kohe kaq të shkurtër.
NATO është e vendosur për të vazhduar veprimtarinë e saj në mënyrë të
paanshme ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe për të mbështetur
qëllimet e përcaktuara nga komuniteti ndërkombëtar në Rezolutën 1244 të
Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 17


Puna nuk ka përfunduar ende :
Vlerësime të sfidave me të cilat
përballemi
Është e qartë që mbetet shumë për të bërë. Tashmë, në bashkëpunim
me komunitetin ndërkombëtar dhe popullsinë e Kosovës, ne duhet të punojmë
mbi bazën e atyre çka kemi arritur. Rezoluta 1244 e 12 qershorit 1999 të
Këshillit të Sigurimit të Kombave të Bashkuara ka përcaktuar përgjegjësitë e
komunitetit ndërkombëtar gjatë administrimit të brendshëm të Kosovës. Kjo
Rezolutë, si dhe Marrëveshja Teknike Ushtarake për tërheqjen e forcave
jugosllave dhe Plani Operativ i NATO-s 10413 (Operacioni Ruajtja e
Përbashkët) përbëjnë bazat e përgjegjësive të KFOR-it. Këto mund të ndahen
në pesë drejtime kryesore:

Gjenerali Klaus

© NATO
Reinhardt,
Komandant i
KFOR-it, shoqëron
Sekretarin e
Përgjithshëm të
NATO-s, Lord
Robertson, gjatë
vizitës në Shtabin
e KFOR-it në tetor
1999.

• ndalimi i armiqësisë së rishfaqur dhe i kërcënimeve ndaj Kosovës nga


forcat jugosllave dhe serbe;
• krijimi i një mjedisi të sigurt dhe garantimi i rendit publik e i sigurisë;
• çarmatosja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
• mbështetja e përpjekjeve humanitare ndërkombëtare;
• bashkërendimi me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë
(MKBK) dhe mbështetja e pranisë së forcave civile ndërkombëtare.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 18


Ndalimi i armiqësisë së rishfaqur dhe i kërcënimeve ndaj
Kosovës
Sipas pikave të Marrëveshjes Teknike Ushtarake, të nënshkruar nga
NATO-ja dhe komandantët jugosllavë më 9 qershor 1999, ushtria jugosllave
dhe forcat policore të Ministrisë së Brendshme u tërhoqën nga Kosova dhe
nga brezi pesëkilometërsh i Zonës së Sigurimit Tokësor ndërmjet krahinës
dhe pjesës tjetër të Republikës Federative të Jugosllavisë. Kjo marrëveshje
tashmë rregullon marrëdhëniet ndërmjet KFOR-it dhe forcave jugosllave. Për
më tepër, prania në rajon e rreth 40.000 trupave të armatosura dhe të
stërvitura më së miri, kryesisht nga vendet e NATO-s, shërben si mjet
frenues i fuqishëm ndaj armiqësive të rishfaqura dhe krijon siguri se forcat
jugosllave nuk paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën.

KFOR-i është gati t’i përgjigjet çdo kërcënimi që mund të shfaqet. Një
çështje e pazgjidhur është kthimi i një numri të pranuar, të kufizuar personeli
policor dhe ushtarak jugosllav, kur kushtet do ta lejojnë, siç është rënë në
ujdi sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Këto forca të kufizuara do të kthehen për detyra të posaçme që kanë të
bëjnë me shenjëzimin e spastrimin e fushave të minuara dhe sigurimin e
pranisë serbe në vendet historike dhe kalimet kufitare. KFOR-i do ta
plotësojë këtë kusht për kthimin e një pjese të forcave serbe kur të jetë koha
e duhur.

Ruajtja e sigurisë në Kosovë


Sfida më e vështirë e kohëve të fundit për KFOR-in është ruajtja e një
mjedisi të qetë dhe të sigurt brenda Kosovës. Me një notë optimizmi mund
të themi se siguria në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm brenda nëntë
muajve të parë të pranisë së KFOR-it. Numri i krimeve të rënda ka rënë
shumë si pasojë e veprimit të fuqishëm të KFOR-it në bashkëpunim të
ngushtë me policinë e MKBK-së. Ushtarët e KFOR-it kryejnë nga 500 deri në
750 patrullime çdo ditë, duke ruajtur mbi 500 vende kyç dhe duke dërguar
forcat në mbi 200 pika kontrolli të mjeteve të transportit.

