You are on page 1of 29

E DREJTA BIZNESORE

Prezanimi 2
BURIMET E SË DREJTËS
Burimet materiale dhe formale
• Në shkencën juridike është rregull që të diskutohet për
“burimet e së drejtës”
• Ky diskutim rrjedh nga nevoja e konstatimit të fakteve se
nga buron e drejta;
• Sikurse në shumivën e degëve dhe disiplinave jurdike,
autorët kanë mendime të ndryshme lidhur me përcaktimin
e fakteve se çfarë përmban kuptimi i ndrajës në burime të
së drejtës në kuptimin material dhe atë formal;
• Megjithatë, nëse i shikojmë shumicën e këtyre
botkuptimeve mund të konstatojmë se e burime e së drejës
ndahen në burime
– materiale dhe
– formale;
Çka kondsiderohet burim matrial i së
drejtës?
• Konsiderohet kushtet e jetës materiale ose
shkaqet dhe rrethanat mareriale të cilat kanë
ndikuar dhe ndikojnë në lindjn dhe zhvillimin e
së drejtës;
Çka konsiderohet burim formal i së
drejtës?
• Konsiderohet aktat e përgjithshme nga të cilat burojnë aktet e
posaçme juridike me të cilat rregullohet situata konkrete juridike;
• Të tilla janë:
•  
• Kushtetuta,
• Ligji,
• Aktet nën ligjore;
• Kontratat ndërkombëtare;
• Doket dhe uzansat;
• Precedenti gjyqësor;
• Praktika gjyqësore;
• Shkenca juridike
Kushtetuta
Është ligj i veçantë dhe akt më i lartë i një shteti që duhet
dalluar nga ligjet tjera;
– Është akti më i lartë i përgjithshëm që përmban në vete
parimet kryesore dhe normat më të rëndësishme që kanë
të bëjnë me:
» Rregullimin shoqëror – juridik;
» Pushtetin shtetëror;
» Organizimin shtetëror;
» Sistemin ekonomik;
» Çështjen e pronës;
» Etj; 
– Në mbështetje të kushtetutës nxjerrën të gjitha Ligjet dhe
aktet tjera;
– Procedura e nxjerrjes është e veçantë dhe zakonisht e
nxjerr Parlamenti i shtetit ose hynë në fuqi në bazë të
Referendumit;
Ligji
• Është burimi kryesor i shkruar i së drejtës;
• Është forma kryesore në bazë të së cilës paraqitet e drejta;
• Ligji zakonisht në kuptimin formal përkufizohet si dispozitë, rregull
ose si normë juridike;
• Ligjin e nxjerrë organi më i lartë i shtetit – Parlamenti, paraprakisht
sipas një procedure të caktuar;
• Hynë në fuqi pas shpallës në Gazetën Zyrtar pas afatit të përcaktuar
Ligjor;
• Ligji mund të shfuqizohet:
– Me nxjerrje të ligjit të ri i cili e rregullon materien e njëjtë – që duhet
shprehimisht të ceket në tekstin Ligjit të ri (obrogatio);
– Ligji mund të plotësohet ose ndryshohet me dispozita të reja
(abrogatio);
• Ligji, gjithashtu është rregull e përgjithshme pasi që nuk nxjerrët
vetëm për një situatë por ai i rregullon të gjitha rastet njësoi;
• Puna krijuese lidhur me shpalljen dhe publikimin e ligjeve quhet
kodifikim;
Aktet nën ligjore;
– Vetëm më ligje është e pamundur që të rregullohet e tërë
jeta shoqërore;
– Andaj, është në tërësi e natyrshme dhe normale që me
akte nën ligjore të rregullohen shumë çështje;
– Këto janë akte me të ulëta se sa aktet ligjore dhe se duhet
të jenë në pajtim të plotë me Ligjin;
– Këto akte nuk i nxjerrë organi më i lartë i shtetit;
– Zakonisht këto akte i nxjerrin organet administrative dhe
gjyqësore;
– Me këto aktet rregullohen problematikat më për së afërmi
dhe detajisht;
– Aktet nënligjore janë:
• Dekterligji;
• Urdhëresa;
• Rregullorja;
• Vendimi;
• Udhëzimi;
– Këto akte i nxjerrin organet ekzekutive, organet e
administratës por edhe bartësit e funksioneve të
caktuara shtetërore të cilët konsiderohen
kompetent në bazë të ligjit;
– Po ashtu sikurse edhe ligji – aktet nënligjore duhet
të publikohen në gazetën zyrtare ose në ndonjë
formë tjetër që të njoftohet publiku i gjerë me to:
Kontratat ndërkombëtare
• Shumë çështje në aspektin juridik ndërmjet të shteteve
mund të rregullohen edhe me kontrata;
• Kontrata mund të jenë bilaterale (dy paleshe) dhe
multilaterale (shumë paleshe);
• Kontrata ndërkombëtare që të fitojë karakterin e
burimit juridik të vendit duhet që të ratifikohet nga
parlamenti i vendit;
• Menjëherë porsa të ratifikohet shërben si burim juridik
vendor fiton fuqinë dhe përparësinë që të zbatohet
para ligjit të vendit;
• Ratifikimin e bënë Kuvendi ose Parlamenti i shtetit;
Doket dhe uzansat
• DOKËT:
– Në kohën e lashtë kur nuk ka ekzistuar e drejta e shkruar,
doket si burim i së drejtës kanë luajtur rol të rëndësishëm
në rregullimin e jetës shoqërore dhe ekonomike;
– Edhe sot e kësaj dite doket konsiderohen burim i së
drejtës por ato radhitën të fundit në listë për kah rëndësia;
– Kjo për faktin se sot në botën moderne jeta shoqërore –
ekonomike është e rregulluar në masë të madhe me
norma juridike;
– Ato në literaturë konsiderohet si jo precize dhe të
papërsosura;
– Në vendet që kanë sistemin juridik Anglo – Sakson ato
ende janë me rëndësi të madhe:
– Në të drejtën tregtare doket kanë rëndësi të madhe;
– Ekziston dallimi më mes të dokeve afariste dhe të drejtës
zakonore:
• E drejta zakonore është normë dhe se
palët janë të vetëdijshme se kanë obligim që
ta zbatojnë dhe të sillen sipas saj;
• Doket afariste zbatohen nga palët në bazë të
vullnetit të tyre dhe në raste të caktuara edhe
në mënyrë të heshtur;
• Doket mund të ndahen edhe sipas territorit,
p.sh:
– Doke të përgjithshme;
– Doke rajonale; dhe
– Doke lokale;
UZANSAT

