Bashkësia Islame e Kosovësdhe mediet4Transmetimi i sahabëvenë bazë të kuptimit - (2)6Ngritja e duarve nga qiellime rastin e duasë9Muhamedi a.s.udhërrëfyes për të gjithë botën14Kultivimi i dashurisëndaj Pejgamberit a.s.16Aktuale51
dituria islame / 224
3
D I T U R I A I S L A M E
Revistë mujore, fetare, kulturore e shkencore
Boton
Kryesia e Bashkësisë Islame të KosovësPrishtinë
Kryeredaktor:Mr.
Rexhep Suma
Redaksia
:
Bahri Simnica, Driton Arifi,Fahrush Rexhepi, Flamur Sofiu,Nexhat Ibrahimi, Qemajl Morina,Sabri Bajgora, Sylejman Osmani
Gazetar në redaksi:
Ramadan Shkodra
Lektor
Isa Bajçinca
Korrektor
Skender Rashiti
Kopertina & Red. teknik
Ymridin Trinaku
Operator kompjuterik
Nuhi Simnica
Adresa:
Dituria Islame,Rr. Bajram Kelmendi, nr. 84.10000 PrishtinëTel & Fax. 038/224-024
www.dituriaislame.net
E-mail:
dituriaislame@hotmail.comdituriaislame@yahoo.com
Parapagimi:
Evropë 25 Amerikë 40 USA $
Shtypi:
Koha
- Prishtinë
Dorëshkrimet dhe fotot nuk kthehen!
Muhamedi a.s., rreze drite që mposhti errësirën
"Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan(dënim) për shkak se talleshin" (Kur'an 6:10). Nuk na pengojnë më së shumi gjërat që s'i njohim, por ato që i njohim pak dhe në mënyrë të njëanshme, të veçuara, të pandërvarura nga njëra-tjetra, madje dhe të gabuara. Pejgamberi a.s. injorohet,cenohet dhe anashkalohet pa të drejtë, si personalitet që përhapi paqe, drejtësi dhedhemshuri për gjithë njerëzimin. Shumë fushata antihumane janë bërë në adresë të tij. A thua pse po bëhet kjo? Vetëm për shkak se ndryshoi qasjen e sistemit të mendimit të të gjitha kohëve, bëri një revolucion shpirtëror, i dha kuptim jetës, nxorinjerëzimin nga errësira në dritë, solli paqe e lumturi, dashuri, tolerancë dhe har-moni në mes njerëzve pa dallim feje, race, ngjyre, kombi etj. Opinioni publik i gjerë duhet të jetë më mirënjohës kundrejt vlerave të tij, ose së paku kjo mund të bëhet në heshtje me motiv tolerance. Këtë po e përmendim ngase kemi parasysh faktin sejemi në ditët festive të lindjes së tij.Njerëzit kremtojnë shpesh ditëlindjen e Muhamedit a.s. pa qenë të vetëdijshmëmse veprat e tij, duhet të jenë një aktivitet i përditshëm i muslimanve, ndër aktivitetet e tyre ditore, javore, mujore dhe vjetore. Po ashtu ata duhet të rikujtojnë historinë dhe të meditojnë faqet e saj në çdo aspekt të jetës, në gëzime e hidhërime. Rreshtat e historisë na kanë trashëguar një thesar që i jep filozofi jetës sonë dhe është shëruese e problemeve dhe sfidave jetësore të individit e të shoqërisë. Ky njeri ishteprakitues i gjallë i ajeteve kuranore dhe bëri që njerëzimi të kuptojë se ky libër nuk përmban vetëm anën teorike e ideore, por është edhe program hyjnor, që e rregul-lon jetën që të funksionojë në mënyrë sa më normale dhe të moralshme. Këtë muaj gjithkush, para së gjithash, duhet ta përjetojë shpirtërisht në vetvete dhe në jetën etij për çdo vit.Të kujtojmë rezultatet e tij në Bedr, Hendek, çlirimin e Mekës, të kuj-tojmë edhe njërin nga ajetet e fundit që i është shpallur: "..Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.." (Kur'an, 5:3).Muhamedi, ky njeri i madh, pati forcën dhe kurajën për të falur kundërshtarët e tij,edhe pse pati mundësi t'i ndëshkonte.Ai bëri, siç thotë Voltëri, një luftë të madhe,luftën e diturisë kundër paditurisë, luftën e përdëllimit, luftën e arsyes kundërparagjykimeve, luftën e drejtësisë kundër padrejtësisë.Ai mundi violencën me anë të të qeshurit, kokëfortësinë me anë të durimit, padi-turinë me anë të së vërtetës. Stuhitë e ndryshme e detyruan t'i lëshojë rrënjët më thellë. Muhamedi a.s. nuk ishte apoteozë dhe as që ka lejuar që të ketë të tillë në Islam.
Në këtë numër pos të tjerash