Përpjekjet e KFOR-it do të ishin edhe më të efektshme nëse në


Kosovë do të ishte e pranishme një forcë policore ndërkombëtare më e fortë
dhe një sistem gjyqësor, që të funksiononte ashtu siç duhet. Por MKBK-ja
është penguar shumë nga kufizimet në burimet financiare dhe në personel,
veçanërisht atë policor. Mungesa e një sistemi gjyqësor të efektshëm e
vështirëson së tepërmi kapjen e kriminelëve, duke i lënë ata të pandëshkuar.
Nga ana tjetër, kjo krijon vështirësi për t’u marrë me problemin më serioz të
rendit publik në Kosovë, atë të mbrojtjes së pakicave kombëtare të
popullsisë. Këto çështje duhet të trajtohen në mënyrë të ngutshme.

Rritja e sigurisë për pakicat kombëtare është një nga përparësitë


kryesore të KFOR-it dhe një shkak madhor për shqetësim. Në Prishtinë, për
shembull, ka mbi 100 ushtarë të KFOR-it që jetojnë së bashku me familje të
veçuara serbe dhe i mbrojnë ato. Ushtarët e KFOR-it shoqërojnë rregullisht
në shkollë fëmijët serbë dhe romë. Në Mitrovicë, në zonën e trysnisë etnike

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 19


më të lartë, KFOR-i po përpiqet në mënyrë të vijueshme të garantojë sigurinë
e pakicave kombëtare në të dy anët e lumit Ibar.

KFOR-i është i vendosur të sigurojë kthimin në shtëpitë e tyre të të


gjithë refugjatëve dhe personave të dëbuar. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe
© EPA / Belga

e pakicave kombëtare, kryesisht


serbë, shumë prej të cilëve janë
larguar gjatë ose menjëherë pas
konfliktit, para se KFOR-i të vinte
për të mbrojtur popullsinë,
vazhdojnë të jenë të shpërngulur.
Disa janë kthyer që atëherë dhe
KFOR-i i është vënë punës
tërësisht për të krijuar një mjedis,
në të cilin kosovarët e të gjitha
grupeve etnike të jetojnë në
paqe. Por vëllimi i punës është
mjaft i madh. Thëngjijtë e
padrejtësive të së kaluarës, të
vërteta apo imagjinare, mund të
Trupat franceze të rindizen shumë lehtë në të gjitha
KFOR-it ndalojnë bashkësitë e Kosovës. Kjo nënkupton se nuk ka të ngjarë të pakësohen
demonstruesit në
Mitrovicën e
detyrat e KFOR-i për disa kohë në vazhdim. Prandaj KFOR-i duhet të mbetet
Kosovës (shkurt ashtu siç është dhe plotësisht i siguruar në pikëpamje të burimeve financiare
2000) dhe njerëzore.

NATO e pranon se sigurimi nuk është vetëm një çështje e brendshme.


KFOR-i ka bërë përpjekje të ndjeshme për ruajtjen e kufijve ndërkombëtarë
me Shqipërinë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë2, dhe të kufijve
krahinorë me Malin e Zi dhe Serbinë.