• Uzansat janë afariste mirëpo ato dallojnë nga të


parat sepse janë rregulla të shkruara, sistemuara
dhe të publikuara nga organi i shtetit ose nga
ndonjë organ i shteti që ka autorizimin në bazë të
Ligjit”
– Edhe uzansat janë:
» Të përgjithshme;
» Të veçanta:
 
• Çdo herë uzansat e veçanti i përjashtojnë ato të
përgjithshmet kur janë pyetje se cila nga ato duhet të
zbatohet e para:
• Uzansat janë ta aplikueshme vetëm nëse palët gjatë krijimit
të marrëdhënies së tyre shprehimisht janë thirrur në to;
Precedenti gjyqësor

• Precedent rrjedh nga fjala latine praecedare


që nënkupton që një çështje të rregullohet
sikurse rasti i ngjashëm i mëparshëm:
• Kjo zakonisht vije në pyetje atëherë kur nuk
ekzistojnë dispozitat e caktuara ligjore;
• Ky parim zakonisht është aplikuar në gjykatë
tek zgjedhja e kontesteve të caktuara;
Praktika gjyqësore
• Ne veçanti tek shtetet të cilat e kanë sistemi e
rregullimit juridik Anglo – sakson praktika gjyqësore
konsiderohet si burim i rëndësishëm i së drejtës:
• Ndërkaq, në sistemet kontinentale ku dominon e
drejta shkruar, konsiderohet se e praktika gjyqësore
nuk mund të konsiderohet burim i së drejtës sepse
gjykata gjatë gjykimit vetëm e zbaton të drejtën dhe
nuk e krijon të drejtën;
• Megjithatë, praktika gjyqësore në kuadër të mendimit
të vet nuk konsiderohet burim i drejtpërdrejtë juridik
mirëpo ky mendim luan rol pozitiv dhe indirekt
kontribuon në sistemin e së drejtës;
Shkenca juridike

