You are on page 1of 43

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

PUNIM DIPLOME

Tema: NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE DHE DOGANORE


NË ZHVILLIMIN E BIZNESEVE Në KOSOVË

Mentori: Studentja:

Prof. Dr. Ali Sylça Merita Kelmendi

Janar 2010

1
Përmbajtja
Parathënje .................................................................................................................................... 4
Hyrje ............................................................................................................................................ 7

I. Politikat Fiskale ....................................................................................................................... 8


1.1 Fondi monetar ndërkombëtar (FMN)................................................................................ 9
1.2 Agjencioni multilateral për sigurinë e investimeve - MIGA ............................................ 11
1.3 Eurozona .......................................................................................................................... 12

II. NVM-të shtyllë e konomisë................................................................................................... 13


2.1 NVM-të në Europë .............................................................................................................. 14
2.2 NVM-të në Kosovë ............................................................................................................. 15
2.3 Pse NVM-të? ....................................................................................................................... 18

III. Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë ........................................................................ 19


3.1 Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë ....................................................................... 20
3.2 Misioni i MTL-ve ............................................................................................................ 20
3.3 Përfitimet nga MTL- të .................................................................................................... 21
3.4 Kërkesat apo kriteret e kërkuara ...................................................................................... 22
3.5 Rregullat e origjinës se mallit .......................................................................................... 22

IV. CEFTA .................................................................................................................................. 23


4.1 Çfarë është CEFTA? ........................................................................................................... 24
4.2 CEFTA - Barrierat Teknike dhe Masat Sanitare dhe Fitosanitare................................... 27
4.3 CEFTA- Rregullat e origjinës.......................................................................................... 29
4.4 Çfarë është origjina e mallit? ........................................................................................... 29
4.5 Pse është koncepti i origjinës së mallit i rëndesishëm? ................................................... 30
4.6 Si përcaktohet origjina e mallit? ...................................................................................... 31
4.7 Çfarë benefitesh konkrete sjell CEFTA nëpërmjet Rregullave të Origjinës? ................. 31

2
4.8 Cilat janë rregullat e origjinës në Marrëveshjen e CEFTA-s dhe si ndryshojnë ato nga
rregullat e përdoruara në Marrëveshjet Bilaterale? ............................................................... 32
4.9 CEFTA – Anti-dumping-u............................................................................................... 34
4.10 CEFTA – Liberalizimi gradual i sektorëve te Shërbimeve, Investimeve dhe
Prokurimeve Qeveritare ......................................................................................................... 35
4.11 CEFTA – E Drejta e Pronësisë Intelektuale .................................................................. 35
4.12 Si ndërlidhet CEFTA me Marrëveshjet Bilaterale te Tregtisë së Lirë? ......................... 36
4.13 Cilat janë përfitimet e CEFTA-s? .................................................................................. 37
4.14 Çfarë do të përfitojnë bizneset e Kosovës nga CEFTA? ............................................... 40
4.15 Deklaratat e bizneseve rreth CEFTA-s .......................................................................... 41
Përfundim .................................................................................................................................. 42

3
Parathënje

Domosdoshmëria e fillimit të përmirësimit të gjendjes ekonomike duket se


është reduktuar në nevojën e përmbushjes së standardit për ekonominë, i cili më
pas bashkë me zgjedhjen e statusit, si me një shkop magjik do të zgjidhë të gjitha
problemet ekonomike e sociale të Kosovës.
Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik nuk ka qenë kurrë në rend të ditës, kurse
gjendja keqësohet nga dita në ditë. Si shtresa të përkrahura institucionalisht më se
52 mijë familje që marrin ndihma sociale, qindra mijëra pensionistë dhe mijëra
anëtarë të familjeve të dëshmorëve jetojnë në prag të varfërisë, me më pak se dy
dollarë në ditë. Kosova jo vetëm që po mbetet pas vendeve të rajonit, ajo për me
keq, po stagnon në të gjitha sferat e ekonomisë.
Kosova është vendi me shkallën më të ulët të investimeve të huaja direkte në
Evropë - rrjedhimisht pa investime nuk ka as transferim të dijes e teknologjisë
moderne, nuk ka kapital të freskët, vende të reja të punës e prodhim vendor.
Përkundër ekzistimit të një legjislacioni relativisht stimulues dhe
angazhimeve sporadike të UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës për të bërë diç
më shumë në ndryshimin e kësaj gjendje alarmante, Kosova ende mbetet larg
shijimit të përparësive që sjellin investimet e huaja. Evitimi i krizave më të thella
dhe krijimi i bazës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë duhet të
bëhet përmes forcimit të strukturës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe
përmes stimulimit të prodhimit industrial, përfshirë këtu edhe sektorët e tjerë.
Në ekonomitë e tregut sektori privat është një sektor dinamik në saje të energjisë
ndërmarrëse dhe interesit të investitorëve , e të cilat ndihmojnë rritjen e punësimit
dhe përmirësojnë produktivitetin.

4
Sot sektori privat dhe në rastin e Kosovës, sikurse edhe në shumë vende të
zhvilluara dhe në tranzicion është burimi kryesor i gjenerimit të vendeve të reja të
punës dhe rritjes së të ardhurave. Prandaj, sektori privat është afirmuar si forcë
motorike e rritjes dhe transformimeve në mbarë ekonomitë, me treg, përfshirë edhe
vendet e regjionit
Kosova tani kalon nëpër periudhën e tranzicionit të vonuar , ku zhvillimi i
sektorit të ri privat luan dhe do të luajnë një rol vendimtar në rimëkëmbjen dhe
zhvillimin e ekonomisë së saj. Kjo mund të ilustrohet me faktin se shumica e
iniciativave private si ato të bizneseve familjare, përjetuan një ekspansion të
shpejtë në këto vite të tranzicionit, posaçërisht në sektorin e tregtisë. Kjo nuk ishte
rezultat i kushteve të favorshme dhe mjedisit të përshtatshëm, por më tepër si
veprim i ndërmarrësve Kosovar në sektorin në të cilën me investime më të vogla
mund të realizohen fitime, dhe për shkak të xhirimit të shpejt të kapitalit. Zhvillimi
i NVM private më shumë në fushën e tregtisë dhe shërbimeve dhe më pak në
sektorët prodhues dhe eksportues është edhe pasojë e kushteve jo të favorshme që
shkaktuan politikat makroekonomike (taksat, tregu i kredisë dhe shërbimet
publike) të cilat nuk ishin të favorshme për industritë e reja dhe MVM emergjente.
Periudha 10 vjeçare e okupimit dhe pastaj lufta la pasoja të mëdha në
ekonominë e vendit. Por, edhe menaxhimi joprofesional dhe i papërgjegjshëm i pas
luftës i shumë ndërmarrjeve shoqërore, rezultoi me jo efiçiencë dhe shkatërrim të
tyre, për të cilat privatizimi ka mbetur shpresa e vetme se shoqëria do të përfitoi
diçka. Kjo shihet edhe nga përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës ekonomike-
sociale. Ndërmarrjet private në Kosovë edhe pse shtohen në numër vazhdimisht
nuk po arrijnë të kalojnë kufijtë e mikro apo ndërmarrjeve të vogla, shumica e
programeve të këtyre ndërmarrjeve nuk është e orientuar nga koncepti
komplementar i sektorëve të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë si energjetikë,
miniera, minerale, post-telekom etj, me këtë total dhe këtë orientim zhvillimi
5
ekonomik i Kosovës nuk mund të mendohet, alternativat duhet parë në
privatizimin sa më të shpejtë të ndërmarrjeve të mëdha, minierave dhe mineraleve
dhe thithjes së investimeve të jashtme si dhe ngritjen e menaxhimit të
ndërmarrjeve publike duke krijuar një bosht të qëndrueshëm të partneritetit mes
sektorit publik dhe atij privat.
Një faktor tejet i rëndësishëm për një veprimtari efikase dhe zhvillim të
efektshëm të sektorit privat, është sigurimi i burimeve të financimi nga jashtë.