Riintegrimi i anëtarëve të UÇK-së në jetën civile


Sfida e tretë e madhe për KFOR-in ishte çarmatimi i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Njëra nga sfidat kryesore në çdo situatë pas konflikti
është riintegrimi i ish-luftëtarëve në jetën civile. Sigurimi i bashkëpunimit të
UÇK-së në procesin e çarmatimit do të kishte qenë i pamundur të arrihej pa
planin shoqërues të shndërrimit. KFOR-i ishte plotësisht në dijeni, jo vetëm
të nevojës për çarmatosje (10.000 armë u dorëzuan deri në dhjetor të vitit të
shkuar), por dhe të ndihmesës në gjetjen e punëve për ish-luftëtarët e UÇK-
së. Duke punuar nga afër me MKBK-në dhe me Përfaqësuesin e Posaçëm
të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Bernard Kushner,
një nga përpjekjet kryesore të KFOR-it ishte krijimi i Trupave të Mbrojtjes së
Kosovës (TMK). TMK-ja është një organizatë civile e krijuar për të ndihmuar
popullsinë e Kosovës në raste fatkeqësish natyrore ose të shkaktuara nga
njerëzit dhe nuk luan ndonjë rol në mbajtjen e rregullit e të qetësisë. Kur të
2
marrë formë të plotë, TMK-ja do të jetë nën varësinë e drejtpërdrejtë të
Turqia e njeh
Republikën e MKBK-së, me mbikëqyrje të përhershme nga KFOR-i.
Maqedonisë
me emrin e saj Qëllimi i KFOR-it dhe i organizatave të tjera ndërkombëtare është që
kushtetues. kosovarët të bëhen të përgjegjshëm për bashkësinë e tyre, e marrë si një e

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 20


tërë. Por që të ndodhë kjo, një pengesë të madhe krijojnë udhëheqësit e të
gjitha bashkësive. Ata duhet të tregojnë publikisht dhe privatisht se janë
kundër ndarjes dhe dhunës etnike. Zotimi i tyre për arritjen e qëllimit për një
Kosovë të lirë dhe shumetnike duhet të jetë krejtësisht i vërtetë; përndryshe,
ata rrezikojnë të humbasin përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar.

Mbështetja e përpjekjeve humanitare ndërkombëtare


Krahas ruajtjes së sigurisë, KFOR-i po bashkëpunon dhe mbështet
administratën civile ndërkombëtare nën drejtimin e Dr. Kushnerit.
Mbështetur në mësimet e nxjerra nga disa anë të dobëta të përvojës në
Bosnje, KFOR-i dhe MKBK-ja kanë krijuar marrëdhënie bashkëpunimi të
ngushta. Në takimet e përditshme, në planifikimin e përbashkët dhe në
sesionet e strategjisë së përbashkët të të gjitha niveleve, KFOR-i dhe MKBK-
ja bashkëpunojnë mjaft mirë.

KFOR-i dhe MKBK-ja, veçanërisht “shtylla” kryesore e MKBK-së,


KLKBR-ja, kanë punuar mirë së bashku për hartimin e një programi të
ndihmës humanitare. Si rrjedhojë e përpjekjeve të tyre, ndërthurur edhe me
ato të organizatave të tjera joqeveritare, gjatë muajve të dimrit u parandaluan
vuajtjet e rënda, sëmundjet dhe vdekjet. Në të vërtetë, përpara dimrit, u
realizua mbi 95 përqind e programit të planëzuar për dimërim, çka përbënte
një arritje mjaft të rëndësishme në ato rrethana, por që thuajse është lënë pa
përmendur. Por për t’u shënuar është fakti se, megjithë klimën e ashpër të
Ballkanit, nuk ka pasur raportime vdekjesh gjatë dimrit nga mungesa e
ushqimit apo e strehimit.

Një arritje tjetër, që e vlen të përmendet, lidhet me rihapjen e


shkollave. Për herë të parë pas 10 vjetësh, 300.000 nxënësve iu dha mësim
në gjuhën e tyre. Kjo është, pikërisht, një shenjë e kthimit të ngadaltë në
jetën e qetë, që tani mund ta shijojnë rajone të mëdha të Kosovës.

Ndihmesa që i jepet MKBK-së


Problemi i burimeve të pamjaftueshme pengon çdo gjë që përpiqet të
realizojë MKBK-ja. Kthimi i suksesshëm i zotimeve në dhurime të dobishme
ka vërtetuar të jetë një sfidë e vazhdueshme. Pa para të mjaftueshme nga
ana e dikastereve kryesore qeveritare, si, për shembull, pagat për mësuesit,
punëtorët e hekurudhave dhe të bashkive, gjyqëtarët dhe hetuesit, si mund
të krijojë MKBK-ja një administratë civile të efektshme dhe të ushtrojë
vullnetin e komunitetit ndërkombëtar? Është në interesin e komunitetit
ndërkombëtar të sigurohen burimet e nevojshme, si për personelin,
veçanërisht atë policor, ashtu dhe fonde për të kapërcyer kufizimet
financiare ekzistuese. Qeveritë, përfshirë ato të vendeve të NATO-s, duhet të
bëjnë më shumë në këtë drejtim.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 21


