Read without ads and support Scribd by becoming a Scribd Premium Reader.
 
POLITIKAT FITIM MAKSIMIZUESE
Politika e çmimeve që duhet të ndjekë një kompani transporti (për të patur sigurishtfitimin maksimal) varen nga natyra e tregut që ato përballojnë. Kërkesa kryesore është tëlidhë çmimet e shërbimit si me strukturën e kostove të vetë kompanisë, ashtu edhe mekërkesën për shërbim.Kompanitë e sektorit privat duhet të jenë “fitimprurëse”. Ky term ështënjë konvencion ekonomik dhe mat tejkalimin e fitimeve të kompanisë mbikostot, në një periudhë të dhënë. Për maksimizimin e fitimit të saj,kompania duhet të maksimizojë diferencën e fitimit nga shitja, me kostot.Njëra rrugë e rritjes së fitimit është reduktimi i kostove të prodhimit, përsa kohë që kjo nuk zvoglon kërkesën më shumë se zvoglimi i kostove. Erëndësishme është të lidhen çmimet e shërbimit si me kostot ashtu edheme kërkesën.Në vijim do të analizojmë se si një kompani duhet të analizojë kostot dhetë ardhurat e saj, nëse dëshëron të maksimizojë fitimin e saj.Për maksimizimin e përgjithshëm të fitimit një firmë duhet të vendosë saprodukt të prodhojë me këtë çmim. Një firmë është e lirë të vendosënivelin e prodhimit të produktit apo shërbimit të saj, me përjashtim tërastit kur kërkesa kontraktuale e detyrojnë atë të përmbushë polotësishtkërkesën. Liria e një firme për të vendosur çmimet varet nga tipi ikonkurencës që ajo duhet të përballojë.
 Politikat fitim maksimizuese
Kompania vepron në një treg konkurrencial
Nëse një produkt apo shërbim prodhohet nga një numër i madhprodhuesish dhe konsumohet nga një numër i madh konsumatorësh çmimii tij përcaktohet nga konkurrenca në treg. Në një treg plotësishtkonkurrencial firma nuk ka asnjë ndikim mbi çmimin (ajo është çmimpranuese). Ajo maksimizon fitimin e saj vetëm duke zgjedhur të prodhojëatë sasi produkti apo shërbimi që maksimizon diferencën e të ardhuravetotale me kostot totale.Në figurë paraqiten marrëdhënjet ndërmjet kostove totale dhe të ardhurave totalë mesasinë e prodhimit, si edhe të kostove mesatare dhe të kostove marxhinale me sasinë eprodhimit.Pranohet se çmimi i tregut i produktit është P
M
. Firma ka një kosto fikseprodhimi C
F
dhe një kosto marxhinale prodhimi MC. Kjo kostomarxhinale supozohet kosntante deri për sasinë Q
A
të prodhuar, dheprogresivisht rritëse pas kësaj vlere. Kostot mesatare të prodhimit (AC)fillimisht bien shpejt (derisa C
F
të shtrihet mbi një sasi të konsiderueshmeprodhukti) dhe më pas më ngadalë, deri sa edhe mund të rriten kur kostotmarxhinale rriten.
 