Aktualisht në Kosovë ekziston një numër i kufizuar institucioneve dhe i


instrumenteve financiare. Sistemi i financimit të NVM-ve përkundër përpjekjeve të
mëdha, ende është në fazën fillestare. Mbetet kërkesë e vazhdueshme për
financimin e nevojave të NVM. Aktualisht janë 6 banka komerciale të licencuara të
cilat kryejnë veprimtarinë e tyre në Kosovë. Megjithatë kushtet e financimit e
NVM-vet dhe sektorit privat në tërësi përmirësohen shumë ngadalë si pasojë e
konkurrencës ende të pamjaftueshme në sektorin e bankave komerciale.
Përshpejtimi i procesit të privatizimit, dhe krijimi i një sistemi të politikave fiskale
të drejtë dhe transparent, si dhe krijimi i një ambienti stabil në ekonominë e vendit,
është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e sektorit privat.

6
Hyrje

Kur folet për ndikimin e politikave fiskale dhe doganore në zhvillimin e


ndërmarrjeve në Kosovë, shpesh dëgjohen vetem ato negativet, shumë rrallë flitet
për anët pozitive.

Dihet që Kosova ka kaluar në periudhë shumë të vështirë, ka përjetuar edhe


luftën me humjen e mbi 20 000 përsonave, por dihet që gjërat kan mundur të jenë
më mirë edhe në ekonomi, sepse shifet që shumë pak është bërë.

Sa i përket politikave fiskale mendoj që edhe doganat në një formë janë


pjesë e politikës fiskale dhe aty do përqëndrohem më shumë.

Në punimin tim do mundohem të ndalem tek ato pikat pozitive edhe pse
edhe në to ka ankesa dhe shpesh vlerësohen si negative për Kosovën, si për
shembull marrëveshja e CEFTA-s, do ceki se çfarë rëndësie ka afatgjatë dhe një
përshkrim nga një këndvështrim të një ”Qeveritari”, por nuk do harroj të ceki edhe
ato të këndvështrimit të një biznismeni.

Në kapitullin e parë bëhet fjalë për Politikat Fiskale, në të dytin për


Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme, të cilat janë shtyllë e Ekonomisë vendore, në
kapitullin e tretë për Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë, në të katërtin për CEFTA-n,
kurse në fund do e përmbyll me një përfundim të shkurtër.

7
I. Politikat Fiskale

8
1.1 Fondi monetar ndërkombëtar (FMN)

Gjatë vitit 2009 Kosova është bërë antare e Fondit Monetarë Ndërkombëtar,
e cila e sjell edhe një siguri shtesë për zhvillim të Kosovës, se çfare është FMN, në
vijim me pak fjalë do mundohemi të sçarojmë.

FMN është organizatë ndërkombëtare financiare e karakterit universal me seli në


Uashington. Ai promovon bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, përkrah
ekspansionin e tregtisë ndërkombëtare, promovon stabilitetin e kursit dhe eviton
çrregullimet për shkak të jo stabilitetit të marrëdhënieve në mes të valutave.

Kontrata mbi themelimin e FMN (1944) është përpjekur që të themelojë një


sistem shumëpalësh të pagesave ndërkombëtare për mall dhe shërbime që u
ndihmojnë shteteve anëtare të harmonizojnë problemet e krijuara në bilancin e
pagesave në mënyrë që t’i evitojnë masat destruktive të cilat do ta dëmtonin
prosperitetin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

Në kushtet e reja, pas vitit 1973 FMN shërben si institucion që u jep kredia
afatshkurta shteteve të caktuara, me të cilat financohet pagesa e depozitave që
krijohen me aplikimin dhe këmbimin fiks të valutave. Ky institucion paraqitet edhe
si kreditor afatgjatë i vendeve në zhvillim dhe si këshilltar ekonomik i shumë
vendeve. Po ashtu,mbledh dhe përpunon shënime ekonomike për vendet e veta
anëtare. Veprimtaria e FMN, me palë të tjera, qëndron në lidhjen e kontratave me
të cilat këmbehen valutat, ushtrimi i monitorimit të (mbikëqyrjes), konsultimeve,
funksionin financiar (sigurimi i burimeve financiare) etj,.

Burimet e mjeteve financiare të FMN – së janë depozitimet (derdhjet) –


kuotat (kuotat quhen depozitimet e shteteve anëtare).

Me rregulla të FMN, është paraparë që qëllimi i dhënies së mjeteve të jetë


dhënia e kredive të përkohshme shteteve anëtarë të cilat FMN – së, ia paraqesin
vështirësitë e veta rreth pagesës së importit dhe borxheve të jashtme. Mirëpo, FMN
kushtëzon që ato shtete të pranojnë që të bëjnë reforma të caktuara të brendshme
në mënyrë që ta korrigjojnë debalansin (jo proporcionalitetin) që është thelbi
(esenca) i problemit nga i cili krijohen vështirësitë me pagesa.

9
Marrëdhënia juridike në mes të FMN – së dhe shtetit anëtar, sipas natyrës
juridike nuk është mënyra punës si kredi klasike. Fjala është për aranzhmanin
financiar i cili shprehet në këmbimin e një mase parash me një tjetër. Kur lidhet
kontrata e aranzhmanit në mes të FMN – së, në një anë dhe anëtarëve të tij (shtetit
të caktuar) në anën tjetër, anëtari me valutë të vet ne të vërtetë e blen valutën e
fortë nga FMN – ja e pastaj me te, e blen valutën vet. Në këtë mënyrë shtetit
anëtarë valuta e fortë i shërben si balans me të cilën e paguan mallin ose shërbimet
e blera.

10
1.2 Agjencioni multilateral për sigurinë e investimeve -
MIGA1
(Multilateral Investment Guarantee Agency)

Kur dihet që për thithjen e investime të huaja duhet garanca që investimi


s’do jetë i humbur, Qeveria bashpunon me Agjencioni multilateral për sigurinë e
investimeve (MIGA), se kush dhe çfare është MIGA do mundohem që me pak
fjalë të të bëjmë më të qartë për ju me atë që pason në vijim.

Agjencioni multilateral për sigurinë e investimeve (MIGA)2 është formuar


në vitin 1988 dhe si i tillë është institucioni i fundit i themeluar e që bënë pjesë në
Grupacionin Banka Botërore. Ky agjencion mbështet investimet direkte në vendet
me zhvillim. Këtë e bënë në atë mënyrë që siguron garanci kundër rrezikut
(ndikimit) politik (jo komercial) i cili do t’i shkaktonte dëm investitorit.
Investitorët, kur sigurojnë mbrojtjen e MIGA – t, janë me të gatshëm për të
investuar në vende të cilat, sipas mendimit të vet investuesit, nuk janë mjaft të
sigurta për të investuar në projekte.