Një veprim i drejtë dhe i
domosdoshëm
Shkelja e të drejtave të njeriut nga qeveria e Republikës Federative të
Jugosllavisë dhe katastrofa humanitare, të cilën e parandaloi ndërhyrja e NATO-
s në Kosovë, kërcënoi të shkatërronte vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa
e re. Veprimet barbare të regjimit jugosllav e shtuan frikën e paqëndrueshmërisë,
e cila u përhap në vendet fqinje, përfshirë ndikimin që mund të kishte në
nxjerrjen nga binarët të procesit të paqes në Bosnje dhe Hercegovinë. Nëse
NATO nuk do t’i përgjigjej politikës së spastrimit etnik, ajo do të tradhtonte vlerat
e saj dhe do të hidhte një hije të përhershme dyshimi mbi besueshmërinë e
institucioneve të veta. Duke i bërë ballë sfidës së presidentit Millosheviç, vendet
e NATO-s pohuan se vlerat e përbashkëta dhe respekti për të drejtat e njeriut
janë themelore për Aleancën dhe për të gjitha demokracitë botërore.

Suksesi i NATO-s nuk e verboi Aleancën për të mos parë e shqyrtuar


nevojën e nxjerrjes së mësimeve nga konflikti, proces që po vazhdon dhe sot.
Fushata e Kosovës zbuloi të çara në aftësitë ushtarake të NATO-s, veçanërisht
në Evropë, të cilat duhet të kapërcehen. NATO po punon për Nismën e Aftësive
Mbrojtëse dhe, për të forcuar “shtyllën” evropiane të saj, po përpunon Identitetin
e Mbrojtjes dhe të Sigurimit Evropian. Tashmë vendet e NATO-s po i përgjigjen
këtyre nismave. Detyra është të riorganizojmë dhe të ripajisim forcat tona për t’i
bërë më elastike, më të lëvizshme dhe më të efektshme, pasi nevoja për një gjë
të tillë është e ngutshme. Ne nuk mund ta parashikojmë se kur apo ku do të
ndodhë një krizë tjetër. Burimet e nevojshme duhet të sigurohen.

Megjithatë, fushata ajrore i arriti qëllimet e saj në më pak se tre muaj me


një numër jashtëzakonisht të vogël viktimash në radhët e civilëve dhe asnjë
humbje luftarake nga NATO-ja. Koalicioni qëndroi i bashkuar dhe të gjithë
shtetet fqinje me Republikën Federative të Jugosllavisë mbështetën veprimet e
NATO-s, pavarësisht nga rreziqet politike dhe ekonomike për vendet e tyre.
NATO nuk do ta harrojë këtë përkrahje. Ajo nuk do të harrojë dhe rolin e veçantë
që luajtën shtetet e Partneritetit për Paqe, që ishin të vendosura dhe me ndikim
përcaktues në arritjen e suksesit, si para krizës dhe pas saj. Mbështetja për
KFOR-in është e madhe dhe sot ka 19 shtete jo anëtare të NATO-s, që marrin
pjesë aktivisht në paqeruajtjen e KFOR-it, përfshirë Rusinë, e cila është një nga
partneret kryesore për ruajtjen dhe mbajtjen e një paqeje të qëndrueshme.

NATO e kupton rëndësinë themelore të një suksesi afatgjatë në Ballkan.


Nuk do të jetë e lehtë. Askush nuk duhet të presë përmirësime çudibërëse
brenda natës. Shumë është bërë dhe shumë mbetet për t’u bërë. NATO do të
qëndrojë e palëkundur në vendimin e saj për ndjekjen dhe zbatimin e
objektivave humanitare dhe demokratike, të cilat na përkasin të gjithëve.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 22


Mund të veprohej më mirë?