Duke qënë se firma është çmim pranuese të ardhurat totale paraqiten medrejtëzën RR. Kurba e kostos totale CC nis nga kosto C
F
dhe është njëvijë e drejtë deri në Q
A
, më pas reflekton rritjen e kostos marxhinale.Firma do të maksimizojë fitimet e saj kur diferenca ndërmjet RR dhe CCështë maksimale. Kjo ndodh kur pjerrësia e kurbës CC është e njëjtë mepjerrësinë e RR. Kjo ndodh kur kosto marxhinale është e barabartë (porrritet më shpejt) se çmimi (sasia Q
M
e prodhimit) pra,
 fitimet maksimizohen në nivelin e prodhimit kur kostot marxhinale barazojnëçmimin e produktit apo shërbimit 
.
Strategjia e çmimit optimal në një ekonomi konkurrenciale
Në sektorin e transportit ndeshen shumë pak tregje konkurencialë. Tregjet e transportitkanë një numër të madh konsumatorësh por një numër të vogël prodhuesish të transportit.Ndoshta më afër tregjeve konkurenciale janë industria e transportit të mallrave mekamionë.
Shëmbull 
Supozojmë se kompania i shërben aktualisht 1,000 pasagjerëve në ditë me një kostoditore prej 800$ në ditë dhe po shqyrton mundësinë e zgjerimit të kapacitetit të ofruar tëshërbimit. Ajo vlerëson se nisur nga natyra e tregut ajo mund të zgjerojë shërbimin edhepër 200 pasagjerë, me një kosto marxhinale prej 0.75$ për pasagjer. Për cdo 200pasagjerë shtesë kjo kosto marxhinale rritet me 0.05$ për pasagjer. Çmimi i shërbimit
 
përcaktohet si ekuilibër i kërkesës dhe ofertës dhe kompania është e detyruar t’a pranojëkëtë çmim.Në këtë rast, strategjia fitim maksimizuese e firmës është ajo e shërbimittë atij numri pasagjerësh për të cilin kosto marxhinale është nën çmimin eshërbimit.Nga një analizë e tillë rezulton se:
nëse çmimi i tregut i shërbimit është 0.92$ kompania duhet t’ishërbejë 1,800 pasagjerëve duke maksimizuar fitimin në këto kushtenë 196$ në ditë;
nëse çmimi i tregut është 0.82$ kompania duhet t’i shërbejë 1,400pasagjerëve duke siguruar një fitim prej 38$ në ditë;
nëse çmimi bie në 0.78$ kompania për minimizimin e humbjeveduhet t’i shërbejë 1,200 pasagjerëve me një humbje prej 14$ nëditë. Në këto kushte, nëse ky çmim tregu pritet të jetë iqëndrueshëm dhe kompania nuk mund t’i reduktojë kostot e saj,kompania duhet të heqë dorë nga furnizimi i këtij shërbimi.
Tabele përmbledhëse
Pasagjerënë ditëKostoTotale nëditëKostoMesatare përpasagjerKostoMarxhinalepër pasagjer
1,000 800$ 0.800$ 0.75$1,200 950$ 0.792$ 0.80$1,400 1110$ 0.793$ 0.85$1,600 1280$ 0.800$ 0.90$1,800 1460$ 0.811$ 0.95$2,000 1650$ 0.825$ 1.00$2,200 1850$ 0.841$ 1.05$2,400 2060$ 0.858$
Vepron vetëm një furnizues shërbimi potencial në treg
Nëse kompania e shërbimit të transportit ka statusin e një monopoli nëtreg, atëhere ajo mund të zgjedhë edhe nivelin e çmimit të shërbimit tësaj. Sa më i lartë ky çmim, aq më pak ajo do të shesë por aq më shumë dotë fitojë për njësi shërbimi.Në figurë paraqitet strategjia fitim maksimizuese në një teg të tillë. Diferenca me rastin emëparshëm është se kurba e fitimit total nuk është më një vijë e drejtë; ajo varet ngaelasticiteti i kërkesës për produktet e firmës e cila paraqitet nga kurba e kërkesës DD.Kondita e maksimizimit të fitimit edhe në këtë rast do të jetë kur pjerrësiae kurbës së kostos totale CC të jetë e njëtë, por të rritet më shpejt, sepjerrësia e kurbës së të ardhurave RR. Me fjalë të tjera, kur kostomarxhinalë është e njëjtë me të ardhurat marxhinale, por rritet më shpejt.Sasia fitim maksimizuese e produktit apo shërbimit të prodhuar është Q
N
.Ndryshimi, krahasuar me tregun konkurrencial, është se të ardhuratmarxhinale janë tani më të ulta se çmimi. Një monopolist që kërkon të
Search History:
Searching...
Result 00 of 00
00 results for result for
  • p.
  • More From This User

    Notes
    Load more