Pra me këtë bashpunim, Qeveria ka bërë një hap tutje që të kemi investime
të huaja, ku dihet se ato në një formë janë edhe “katalizator” i ekonomisë.

1
http://www.invest-ks.org/?cid=2,63
2
Dr. Armand Krasniqi, Konventat në Ekonomi dhe Turizëm

11
1.3 Eurozona

Marrja pjesë e Kosovës në Eurozonë, i ndihmonë shumë në bërjen e tregtisë


si dhe në investimet që bëhen këtu, pasi që eliminohen mundësia e rreziqeve në
ndrimin e valutave.

Eurozona3 është një bashkim valutor i 16 vendeve të BE-së të cilat kanë


adoptuar euron si valutë të vetme zyrtare. Momentalisht përbëhet nga Austria,
Belgjika, Qipro, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia,
Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Ndërsa tri mikroshtete Evropiane – Monako, San Marino dhe Vatikani –


kanë lidhur marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato të përdorin
euron si valutë zyrtare dhe të shtypin atë, ato nuk formojnë Eurozonën.

Andorra, Mali i zi dhe Kosova janë mes atyre që përdorin euron si valutë të
vetme pa kurrfarë marrëveshje.

Varësisht nga kurset e këmbimit e përdorura, Eurozona është ekonomia më e


madhe ose e dytë më e madhe në botë. Politikat monetare të vendeve të BE-së
brenda zonës janë përgjegjësi e Bankës Qendrore Evropiane, megjithëse nuk ka
përfaqësim të zakonshëm, qeverisja e politikave fiskale për unionin valutor.

3
http://sq.wikipedia.org/wiki/Eurozona

12
II. NVM-të shtyllë e konomisë

13
2.1 NVM-të në Europë

Shtyllë kryesore e ekonomisë moderne janë sot ndërmarrjet e vogla dhe të


mesme (NVM). Në Bashkimin Evropian rreth 99% e të gjitha ndërmarrjeve janë
NVM dhe punësojnë rreth 65 milionë njerëz4. Këto ndërmarrje janë bërthama e
inovacionit dhe bazë e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Ato i përshtatën
shumë më lehtë ndryshimeve të jashtme dhe paraqesin bazën kryesore të
targambledhjes. NVM-të janë ato që bartin barrën e zhvillimit të sektorëve të
veçantë të ekonomisë dhe pak nga pak absorbojnë masat e gjera të të papunëve.

Për këto arsye, shtetet e Bashkimit Evropian ofrojnë programe të shumta të


përkrahjes profesionale e financiare të këtyre ndërmarrjeve.

4
Kujtim DOBRUNA Udhëzues mbi themelimin e ndërmarrjeve të reja në Kosovë

14
2.2 NVM-të në Kosovë5

Zhvillimi i Sektorit Privat në Kosovë mund të karakterizohet si zhvillim i


NVM-ve për faktin se ato përbëjnë rreth 99 % të numrit të përgjithshëm të
ndërmarrjeve, ndërsa privatizimi deri vonë ka qenë i neglizhuar dhe ende efektet e
tij në ekonomi nuk janë të dukshme.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme promovojnë zhvillimin ekonomik, dhe


kjo mund të vërehet përmes ndikimit dhe kontributit të tyre në punësim dhe në
rritjen e bruto produktit vendor (GDP).

Kosova në periudhën e pasluftës ka shënuar një progres të madh në


plotësimin e infrastrukturës ligjore sidomos në fushat ku atakohen bizneset e vogla.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera vendore dhe


ndërkombëtare ka përgatitur një pako të ligjeve disa nga të cilat janë aprovuar e
disa prej tyre janë në procedurë parlamentare të aprovimit. Megjithatë, mungesa e
infrastrukturës së mirëfilltë ligjore që rregullon mënyrën e themelimit dhe të
funksionimit të NVM në Kosovë, mungesa e makro-politikave ekonomike që
mbështesin zhvillimin e sektorit privat dhe në veçanti NVM, po e pengon edhe më
tutje funksionimin e qetë dhe zhvillimin normal të NVM-ve, një pjesë e të cilave
edhe ashtu me shumë vështirësi dhe investime të rrezikuara kishin mbijetuar vitet e
’90.

Barrierat kryesore te adresuara nga sektori privat janë: mungesa e


institucioneve të mirëfillta financiare-bankare, mungesa e sistemit të kontrollit,

5
http://www.sme-ks.org/repository/docs/StrategjiaeZHSP.pdf

15
kolapsi i ish ndërmarrjeve të mëdha shoqërore, zgjatja e procesit të privatizimit dhe
politikat diskutabile operacionale.

Sektori privat gjithashtu ballafaqohet edhe me probleme tjera si mungesa e


energjisë elektrike, konkurrenca jo fer, probleme lidhur me transport dhe
telekomunikacion, edukim dhe aftësi menaxheriale, etj.

Përkundër këtyre pengesave, gjatë periudhës së pasluftës sektori i NVM-ve


ka treguar rritje të vazhdueshme. Kështu, deri ne fund të vitit 2003 ishin të
regjistruar 27,920 biznese, nga të cilat 26,399 biznese individuale, me pronar të
vetëm, ndërsa deri në fund të vitit 2004 numri i bizneseve arriti në 39.257. Në fund
të dhjetorit 2005, në Kosovë kishte 50,591 biznese të regjistruara.

Në fushën e tregtisë, Kosova po përjeton një epokë të liberalizimit. Kosova


ka nënshkruar dhe është duke zbatuar deri tani marrëveshje të tregtisë së lire me
vendet e rajonit Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Gjendja e prodhimtarisë industriale në Kosovë po ballafaqohet me probleme


të mëdha të cilat janë pjesë përbërëse e një ekonomie të re e cila tani po lind. Duhet
të theksohet se industria shoqërore në Kosovë edhe para vitit 1999 ishte shumë e
pa zhvilluar (industria private ishte e papërfillshme dhe me shumë artizanate)
ndërkaq struktura e saj nuk përshtatet fare tani më rrethanat e reja ekonomike të
krijuara në Kosovë. Marrë parasysh humbjen e tregjeve potenciale, shkatërrimin e
bazës materiale dhe financiare gjatë luftës dhe para saj, mungesën e investimeve,
administrimin dhe keq menaxhimin gjatë dy dekadave, në ditët e sotme kjo industri
është e paralizuar prandaj ndikimi i saj në zhvillimin ekonomik të Kosovës është i
papërfillshëm dhe shpëtim për të është procesi i privatizimit dhe ndërrimi i titullarit
të saj.

16
Deri tani, nga Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit (që zotëron personalitet të
plot juridik dhe njëkohësisht menaxhon dhe e kontrollon procesin e privatizimit te
ndërmarrjeve shoqërore dhe publike) janë shpallur 16 raunde të privatizimit, ku
janë privatizuar 235 ndërmarrje shoqërore dhe publike.

Kosova ka mungesë të praktikumit dhe aplikimit të mekanizmave dhe


instrumenteve të ndryshëm financiar. Të vetmit mekanizma që NVM-ve iu japin
qasje në financa përveç burimeve informale janë institucionet mikro-financiare dhe
linjat kreditore të bankave komerciale të cilat edhe më tutje janë të shtrenjta dhe
shpesh herë shumë burokratike. Plotësimi i kërkesave të sektorit të NVM-ve për
kredi nga ana e bankave komerciale edhe pse po përmirësohet në krahasim me
vende tjera ende është i vogël, kjo gjendje edhe më shumë rritë koston e një kredie
biznesore në Kosovë.

