4
dituria islame / 201
Fleta e tefsirit
Koment:
Dhe ata që për hir të Zotit të tyre,natën e kalojnë duke i bërë sexhde dheduke qëndruar në këmbë
(falen)
.
3. Namazi i natës
Na ajetin paraprak, pamë dy cilësi tëçmuara të robërve të Allahut.
E para,
gjendja e tyre shpirtërore duke qenë mo-destë e të përulur:
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë..”.
Kurse
e dyta
: sjellja e tyre ndaj tëtjerëve:
“...e kur atyre me fjalë u drejto-hen injorantët, ata thonë: “Paqe!”.
Ndërsa cilësia e tretë e tyre ështësjellja ndaj Zotit:
“Dhe ata që për hir të Zotit të tyre, natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë
(falen)
.”
Namazi, si një prej pesë shtyllave tëIslamit, është forca që ripërtërit dheçelnikos vullnetin e njeriut, është një li-dhje që kurrë nuk mund të shkëputet, kjoështë lidhja me Allahun xh.sh. -
“Urve-tul vuthka”.
Në namaz prehet e qetëso-het shpirti, dhe çdo gjymtyrë e ndienkëtë. Namazi është sikur pika e vesës qëfreskon petalet e lules së vyshkur, ështënjë rilindje e shpresave të zemrave tëthyera e të lodhura nga vështirësitë.Ndërsa namazi i natës është shenja dall-uese midis robërve të Allahut dhe besi-mtarëve të tjerë. Ngritja për t’u falur nënjë pjesë të natës, është traditë e pejgam-berëve dhe e të dashurve të Allahut. Idërguari i Allahut ka thënë
: “Faleni na-mazin e natës, sepse ky namaz është tra-ditë e njerëzve të mirë (
devotshëm
) parajush, është afrim tek Zoti juaj, është fshi-rje e mëkateve tuaja dhe ndalesë nga ve-prat e shëmtuara”.
Shembullin më të mirë për namazin enatës e kemi në të Dërguarin tonës.a.v.s., i cili gjithmonë në orët e vona tënatës I lutej Allahut për ardhmërinë eIslamit dhe shpëtimin e Ymetit të tij.Madje, në lidhje me këtë, kemi transme-timin e Aishes r.a. që transmeton ajo, sesi i Dërguari i Allahut një natë i kishtekërkuar asaj leje ta kalonte natën në na-maz. Ai qe falur aq gjatë, saqë edhe kë-mbët i qenë ënjtur, për se Aishja e kishtepyetur. O i Dërguari i Allahut, a nuk t’ika falur ty Allahu të gjitha mëkatet e ka-luara dhe të ardhmet, kurse Pejgamberia.s. i qe përgjigjur:
“Oj Aishe, vallë, të mos jem unë rob falënderues”.
Ashabët e Resulullahut s.a.v.s., dukeparë përkushtimin dhe ibadetin e tij jovetëm ditën por edhe natën, u munduanta imitonin atë. Disa faleshin 1/3 e natës,ca të tjerë gjysmën e saj, kurse kishteprej atyre që tërë natën i përkushtohe-shin të Plotfuqishmit me namaz dhe dua.I Dërguari i Allahut u tregoi atyre se njëgjë e tillë ishte e vështirë dhe e mundim-shme për ta, prandaj u rekomandoi njëmesatare dhe baraspeshim, që do të ishtee përhershme duke u thënë:
“Punët më të mira tek Allahu janë ato vepra (të mira) që bëhen në vazhdimësi, qofshinedhe të pakta.”
Qetësinë dhe heshtjen e natës e thye-jnë dy grupe njerëzish: Njëri grup qënatën e kalon në ahengje, në muzikë egjëra të neveritshme, të cilëve shejtani uprin në vallen e humbjes, kurse grupitjetër janë ata që e vënë ballin e tyre nësexhde vetëm për Allahun, duke u falur dhe duke iu lutur Atij. Por a thua kushjanë këta “kalorës të natës”, kalorës qëditën nuk u trembet syri para sfidave tëjetës, kurse natën, sytë e tyre janë të për-lotur nga frikërespekti ndaj Krijuesit.Kush janë këta njerëz që ngrihen natëndhe e prishin gjumin e rehatinë e tyre për të kaluar ca çaste në ibadet ndaj Kriju-esit? Kush janë këta njerëz që, gjatë lut-jeve të tyre natën, turpërohen të kërko-jnë Xhenetin e premtuar nga Allahu, por Atij I drejtohen me lot në sy, duke kër-kuar që t’i mbrojë vetëm nga ndëshkimii zjarrit të Xhehenemit. Këta janë robërite sinqertë të Allahut, janë të dashurit eTij. Këta janë ata robër që Allahu i kapërshkruar në Kuran:
“Ata qenë të cilët natën flinin pak.Dhe në syfyr
(nga mbarimi i natës)
atakërkonin falje për mëkatet.”
(Edh-Dharijat, 17-18)
dhe:
“
(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë)
Apo ai që kohën e natës e kalonnë adhurim, duke bërë sexhde, dukeqëndruar në këmbë, i ruhet
(dënimit të)
botës tjetër dhe shpreson në mëshirën eZotit të vet?...”
(Ez-Zumer, 9)
Por a thua ku jemi ne sot me namazindhe përkushtimin e natës? A mos vallëna kanë vdekur e na janë ngurtësuar ze-mrat? A mos vallë na janë shterur lotët ezemrës dhe më nuk ndjejmë asgjë? Vallëku tretën e shteruan aq shpejt ata lotët tëfrikës ndaj Allahut? Vallë pse u katan-disëm kaq shumë në këtë mjerim? Athua pse shejtani na ka mbërthyer aq fortzemrat tona me prangat e epsheve dhe tëkënaqësive të kësaj bote, sa që jemi bërërobër të tij, jemi bërë sikurse hije që tëpandjenja ecin mbi dhe. Pse harruamamanetin që morëm para Allahut se dota ngremë lart deri në piedestal këtë dine këtë fe? Pse harruam mësimet dhe tra-ditën e ndritshme të Resulullahut tonë tëdashur dhe të muslimanëve të devotsh-ëm? Pse harruam këshillat aq të çmuaradhe aq të ngrohta të tij kur ai në tregoipër armiqësinë e shejtanit dhe intrigat qëai thur ndaj nesh, kur thotë:
“Çdonjërit prej jush, kur është fjetur, shejtani ialidh tri nyja, duke thënë në secilën nyjë të lidhur: “Pas vetes ke një natë të gjatë,prandaj shtrihu dhe fli...” Nëse njeriuzgjohet dhe E përmend Allahun, i zgji-dhet njëra nyjë, nëse ngrihet dhe merr abdest, i zgjidhet edhe nyja e dytë dhenëse edhe falet, atëherë i zgjidhen të gji-tha nyjat, kështu që ai zgjohet (agon-gdhin) plot energji dhe i vullnetshëm, enëse jo (nuk ngrihet, po fle tërë natën)atëherë ngrihet në mëngjes pa vullnet dhe përtac.”
Sabri Bajgora
Robërit e Allahut - (2)
Koment i ajeteve 63-77 nga kaptina “El-Furkan”
"Dhe ata që për hir të Zotit të tyre, natën e kalojnë duke i bërë sexhdedhe duke qëndruar në këmbë
(falen)
.Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehenemit,e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq".
(El-Furkan, 64-66)