You are on page 1of 21

Teoria dhe Praktika e Zhvillimit

Lokal dhe Planifikimi i Projektit

MA-Shoqeria Civile dhe Zhvillimi Lokal

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi
Departamenti i Shkencave Politike
Universiteti i Prishtinës

1
Organizimi i
ligjerates/Syllabusi
Qëllimet e kursit:
Në këtë ligjërate do te synohet kuptimi me i drejte dhe ballafaqimi
kritik me çështjet kryesore dhe zhvillimet që karakterizojnë
qeverisjen lokal dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin
lokal.
Do të shqyrtohen qasjet bazë të teorive te zhvillimit, me theks te
veçante te zhvillimit lokal, qoftë në dimensionin urban apo rurale të
saj. Në këtë ligjëratë do të synohet shqyrtimi sa më i gjerë i temave
relevante në këtë fushë studimi.
Ky kurs tenton qe studentet te i pajis me aftësitë e nevojshme teorike
dhe praktike në mënyrë që të angazhohen në zhvillimin lokal. Një
theks i veçantë është vënë në studimin dhe planifikimin e
projekteve të ndryshme për Zhvillim Lokal.
Objektivi i përgjithshëm i këtij kursi është njoftimi dhe kuptimi me
konceptet kryesore dhe parimet e qeverisjen lokale, kontekstet
historike e politike, hulumtimin e qeverisjes dhe zhvillimit lokal si ne
nivelin vendor ashtu edhe ndërkombëtar, sikurse edhe nëpërmjet
rasteve studimore aftësimin e studenteve me planifikim të
projekteve.

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 2
Organizimi i ligjerates
Kerkesat e Kursit:
Per marrjen e notes pozitiv nga studentet
kerkohen:
Vijueshmëria e rregullt ne ligjërata dhe pjesëmarrje
aktive ne debate (10%)
Lexim i rregullt i materialeve mësimore, diskutimi i
tyre (10%)
Punim seminarik, ne grupe dhe prezantimi i tyre (30%
)
Testi perfundimtar (50% e notes)

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 3
Rezultatet e pritura të mësimnxëniës:
Pas përfundimit të suksesshme të këtij kursi,
studentet do të jenë në gjendje që të
hulumtojnë dhe planifikojnë projekte rreth
çështjeve lokale.
Gjithashtu do te kuptojnë trajektoret dhe
sfidat e zhvillimit lokal.
Sikurse edhe te njihen me modelet dhe
ndikimet e faktorëve ne zhvillim.
Studenten do te arrijnë përmes metodave te
ndryshme qe te planifikojnë projekte të
zhvillimit lokal.
Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 4
Plani i detajizuar i mësimit
(Syllabusi)
 Përcaktimi i Zhvillimit dhe Zhvillimit Lokal
 Çka është zhvillimi?
 Koncepti dhe qasjet ndaj Zhvillimit
 Zhvillimi ne nivelin global
 Zhvillimi ne nivelin nacional e lokal
 Qeverisja Lokale
 Elementet kryesore te qeverise lokale
 Studimet rreth qeverisjes lokale
 Konteksti i zhvillimit te qeverise
 Rast studimor
 Zhvillimi Lokal ne Kosove
 Historiku i pushtetit lokal ne Kosove
 Veçoritë e qeverisjes ne Kosove
 Decentralizimi dhe komunat e reja
 Sfidat dhe mundësitë e zhvillimit lokal ne vend

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 5
Zhvillimi i Komuniteteve
 Roli i qytetareve dhe OJQ-ve
 Modelet e zhvillimit te komuniteteve
 Rastet studimore
Partneriteti privato-publik
 Reformat ne qeverisjen lokale
 Modelet e financimit
 Planifikimi dhe implementimi i Projekteve
Zhvillimi Lokal: Ngritja e kapaciteteve
 Ngritja e kapaciteteve njerëzore
 Zhvillimi i organizatave
 Ngritja e Infrastrukturës

6
Planifikimi i Projekteve
Rëndësia e planifikimit
Planifikimi strategjik
Modelet e planifikimeve
Raste studimore dhe prezantimet e projekteve
Raste studimore dhe prezantimet e projekteve
Raste studimore dhe prezantimet e projekteve
Raste studimore dhe prezantimet e projekteve
Raste studimore dhe prezantimet e projekteve
Përmbledhje