17
2.3 Pse NVM-të?

Besimi ne idenë dhe në forcat vetanake, gatishmëria për të rrezikuar


kapitalin, dëshira për pavarësi individuale, aftësia për të krijuar kontakte,
motivacioni dhe zellshmëria dhe aftësia për të menduar dhe krijuar janë vetëm disa
nga karakteristikat e një ndërmarrësi të suksesshëm. Krahas kësaj, suksesi i
ndërmarrësisë së mirëfilltë ndërlidhet drejtpërdrejt edhe me kualifikimet
profesionale të themeluesit dhe me dituritë e tij në lëmin e biznesit. Pikëmbështetje
qenësore e ndërmarrësve të suksesshëm është mbështetja nga miqtë dhe familja në
realizimin e idesë. Andaj kërkon mbështetje dhe përkrahje nga rrethi familjar, gjë
që ndihmonë në realizimin e ideve.

Krijimi i një ndërmarrje të suksesshme paraqet njëherësh edhe një bazë


sigurie financiare për ndërrmarrësin dhe familjen e tij.

18
III. Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë

19
3.1 Kosova dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë6

Kur flasim për politikat fiskale dhe doganore dhe ndikimin e tyre ne
ekonomi, nuk duhet lënë pa përmendur edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë që
Kosova ka nënshkruar me shtetet fqinje.

Disa nga ato janë:

• Kosovë –Shqipëri (Qershor 2003), hyri ne fuqi Tetor 2003


• Kosovë- Maqedoni (Gusht 2005), hyri ne fuqi Shkurt 2006
• Kosovë – Kroaci (Shtator 2006), hyri ne fuqi Nëntor 2006
• Kosovë – B. Hercegovina Tetor 2006, hyri në fuqi Dhjetor 2006

3.2 Misioni i MTL-ve

Disa nga qëllimet e marrëveshjeve të lira janë:

• Ambient i ri ekonomik

• Konsolidimi i reformave te filluara

• Bilanc tregtar te përmirësuar

• Këmbim tregtar pa barriera te tepërta

• Nxitje të eksporteve, dhe mbështetje te mëtejshme me politika


fiskale
6
http://www.food-ks.org/repository/docs/CEFTA_shqip.pdf

20
* Për prodhuesit vendore

* Eksportuesve potencial

* Industrive te reja te sapokrijuara, me potencial eksporti,


apo substituimi të importit

• Këmbim tregtar në interes reciprok (kombinim efikas)

3.3 Përfitimet nga MTL- të

Se cilat janë përfitimet nga këto marrëveshje për tregti të lirë do i cekim në
vijim:

• Tregu i furnizuar mire


• Konkurrenca e rritur
• Ulja e çmimeve
• Nxitje për përsosjen e teknologjisë
• Ulje kontrabandës
• Nxitje pre rritjen e investimeve te huaja prodhues
• Nxitje për eksport

21
3.4 Kërkesat apo kriteret e kërkuara

• Parimi i mos diskriminimit

• Aplikimi i ligjeve jo diskriminuese

• Ati-Dumpingu

• Mbrojtje te konsumatoreve

• Politika te reja tregtare

• Ndalon monopolet shtetërore me karakter tregtar

• Eliminon taksat te eksportit apo taksave tjera me efekt ne eksport

• Eliminon dallimet e thella ne tarifa doganore normale, sidomos për


produktet bujqësore.

3.5 Rregullat e origjinës se mallit

Statusin e origjinës e përfiton produkti atëherë kur:

• Produkti tërësisht prodhohet në vend


• Produkti i nënshtrohet proceseve/përpunimeve shtesë

22
IV. CEFTA
23
4.1 Çfarë është CEFTA?

CEFTA (Central European Free Trade Agreement) është një marrëveshje e


tregtisë së lirë në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit
Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe
Hercegovina, Kroacia dheMoldavia.

Marrëveshja e parë e CEFTA-s u nënshkrua nga Polonia, Hungaria, Çekia


dhe Sllovakia ne Dhjetor 1992 dhe hyri ne fuqi ne Korrik 1994. Nëpërmjet
CEFTA-s këto vende pjesëmarrëse u mobilizuan për t’iu qasur institucioneve
politike, ligjore dhe ekonomike te Bashkimit Evropian, duke forcuar ne këtë
mënyrë demokracinë dhe ekonomitë e tyre te tregut. Sllovenia iu bashkua CEFTA-
s ne 1996, Rumania në 1997, Bullgaria në 1999, Kroacia në 2003 dhe Maqedonia
në 2006.

Meqenëse në 2007 te gjitha palët e mëparshme te CEFTA-s kishin hyrë ne


Bashkimin Evropian dhe kishin dalë nga CEFTA, u vendos që CEFTA të shtrihej
në pjesën e Ballkanit të mbetur jashtë BE-se. Në këtë kohë Kosova, Shqipëria,
Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia
kishin nënshkruar një numër te madh marrëveshjesh bilaterale te tregtisë se lire ne
kuadrin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Këto u zëvendësuan nga një
marrëveshje e vetme multilaterale - CEFTA. Në shtypin dhe media e Kosovës
kohet e fundit është folur shumë për CEFTA-n dhe për ndikimin e saj në
ekonominë e Kosovës. Përgjithësisht diskutimet janë përqendruar ne aspekte te
shkëputura te CEFTA-s, sidomos në liberalizmin e tarifave doganore me vendet e
rajonit. Mirëpo ne te vërtete, duke qene një marrëveshje me një natyrë shumë-
dimensionale, CEFTA është shume me tepër sesa thjesht një marrëveshje për

24
tarifat doganore. Në ketë aspekt, është shumë e rëndësishme që CEFTA të shihet
në një kontekst më të gjerë dhe nga këndvështrime të ndryshme në mënyrë që të
kuptohet për atë fare ajo është ne te vërtete. Si fillim është i nevojshëm një
shpjegim i shkurtër i përmbajtjes dhe qëllimit te CEFTA-s.

Nga këndvështrimi politik, CEFTA është pjesë e përpjekjeve të vendeve të


rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) për te krijuar një treg rajonal qe mundëson
zhvillimin ekonomik dhe që do e kontribuoje eventualisht në rritjen e sigurisë dhe
stabilitetit politik ne Ballkan.

CEFTA është vetem një element i integrimit ekonomik rajonal. Elemente po


aq të rendesishem të ketij integrimi janë iniciativa në fusha të tjera si Komuniteti i
Enegjisë, Zona e Përbashket e Aviacionit, Memorandumi i Europes Juglindore ne
fushen e Transportit, Iniciativa e Evropes Juglindore në fushën e
Telekomunikacioneve dhe Internetit, Kompakti i Investimeve, etj. Të gjitha këto
iniciativa synojnë krijimin e një tregu të përbashket rajonal që në një fazë të
mëvonshme do të integrohet në tregun e madh Europian.

