You are on page 1of 2

Ju, Atdhe!

Fatmir Terziu

Vite
të tëra larg
Vragë
në shpirt
Sy e duar ngatë
Mbi tela...
...kokriza dixhitale...

Unë...
kam qenë
marrësi,
Ju,
Atdhe,
dërguesi!

Plot një dekadë


Struk mes lotëve
Statujat me mish të ngrirë
Dhe vargjet e poetëve.

Kaplim zanor
Konfuzion i sertë
Urdhëruar nën buzë
Nga një alfabet tjetër.

Dhjetë vjetë vetëtimë


E fushave të gjëra erëbuke
Faturë e zverdhur e Ballkanit
Abetare ku njomëzat mblidhen.

Re që flejnë mbi thinja


Zjarre që djegin në heshtje
Forcë që vjen nga dashuria
Të mbaj fort buqëqeshjet.

Edhe pse mua pa Ju


Distanca më gërryen
Atdheu im,
i vjetër,
i ri
Ndjej mall,
para teje përkulem.

Dhe në depresionin e thellë


Që ndoshta erdhi si vegim
Një mall tjetër më ndjell
Si një ngrohëse uji në vlim.

Tutje derdhin para meje


Shporta plot me aromatik
Fruta të njoma natyrale
Një botë ... të tërë llastik.

Unë jam pranë teje marrëzisht


Njësh me trupin tënd brilant
Edhe kur tretem fatkeqësisht
Nga kjo llavë..., pa vullkan.

Vite të tëra larg


Trup i ndarë
Shqisa hutaqe
Mbi metrople kalp
Histori pa faqe...

Vite të tëra më mungon


Më mundon e arta fjalë
Atdhe!
Të qofsha falë...

Në një rrugë të tillë


Të gjerë
e të gjatë
Ju,
Atdhe,
mbetët dërguesi i radhë
Unë ...
... marrësi plot mall!

You might also like