Është një epërsi e dukshme e demokracive tona që edhe kur një


veprim ushtarak është i suksesshëm dhe ka mbështetje të fuqishme
ndërkombëtare, shumëkush do të ngrinte pyetjen nëse duhej të ndërmerrej,
si veprim i bazuar politikisht ose ligjërisht dhe, pasi është ndërmarrë, nëse
duhej të veprohej ndryshe. Pas një viti, është e vlefshme t’i rikthehemi kritikës
në mënyrë që t’i paraqesim sa më drejt problemet. Pyetjet kryesore që u
ngritën mbi veprimet e NATO-s vijojnë si më poshtë:

A këmbënguli komuniteti ndërkombëtar për kushtet që e bënë të


pashmangshëm dështimin e bisedimeve të Rambujésë?
Disa hamendësojnë se duke këmbëngulur në përdorimin e një force
ushtarake të drejtuar nga NATO-ja për të mbikëqyrur ndonjë zgjidhje që mund
të vendosej në Rambujé, Grupi i Kontaktit e bëri të pamundur për autoritetet
jugosllave rënien në ujdi për marrëveshjen, e cila ndryshe do të ishte pranuar.
Gjithashtu, mëtohet se të drejtat e kësaj force në territorin jugosllav do të ishin
aq të mëdha, sa serbët do të detyroheshin të mos pranonin.

Është e vërtetë se Republika Federative e Jugosllavisë e kundërshtoi


idenë e një force të drejtuar nga NATO-ja për të garantuar marrëveshjen, por
arkivi i presidentit Millosheviç flet vetë për këtë. Komuniteti ndërkombëtar
duhej të merrte parasysh faktin se presidenti Millosheviç kishte shkelur herë
pas here marrëveshjet e mëparshme dhe se një prani ndërkombëtare
sigurimi ishte e domosdoshme për të garantuar pranimin e marrëveshjes.
Gjithashtu, pa këtë prani, pala e shqiptarëve të Kosovës nuk do të kishte
dhënë pëlqimin e vet.

Të drejtat që nevojiteshin për veprimin e një force të tillë në territorin


jugosllav u bazuan në marrëveshjen standarde mbi statusin e forcave që janë
përdorur në shumë raste të tjera. Këto të drejta nuk u ngritën si çështje më vete
në atë kohë, kështuqë përjashtohet fajësimi për mosrealizimin e marrëveshjes.

Pavarësisht nga kushti për praninë e sigurimit ndërkombëtar,


Marrëveshja e Rambujésë njohu sovranitetin e Jugosllavisë mbi Kosovën dhe
lejoi praninë dhe rolin e shtabeve të forcave ushtarake dhe policore jugosllave
në krahinë. Marrëveshja, e cila parashikonte një status të brendshëm për
krahinën e Kosovës për një periudhë trevjeçare, do të mbronte të drejtat e të
gjitha palëve. Si rrjedhojë e kundërshtimit të qeverisë jugosllave për të zhvilluar
bisedime në frymën e mirëbesimit, forcat serbe u përzunë më në fund nga
Kosova - një përfundim shumë më i keq se propozimi i Rambujésë.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 23


A ishin të justifikuara ligjërisht veprimet e NATO-s pa mandatin e
Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara?
Disa argumentojnë se NATO nuk duhet të kishte vepruar kundër
Republikës Federative të Jugosllavisë në Kosovë pa një mandat të veçantë
të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Aleatët ishin mjaft të
ndjeshëm për bazën ligjore të veprimit të tyre. Jugosllavët thuajse nuk kishin
zbatuar shumë kërkesa të Këshillit të Sigurimit nën Kapitullin VII të Kartës së
Kombeve të Bashkuara dhe u zhvillua një diskutim i rëndësishëm në Këshillin
e Atlantikut Verior, gjatë të cilit Këshilli mori parasysh faktorët e mëposhtëm:

• mospajtimin e qeverisë jugosllave me rezolutat e mëparshme të


Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,

• paralajmërimet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara


mbi rreziqet e një katastrofe humanitare në Kosovë,

• rrezikun e një katastrofe të tillë si pasojë e dështimit të Jugosllavisë për


gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën,

• pamundësinë e gjasës që një rezolutë tjetër e Këshillit të Sigurimit të


Kombeve të Bashkuara do të miratohej në një të ardhme të afërt,

• kërcënimin e paqes e të sigurisë në rajon.