Në fakt, CEFTA është një instrument i para-hyrjes (pre-accession) në BE. Çdo


vend i ish-bllokut komunist që është bërë anëtar i BE-së sot, ka qenë mepare anetar
i CEFTA-s. Në të njejtën mënyrë, çdo vend që është në procesin e hyrjes ne BE,
është bere sot anëtar i CEFTA-s. Hyrja eventuale e Kosovës në BE kërkon
përgatitje në aspektin institucional dhe në atë të administrimit të marrëdhënieve me
vendet e tjera anëtare. Me specifikisht, hyrja e Kosoves në BE do të thotë

liberalizim dhe intensifikim i marrëdhenieve tregtare me vendet e BE-së. Nga ky


këndveshtrim, CEFTA i ofron Kosovës një mundësi për tu ushtruar dhe për tu
mësuar me rregullat e lojes në një treg rajonal në mënyrë që procesi i integrimit në

25
BE të përballohet me sukses. Të gjitha vendet e tjera ishkomuniste kanë kaluar në
këtë proces.

Nga kendveshtrimi ekonomik, CEFTA do te ndihmoje zhvillimin ekonomik


në rajon me anë të liberalizimit dhe zhvillimit të tregtisë. Eksperienca botërore e ka
provuar se vendet që ia mbyllin dyert tregëtisë ia mbyllin dyert zhvillimit.
Shqipëria e viteve të komunizmit dhe Koreja e Veriut e diteve të sotme janë
shembuj tipikë të dështimit të politikave të izolimit dhe mbylljes së dyerve. Që në
kohët e lashta, shkëmbimet tregtare kanë qene faktori më i rendesishëm i zhvillimit
kulturor dhe ekonomik të rajoneve, shteteve e perandorive.

Mënyra se si CEFTA do të lehtësoje zhvillimin e tregtise është nëpërmjet


bashkëpunimit më të ngushtë midis vendeve pjesëmarrëse në nivele politike dhe
teknike; harmonizmit te politikave, institutcioneve dhe rregullave që lidhen me
tregtinë; liberalizmit të tarifave doganore; eleminimit të barrierave jotarifore;

dhe, aplikimit te rregullave të favorshme të origjines.

Siç e ceka edhe më lart, është e rëndesishme të kuptohet që zbatimi i


CEFTA-s nuk lidhet vetem me liberalizimin e tarifave doganore në tregtinë me
vendet e rajonit. Perkundrazi, tarifat doganore janë vetem një pjesë e vogël e asaj
çka përfshin CEFTA. Në vijim nuk do të ndalem në hollësitë teknike të asaj çka
përmban CEFTA por do të perpiqem të përqendrohem në elementet më të

rëndesishme.

26
4.2 CEFTA - Barrierat Teknike dhe Masat Sanitare dhe
Fitosanitare

Një nga fushat më të rëndësishme që prek CEFTA është ajo e Barrierave


Teknike dhe Masave Sanitare dhe Fitosanitare. CEFTA do ti mundesoje vendet
pjesëmarrëse të harmonizojnë standartet teknike dhe masat sanitare dhe fitosanitare
që ato perdorin për të siguruar shëndetin e njerezve, kafsheve dhe

bimeve te tyre. Shpesh standartet teknike dhe masat sanitare dhe fitosanitare
përdorën për të penguar tregtine e lirë të mallrave ose për të diskriminuar mallrat e
nje vendi te caktuar. Nëpërmjet krijimit të një forumi të përbashkët, CEFTA do të
bëje të mundur që këto masa të mos bëhen pengese kundër tregtise së lirë dhe të
përdoren vetem atëherë kur janë shkencërisht të justifikueshme. Ky element i
CEFTA-s është shumë i rëndesishem për tregtaret Kosovarë. Është fakt që gjatë
viteve të fundit tregtarët Kosovarë janë perballur me lloje të ndryshme barrierash
jo-tarifore. Për shembull, në disa raste atyre nuk u është njohur origjina e mallit të

tyre, në raste të tjera nuk u jane njohur tabelat e automjeteve, shumë herë u është
ndaluar eksporti i prodhimeve ushqimore për shkak të mosnjohjes së certifikateve
sanitare, kurse herë të tjera janë mbajtur për procedura doganore në doganat e
vendeve fqinje për ditë të tëra duke iu shkaktuar humbje te mëdha financiare.

CEFTA ofron një forum ku këto probleme të diskutohen në nivel rajonal dhe
të zgjidhen efektivisht.

Më parë institucionet kosovare kanë qenë të detyruara ti ngrenë këto


probleme në mënyre bilaterale. Në forume bilaterale fuqia e Kosoves ka qenë e
kufizuar, jo pak edhe për shkak të Statusit te paqarte që deri vonë kishte Kosova.

27
Ky problem eleminohet nëpërmjet CEFTA-s. Në këtë forum multilateral
fuqia e Kosovës rritet për shkak se mbi vendin që thyen rregullat e përbashketa dhe
bllokon tregtinë e lirë në mënyrë diskriminuese ushtrojnë presion të gjitha palët
bashke. Është e rëndësishme të theksohet që CEFTA i mundëson Kosovës
zgjidhjen e problemeve tregtare me Serbine, gjë e cila deri me sot ka qenë
praktikisht e pamundur për shkaqe që dihen.

28
4.3 CEFTA- Rregullat e origjinës

Një tjetër element i rëndësishëm i CEFTA-s janë rregullat e origjinës.


CEFTA i lejon prodhuesve Kosovarë të importojnë lënde të para nga vendet
pjesëmarrese të CEFTA-s dhe ti përdorim ato për përftimin e prodhimeve kosovare
pa e rrezikuar origjinën Kosovare të prodhimit përfundimtar. Me fjalë të tjera, çdo
lëndë e parë e importuar nga vendet e CEFTA-s mund të përdoret sikur të ishte

prodhim Kosovar dhe produkti përfundimtar mund të eksportohet me tarifë


doganore zero (trajtim preferencial) në secilin vend të CEFTA-s. Në marreveshjet
bilaterale të tregtise së lirë ky përfitim nuk ishte i mundur. Për të mos e rrezikuar
origjinën e prodhimit të tij, një prodhues kosovar ishte i detyruar të përdorte vetëm
lëndë të para nga vendi ku do ta eksportonte prodhimin përfundimtar.

Ndërsa CEFTA i lejon këtij prodhuesi të importoje lëndë të parë nga cilido
vend i CEFTA-s dhe ta eksportoje produktin perfundimtar ne cilindo vend te
CEFTA-s.

4.4 Çfarë është origjina e mallit?

Ashtu si çdo njeri i përket një vendi të veçantë, edhe mallrat kanë një
origjinë të caktuar. Në rastin kur malli prodhohet krejtësisht në një vend, origjina e
tij është e qartë. Për shembull prodhimet bujqësore, blegtorale, pyjore, minerale (ne
përgjithësi lende te para) marrin automatikisht origjinën e vendit ku prodhohen.
Por një pjesë e madhe e mallrave (kryesisht ato të përpunuara) prodhohen duke

29
përdorur inpute ose pjesë të importuara nga një vend tjetër. Për shembull, lëngu i
frutave i prodhuar në Kosove mund te jete përftuar duke përdorur ekstrakte te
frutave të importuara nga Maqedonia dhe sheqer të importuar nga Turqia. Në ketë
situate, pyetja që shtrohet është: “lëngu i prodhuar ne Kosove a do te ketë origjinë
Kosovare, Maqedonase apo Turke”? Vendosja e kritereve të qarta për përcaktimin
e origjinës së mallrave i jep përgjigje të saktë kësaj pyetjeje.

