Welcome to Scribd. Sign in or start your free trial to enjoy unlimited e-books, audiobooks & documents.Find out more
Download
Standard view
Full view
of .
Look up keyword
Like this
5Activity
0 of .
Results for:
No results containing your search query
P. 1
Kopertina Lufta e Ftohte

Kopertina Lufta e Ftohte

Ratings: (0)|Views: 257|Likes:
Published by Portali Flurudha
“Lufta e ftohtë” në një monografi të Liman Varoshit
Megjithëse prej shumë vitesh, pranë Akademisë së Shkencave të Marshal Center të Nato-s në Garmish, Gjermani, një projekt ndërkombëtar i hartimit të një historie të “Luftës së Ftohtë” është ngritur dhe bashkëpunon me kryeqendra të dijes në gjithë botën, duke përfshirë “G. Washington University” dhe Departamentin Amerikan të Shtetit (“Cold War International Project History”); megjithëse vendet e dala prej ish-Lindjes bolshevike kanë pranuar rezolutat europiane për hapjen e arkivave të fshehta dhe dekomunistizimin e shoqërisë; një histori e tmerreve të gjysmë shekulli urrejtjeje dhe lufte nervash nuk është shkruar. Ca më pak në Shqipëri; në rrjetin akademik-universitar nuk ekzistojnë projekte të vërteta shkencore dhe nuk po krijohen breza të rinj studiuesish. Madje historia e “Luftës së Ftohtë” nuk përbën një disiplinë më vete, por trajtohet në kuadër të historisë bashkëkohore. Është historiani Liman Varoshi, aktualisht rektor i universitetit “A. Xhuvani” të Elbasanit, që me sukses merr përsipër ndricimin e këtij argumenti përmes një monografie të plotë, të cilën e ka publikuar këto ditë shtëpia botuese “Naimi” nën titullin “Lufta e ftohtë” në Evropën e Lindjes”, në kuadrin e kolanës së botimeve “Universitas”. Ky është botimi i dytë brenda një kohe të shkurtër i stjudiuesit Liman Varoshi, pas librit “Ballkanet mes tri perandorive”.
Sipas shprehjes së ish-presidentit amerikan G. Bush (Senior), antifashizmi qe vlera më e madhe morale që krijuan popujt në shekullin e 20-të. Fitorja antifashiste ishte shprehje e triumfit të vlerave njerëzore. Në entuziazmin e viteve të para të pasfitores, një iluzion i ri pushtoi globin: për një botë pa luftëra, për një botë të lirë dhe demokratike. Por ky iluzion u provua shumë shpejt se ishte i gënjeshtërt. Dy krahët e së njëjtës aleancë, që kishin luftuar e sakrifikuar bashkërisht për të mposhtur furinë nazifashiste, shumë shpejt u gjendën përballë njëri-tjetrit si dy kundërshtarë. Nisi ajo që njihet si lufta e sistemeve politike. Mure të rinj u ngritën në botën e re, që sapo kishte dalë nga një mundim titanik. Perëndimin liberal dhe Lindjen totalitare u duk qartë se i kishte bashkuar në një aleancë vetëm kërcënimi nazifashist. Sapo ky kërcënim u mposht; sapo lufta me armë mbaroi; sapo rendi i ri botëror u rikonfirmua; sapo u pranuan ekuacionet e reja gjeopolitike: ndarja e zonave të influencës, zëvendësimi i kolonializmit tradicional me hapësirat e kontrollit; një luftë e re rrethoi botën: “Lufta e Ftohtë”.
“Lufta e Ftohtë” më së shumti viktimizoi popujt që jetonin nën totalitarizëm. Në vështrimin perëndimor, Bashkimi Sovjetik u kthye në “perandori të së keqes”. Sikurse kishte parashikuar G. Orwell, “vëllai i madh” kërcënonte brenda më shumë se jashtë. Shqipëria ka specifikën e vet në historinë e “Luftës së Ftohtë”. Vendi më i bunkerizuar i Ballkaneve dhe ndoshta edhe më gjerë; vendi që kishte ndaluar me ligj besimet dhe të gjitha ideologjitë jozyrtare; vendi që jetoi nën kompleksin e një komploti të përgjithshëm global kundër sistemit të saj politik, edhe sot s’ka një bazë të dhënash dhe një bibliografi të qendrueshme për “Luftën e Ftohtë” dhe pasojat e saj deformuese në jetën shpirtërore të popullit, shkruan në hyrje të librit prof. Liman Varoshi.
Libri “Lufta e ftohtë” në Evropën e Lindjes” është një vështrim historicist, analitik dhe përshkrues për “Luftën e Ftohtë” në Lindjen komuniste. Qëllimi i tij është i njëjti me atë të tragjedive antike greke: “Mëso prej tmerrit!”. Qëllimi i tij është, gjithashtu, t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të historiografisë së sotme, por edhe të miqve të historisë, lexuesve në përgjithësi rreth enigmave të kësaj periudhe të afërt historike.

Skeda e librit:

Titulli: “Lufta e Ftohtë” në Europën e Lindjes
(Biblioteka “Universitas”)
Autori: Dr. Liman Varoshi
Shtëpia Botuese: “Naimi” – Shtëpi botuese & studio letrare (info.naimi@gmail.com)
Redaktimi shkencor: Prof. dr. Shaban Sinani
Gjinia: monograf

More info:

Published by: Portali Flurudha on Dec 30, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

01/24/2015

pdf

text

original

Activity (5)

You've already reviewed this. Edit your review.
1 thousand reads
1 hundred reads
Hajrush Kukaj liked this
Hajrush Kukaj liked this

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->