Në atë kohë, Këshilli pranoi se ekzistonte një bazë e mjaftueshme


ligjore për Aleancën që të kërcënonte dhe, nëse do të ishte e nevojshme, të
përdorte forcën kundër Republikës Federative të Jugosllavisë.

Nëse NATO nuk do të kishte vepruar, regjimi jugosllav do të vazhdonte


shtypjen mizore të popullsisë shqiptare të Kosovës. Sot, ata që mbijetuan
nga egërsia etnike dhe ashpërsia e dimrit do të ishin ende duke jetuar në
kampe refugjatësh jashtë vendit të tyre dhe rajoni do të ishte i dënuar të
vazhdonte luftën dhe të ishte i paqëndrueshëm për vite me radhë.

A ishin të mjaftueshme përpjekjet e Aleancës për të shmangur


“dëmtimet e padëshirueshme” dhe a fluturuan aeroplanët e
NATO-s aq lart sa duhej për të qenë të efektshëm?
Disa hamendësojnë se pavarësisht nga humbjet e pakta në radhët e
civilëve, NATO përsëri duhej të bënte më shumë për të mbrojtur civilët. Në fakt,
siç është shpjeguar më sipër, planëzuesit e NATO-s bënë të pamundurën për
të zvogëluar këto rreziqe, duke iu përmbajtur ligjeve të konfliktit të armatosur.

Përveç sigurimit të përkatësisë së çdo objektivi të fushatës ushtarake,


llojet e armëve që u përdorën ishin zgjedhur për të zvogëluar sa më shumë
rrezikun e dëmtimeve të paqëllimshme. Objektivat u studiuan për të përcaktuar
largësinë ndërmjet pikës së paracaktuar të goditjes dhe objekteve civile.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 24


Koha e sulmeve u kufizua në mënyrë që të zvogëlohej mundësia e
pranisë së civilëve. Ekuipazhet ajrore i kryen fluturimet në bazë të rregullave të
përpikta të luftimit dhe ishin urdhëruar të ndalonin çdo goditje, nëse dyshonin
se do të ishte i madh rreziku për atë që është bërë e njohur si “dëmtime të
padëshirueshme”. Përveç të gjitha këtyre, ishte i pashmangshëm mënjanimi i
disa gabimeve dhe, në disa raste, mosfunksionimi si duhej i sistemeve të
armatimit. Përparësi kryesore iu dha shqyrtimit të gabimeve dhe zbatimit të
mësimeve të nxjerra prej tyre.

Shifrat e sakta për humbjet e civilëve gjatë fushatës ajrore nuk do të


dihen kurrë dhe NATO-s nuk i është dhënë mundësia për të hyrë në zonat e
goditjes së objektivave jashtë territorit të Kosovës. Megjithatë, grupi i pavarur,
Vëzhgimi i të Drejtave të Njeriut, vlerëson se kishte 90 incidente që përfshinin
vdekje të civilëve, gjë që tregon se më pak se një përqind e 10.484
aviofluturimeve ajrore të NATO-s ka
© Crown

shkaktuar vdekje të civilëve.