4.5 Pse është koncepti i origjinës së mallit i rëndesishëm?

Koncepti i origjinës së mallit bëhet i rëndësishëm në rastin e trajtimit


preferencial që një vend i bën prodhimeve të një vendi tjetër. Për
shembull,nëpërmjet sistemit te “Preferencave Tregtare Autonome”, Bashkimi
Evropian i lejon prodhimet Kosovare të hyjnë në tregun e përbashkët Evropian pa
ndonjë tatim doganor. Nga ana tjetër, prodhimet Kineze, për shembull, nuk e
gëzojnë ketë trajtim preferencial. Në këtë situatë, për Bashkimin Evropian është e
rëndësishme që vetëm mallrat Kosovare të përfitojnë nga ky trajtim. Mallrat e
importuara në Kosovë nga Kina nuk duhet të hyjnë ne BE duke përfituar nga
trajtimi preferencial qe i është akorduar vetëm Kosovës. Gjithashtu, mallrat e
importuara nga Kina dhe që nuk kanë pësuar ndonjë përpunim apo transformim të
rëndësishëm në Kosove (p.sh. vetëm paketim dhe etiketim) nuk mund të hyjnë në
BE duke përfituar trajtimin preferencial që i përket Kosovës. Për këto arsye është e
nevojshme të përcaktohet qartë se cilat mallra do të njihen nga BE si mallra të
Kosovës. Kjo heshtje zgjidhet me anë të konceptit të “rregullit të origjinës”.

30
4.6 Si përcaktohet origjina e mallit?

Siç u përmend edhe më lart, kur malli është prodhuar në një etapë të vetme
ose përftohet krejtësisht në një vend të vetëm, atëherë origjina e tij është relativisht
e lehtë për tu përcaktuar.

Në rastet kur malli është prodhuar duke përdorur materiale ose pjesë të
importuara nga një vend tjetër, për të përcaktuar origjinën e tij përdorën rregullat e
origjinës.

Këto rregulla përcaktojnë metodën qe përdoret për të vlerësuar nëse malli në


fjale ka pësuar përpunim të mjaftueshëm ose i është nënshtruar një transformimi
thelbësor në mënyre që të marrë origjinën e vendit ku u krye ky përpunim ose
transformim.

4.7 Çfarë benefitesh konkrete sjell CEFTA nëpërmjet


Rregullave të Origjinës?

Cili përpunim është i mjaftueshëm dhe sa thelbësor duhet të jetë


transformimi në mënyre qe malli të marrë origjinën e vendit ku është bërë
transformimi?

Për këto përdoren disa kritere që masin shkallen e transformimit.


Fatkeqësisht, nuk ekziston një rregull origjine i thjeshtë, standard dhe universal për
te gjitha vendet.

31
Në praktikat tregtare zakonisht përdoren tre metoda kryesore për të
përcaktuar nëse përpunimi ka qenë i mjaftueshëm dhe transformimi thelbësor:

• Ndryshimi i klasifikimit tarifor sipas Nomenklatures Doganore;

• Sasia minimale e vlerës se shtuar (përqindja e vlerës);

• Një proces i caktuar i përpunimit;

• Kombinimi i metodave te mësipërme.

Asnjë nga këto metoda nuk është superiore. Secila ka te mirat dhe dobësitë e
veta. Disa marrëveshje të tregtisë përdorin vetëm një metode për të gjitha llojet e
mallrave.

4.8 Cilat janë rregullat e origjinës në Marrëveshjen e


CEFTA-s dhe si ndryshojnë ato nga rregullat e përdoruara
në Marrëveshjet Bilaterale?

Në marrëveshjet bilaterale të tregtisë së lirë përdoren të tgjitha llojet e


metodave te përmendura me lart për të përcaktuar origjinën. Çdo marrëveshje ka
një listë shumë të gjatë prodhimesh dhe grupprodhimesh për të cilat specifikohet
qartë metoda që përdoret për përcaktimin e origjinës.

Akumulimi qe aplikohet ne këto marrëveshje është ai bilateral. Mënyra se si


funksionon ky lloj akumulimi mund te shpjegohet me një shembull konkret.

32
Një prodhues Kosovar mund të blejë pëlhurë nga Maqedonia dhe të prodhojë
rroba. Nëse nuk do të aplikohej akumulimi bilateral me Maqedoninë, rrobat e
prodhuara në Kosovë nuk do te përftonin origjinën Kosovare sepse përpunimi i
bërë në Kosovë nuk do të ishte i mjaftueshëm (transformimi i mjaftueshëm do të
ishte nga fill në rroba). Në ketë rast ky mall do të hynte në Maqedoni me tarifën jo-
preferenciale qe aplikon Maqedonia.

Mirëpo me anë të marrëveshjes bilaterale, Kosova e akumulon origjinën me


Maqedoninë. Kjo do të thotë që pëlhura e importuar nga Maqedonia konsiderohet
me origjine Kosovare. Në ketë mënyrë plotësohet kushti i transformimit të
mjaftueshëm dhe rrobat e përftuara marrin origjinën Kosovare dhe mund të
eksportohen përsëri në Maqedoni me tarifë zero. E njëjta gjë ndodh me vendet e
tjera me të cilat Kosova ka marrëveshje bilaterale (Shqipëria, Bostia, Kroacia).

Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet që nëse prodhuesi Kosovar e


blen pëlhurën në Maqedoni, ai nuk mund ti eksportoje rrobat me tarife zero ne
Shqipëri sepse origjina nuk akumulohet kur lënda e parë (pëlhura) është blerë
jashtë Shqipërisë. Domethënë akumulimi bëhet vetëm midis dy palëve (Kosove –
Maqedoni, ose Kosove – Shqipëri, ose Kosove – Mal i Zi, etj.).

Marrëveshjet bilaterlate te tregtisë se lire tashme janë zëvendësuar nga


marrëveshja e CEFTA-s. Në baze të kësaj marrëveshje, prodhimet me origjinë
Kosovare kanë mundësi të hyjnë me tarife zero në vendet anëtare të CEFTA-s
(Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Mal i Zi, Bostia dhe Hercegovina, Kroaci

dhe Moldavi).

Në ketë marrëveshje, të gjitha metodat e përmendura më lart përdoren për të


përcaktuar origjinën e mallrave. Lista e metodës që përdoret për secilin produkt ose
grup produktesh është shumë e gjatë. Akumulimi që aplikohet në ketë marrëveshje
33
është ai diagonal. Mënyra se si funksionon ky lloj akumulimi mund të shpjegohet
me një shembull konkret.

Një prodhues Kosovar mund të blejë pëlhurë nga një vend i CEFTA-s, p.sh.
Maqedonia, dhe të prodhoje rroba. Pëlhura e importuar nga Maqedonia
konsiderohet me origjinë Kosovare dhe transformimi në rroba është i mjaftueshëm
për të kënaqur rregullin e origjinës. Rrobat e përftuara marrin origjinën Kosovare
dhe mund të eksportohen me tarife zero jo vetëm në Maqedoni (siç ishte rasti i
marrëveshjeve bilaterale) por në çdo vend tjetër anëtar te CEFTA-s.