• Shkenca juridike ka rol dhe ndikim të madh në krijimin dhe


zhvillimin e së drejtës dhe sistemit juridik në veçanti;
• Shkenca juridike e studion dhe e përpunon të drejtën
pozitive duke e bërë interpretimin shkencor të saj;
• Duke i komentuar, krahasuar dhe analizuar normat juridike
ajo jep kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe
përsosjen e sistemit juridik;
• Shkenca juridike ju ndihmon organeve të juridikaturës,
institucioneve ekonomike dhe organeve të administratës;
• Shkenca juridike ndihme e vet e paraqet më mënyrë të
shpjegimeve të normave juridike, i komenton të metat, i
shqyrton kundërthëniet
• Etj;
ZBATIMI I SË DREJTËS
• Marrëdhëniet shoqërore rregullohen dhe shprehen me anë
të veprimtarisë normative – juridike në realitetin shoqëror;
• Qëllim parësor i së drejtë dhe shtetit;
• Rregullimi i sjelljes së subjekteve;
• Qëllimi që e drejta të kuptohet me vetëdije;
• Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve;
• Nëse shkelen ligjet e nxjerra nga shteti atëherë zbatohen
sanksionet;
• Shteti duhet që ta ketë parasysh momentin e nxjerrjes së
normës duke ja përshtatur atë interesave të shoqërisë

– Zbatimi vullnetar
– Zbatimi i dhunshëm;
PROCESI I ZBATIMIT TË SË DREJTËS
• Të gjitha normat juridike në një shoqëri të organizuar
nxjerrën në mënyrë që ato të rregullojnë raporte ose
marrëdhënie të caktuara shoqërore;
• Megjithatë, zbatimi i normës juridike është proces i
ndërlikuar dhe që varet nga:
– Veprimet psikike;
– Veprimet mendore;
– Veprimet trupore;
– Veprimet materiale – fizike;
 
• Të gjitha këto veprime janë të orientuara në arritjen e dy
qëllimeve:
– Që më saktësi të caktohet sjellja të cilën norma e caktuar e
kërkon në rastin konkret; dhe
– Që kjo sjellje të zbatohet;
• Në mënyrë që të mësohet më afër norma dhe
zbatimi i saj duhet kaluar në këto faza:
• Përcaktimin e saktë të përmbajtjes – kuptimit të normës
juridike;
• Gjetjen e kuptimit të normës juridike;
• Caktimin e situatës konkrete në të cilin norma konkrete duhet
të aplikohet;
• Zgjedhjen (vendosjen) e situatës konkrete në të cilën situata
konkrete duhet të aplikohet;
• Urdhrin që duhet dhënë subjekti i cili duhet të kryejë veprimet
të cilat ia cakton norma juridike;
• Duhet dalluar edhe dy veprime të cilat janë të
rëndësishme për çdo subjekt gjatë zbatimit të
normës juridike:
– Çështja faktike e cila që dëshiron të zgjedhën me këtë normë juridike;
– Çështjen juridike që dëshiron t’i zgjedhë norma konkrete;
VEPRIMI I NORMËS JURIDIKE NË HAPSIRË DHE KOHË

• Dispozitat e caktuara mund të vlejnë në:


– Territorin e shtetit por edhe vetëm në një pjesë të
tij (varësisht nga rregullimi federal ose i thjeshtë):
– Aspektin kohor i veprimit të dispozitave juridike;
E DREJTA POZITIVE

• E drejta pozitive është ajo e drejtë e cila është


aplikim (zbatim) e sipër;
• E drejtë historike konsiderohet ajo e drejtë e
cila nuk është në zbatim e sipër e cila ka
pushuar që të zbatohet;
INTERPRETIMI I SË DREJTËS
• Kuptimi i interpretimit;
• Mënyrat e interpretimit:
• Në bazë të analizës
• Gjuhësor;
• Logjik 

• Në bazë të sintezës
– Interpretimi sistematik;
– Interpretimi historik;
– Interpretimi telelogjik – qëllimor;
 