Kritikët argumentojnë se masat që u


morën për të ulur rreziqet për ekuipazhet
ajrore, duke mos i lejuar ato të vepronin
poshtë lartësive të caktuara, e vështirësuan
shumë zbulimin e objektivave dhe e
zvogëluan saktësinë e bombardimit. Por nuk
është kjo çështja. Sistemet e armëve
moderne mund të godasin nga largësi dhe
lartësi të mëdha me saktësi shumë të lartë.
Siç kanë vënë në dukje vetë ekuipazhet
ajrore, fluturimet mbi pjesën më të madhe të
mbrojtjes ajrore armike ishin të mjaftueshme
Një aeroplan
Harrier GR7, i në pikëpamje të kohës për të përcaktuar me saktësi objektivat, madje duke u
Forcave Ajrore rënë përqark përpara goditjes. Dhe nuk është e vërtetë që të gjitha goditjet u
Mbretërore, duke
fluturuar në lartësi kryen nga lartësi të mëdha. Në kohën kur zhvillohej fushata dhe kur kushtet e
të mesme, lejuan, disa aeroplanë vepruan në lartësi të ulët deri 6.000 këmbë. Një
përgatitet të
godasë një baraspeshë duhej të gjendej ndërmjet rrezikimeve të mundshme dhe arritjes së
vendndodhje të qëllimeve të dëshiruara. Moti i keq dhe nevoja për të shmangur goditjet e
depove të
municionit me paqëllimshme ishin kufizime më me peshë në përzgjedhjen e objektivave sesa
bombë të drejtuar lartësitë e goditjes së tyre.
me rreze lazer.
Më në fund, forcat ajrore i arritën qëllimet e tyre. Në të kundërtën,
strategjia serbe dështoi. Ata shpresonin të mbijetonin më shumë se NATO-ja,
duke shfrytëzuar humbjet për të dobësuar mbështetjen publike në vendet
aleate. Pamundësia e tyre për të arritur një gjë të tillë ishte një nga dështimet
që në fund i detyroi të pranonin kërkesat e komunitetit ndërkombëtar.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 25


A u përfytyrua dhe u zbatua dobët fushata bombarduese e NATO-s?
Disa argumentojnë se fushata ajrore e NATO-s duhej të ishte më
sulmuese, të godiste pikat kryesore luftarake të Beogradit në një fazë më të
hershme, ndërsa të tjerë kanë kritikuar vendimin e NATO-s për mosrigrupimin
e trupave tokësore për pushtimin e Kosovës.

Një debat i tillë është teorik - NATO fitoi me strategjinë që përdori.


Forcat ajrore ia dolën mbanë. Ne nuk duhet të harrojmë se NATO vendosi të
përdorte forcën ushtarake për të arritur objektiva politikë të kufizuar - t’i jepte
fund dhunës dhe shtypjes - jo për të mposhtur ushtarakisht Jugosllavinë. Siç
është përmendur gjetkë, shpresa e vetme e presidentit Millosheviç ishte të
përçante Aleancën, kështuqë çdo strategji e NATO-s duhej të ruante unitetin
e Aleancës dhe të pasqyronte dëshirat demokratike të 19 shteteve.
Shmangia e vuajtjeve të panevojshme ndër popullsinë serbe ishte, gjithashtu,
thelbësore në sigurimin e mbështetjes publike dhe ndërkombëtare për
veprimet e NATO-s.

Ndërkohë që dhuna serbe u rrit në Kosovë, NATO u përgjigj shpejt me


intensifikimin e fushatës ajrore. Dhe gjatë kohës që vazhdonte fushata ajrore,
në NATO dhe në kryeqytetet kombëtare u diskutua seriozisht për të tjera
mundësi veprimi. Kuptohet që vendet e Aleancës ishin kundër një pushtimi
tokësor, që do të kërkonte shumë kohë dhe do të ishte i vështirë dhe me
çmim të lartë, si në jetë njerëzish ashtu dhe në para e pajisje. Megjithatë,
shumë besojnë se NATO do ta kishte ndërmarrë këtë hap, nëse do të ishte e
nevojshme. Ka të ngjarë që presidenti
© Crown

Millosheviç filloi të besonte se ne do ta


bënim një gjë të tillë, nëse lindte nevoja dhe
kjo mund të jetë edhe një nga arsyet e
kapitullimit të tij.

A e keqinformoi me paramendim
NATO publikun në lidhje me suksesin
e goditjeve ajrore kundër forcave
serbe në Kosovë?
Ende debatohet mbi sasinë e
armatimeve dhe pajisjeve serbe që u
shkatërruan. Shifrat, të cilave u referohemi,
janë shpesh kontradiktore dhe të pabazuara.
E njëjta
vendndodhje e Nga ana e saj Aleanca dhe shtete anëtare veçmas kanë studiuar gjerësisht
depove të efektshmërinë e fushatës ajrore për të nxjerrë mësime. Më 16 shtator 1999,
municionit
tregohet pas Kryekomandanti i Forcave Aleate në Evropë, gjeneral Uesli Klark, njoftoi
bombardimit. shtypin mbi përfundimet e Grupit të Vlerësimit të Efektshmërisë së Fushatës
Ajrore të NATO-s në Kosovë. Gjatë këtij informimi, ai tha se NATO kreu goditje
të suksesshme kundër 93 tankeve, 153 transportuesve të blinduar, 339 mjeteve
të transportit ushtarak dhe 389 pjesëve të artilerisë dhe mortajave.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 26