4.9 CEFTA – Anti-dumping-u

CEFTA merr në konsiderate edhe rastet e mundshme kur tregu i një vendi
dëmtohet nga importet e një vendi partner në marrëveshje. Për ti krijuar vendeve
pjesëmarrëse mundësi për ti mbrojtur sektorët ose aktivitetet e tyre, CEFTA lejon
përdorimin e instrumenteve te Anit-dumping-ut dhe Masave Mbrojtëse. Anit-
dumpingu, për shembull, është një politike qe lejon ngritjen e tarifave doganore
ose vendosjen e kufizimeve ne import kur vihet re qe prodhimi i një vendi te
caktuar shitet në tregun e Kosovës nën çmimin real të prodhimit. Kjo mund të
ndodhe në rastin kur në një vend partner ka prodhim shume të madh të një produkti
të caktuar dhe e hedh prodhimin e tepërt nëe Kosove duke e shitur nën koston e
prodhimit. Në këtë rast, nëse ne mund të provojmë se ky prodhim i importit po
shkakton dëmtime serioze te prodhimit vendor, kemi të drejtë të kufizojmë
përkohësisht importet nga vendi ne fjale nëpërmjet tarifave më të larta ose kuotave
të përkohshme.
34
Masat mbrojtëse përdoren në mënyre të ngjashme si anit-dumpingu, por ato
ndërmerren edhe kur çmimi i importit është mbi koston e prodhimit - e
rëndësishme është të provohet se importi po shkakton dëmtim serioz te sektorëve
te caktuar.

4.10 CEFTA – Liberalizimi gradual i sektorëve te


Shërbimeve, Investimeve dhe Prokurimeve Qeveritare

Element tjetër i rëndësishëm i CEFTA-s është liberalizimi gradual i


sektorëve te Shërbimeve, Investimeve dhe Prokurimeve Qeveritare. Në këto
sektorë synohet hapja ndaj konkurrencës se lire ne rajon dhe eliminimi i
diskriminimit te investitorëve rajonale. Ky liberalizim do ti mundësoje bizneset
kosovare të veprojnë në tregjet e vendeve partnere në mënyrë të barabartë e të pa
diskriminuar.

4.11 CEFTA – E Drejta e Pronësisë Intelektuale

Në fushën e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale CEFTA synon mbrojtje me


efektive të këtyre të drejtave. Qëllimi është tërheqja e investimeve të huaja dhe
promovimi i investimeve reciproke ndërmjet vendeve anëtare duke mbrojtur
pronësinë intelektuale të investitorëve në mënyre uniforme përgjatë gjithë rajonit.

35
4.12 Si ndërlidhet CEFTA me Marrëveshjet Bilaterale te
Tregtisë së Lirë?

Kosova gjatë gjashtë viteve të fundit, nën kuadrin e Paktit të Stabilitetit


(iniciative kjo e promovuar nga Bashkimi Evropian), ka negociuar dhe nënshkruar
katër Marrëveshje Bilaterale të Tregtisë së Lirë me vendet fqinje: Shqipëria,
Maqedonia, Bostia dhe Hercegovina, dhe Kroacia.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve ka qene përmirësimi i bashkëpunimit tregtar


dhe rritja e shkëmbimit të mallrave me këto vende. Nga aspekti tarifor, me
Shqipërinë dhe Bosnjën është bere liberalizmi i plotë i tregtisë, ndërsa me
Maqedoninë dhe Kroacinë është arritur një liberalizim asimetrik, qe do te thotë që
produket e Kosoves hyjnë pa detyrim doganor në keto vende, ndërsa disa prodhime
sensitive të Kosoves janë të mbrojtura me anë të aplikimit të detyrimit doganor në
Kosovë.

Nen kuadrin e Paktit të Stabilitetit, të gjitha vendet e rajonit kanë nenshkruar


marreveshje bilaterale të tregtise midis tyre. Pas një ekperience të suksesshme disa-
vjecare me marreveshjet bilaterale, gjatë vitit 2006 vendet e rajonit ranë dakord që
ta zëvëndësojnë rrjetin ekzistues te marrëveshjeve bilaterale (mbi 30 marrëveshje
te tilla) me një marrëveshje te vetme (CEFTA). Epërsitë e në marrëveshje të vetme
ndaj rrjetit të marrëveshjeve bilaterale janë te shumta. Disa prej këtyre epërsive
janë si vijon:

• Marrëveshja e vetme do të sjellë uniformitet rregullash dhe


politikash, në vend të rregullave dhe politikave të ndryshme për
secilën marrëveshje bilaterale.

36
• Marrëveshja e vetme do të përmirësoje transparencën për
kompanitë që operojnë midis kufijve. Domethënë një kompani që
vepron në disa vende të rajonit do të ndeshet me të njëjtat rregulla
dhe politika, si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoni ose Shqipëri.
• Marrëveshja e vetme e bën më të lehtë zbatimin për qeverinë. Në
vend të një numri të madh marrëveshjes bilaterale, qeveria
implementon vetëm një marrëveshje të përbashkët.
• Marrëveshja e vetme përmirëson bashkëpunimin rajonal. Të gjitha
vendet negociojnë se bashku. Për Kosovën për shembull, kjo
marrëveshje paraqet një mundësi për të zgjidhur problemet tregtare
me Serbinë, gjë e cila nuk mund të bëhej në mënyre bilaterale.
• Është e rëndësishme të theksohet se regjimi tarifor (përfshi edhe
mbrojtjen e siguruar për prodhimet sensitive) i arritur në
marrëveshjet bilaterale do të mbartet plotësisht në CEFTA.

4.13 Cilat janë përfitimet e CEFTA-s?

Për një vend pa qasje në det, integrimi rajonal në përgjithësi, dhe


marrëdhëniet e mira tregtare me vendet fqinje në veçanti, marrin një rendësi të
veçante. Tregtia e lire është e domosdoshme për Kosovën sepse jo vetëm që i
mundëson importimin e lendeve te para dhe prodhimeve te gatshme që nuk mund
të prodhohen në vend, po i siguron edhe qasje në tregje me potencial për eksportet
e saj.

37
Gjithashtu, është e rëndësishme te kuptohet qe investitorët e mëdhenj nuk
janë aq te interesuar për tregun 2 milionësh të Kosovës, sa janë të interesuar për
tregun rajonal prej 20-30 milionësh ku mund të shfrytëzojnë fuqinë punëtore dhe
tregun e lëndëve të para dhe ku mund të shesin më pas prodhimet e tyre.
Gjithashtu, këta investitorë e shohin ketë treg rajonal edhe si mundësi për t’iu
qasur në mënyrë preferenciale tregut gjigant Evropian. Ky treg rajonal nuk do të
materializohet nëse CEFTA nuk zbatohet efektivisht. Tregtia e lirë është
instrumenti me i rëndëesishëm qe përcakton dimensioned e një tregu.

Megjithatë duhet te kuptohet qe CEFTA nuk ofron zgjidhje magjike, por


mundësi për të zgjidhur probleme. Me fjalë të tjera, nëse mundësitë që ofron
CEFTA nuk shfrytëzohen efektivisht, përfitimet biznesit, sipërmarrësit dhe
shoqëria në përgjithësi i kuptojnë obligimet dhe përfitimet e CEFTA-s dhe
bashkëpunojnë për të arritur Qeveria e Kosovës dhe në veçanti Ministria e Tregtisë
dhe Industrisë në bashkëpunim me institucionet e tjera partnere ndërkombëtare
janë duke punuar në mënyre që të ngrihet infrastruktura e nevojshme institucionale
në mënyre që ti përgjigjemi efektivisht sfidave të CEFTA-s dhe për të rritur në
maksimum përfitimet e Kosovës.