7
Çka është zhvillimi?
 Zakonisht aspekti ekonomik merret si determinues kur flitet për
zhvillimin e vendeve.
 Si Bruto Prodhimi Vendor , te ardhurat për koke banori, fuqia blerese,
buxheti, ardhurat kombetare, konsumi, investimet direkt te jashtme
*FDI etj.
 Standardi jetësor reflektohet si mirëqenie edhe ne aspekt tjera si
shëndetësia, arsimimi, jetëgjatësia etj.
 Por me rendësi për zhvillim janë gjithashtu edhe aspekti politik,
zhvillimi kulturor, shoqëror por edhe ambiental, arkitektonik etj.
 Prej kohës se Industrializimit shtimi i prodhimtarisë, zhvillimi i
infrastrukturës etj. ndikuan drejtpërdrejt ne zhvillimin e shtetit
modern dhe aparatit te saj (administratës, ushtrisë, diplomacisë )

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 8
Trajtimi shkencor i
Zhvillimit
 Koncepti i dhe per Zhvillimin trajtohet si nje veprimtari konkrete
dhe sikur nje disipline akademike e shkencore.
 Relativisht një disipline e re ne shkenca shoqërore dhe ne ato
ekonomike, neper Universitete vetem dy dekadat e fundit u be
pjese e programeve studimore.
 Fillet e para me studiues si Adam Smith “Pasuria e Kombeve”
(1775) dhe David Ricardo( teoritë e tregtisë ndërkombëtare dhe
distribuimit te mirave), Karl Marksi (teoritë e akumulimit te
kapitalit dhe pabarazisë) por ne esence buron nga Humanizmi
qe nga shek. 17
 Por si teme studimi tek ne gjysmën e shekullit te kaluar.
 Shume dilema akademike për qasjen dhe metodat e hulumtimit.
 Vete përcaktimi i nocionit Zhvillim ka implikime te shumta
politike, ideologjike dhe ende nuk ka pajtueshmëri te plote rreth
kësaj.

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 9
Idea e Zhvillimit
Teme debati si ne qarqe politike, ekonomike por edhe
akademike
Dallimi mes shteteve te “varfra” dhe te “pasura”, si
edhe ne forma te qeverisjes: demokratike, autoritare.
Krijimi i mekanizmave ndërkombëtare për zhvillim si
p.sh ne disa shtete kane Ministri te posaçme për Zhvillim
ndërkombëtare kurse OKB(UNDP) por edhe disa shtete
themeluan Agjencionet për zhvillim (USAID, DFID, EAR,
etj
Banka Botërore dhe FMN (Institucionet e Breton Woods )
e shohin si sfide globale këtë ceshtje
Sensibilizimi i opinionit, sidomos për Afrikën, me temat
si: Uria,SIDA, uji i pijshëm etj

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 10
Zhvillimi dhe
Industrializimi
 Industrializimi qe nga fillet e saj, ne shek. XVIII shihej si nje
motor I zhvillimit ekonomik. P.sh.Britani
 Zhvillimi I shteteve ne Evrope u bazua ne industri te rende
dhe te lehte deri ne shek.XX.
 Veçanërisht pas L2B, zhvillimi ishte bazuar ne
Industrializim, P.sh Plani i Marshallit ne Evrope.prej 1947
deri kah fundi I 1951 rreth 12.Miliard $ ne industri
 1/3 e shteteve te botes kane qene koloni ose pjese e
Perandorive, vetem viteve 1960 rreth 40 shtete te reja.
Zhvillimi i tyre bazohej ne modele perendimore, siq ishte
industria qe do te zevendesonte produktet e importuara
( Import Subtitution Industrialization). Kjo ishte
eksperimenti me i perhapur ekonomik per dekada me
elemente proteksioniste por edhe me pasoja te ndryshme.

11
Zhvillimi dhe Modernizimi
 Modernizimi si koncept hyri ne perdorim sidomos ne qarqe
akademike ne Sh.B.A qe vendet e pazhvilluara I shihnin nga
pasoja e te qenurit shoqeri tradicionale.
 Teorite moderniste qe linden viteve 1960-ta, pohojne se
zhvillimi eshte proces i vazhdueshem qe do te pasoj ne te
gjitha vendet e botes gradualisht.
 Nevojitet kalimi nga strukturat shoqerore tradicionale ne ato
moderne shteterore.
 Krijimi I shtetit dhe shoqerise moderne “Nation-Building”
sidomos gjate Luftes se Ftohte edhe si ideologji ku me M.
nenkuptohej westernizim.
 Kritika nga qarqe dhe qasje te ndryshme, por edhe
perkrahes te shumte edhe sot.