© Crown
Në kampet e
refugjatëve në-ish
Republikën
Jugosllave të Në qershor, teksa konflikti po vazhdonte, u vlerësua se ishin goditur
Maqedonisë*,
trupat britanike të 120 tanke, 314 pjesë artilerie dhe 203 transportues të blinduar. Duke parë
NATO-s ushqejnë vështirësinë e madhe të vlerësimit të rezultateve gjatë luftimit dhe pa pasur
dhe kujdesen për
shqiptarët e
mundësi hyrjeje në territoret e luftimit, këto shifra janë të përafërta, krahasuar
Kosovës, që u me vlerësimet e mëvonshme, dhe tregojnë se sa shumë u përpoq NATO të
dëbuan mizorisht
jepte informacion të saktë gjatë konfliktit. Duhet gjithashtu të nënvizohet se,
prej shtëpive të
tyre nga forcat megjithëse serbëve iu mbetën disa qindra mjete të blinduara në Kosovë,
serbe. pjesa më e madhe e tyre ishin të fshehura gjatë gjithë konfliktit.

Mbështetja te shifrat nuk është thelbësore. Kur gjeneral Klarkun e


*
Turqia e njeh pyetën se sa objektiva shkatërroi NATO, ai u përgjigj thjesht: «Mjaft». Mbi të
Republikën e
Maqedonisë me
gjitha, fushata ajrore e NATO-s e detyroi presidentin Millosheviç të pajtohej
emrin e saj me kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, duke arritur kështu objektivat
kushtetues.
politikë të Aleancës. Kjo është njësia matëse bazë e suksesit të NATO-s.

A e shkaktoi fushata ajrore e NATO-s spastrimin etnik që kishte si


synim ta ndalonte?
Disa pretendojnë se spastrimi etnik çnjerëzor, dhuna dhe eksodi i
refugjatëve u përshpejtuan nga fushata ajrore e NATO-s. Faktet nuk e
mbështesin këtë. Spastrimi etnik i presidentit Millosheviç në Kosovë ishte i
parapërgatitur në kohë, siç e tregon dhe raporti i OSBE/ZIDDNJ-së. Ai u

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 27


parapri nga plotësimi me efektiv e bazë materiale ushtarake që vazhdoi të
kryhej, madje, dhe gjatë kohës që bisedimet e Rambujésë ishin në zhvillim e
sipër. Shërbimet e zbulimit, më pas, treguan se ai kishte një strategji të
paraplanëzuar (Operacioni Patkoi) për të dëbuar popullsinë kosovare shqiptare
nga Kosova.

Çfarë dimë tjetër është se ai u mundua ta zbatonte këtë strategji


çnjerëzore të spastrimit etnik, por dështoi. Të dëbuarit janë tashmë në atdheun
e tyre. Në vend që të fshiheshin në kodra, të jetonin në kampe refugjatësh apo
të ishin të shpërndarë nëpër Evropë, pjesa më e madhe e shqiptarëve të
Kosovës u kthyen në vendin e tyre brenda pak muajve. Krahasuar me Bosnjen
dhe Hercegovinën, atje vlerësohet të ketë ende një të tretë milioni refugjatë
dhe dyfishin e numrit të tyre të zhvendosur brendapërbrenda. Përgjigja e prerë
dhe në kohën e duhur e NATO-s dhe e komunitetit ndërkombëtar i ndërpreu
rrugën një dhune drejt ngjitjes.

KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 28


KOSOVA GJATË NJË VITI NË VAZHDIM 
Arritje dhe Sfida

LORD ROBERTSON I PORT ELLENIT


Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

0450-00 NATO GRAPHICS STUDIO

NATO - OTAN
B-1110 Brussels / B-1110 Bruxelles
Belgium / Belgique
Tel: (32-2) 707 4111 l Fax: (32-2) 707 4117
www.nato.int - www.otan.nato.int

You might also like