Përfitimet e CEFTA-s mund të shikohen nga disa këndvështrime. Me

konkretisht po ndalem në dy këndvështrime për ti shqyrtuar këto përfitime.

Nga këndvështrimi politik është e padiskutueshme se Kosova ka vetëm


përfitime nga CEFTA. Kosova është bërë pjesëmarrëse me sovranitet të plotë në
këtë iniciative rajonale. Kosova nuk ka mbetur vrime e zeze në Ballkan, peng i
zgjidhjes së statusit, por aktivisht e ka shprehur vullnetin e saj për të qenë pjesë
integrale e rajonit. Gjithashtu, duke u bërë pjesë e CEFTA-s Kosova është pjese e
mekanizmit të bashkëpunim rajonal që promovon stabilitetin politik në rajon. Në

38
këtë mënyre, Kosova i zgjidh problemet me dialog dhe bisedime, e jo me
konfrontime e kërcënime. Për me tepër, CEFTA e rrit fuqinë negociuese të
Kosovës përballë vendeve më të mëdha të rajonit. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

që Kosova ka me vendet e rajonit behet pjesë e zgjidhjeve te problemeve të rajonit


ku të gjitha palët ushtrojnë presion mbi palën diskriminuese. Zgjidhja e
problemeve në mënyre bilaterale do te ishte gjithmonë me e vështire për Kosovën,
sidomos me Serbinë me të cilen ne kemi gatur gjithmonë me shumë probleme
tregtare e që kanë qenë gjithmonë të vështira për tu zgjidhur për shkak të mungesës
së vullnetit nga pala Serbe për ti diskutuar këto probleme. Edhe nga aspekti
ekonomik përfitimet janë të shumta. Së pari, Kosova ndërmerr një numër
obligimesh për reforma institucionale në fusha shumë të rëndësishme si:

• Ndihma Shtetërore,
• Konkurrenca,
• Prokurimet Publike, etj.

Këto reforma përndryshe do të ishin shumë të vështira për tu ndërmarrë për


shkak të energjive politike dhe administrative që kërkojnë. Në ketë kontekst,
CEFTA do te shërbeje si nxitëse e këtyre reformave dhe do të na ndihmoje duke na
ofruar zgjidhjet më të mira në rajon. Së dyti, nëpërmjet CEFTA-s rajoni do të beje
harmonizimin e politikave, institucioneve, ligjeve e procedurave. Kjo e bën me
tërheqës rajonin për investitorët e huaj, sepse ata nuk do të preferonin të vepronin
në një treg rajonal ku rregullat e lojës ndryshojnë sa herë që kapërcejnë një kufi.

Po në aspektin ekonomik është e rëndësishme të kuptohen edhe përfitimet e


konsumatorit Kosovar.

39
Mirëqenia e biznesit kosovar është pjese po aq e rëndësishme e interesit
publik sa edhe mirëqenia ekonsumatorit.

4.14 Çfarë do të përfitojnë bizneset e Kosovës nga CEFTA?

Kjo është temë shumë e diskutuar dhe natyrshëm eshë pjesa me sensitive e
debateve mbi CEFTA-n. Shqetësimet qe ngrëne disa biznese mbi konkurrencën me
të cilen ato mund të përballen janë të logjikshme duke qenë se në parim CEFTA
nënkupton liberalizim te tregtisë. Po edhe në këtë pike, përfitimet dhe kostot e
CEFTA-s duhen parë në kompleks dhe jo të ndara nga konteksti i gjerë në të cilin
ajo vepron.

Marrja pjesë në një treg prej 30 milion konsumatorëve, është një pikë e
fuqishme e cila na shtyen që të jemi më të mirë me produktet tona, pasi që dihet që
konkurenca bën të vetën dhe kualiteti ngrihet ose ne falimentojmë.

40
4.15 Deklaratat e bizneseve rreth CEFTA-s

Nuk janë të gjithë me intuziazëm rreth CEFTA-s, Bashkim Osmani7, pronar


i kompanisë për prodhimin e lëngjeve, "Laberion", ka deklaruar se marrëveshja e
CEFTA-së i ka shkaktuar shumë humbje. "Jo, mua s'më ka ndihmuar fare
marrëveshja e CEFTA-s. Më 3 dhjetor të viti 2008, më ka goditur me 2.2 milionë
euro kur Bosnja dhe Hercegovina më ka ndaluar të eksportojë në këtë shtet, ngase
nuk i kanë njohur vulat e Republikës së Kosovës, por vetëm ato të Unmik-ut si
nënshkrues të marrëveshjes në emër të Kosovës", ka thënë ai.

Osmani më tej ka treguar se i është dashur të hapë një kompani për rieksport në
Mal të Zi, për të kaluar mallin nga Kosova përmes Malit të Zi në Bosnjë. "Mallrat
nga Serbia e Bosnja vetëm me një dëshmi të TVSH-së (Tatim mbi Vlerën e Shtuar)
hyjnë në tregun e Kosovës. Ndërsa prodhimi kosovar nuk ka asnjë mundësi të
depërtoj në tregun e tyre. Shpenzimet janë trefishuar, ngase transporti ka kosto të
lartë", ka theksuar ai.

Pronari i ndërmarrjes më të suksesshme për vitin 2009, Bashkim Osmani u


bëri thirrje institucioneve që të vënë masa reciprociteti me vendet fqinje, Serbinë
dhe Bosnjën. Edhe biznesmenët e tjerë kanë deklaruar se CEFTA nuk iu ka
ndihmuar fare.

Burim Piraj8, pronar i kompanisë "Meka", thotë se CEFTA ka qenë e


njëanshme. "Në raport me Kosovën është zbatuar gjithmonë, ndërsa ne s'kemi
pasur mundësi me përfituar fare nga marrëveshja", konstaton ai.

7
EkoBiznesi, nr 16, Janar 2010
8
EkoBiznesi, nr 16, Janar 2010

41
Përfundim

Shumë është bërë, por mbet që edhe më shumë të bëhet. Gjatë hulumtimit
për këtë punim diplome kam hasur në komente të situatave të ndryshme, ku
shfaqen paknaqësitë e bizneseve dhe disa grupeve joqeveritare si te Organizatës
Vetvendosje, me siguri ka shumë gjëra që me të vërtet janë ashtu, por ne shofim që
është bërë shumë në drejtim të duhur.

Këshillat e mia do ishin një politikë më agrare, ku subvencionet do i


mbështetëshin fermerët tanë sepse dihet qe ne nuk jemi një shtet i teknologjive të
avancuara, ne më shumë do mund konkuronim si shtet agrarë e pse jo edhe
tregtarë.

Në fund dua të përshëdes dhe falenderoj FAMILJEN për ndihmën e tyre që


unë të mbrrijë këtu se ku jam sot. Me familje nënkuptoj familjen e ngusht si dhe
mentorin tim Dr. Ali Sylça me kolegët e tij, pa i harruar edhe ata kolegë të cilët
bashpunuan gjatë këtyre viteve të studimeve.

Sinçerisht:

Merita Kelmendi

42
Biblografia

http://www.invest-ks.org/?cid=2,63

Dr. Armand Krasniqi, Konventat në Ekonomi dhe Turizëm

http://sq.wikipedia.org/wiki/Eurozona

http://www.sme-ks.org/repository/docs/StrategjiaeZHSP.pdf

Kujtim DOBRUNA, Udhëzues mbi themelimin e ndërmarrjeve të reja në Kosovë

43

You might also like