12
Ndryshimet
paradigmatike
Zhbërja e bipolaritetit ndryshime ne konceptin e
Zhvillimit, sidomos viteve te fundit.
Ndërlidhja me:
Paqen dhe sigurinë
Ambientin dhe Burimet natyrore
Transformimet shoqërore
Përparimin ekonomik etj.
Globalizimi *shihe edhe Qëllimet e Mijëvjeçarit
nga OKB-ja

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 13
Koncepti I Zhvillimi sot
 Jo vetëm ngritja e Bruto Prodhimit Vendor (GDP) apo zhvillimi i
pergjithshem ekonomik
 Por zhvillimi qëndrueshëm ku hyjnë edhe demokratizimi, liria
qytetare, barazia dhe sundimi i ligjit et.
 Parametrat janë te bazuara tek Individi ne rend te pare e me pas
tek ato vendore.
 Si p.sh Treguesi I zhvillimit te njerezimit ose Human
Development Index (UN) bazohet tek niveli arsimor apo sa ka
analfabet, kushtet shëndetësore dhe te ardhurat mesatare te
qytetareve janë disa indikator
 Indikator tjerë si Media, Ambienti, Infrastruktura, Shëndetësia,
Arsimi por edhe Korrupsioni, Liria e fjalës dhe shtypit.
 Zhvillimi ekonomik si paralele e zhvillimit demokratik.

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 14
Aspektet e Zhvillimit
Zhvillimi ka te beje me gjetjen e metodave apo menyrave
permes se cilave grupet e ndryshme te njerezve apo
organizata mund te levizin gjendjen ekzistuese ne nje
gjendje te deshiruar brenda nje kohe apo per nje kohe te
caktuar.
Citat: “Never doubt that a small group of thoughtful,
committed citizens can change the world; indeed, it's the
only thing that ever has.” Margaret Mead
Ne kete proces jane te kyqyr nje varg grupesh e
organizatash, prej organizatave nderkombetare, grupeve
fetare, shoqateve e deri te individet.

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 15
Qeverisja lokale nuk mund te kuptohet pa kuptimin e natyres
dhe kontekstit te shtetit ne teresi.
Prandaj zhvillimi lokal duhet pare ne prizmin e zhvillimit te
shtetit, sepse keto jane te kushtezuara.
Qeverisja lokale eshte niveli i pare ku si zhvillimi ashtu edhe
krizat e mundeshme verehen dhe ndihen.
Gjithashtu niveli lokal eshte vendi ku luftohet varferia,
papunesia dhe ceshtjet sociale.
Roli i autoriteteve lokale eshte te gjenden zgjidhje per
problemet dhe ceshtjet qe preokupojne qytetaret.

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 16
Zhvillimi Lokal
Zhvillimi kerkone nje baraspeshe mes kerkesave dhe
mundesive reale!
Gjithashtu konteksti social e kulturor por edhe hapesira
kane ndikim.
Prandaj zhvillimi i qendrueshem fillon ne nivelin lokal.
Ne kete nivel interesat dhe verejtjet e qytetareve mund
te merren me se miri parasysh.
Pjesmarrja mund te jete me e larte dhe e drejtperdrejte,
gjithashtu edhe implikimet e politikave zhvillimore kane
ndikim me te madhe ne aspektin lokal.
Aspekti ekonomik, politik, social, kulturor e ambientalist
ne zhvillim lokal.

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 17
Aspektet e Zhvillimit
Lokal
Qasja prej Posht-Lartë (Bottom Up).
Integrative, ne kete menyre arrihet perfshirja
me e larte e qytetareve dhe bashkesive.
Strategjike dhe e qendrueshme
Bashkepunuese
Interaktive
Shumedimensionale
Dhe me lehte korrigjuese dhe kontrolluese.

18
Faktoret e Zhvillimit Lokal ne kornizen
kohore

19
Pyetje dhe diskutim
Si e kuptojme dhe definojme Zhvillimin?
A mundemi shkencerisht te ndikojme ne zhvillim?
A mund te reduktohet varferia, arrihet barazia permes
modeleve te zhvillimit?
Sa ka rol qytetari dhe komuniteti ne zhvillimin lokal?
Cfare hapash duhet ndermarre sipas jush?

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 20
Ju falemnderit

Prof.Ass.Dr.Bekim Baliqi 21

You might also like