• Llojet e interpretimit:
• Legal;
• Gjyqësor;
• Shkencor;
MARRDHËNIA JURIDIKE
• Të gjitha marrëdhëniet me anë të te cilave realizohen qëllimet e
aktiviteteve njerëzore i quajmë marrëdhënie shoqërore;
• Këto marrëdhënie shoqërore realizohen nëpërmjet të sjelljes së njerëzve
në bazë të normave juridike;
• Sipas përmbajtjes marrëdhëniet shoqërore i kemi mund të jenë:
– Ekonomike;
– Politike;
– Kulturore;
– Familjare;
– Nga marrëdhënia e punës;
– Etj;
 
• Interesimi i shtetit për rregullimin e marrëdhënieve juridike me norma
• Sanksionet
• Për realizimin e një marrëdhënie të caktuar juridike është e
domosdoshme ekzistence e një norme të përgjithshme ose të veçantë’
• Marrëdhënia juridike krijohet në pazë të fakteve të cilat si relevante i
pranon norma juridike;
FAKTET JURIDIKE

• Ndodhitë;
• Veprimet juridike;
• Punët juridike;
• Punët e lejuara juridike dhe të palejuara;
E DREJTA OBJEKTIVE DHE E DREJTA SUBJEKTIVE

• E drejta objektive tërësia e normave juridike të


cilat e përbëjnë një sistem të caktuar juridik;
• E drejta subjektive është ajo që i takon
subjektit të caktuar.
• Forca e të drejtës subjektive është e kushtëzuar nga e
drejta objektive
• Të drejtat subjektive lidhem me autorizimin dhe
kërkesën për mbrojtjen e saj
DETYRIMI JURIDIK

• Është element i të drejtës subjektive;


• Rregullon çështjet e bërjes, mos bërjes (durimit)
ose lëshimit
• Detyrimit juridik
OBJEKTI I SË DREJTËS
• Janë faktet në të cilat në të cilat është e orientuar
e drejta subjektive;
• Janë të gjitha ato relacione për shkak të së cilave
njeriu hynë në marrëdhënie juridike (p.sh.
sendet, veprimet e njeriut, të mirat personale,
shpirtërore, etj);
• Objekt i të drejtës civile janë ato fakte ose
marrëdhënie të cilat drejtpërdrejtë ose tërthorazi
mund të shndërrohen në të mira materiale – në
të holla;
SENDET – Kuptimi juridik
• Janë pjesë materiale të cilat gjenden në pushtetin njeriut;
• Mbi to krijohet e drejta e pronësisë apo ndonjë e drejtë
tjetër;
• Janë objekte materiale dhe objekt i rëndësishëm i
marrëdhënieve civile – juridike;
• Kuptimi i objektit material është kuptim më i gjerë se
kuptimi i sendit;
• Objekti material i përfshinë të gjitha;
• Ndërsa sendi është i veçantë, individual;
• Kuptimi i sendit është më i ngushtë se vet kuptimi i mallit;
• Mall mund të konsiderohet edhe fuqia punëtore, produktet
intelektuale njerëzore;
Një objekti material që të trajtohet si send
është e domosdoshme që ai të jetë
• I kufizuar në hapësirë që të mund të trajtohet si send;
• Nuk mund të konsiderohen si sende drita, nxehtësia,
ajri, uji,etj);
• Trupat në gjendje të ndryshme (gazrat, lëngjet, etj) kur
kufizohen në boca dhe të tubuara në vende të
përshtatshme, kur energjia elektrike përçohet nga
përçuesit elektrik atëherë konsiderohen sende;
• Për t’u konsideruar diçka send është e detyrueshme që
të jetë:
– Pjesë e natyrës materiale;
– Të jetë në pushtetin e njeriut; dhe
– Të jetë objekt i të drejtës pronësore;
LLOJET DHE NDARJA E SENDEVE
• Mjetet kryesore dhe mjetet xhiruese
• Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit;
• Sendet e pa lëvizshme dhe të lëvizshme;
• Sendet e caktuara individuale dhe ato të caktuara sipas
gjinisë
• Sendet e ndryshueshme dhe të pa ndryshueshme;
• Sendet konsumuese dhe jo konsumuese;
• Sendet e ndashme dhe jo të ndashme;
• Sendet e thjeshta dhe të përbërë;
• Sendet kryesore dhe aksesore;
• Paratë;
• Letrat me vlerë

You might also like