You are on page 1of 3

Kontabiliteti i menaxhmentit

K -1

1. Ardi Company ka kosto totale fikse prej 90,000 € me rastin kur janë shitur 30,000 njësi.
Nëse shiten 50,000 njësi, kosto fikse do të jetë: ............................................. 1,5 pikë
a. 100,000 €,
b. 120,000 €,
c. 130,000 €,
d. 90,000 €.

1. Nga të dhënat vijuese të pasqyrës së të ardhurave për muajin e fundit, llogaritë pragun e
rrezikut për njësi. Kompania nuk ka inventar fillestar apo përfundimtar. Janë prodhuar dhe
shitur gjithsej 50.000 njësi. Të llogaritet pragu i rrezikut nëse kemi të dhënat vijuese: shitja
2.100.000 €, kosto variabile 1.450.000 €, marzha e kontributit 650.000 €, kosto fikse
420.000 € dhe neto e ardhura 230.000 €............................................................ 2 pikë
Pragu i rrezikut është në (rrumbullakuar):
a. 0 njësi,
b. 32.308 njësi,
c. 36.000 njësi,
d. 40.000 njësi.

2. Kostot variabile të kompanisë janë 45 % nga shitja. Kompania parashikon që kampania e


marketingut do t’i kushtojë 25.000 €. Nëse pritet që shitja të rritet për 85.000 €, neto e
ardhura e kompanisë do të rritet: ................................................................... 1,5 pikë
e. 21.750 €
f. 23.750 €
g. 12.800 €
h. 65.000 €.

2. Në vitin e parë të operacioneve. Kompania ka prodhuar 20.000 njësi të një produkti të njëjtë
ndërsa ka shitur 18.000 €. Të dhënat e selektuara përfshijnë: materialin direkt të
shfrytëzuar prej 80.000 €, puna direkte 150.000 € dhe shpenzimet indirekte 100.000 €
(gjysma fikse, gjysma variabile). Në fund të vitit nuk ka mbetur inventar përfundimtar të
gjysmë produkteve. Krahasuar me përllogaritjen variabile, përllogaritja absorbuese do të
tregojë të ardhurën operative prej: ................................................................. 1,5 pikë
a. 10.000 € më e madhe
b. 5.000 € më e ultë
c. 5.000 € më e madhe
d. 10.000 € më e ultë.

3. Ardi Co. shet një produkt të vetëm me çmim prej 28 €. Nëse kostot variabile janë 75 % të
çmimit dhe kostot fikse 11.800 €, pragu i rrezikut do të jetë (i rrumbullakuar):...... 1,5 pikë
a. 15.077 €
b. 18.200 €
c. 1.686 njësi
d. 1.000 njësi

4. Në vitin e parë të operacioneve, kompania ka prodhuar 20.000 njësi të një produkti të njëjtë
ndërsa ka shitur 18.000 €. Të dhënat e selektuara përfshijnë: materialin direkt të
shfrytëzuar prej 80.000 €, puna direkte 150.000 € dhe shpenzimet indirekte 100.000 €
(gjysma fikse, gjysma variabile). Në fund të vitit nuk ka mbetur inventar përfundimtar të
gjysmë produkteve. Llogaritni inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme nëse
shfrytëzohet metoda e përllogaritjes absorbuese: ............................................. 2 pikë
a. 33.000 €
b. 66.000 €
c. 23.000 €
d. 28.000 €
5. Në bazë të dhënave vijuese të kompanisë “Milenium”: ..........................................3
pikë

Fikse Variabile
Kosto direkte e punës - 140.000 €
Shpenzime të shitjes dhe administratës 10.000 € 70.000 €
Materiali direkt i shfrytëzuar - 100.000 €
Shpenzime të përgjithshme 72.000 € 36.000 €

Kompania ka prodhuar 12.000 njësi ndërsa ka shitur 9.000 nga këto për 380.000 €. Në fund
të periudhës nuk ka pasur inventar të gjysmë produkteve. Llogaritni:
a. Inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme sipas metodës së përllogaritjes
absorbuese
b. Marzhën e kontributit
c. Të ardhurën nga operacionet sipas metodës së përllogaritjes absorbuese.

6. Në fund të muajit, kompania ka të dhënat e mëposhtme të pasqyrës së të ardhurave.


Kompania nuk ka inventar fillestar apo përfundimtar. Janë prodhuar dhe shitur gjithsej
40.000 njësi. Nëse shitja rritet për 300 njësi, sa do të rritet neto e ardhura? ........ 2,5 pikë

Shitja 2,000,000 €
Minus kosto variabile 1,400,000 €
Marzha e kontributit 600,000 €
Minus kosto fikse 360,000 €
Neto e ardhura 240,000 €

Neto e ardhura do të rritet për:


e. 3.000 €,
f. 3.980 €
g. 4.500 €,
h. 9.600 €.

7. Në bazë të dhënave vijuese të kompanisë “Milenium”: ....................................... 2.5


pikë

Fikse Variabile
Kosto direkte e punës - 140.000 €
Shpenzime të shitjes dhe administratës 10.000 € 70.000 €
Materiali direkt i shfrytëzuar - 100.000 €
Shpenzime të përgjithshme 72.000 € 36.000 €

Kompania ka prodhuar 12.000 njësi ndërsa ka shitur 9.000 nga këto për 380.000 €. Në fund
të periudhës nuk ka pasur inventar të gjysmë produkteve. Llogaritni:
d. Inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme sipas metodës së përllogaritjes
variabile
e. Marzhën e kontributit
f. Të ardhurën nga operacionet sipas metodës së përllogaritjes variabile.

8. Nga të dhënat vijuese të pasqyrës së të ardhurave për muajin e fundit, llogaritë pragun e
rrezikut për njësi. Kompania nuk ka inventar fillestar apo përfundimtar. Janë prodhuar dhe
shitur gjithsej 40.000 njësi. Të llogaritet pragu i rrezikut nëse kemi të dhënat vijuese: shitja
2.000.000 €, kosto variabile 1.400.000 € dhe kosto fikse 360.000 € ....................... 2 pikë

Pragu i rrezikut është në:


i. 0 njësi,
j. 24.000 njësi,
k. 36.000 njësi,
l. 40.000 njësi.

You might also like